Kulturë
Dorian Koçi: Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne
E premte, 23.09.2022, 06:30 PM
Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne
Nga
Dorian Koçi
Ligjërimi
historik i trajtimit të së shkuarës
otomane të Ballkanit është kthyer në një ligjërim historik-letrar që pasqyron
edhe zhvillimet historike kulturore të marëdhenieve të popullsisë ballkanike me
Perandorinë Otomane, por edhe identifikimin e prototipeve letrare, që kanë
pasur një ndikim të madh në veprat e mëvonshme në letërsitë përkatëse. Zhanri i
romanit historik, duket se është zhanri letrar, që i shkon më për shtat
përfshirjes së historisë së rajonit dhe artikulimit të ligjërimit historik në romane
historike.
Në
fillim të shekullit XIX, kombet ende nuk kishin një histori të mirfilltë. Edhe
ata, që tashmë kanë identifikuar paraardhësit e tyre, nuk kanë në dorë veç disa
kapituj të mangët thelbi i të cilit është ende për të shkruar. Ky proces, që në
Europë fillon me romanet e William Scotit, nuk mund të rri pa influencuar
shkrimtarët e Ballkanit, kur ata përfshihen në proceset shtetformuese të
shteteteve tyre kombëtarë.
Shkrimtarët
e Ballkanit në mëyrë të pavetëdijshme, duke shkruar përjetimet e tyre përreth
së shkuarës otomane të vendeve të tyre në romane historike, kanë krijuar një
epope historike, që lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e vendeve të tyre. Në
këtë rast romani historik shërben si model narrativ për përpunimet e para
shkencore të historive kombëtare dhe si vektor i shkëlqyer i përhapjes së një
vizioni të ri të së kaluarës. Në Shqipëri, poeti Gjergj Fishta krijoi
"Lahutën e Malcisë", një poemë epike mbi konfliktet shqiptaro-sllave
dhe shqiptaro-otomane në përgjatë më
shumë se gjysëm shekulli.
Fishta
krijoi nje Shqiperi heroike me heronj qe si ne antikitet i ndihmojne
"mirat dhe oret", me mallkime e ofshama larg te qenit kalorsiake por
therrese dhe realiste. Vargjet si rrokellime e gjithe rima na kujtojne bemat
dhe personazhet e Eposit te Kreshnikeve.
Autencitetin e vargjeve te tij e rigjejme sa here punet nuk shkojne
mbroth ne rrugetimin e shqiptareve drejt Evropes.