Kulturë
Dorian Koçi: Ktheni ploret o detarë...
E hene, 19.09.2022, 06:43 PM
Ktheni ploret o detarë...
Nga
Dorian Koçi
Këto
janë vargjet që i mungojne kështjellës së Porto Palermos . Ato ishin të
gdhendura në hyrje të kështjellës, mbi portën kryesore . Autori i tyre është i
panjohur por mendohet se janë të shkruara ndoshta nga Jani Vilarai apo Psalidha
ne greqisht per Ali Pashë Tepelenën dhe te sjella kaq bukur ne shqip nga
mesuesi Jani Pali nga Qeparoi ne vitet 30'.
Pas
viteve 90’ , mbishkrimi u hoq dhe u rrëmbye nga njerëz të panjohur dhe tashmë
eksiston vetëm si kujtesë epigrafike. Mbishkrimi është shkruar në gjuhën popullore
greke(dhimotiki) dhe në vargun heksametër, një lloj si vargjet e poemave
heroike homerike. Në fillimin e shekullit të XIX, Ali Pasha Tepelena
përfaqësonte një figurë të admirueshme për popullsinë e Pashallëkut të Janinës.
Ajo që të bën përshtypje është krahasimi me Faethonin dhe Pirron. Vargu: “zili
ma pat Faethoni dhe Pirrua nakar” i japin Aliut përmasa mitike. Në pjesën e
dytë të vargut të mësipërm e vazhdon himnizimin e Aliut ku Pirrua do ta kishte
zili po ta shihte këtë kala madhështore. Dhe së fundi, karakterizimi i këtij
heroi si bir i Athinasë dhe i ushqyer me instinktet luftarake të Arit (Marsit)
shpreh faktin që Ali Pasha i takon jo vetëm historisë shqiptare, por edhe greke
si është e dëshmuar dhe nga shumë historianë të kohës për admirimin që kishte
popullsia greke ndaj Pashait tepelenas. Vargu general Assirian ka mundësi të
jetë një gabim përkthimi pasi fjalët assirian dhe a??????????? (i
pakrahasueshëm), ngjasojnë shumë . Gjatë gjithë jetës së tij, Ali pasha
Tepelena nuk është krahasuar ndonjëherë me asirianët e lashtë dhe në se do të
bëhej fjalë për ndonjë epitet që i përkiste kulturës lindore, ai do të thirrej
ndoshta si otoman.
Ktheni ploret o detarë,
hyni në liman pa frikë,
Këtu në Panormë zhurma e
stuhive është fikë
Dhe mua që më shihni në
qiell të çaj rretë
Jam e fitores një trofe
kështjelle që shkrep rrufetë
Nuset e Himariotëve më
ngritën me kujdes
Armike për armiqtë, për
miqtë besnike për besë!
zili ma pat Faethoni*
dhe Pirrua nakar
i Tepelenës më sundoi
hero Aliu i parë.
I plotfuqishem është zot
në të Epirit vende
Dhe gjeneral Assirian/ i
pakrahasueshëm me shpatë dhe me mënde
Plot pesedhjetë mijëra
nën urdhëra ka ushtarë
Pa frikë dhe me plot
guxim armiqve ju bën ballë.
Tash në Janinë prehet
Luani i pa frikë
Prej Athinasë lindur dhe
prej Marsit rritë.
*Përkthimi nga
greqishtja në shqip është i mësuesit të gjuhës shqipe Janko Pali nga Qeparoi.