Kulturë
Bashkim Saliasi: Elegji për motrat që më mungojnë
E merkure, 14.09.2022, 06:00 PM
ELEGJI PËR MOTRAT QË MË MUNGOJNË
NGA
BASHKIM SALIASI
MOTRAT 
Në
derën prindërore, në çdo situatë e stinë, 
motra
është dallëndyshja e parë që troket.
Vjen
dallëndyshja që sjell te ne lumturinë, 
gëzojnë
prindërit të lumtur si princeshë e mbret. 
Kur
ikin prinderit, babai e nëna, një ditë, 
vendin
e tyre e zën motrat që rrezatojnë dritë. 
Pranë
tyre ndihemi të qeshur, e të lumtur të gjithë, 
këndojmë
e qeshim si  pleqtë dhe fëmijët. 
LAGRIMI I DALLËNDYSHEVE
MOTËRA 
Pa
pritur dallendyshet motëra ikën një ditë, 
pa
na përqafuar e lamtumirë pa na thënë. 
N’a
u drodh zemra, e na u përlotën sytë, 
humba
tre dashuri që rrezatonin si hënë. 
Pse
iket kaq pa pritur, të dashura motera!? 
Thërras
i përlotur çdo natë e ditë. 
Ju
ishit gëzimi ynë në çdo takim e sofër, 
qeshnim
të gëzuar e këndonin të gjithë.
 
BISEDË NË GJUMË ME
MOTRAT
Në
gjumë e ëndërr më vini çdo natë, 
më
puthni e më përkëdhelni plot mallëngjim. 
-Ikëm,
më thoni, te prindërit atje lart, 
s’jemi
të përjetshëm, vëllai im Bashkim! 
Jetoje
jetën me miq e shokë, me të gjithë, 
mos
bëj keq, fal dashuri për këdo pa kursim. 
Këndo
e qesh, rrezato mirësi dhe dritë, 
jeta
ka vlera, sa je gjallë, i dashur vëllai im!
Shënim: Kushtuar motrave të mija Asijes, Sheribas dhe
Jeminesë.
Tiranë, më 13 shtator 2022









