Kulturë
Gjon Keka: Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit
E enjte, 22.09.2022, 06:41 PM
Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Sipas
një legjende, thuhet se Gjergj Kastrioti kur kishte qenë një herë i rrezikuar
të zihej si rob nga otomanët pushtues, për të mos rënë në dorë të tyre ,ai
kishte kërcyer nga një dritare e kullës së banimit të tij në Kështjellën e
Krujës ,dhe gjatë kësaj ai mori me vete ari dhe gjësende tjera më vlerë,Sipas
legjendës ishin tre kuaj plotë me ari e me gjësende që ai i mori dhe i futi
diku në male nën dhe për t'i marrë sërish kur të kthehej.
Nga
kjo mësojmë dy gjëra :
së
pari: ikja e Skënderbeut nga dritarja ,ka domëthënien e shikimit të vizionit
dhe të ardhmes së kombit tonë ,nëse ecim udhës së tij ,idealit të tij, qëllimit
të tij dhe të ardhmes së sigurtë që ai na e vulosi me anë të identitetit dhe
emrit arbëror europian,dhe
së
dyti : ari dhe thesaret sipas mitologjisë simbolizojnë dritën, diellin dhe
pasurinë.
Kështu
që domethënia e kësaj është që në figurën e Gjergj Kastriotit populli apo kombi
arbëror(shqiptar) mund ta shohë e gjejë dritën pasurinë dhe të ardhmen e tij të
sigurt, sepse në personalitetin e Gjergj Kastriotit është mishëruar dielli,
drita dhe thesari i vetë kombitdhe historisë së kombit tonë arbëror për liri,
pavarësi dhe shtet.
Prandaj
,duke parë këtë nuk duhet tzë mashtrohemi si popull e shoqëri, as të lakmojmë
arinë apo thesarin duke kërkuar vendin se ku e ka lënë Gjergj Kastrioti sipas
legjendës, por ,ta kërkojmë arin apo thesarin e vërtetë të tij që ai na la
përgjithmonë duke na vulosur me identitet dhe rikthyer në hartën e Botës dhe
Europës emrin iliro-arbëror, respektivisht Arbërinë.
Me
pakë fjalë populli jonë si dje ashtu edhe sot dhe në të ardhmen duhet ta shohë
në Gjergj Kastriotin udhën e dritës,e dijes,zhvillimit,bashkimit,thesarit apo
pasurisë dhe të ardhmen e ndritur të kombit tonë.
Sikur
që dihet kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti nuk kishte pasuri materiale, as ari
e as mjete të mëdha, sepse po t'i kishte ato ai nuk do të kishte nevojë për
ndihmë nga jashtë, kur dihet që shumë princa,mbretër e perandor të
Europës,ishin të pasur e mbuluar nga ari dhe kishin mjaftë mjete ,por nuk i
dolën në ndihmë në kohën e duhur atij.Kështu që ai vdiq si një mbret i varfër
materialisht, por i pasur shpirtërisht dhe si një udhëheqës i dritës , i cili
në fakt la një thesar të pavdekshëm veprat e tij, idealin e tij, dritën ,
vizionin,urtësinë, parimet e tij, doktrinën e tij të lirisë dhe mbi të gjitha e
bëri të pasur me identitet popullin e tij dhe me një rol udhëheqës brenda
kontinentit europian.