Kulturë
Albert Habazaj: Më e madhe është molla
E diele, 25.09.2022, 07:50 PM
Më e madhe është molla…
Mbesa
Amaris mbushi 1 vjeçe
Nga
Albert Habazaj
Herët,
në mëngjes sa dola
Me
sy, me pulëbardhat fola,
Nisën
valët përmbi det
Për
Amushen tonë shëndet.
Çeli
23 shtatori
Ç'ëmbëlsi
natyra mori,
Sa
bukur buzëqesh vesa
1
vjeçe sot mbushi mbesa.
Na
u bë e madhe çupa
Ecën
bran, veshur me pupa,
Tullumbace
njomëzake
Gojë
e voçkël, topolake.
Ma
e Ba e Pa aa
Me
gojoshe diçka ha,
I
han’ kocodhëmb’t e vogla
Dhe
frutat i duken lodra.
Kap
një mollë e fut në gojë
Nga
dora s'do ta lëshojë,
Bën
që të ngrihet në këmbë
Molla
duket më e rëndë.
Fjalkëzat
- cicërimë zogu
Ç’
aromë lule borziloku,
Sa
botën Perla e do
Sytë
tek Perla ka ajo.
Amaris,
Amushe xhani
Babi,
motra, nëna, mami,
Të
duan sa mali e deti,
S’dinë
sa të do gjysh Alberti.
Kam
kaq muaj që nuk shkruaj
Vargjet
ngjajnë si gjë e huaj,
Para
mbesës shpirt, flori
S’ka
vlerë asnjë poezi…
Vlorë, e premte,
23.09.2022