Kulturë
Sejdi Berisha: Kudo të gjeta, ti dhembja dhe krenaria ime...
E marte, 13.09.2022, 06:29 PM
KUDO TË GJETA, TI DHEMBJA DHE KRENARIA IME...
(Poemë
kushtuar Tokës sime, të cilës, as plagët që ia shkaktuan nder shekuj, as
ndrydhjet dhe as shtypjet, kurrë nuk e ligështuan, por e kalitën, e bënë fanar
lirie, krenarie dhe njerëzie...)
Nga
Sejdi BERISHA
1.
Gjithkah
të kërkova toka ime
Kudo
u përcëllova
Duke
ta përkëdhelur ballin
Por
shekujt ta ndërruan pamjen
Tentuan
të ta shëmtojnë bukurinë
Edhe
madhështinë
U
përpoqën të ta rrënojnë
Gjithnjë
të ndrydhen e të tkurrën
Megjithatë
Pak
të gjeta te Molla e Kuqe
Të
pashë edhe në Anadolli
Këndoje
dhe qaje edhe në Izmir e Bursa
Edhe
në historinë e Detit Marmara
Pak
të hasa në Shkup
Aty
duke pritur gra e fëmijë
Për
t’i fikur ëndrrat
Nëpër
therrat e tokës së premtuar
Në
Stamboll e kudo tjetër
Dhe
tash në këto vende
Frymon
shpirti i ndrydhur i njeriut tënd
2.
Kudo
të hasa toka ime
Edhe
atje në Greqi
Atje
ku ke një histori tjetër
Të
kërkova në Çamërinë e përmalluar shekujsh
Kudo
të kërkova e nuk të gjeta
E
gjurmët ma digjnin shpirtin
Se
ishe shndërruar në rrëfim dhembjesh
Edhe
në ëndrra të heshtura
3.
Kudo
të kërkova e asnjëherë nuk të gjeta
Kudo
të kërkova e kudo të takova
Nëpër
plagë të Preshevës
Në
ato të Bujanocit dhe Medvegjës
Aty
u përpoqa ta gjejë çlirimin tënd
4.
Ti
toka ime sa e madhe je
Nëpër
vite mote dhe shekuj
E
ke ruajtur dashurinë dhe ngrohtësinë
Në
dërrasat e zeza e në klasat e shkollave
Të
rrezbitura e të brejtura minjsh e gjarpinjsh
I
hasa do shkronja të shkruara
Me
ëndrrat e nxënësve
Atëherë
të stërgjyshërve tanë
Që
i kishin lënë pa u mbushur me dituri
Dhe
i kishin përzënë me dashuri në gjinj
Me
shkrumb për të lexuar ndonjë libër
Për
dritën dhe lumturinë
5.
Edhe
ylberin e shiut dhe diellin tënd
Kudo
e kërkova
Nëpër
ato bukuritë e lumenjve
Por
ata ishin plagosur
Ishin
shndërruar në pika uji apo loti
Për
t’i dhënë betimin gjelbërimit të tokës
Që
dot nuk ikën
Se
është përjetësi e këtij dheu
Që
vetëm grumbullon defterë
Ofshamë
këngë por edhe lumturi
Që
e bëjnë kala dëshminë e kërkimin për liri
Që
e madhështojnë dhe e stolisin
Çerdhen
e zogjve dhe të shqiponjave
6.
Sa
herë të takova
Të
pashë ngulur në heshtat e Bizantit
Edhe
në shpatat e romakëve
Por
kurrë nuk u dëshpërove
As
nuk u dorëzove
Për
plagët e rënda dhe helmuese
Gjithmonë
e pate ilaçin e zemrës
Me
të cilin u shërove nëpër beteja...
7.
Toka
ime
E
di pse në ty janë lisat e gjatë
Që
i prekin yjet e qiellin
Sepse
gjithmonë janë ujitur
Me
gjakun e bijave dhe bijve tu
Kurse
degët e tyre bashkë me gjethe
Janë
krenaria e lotëve të nënave
8.
Gjithkah
ju kërkova ju o lisa të gjatë
Dhe
kudo iu hasa
Çdo
degë tuajën e përqafova
Me
shikimin e shpirtit që flakë qet
9.
Në
arkat e nuseve
Këmishët
me gjak i pashë
Të
trimave të kohërave e shekujve
Të
palosura me etjen e dashurisë
Që
vashat nuk i përjetuan
Ëndrrat
e nusërisë t’i shijojnë
10.
Në
arkat e nënave
Këmishët
e rreshkura nga djersët
I
hasa të palosura me aromën e mokthit
Për
ta ruajtur erën e djersës së baballarëve
Sa
aromë mahnitëse e gjakut
Që
edhe në gjumë bën çmenduri
Sa
aromë djersa plot kripë trupi
Të
gjyshërve dhe baballarëve
Që
është betim për nderin e për tokën
11.
Te
një gurrë u ula sytë t’i freskoj
Aty
pranë ishte ai guri
Ku
kishte dhënë frymën e fundit
Biri
i kësaj toke
Kishte
dashur tek gurra e molikave
Shpirtin
ta freskojë
Me
ujin bri atyre shkrepave
Nga
e cila edhe sot e gjithnjë
Rrjedhë
fjala e shenjtë-liri
Që
kurrë nuk shteron...
12.
Dhe
tani shekujt
Sikur
në breshka janë shndërruar
E
përpiqen kinse botën ta ndërgjegjësojnë
Por
edhe më shumë i kanë egërsuar
Kohërat
e reja edhe ato të vjetrat
Që
u ngjajnë hienave të mbarësuara me çakall...
13.
Sa
herë të kërkova moj toka ime
Gjithkund
nëpër dynja të takova
Ashtu
si defterët e ndrydhur në sirtarët e rrenave
Në
arkivat e krimbur të botës
Por
kurrë nuk t’u kalb ashti
As
zëri nuk t’u shterua
14.
Një
ditë në Itaka të takova
Edhe
te Selaniku i udhëkryqeve
Edhe
në Athinë
Atje
ku edhe tash kinse kalitet lashtësia
Edhe
në Prevezë të përqafova
Por
edhe diku tjetër në Çamëri
Gjithkund
nga një këngë e këndova
Që
t’i mësojnë e kurrë t’i mos e harrojnë
15.
Sa
shumë të kërkova moj toka ime
Por
gjithnjë e më shumë më përmallon
E
sikur më ikën nga dora
Sikur
më tretësh nga shikimi
16.
Ti
toka e dheu i im
Edhe
nëpër dete të takova
Të
Sazani e te Kreta
Sa
histori të dhembshme shtresuar
Por
këto plagë t’i lë të hapura
Se
do të shërohen
Kur
detet dalldisen
E
anijet do t’i bashkojnë largësitë
E
do t’i nxjerrin të gjitha fshehtësitë
Edhe
dëshmitë që dikur i kapërdinë
Duke
kërkuar lirinë
Edhe
një kafshatë bukë për familje
Me
kripë për ta ëmbëlsuar
17.
O
ju udhë të tokës sime
Shumë
iu lakmova nëpër ato fshatra
Plot
mall e etje të Kalabrisë
Edhe
nëpër ato këngë të pavdekshme
“Moj
e mira e ore”...
18.
Ika
nga aty
Sepse
toka ime gjithkund përcëllon
Ndoshta
edhe atje në Sicili
Por
edhe në tërë Itali
19.
Më
ngulfat Zef Serembe me ato këngë
Me
ato vargjet e gjata plotë dashuri
Nga
këtu e deri në Brazili
Edhe
kjo është histori
Oj
zemra e plasur e dheut tim
Që
me ty jam duke udhëtuar pambarim...
20..
Edhe
në atë Spanjën e dikurshme
Njeriu
i tokës sime kalëronte për lirinë
Atje
në Gernikë e në vende të tjera
Ti
moj toka ime e truar dhe e mallkuar
Por
kurrë e përkulur
Ti
fryma ime e bekuar
Edhe
pse nganjëherë
Dhembshëm
tingëllon si “Hasta la Vista”
21.
E
diku në Gjeorgji
Edhe
sot do njerëz i ruajnë rrënjët e veta
Flasin
e frymojnë me mallin e dheut tim
22.
Kudo
të kërkova moj toka ime
Që
nga pak të hasa edhe në Australi
Edhe
në Zvicër e Gjermani
Edhe
në Angli e Austri
Edhe
në Islandë e në tërë Skandinavi
Edhe
atje në Kanada e Amerikë
Ke
ngritur çerdhe dashurish
23.
E
moj toka ime
E
mor dheu i im
A
jeni më të vjetër se bota
Apo
edhe se qielli e yjet
E
kaq të ndrydhur e të shtrydhur
Por
të gjithë sa shumë ua kanë lakmi
Sa
shumë ua kanë zili
E
dot nuk ligështohesh
As
nuk përkulesh
24.
Asnjëherë
furtunat nuk i përfille
As
uraganet e kohërave
Edhe
pse gjithmonë ishe në do defterë
Që
ta donin lëkundjen dhe ligështimin
Që
fati yt u pedat nëpër konferencat hileqare
Në
ato tubime padrejtësie në Versajë
Në
Konferencat e Londrës e të Berlinit
As
në ato të tjerat
Ku
të shtrydhen e të ndrydhen
25.
Kudo
të kërkova moj toka ime
Kudo
të kërkova moj zemra ime
Mor
shpirti im i kallur
Dhe
askund nuk të gjeta të plotë
Por
gjithmonë të hasa të palëkundur
E
të fortë e krenare
26.
A
e di moj toka ime
Se
në çdo cep të botës
Therë
e çmend kënga jote
Edhe
malësorçe
Edhe
me lahutë e çifteli
Edhe
për trima e heronj
Edhe
për shqipet
Dhe
për shkrepat e maleve
Mahnitë
kënga dhe zëri yt
Nëpër
salla operash
Edhe
në koncerte në botë
27.
Andaj
mirë të njohin
E
duan dhe e adhurojnë Ana Oksën
E
njohin dhe e kanë idol edhe Dua Lipën
Rita
Ora është në zemrat e të rinjve të botës
Në
to gjejnë ngrohtësinë tënde
Moj
toka ime e nëmur por e bekuar
28.
E
moj toka ime sa krenare je
Në
arenat sportive të botës
Të
rinjtë tu ua kalojnë të gjithëve
E
ngritët flamuri i nderit dhe i madhështisë
Flamuri
i Kosovës edhe ai kombëtar
E
begatojnë historinë e botës
Legjendat
e gjakut tim
Majlinda
Kelmendi Nora Gjakova
Dhe
shumë e shumë të tjerë
29.
Dorëza
e artë e Luan Krasniqit
Edhe
e shumë zemërluanëve
Ndezin
flakë arenat e boksit
Në
Evropë e në botë
Të
gjitha këto tregojnë e flasin shumë
Të
gjitha këto trokasin në ndërgjegjen e botës
Se
toka ime është e lashtë
Më
e lashtë se vetë bota se vetë njeriu
30.
E
moj toka ime
Kudo
të hasi me dhembje e padrejtësi
Por
botën e ke stolisur me të arritura
E
ke begatuar me njerëz të mëdhenj
Me
strategë lufte shkencëtarë mjekë e intelektualë
Në
akademi shkencore dhe universitete
31.
Kështu
me krenari të takoj e përqafoj
Në
Amerikë, Angli e Gjermani
Në
Australi Turqi e Siri...
Edhe
në Egjipt: ah kurbet:
Shiroka
e Mjeda “shko dallëndyshe në vendin tim”
32.
Mor
dheu im i shenjtë
Shumë
figura krenarie e madhështie
Më
dalin para e me ta mësoj e kuvendoj
Me
Mehmet Ali Pashën me Sami Frashërin
Me
Mbretin Faruk me Teutën edhe Ataturkun
Ka
edhe shumë të tjerë që nuk i zë defteri
33.
Dhe
diku hasi atje në tokën e largët
Varrin
e Nolit edhe të Konicës
Pse
aq shumë ata
Nuk
u rehatuan në dherat e botës
Por
nuk u trembën botës për t’i treguar
E
besa edhe atdhetarëve të vetë
Gjërat
që e dergjen botën
E
edhe më dhembshëm tokën time
34.
Ngjashëm
më ngacmuan
Edhe
Skënderbeu, Nënë Tereza
Ismail
Qemali Isa Boletini e Hasan Prishtina
Haxhi
Zeka Mbretëresha Teutë
Edhe
Kotori e Risani
Besa
edhe Esat Pashë Toptani
Në
ato mjegullinat e Parisit
Mic
Sokoli, Oso Kuka e Azem Galica
Më
trimërojnë e më përcëllojnë
E
Adem Jashari e Shkëlzen Haradinaj
Janë
emblemë e re e fytyrës sate
Ka
edhe shumë e shumë të tjerë
Moj
toka ime
35.
Ka
edhe sot shumë e shumë
Gjenerata
e figura të reja
Moj
toka ime që si fidanë bime i rrite
Dhe
botës po ia dhuron...
36.
E
moj toka ime
Më
lënë pa gjumë edhe shumë tubime
Edhe
Lidhja e Prizrenit e ajo e Pejës
Kuvendi
i Lezhës e konferenca Mukjës
Edhe
alfabeti i gjuhës sate te Manastiri
E
ti prapëseprapë e ndrydhur
Prapëseprapë
e shkapërderdhur
37.
Eh
moj toka ime
Më
kujtohet Tivari e Goli Otoku
Edhe
shumë ngjarje të tjera
E
së voni edhe Reçaku e Meja
Edhe
Lybeniqi-histori në vete
Edhe
shumë masakra të tjera
E
ti prapë dukesh si zorra në prush
Dhe
hiq nuk më hiqet mendjes
As
nuk më largohet qafet
Pse
disa dëshmorë më bëhet
Sikur
shpesh qohen nga varret
Dhe
gjithkah shkojnë
Gjakun
e tyre për ta prekur
Ecin
sertshëm vështrojnë e qortojnë...
38.
Se
ti moj toka ime
E
tkurrur dhe e ndrydhur e shtrydhur
Por
je më e madhe se sa bota
Asgjë
nuk harron
As
do dhembje tua
Që
dikur nga armata në shtet të huaj
Djemtë
e tu t’u kthyen në arkivole
I
kishin vrarë dhe i kishin sakatuar
I
kthyen në shtëpitë e tyre
Me
gjoks e stomak të qepur
Vetëvrasës
i quajtën
Djemtë
e tu që kurrë nuk e kanë zakon
As
nuk e njohin vetëvrasjen...
39.
E
moj toka ime
Nuk
harrohet ajo ligatina
Kur
si nga qielli erdhi dora satanike
Hodhi
helm mbi vajzat dhe djemtë e Kosovës
Mbi
nxënësit që i ushqenin ëndrrat
Për
lumturinë e tyre dhe të atdheut
Eh
more dheu i im
Edhe
kjo ndodhi në truallin tënd
Ti
moj zemërplasja ime
40.
E
moj toka ime
Nga
zjarri që kam për ty
Sa
herë vdes brenda vetës
E
askush nuk e vëren dhembjen time
Askush
nuk e peshon mllefin tim
E
nganjëherë kam përshtypjen
Që
të gjitha gjërat që i dua
Padiktueshëm
po më ikën
Nganjëherë
më humbin
Edhe
ato që më ngulm dua t’i them
41.
Në
këtë ëndërr kaq të gjatë
Kaq
të trishtë
Kaq
përcëlluese
Me
plot dashuri dhe etje
Diçka
sikur befas ndodhi
Për
çudi
Nënën
e takova në krye të arës
Mezhdën
duke e ruajtur
Edhe
bereqetin me mall duke e shikuar
Duke
ëndërruar edhe rritën e tij
42.
Kurse
babai vetëm vështronte
Si
gjelbëronte toka
Nga
gjaku i atyre që pushojnë në këtë dhe
Edhe
nga djersa e tij
Tej
viteve e shekujve
Ndërsa
unë ngela në mes të tokës
Si
lapidar dhembjeje krenarie e dashurie
43.
Mbi
lisat e gjatë
Lejlekët
i kishin përtëritur çerdhet e tyre
Zogjtë
i kërkonin foletë e vjetra
E
një qen tek dera e shtëpisë së djegur
Qëndronte
i mbushur plot zemërim
Duke
i përqafuar themelet
Të
cilat sikur shndërroheshin në kala
Në
këto kohë pa ndjenja as pa kujtime
44.
E
moj toka ime
Po
gjithkund të kërkova
Gjithkund
të pashë
Edhe
gjithkund të gjeta
Jo
si leckë të copëtuar
Por
si furtunë e dallgë
Atje
diku si në Trekëndëshin e Bermudeve
Që
me madhështinë tënde
I
lëkund dhe i çmend padrejtësitë
I
tremb kufijtë e pa rehatuar të botës...
45.
E
moj toka ime
Po
gjithkund të kërkova
Gjithkund
të takova
Gjithkund
të përqafova
Dhe
në gjirin tim të përjetësova...
(©S. B.)