Kulturë
Fatmire Duraku: Prurje e re në prozën për fëmijë
E diele, 25.09.2022, 07:55 PM
Prurje e re në prozën për fëmijë
Libri
“Kepi i Rodonit” i autores Dea Halimi, botuar nga Shtëpia Boturese “Fad”
Prishtinë 2022
Nga
Fatmire Duraku
Ky shkrim romanesk
nuk përmban vetëm rrjedha magjike, për të krijuar sfida, imazhe, por dhe
kallëzime, duke aplikuar stile të ndryshme gjatë shtrirjes së gjërave, të
reales dhe ireales. “Kepi i Rodonit” është një romanë për fëmijë e
të rinj. Një përpjekje e re e shkrimtares së
re, e cila di të studioi mirë lojën e fëmijëve, preokupimet shqetësime e
gëzimet, dhe ta themi më shkurt, di ta lexojë deri në fund jetën e fëmijëve në
të gjitha aspektet. Ky lloj i krijuesve letrarë është i rrallë. Ndoshta këtë
gjë ia mundëson mosha e saj e re.
Ajo di të krijoi
rrethin e saj në mes të veprës letrar që
krijon, me kritikun letrar dhe lexuesit e saj të cilët e përcjellin që nga
libri i parë “Yjtë farfuritës” ku paraqitet me 36 tregime brilante që i ka
kushtuar shkronjave të alfabetit.
“Princesha e
Dardanisë” është libri i dytë – tregime të shkurtra, këtu autorja ecën me hapa
të sigurt duke e sprovuar vetën në rrëfime të gjata duke botuar librin e tretë
dhe të katërtin “Lepuri lazdrak”
dhe “Gishtoja” – novela. Kjo e bën
autoren edhe më të sigurt në vetvete, kështu që ajo boton librin e radhës
“Muzika e agut”- poezi, kjo tashmë është një sprovë e re nga tregimet e
shkurtra e te novela nuk ishte ndërrim zhanri dhe ishte e lehtë, por nga proza
të kalosh në poezi është një sfidë tjetër të cilën D. Halimi e kalon me sukses.
Në këtë libër ajo vazhdon një hapë më të sigurt. Tash me një roman, i cili ka
një ngjarje specifike. Autorja e ka krijuar një ngjarjeje, ka krijuar dhe
personazhet të cili ka një karakteri të
veçantë, që nuk është ashtu në jetën e përditshme, por që jepet si diçka e
vërtetë që mund të ndeshet a mund të ngjasë, pra ka vënë në punë krijim
imagjinar dhe fantazinë. Këtë lloj të shkrimit mund ta quajmë dhe ndryshe
trillim artistik.
Krye personazhi i
cili ngarkohet nga mbreti i deteve Redoni, të gjejë sferën e kristaltë, ndërsa
brenda sferës është një vorbull. Kjo sferë ka rënë në duart e një shtrige të
keqe e cila e ruan në një shpellë diku në Kepin e Redonit. Këtu pikërisht
fillon e gjithë ngjarja
Rrini pa lëvizur.
-Po skrapthi ku
është, - thash unë duke shikuar trungun
e stërmadh te ullirit.
- Deri sa nuk
lëvizim ai nuk shfaqet, - tha Princesha e Dardanisë.
- Të rrimë në një
vend atëherë, të rrimë qetë, - fola dhe hapa çantën të marrë elektrikun e
dorës. Për ta marrë elektriku me duhej të nxirrja librin “Lepuri lazdrak”. Në
çast Apolloni u hodh nga kopertona e librit dhe kërceu në tokë. Të gjithëve na
kapi frika.
-Mos lëviz, - iu
drejtuam të gjithë një zëri Apollonit i cili beri dy hapa pa dashje dhe u ngri
në vend.
-As majtas, sa djathtas, - foli i trishtuar Apolloni.
-As një milimetër, - ia ktheu Gishtoja.
Në çast fryu një erë e freskët, gjethet e ullirit shushurinin si një melodi
lire.
-Ja dhe kë e prisnim është këtu, - foli xhuxhi Gazmor i cili shikonte
trungun e ullirit.
- Ia dëgjoj rrëshqitjen nëpër trungun e ullirit, - tha Apolloni, - por ende
nuk po e shoh.
-As unë nuk po e shoh, - thash.
- Ai shihet dhe nuk shihet, është helmues, dhe me trup të hollë, me ngjyrë
të verdhë në të kuqërremtë dhe me një njollë rrëzë fytit, - shtoi Xhuxh Gazmor.
- O Zot sa më kruhen veshët, -ndërroi temë Apolloni.
- Tash ke gjetur kohën të kruash veshët, - iu drejtua Gishtoja.
- Çfarë të bëj, po më kruhen dhe kjo nuk është gjë e mirë. Sa herë që më kruhen veshët jam në rrezik. Kjo
është punë e shpirti nuk varët nga unë t`i kruaj apo jo.
-Po, ti je në rrezik.- Kumboi një zë i pa njohur .
- E njohë këtë zë, kush foli? - tha Apolloni të cilit i iku frika.
Tash ishte krejt dikush tjetër. Nga
ngjyra e zërit kuptohej që nuk ishte Apolloni frikacak nga dhoma e kështjellës.
-Jam unë, Skrapthi, kushëriri i Pitonit, dhe kam një çështje të pa zgjidhur
me ty.
- Ç` të keqe të kam bërë unë, - ia ktheu Apolloni.
-Ti e vrave Pitoni. Pse e vrave?
- Ai kishte përndjekur nënën time.
-Ti e vrave dhe e varrose në tokë që prej tij mos të mbetet asnjë shenjë
dhe ia ndërrove emrin e deriatëhershëm të tokës prej Pito në Delfe.
-Pitoni ishte një përbindësh, - tha Apolloni.
Në atë çast u shfaq Skrapthi në guvën e madhe të trungut të ullirit. Ngrehu
kokën lartë.
-Ja tash jemi ne të dy përballë njëri tjetrit. Pitoni ishte i ngathët dhe
unë jam i shkathët. Ai ishte stërmadh, unë i vogël. Apolloni ishte një hyjni e ti je veç një lepur frikacak.
- S`kam ardhur të dal në dy luftim e ty, por më duhet të hyjë në shpellën e
Herëkeqes.
- Ti nuk erdhe, nuk pate guxim të vish, por të sollën miqtë e tu. I pash të
gjitha. Ti dole nga libri i verdhë.
-Po, ky jam unë, shtëpia ime është në atë librin e verdhë. Do të ishte mirë
të na hapësh rrugën të hyjmë në shpellë. Mos lejo vetën të përfundosh si
kushëriri yt Pitoni i cili zbatoi urdhrat e Herës. Në këtë rast ti po mbron
shpellën e herëkeqes, pra po u bindesh urdhrave të saj.
Ky pasus
argumenton se Dea Halimi është edhe njohëse e mirë e mitologjisë. Para së
gjithash ajo bën një ndërlidhje në mes të një kafshe frikacake, në këtë rast
është një lepur me një hyjni siç është Apolloni. Ajo ka arritur që një
personazhi të ketë dy karaktere, një të frikacakut dhe atë të trimit-heroit. .
Rrethi në mes
veprës –kritikut dhe lexuesit nuk krijohet lehtë, ja që autorja e re e ka arritur
këtë dhe tash me, e di traget gupen e
saj. I gjithë ky mund nuk arrihet lehtë.
Me libri “Muzika e agut” i cili i
përkushtohet 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit që i solli autores
shpërblimin “Bulëzat” që ndahet nga
Manifestimi Ndërkombëtar Letrar “Azem
Shkreli” në Pejë. E kjo është një e arritur e madhe.
Ky është libri i
tetë me radhë i Dea Halimit.
Do ta mbyllja këtë
shkrim me një fjali të vetme. Libri “Kepi i Rodonit” është i veçantë si nga
përmbajtja, si nga tematika , si nga realizimi artistik, një libër i plotësuar
në të gjitha aspektet, pra është një libër i mirë, i cili do ta pasuroj
krijimtarinë tonë për fëmijë.