E diele, 01.12.2024, 08:45 PM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Si i inspironte Skënderbeu krijuesit e arteve në fillimet e shek. XVI?!

E hene, 03.10.2022, 06:55 PM


Postimi me shkas: Me rastin e pesëvjetorit të vdekjes së albanologut të shquar Robert Elsie (1950-2017)!

Si inspironte Skënderbeu krijuesit e arteve në fillimet e shek. XVI?!

Nga Jahja Drançolli

Deri më sot, dolën në dritë shumë aspekte nga të ndryshmet që ndërlidheshin më jetën, bëmat dhe epokën e tij. Rezultatet deritanishme ndiçuan shumë çështje historike, letrare, muzikologjike dhe të arteve figurative.

Gjatë periudhë së Humanizmit e Rilindjes, mes tjerash, ishte bërë një praktikë që piktorët të paraqitnin në kupa qeramike, sqena të figuruara të personaliteteve të shquara. Në këtë kontekst, i njohur në tërë Europën për nga trimëritë dhe madhështia e shtatit të tij, nuk i kishte shpëtuar as piktorit të shek. XVI nga punëtoria e Giovanni Maria Vasaro në Casteldurante (Itali), që ta pikturonte Skënderbeun  në një kupë balte Majolike (maiolica: “stile nuovo-stil i ri” ose “stile bello-stil i bukur” i quajtur sipas punëtorive të njohura në Majorka të Spanjës). Është e njohur nga historia e arteve se, kupa poçerike, me plotë karamele, zakonisht i është destinuar të dashurës.

Nuk ishte gjë, që të quditë se si erdhi heroi ynë në Casteldurante, trevë e Dukatit të Urbinos, kur dihen marrëdhëniet e shpështuara të Arbërisë me shtetet italiane gjatë periudhës së Skënderbeut. Së këtejmi, duke u inspiruar nga një kujtim i dashur të zëvendësuar me adhurimin e tyre për te,  lindi në Casteldurante portreti i Skënderbeut në një kupë poçerike. Casteldurante, gjatë shek. XV-XVI, kishte ndoshta më të dalluarën, kopshtin më klasik të Rilindjes, një familje të ushqyer të Majolikës italiane, të theksuar me linja të sigurta dhe të gjera dhe me polikromi të lehtë, mbi sipërfaqe deri në skajin e bardhë ose ngjyrë të kaltërtë të mbylltë. Portrete të tilla, duke pohuar se, kupat kishin për destinim dhurimin e artistit, qartazi provon se figurat duhen konsideruar portrete të personaliteteve të shquara, si, Aleksandi i Madh, Hanibali, Jul Cesari, Kleopatra,  Rikard Zemërluani, Saladini , etj. Ato gjithmon shoqërohen me emrin “bello”, “buono” (“e bukur”, “e mirë”).

Vëzhgimet që vijojnë të bëjnë të kuptosh se sa arsye është fakti i zbulimit të një kupe, ku u prezantua imazhi dhe emri i personalitetit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.  Është fjala për një kupë poçerike me diametër 22.5 cm., që tashmë është në: “Musée des Arts décoratifs de Lyon” (Coupe, Scanderbech. Cat. 36). Në këtë qendër të njohur arti, kishte kaluar ç’prej vitit 1939, nga një koleksion shumë i pasur i Monakos. Nga analizat e kritikut të arteve Giuseppe Livarini  të bëra në vitin 1940, ndeshim në këto njoftime: “[...] në fund të hapësirës me ngjarë  të kaltërt të mbylltë, me vijëza të përshkruara në menyrë të fortë dhe të theksuara gjithnjë e më tepër në kontrast me shkëlqimet e qarta të fytyrës e të qafës, theksohet portreti i një  njeriu në plotësim të moshës, ndoshta të këthyer në rrenie,  por jo i atillë që mund të zvogëlojë aspektin e fortë të një njeriu, i cili është përshkruar si person që mund të coptonte në dysh, me një goditje të shpatës, edhe pse trupi i armikut ishte i mbuluar me hekur; helmeta dhe kapaku janë të punuara me velo ngjyrë kaltërt të mbylltë, aty këtu të ringjallura me pika të bardha dhe me një degëze  më të errët më shumë se sa me ngjyrën e verdhë dhe të gjelbert; mangët i ka të dekoruara me dy tone të ngjyrës vjollce, të bëra nga mangani. Me shkronja të bukura humanistike ndeshën gjurmët në shirit të kaltërt të mbylltë me vetëm një fjalë, ‘Scanderbech”.

Është e qartë se kupa poçerike ose qeramike nuk ka qenë kerkesë e heroit tonë,  e as i të tjerëve për ti ofruar atij, meqë është punuar rreth viteve 1510- 1520, vite këto kur Skënderbeu kishte ikur nga jeta por mbeti i gjallë deri në ditët e sotme në kujtimet e historianëve, shkrimtarëve dhe të artistëve. Që këtej, edhe në Castledurante, Skënderbeu kishte zënë vend në vargun e burrave më të shquar jo vetëm të kohës së tij por edhe të antikitetit. Në kupë mund të shihet një frut i kujtesës së mbajtur gjallë nga bashkëkohësit sipas kujtesës së ndërmarrjeve të jashtëzakonshme të luftëtarit të pamposhtur.

Pasi që fama e tij ishte kaq e gjallë në shek. XVI, ajo duhet të ketë qenë edhe më e përhapur ne shek. XV kur ai u doli përballë inkursioneve osmane, që shkonin drejt Perëndimit.

Duke u nisur nga fantazia ose portreti real, kupa prej balte majolike me shëmbëllesën dhe emrin e Skënderbeut, e punuar në Casteldurante të Urbinos në Itali, mbetet monument i rrallë, për të na dëshmuar admirimin e gjerë që ushqenin jo vetëm italianët për figuren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut edhe në shek. XVI, admirim ky që i ka rrënjet e veta në forcën e idealeve të lirisë e të Atdheut dhe në kultin e vlerës heroike të cilat ishin të thelluara me karakterin e heroit tonë kombëtar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora