Kulturë
Prend Buzhala: Një figurë që i dha shumë Klinës e më gjerë
E enjte, 29.09.2022, 07:55 PM
HOMAZH PËR TUSH DEDAJN
((22 tetor 1953-28 shtator 2022).
NJË FIGURË QË I DHA
SHUMË KLINËS E MË GJERË
Shkoi në përjetësi edhe një figurë që i dha
shumë Klinës dhe më gjerë: mr. prof Tush Dedaj (22 tetor 1953-28 shtator 2022).
U lind në vendbanimin antik ilir, Dërsnik të Klinës.
Nga
Prend Buzhala
1.
Ishte
figurë e dalluar e jetës arsimore sportive dhe jetës shoqërore e kombëtare.
Profesor
mr. Tush Dedaj: ka kryer studimet në Universitetin e Zagrebit në degën e
kulturës fizike... kineziologji, ka marrë titullin MAGJISTËR I KINEZIOLOGJISË,
ka pasur rezultate të pamohueshme në sport, në arsim e sidomos në lëvizjen
kombëtare; ka kryer shumë angazhime drejtuese në kuadër të partive politike që
në vitet '90 (LDK-se para lufte, PSHDK-së, ishte edhe anëtar i Kyresisë së
PSHDK). Kontribut me sakrifica dha edhe në kuadër të Keshillit të Lirive e të
Drejtave Njerëzore në Klinë (NËNKRYETAR) përballë regjimit
serbiano-millosheviqian. Ishte profesor i dalluar në lëvizjen arsimore të
rezistencës gjate viteve '90 (si profesor i gjimnazit "Luigj
Gurakuqi", ku punoi deri në pension). Para disa vitesh, Ishte i zgjedhur
nga PSHDK asamblist i Kuvendit Komunal të Klinës.
Ishte
bashkëpunëtor me shumë figura të shquara të lëvizjeve kombëtarë gjate viteve
'70-90... Fliste me shumë respekt për figurat e tilla që i kishte njohur në
Universitetin e Zagrebit.
Gjithnjë
e shihje aty, ku ziente puna, rezistenca, veprimi.
2.
Me
Tushin kemi pasur bashkëpunim të shpeshtë në shumë fusha të lëvizjeve të kohës.
Kemi punuar së bashku në gjimnazin "Luigj Gurakuqi" (ishte profesor i
edukatës fizike). Gëzonte respekt tek nxënësit dhe arsimtarët, tek prindërit
dhe populli.
Përpos
jetës sportive, asaj arsimore, shoqërore e politike, e kishim shpesh në tubimet
tona të kulturës. Në një foto, këtu, ai erdhi me një grup miqsh (zviceranë dhe
mërgimtarë nga Zvicrca) për ta vizituar, një si pelegrinazh, Kishën e Shën
Pjetrit (rrënoja të vitit 1330) dhe arrinte t’i shpjegonte mirë dallimet mes
arkitekturës perëndimore kishtare e asaj orientale: aty për aty zbërtheheshin
dëshmitë për përvetësimin nga ana e serbëve të objekteve tona trashëgimore
arbërore. Një kësi interesimi e shfaqte (dhe i shpjegonte) edhe për vendbanimin
e Dërsnikut, për objektet e atyshme të trashëgimisë sonë.
I
përjetshëm qoftë kujtimi për të.
Ngushëllime
familjarëve, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Pushoftë
në paqe!
I
përjetshëm qoftë kujtimi për të!
(29 shtator 2022)