Kulturë
Dorian Koçi: Rrethimi i Shkodrës i vitit 1479 në artin evropian
E diele, 02.10.2022, 06:30 PM
Rrethimi i Shkodrës i vitit 1479 në artin evropian
Nga
Dorian Koçi
Rrethimi
i Shkodrës është një ngjarje që e kapërceu jehonën lokale të saj. Ai ishte një
epilog i dhimbshëm i një lufte të gjatë Veneto-Otomane, 1463-1479 midis
Perëndimit dhe Lindjes, Venedikut dhe Perandorisë Otomane, shqiptarëve dhe
osmanëve. Historiani mesjetarist Franc Babbingier e ka quajtur rrethimin si
“një nga episode më të shquara në luftën midis Perëndimit dhe Gjysëm hënës” .
Një
numër shumë i vogël prej 1600 burrash shqiptarë dhe italianë dhe një numër i
vogël grash përballuan një ushtri që burimet ndoshta në mënyrë të eksagjeruar
thonë se ishin 350.000 me në krye vet Sulltan Mehmetin e II. Fundi i kësaj
beteje dihet dhe është shumë i trishtë, por si një betejë epike ajo tërhoqi vëmendjen
e artit evropian të kohësh që ishte si të thuash “media e kohës”.
Kështu
piktura e parë është vepër e piktorit Paolo Veronezi në 1585, pikturë e cila
ndodhet në Pallatin e Dozhit të Venedikut kurse e dyta e një gravurë e vitit
1860 e Giuseppe Lorenco Gateri , ku ngjarja ende vazhdonte te terhiqte
vemendjen e artit europian. Siç duket Arbëria kish “vdekur” politikisht por
jetonte kulturialisht në sallonet e mendimin Evropës.