Kulturë
Atdhe Geci: Këngët e ullirit
E hene, 03.10.2022, 05:03 PM
KËNGËT E ULLIRIT
Nuk
ka Shqipëri pa origjinën pellazge
pa
datë të gjuhës dhe pa adresë antike
origjina jonë
është më e hershme se
shkronjat,
dhe më e hershme se librat.
Zeus,
asgjë s´është si në kohën tënde
faltoret,
olimpi, gjuha dhe gjeografia
të tëra janë shndërruar dhe zvogëluar,
ulliri
ëndërron, janë dhe disa fije bari,
që
i japin gjak ndjenjës së sovranitetit.
Në
këtë këndim të ashpër dhe të saktë
ndiej
plagët e Çamërisë dhimbjet e saj
ndiej
këngët e shtypjes e të
mohimit
këngët
popullore për Çamërinë e lirë.
Le
të plas gënjeshtra dhe kali Greqisë
Çamëria
po ringritet mbi hirin pellazg
me
fjalët e gjuhën e palat e fustanellës.
Me
mija janë çamët që kanë rënë për
liri,
për prag të shtëpisë e për
Atdhe.
Noa,
i takoj një vendi që vdes për liri,
i
takoj një vendi që lidhen për varri,
i
takoj një vendi që di të bëj rilindje!
Adheu
për Çamërinë nuk di të heshtë!
Le
të çahen erërat dhe kërcënimi grek,
Çamëria
Republikë, bashkon atdheun
Çameria
Republikë,bashkon Kosovën
Çamëria
Republikë, bashkon Iliridën
Çamëria Republikë, i bashkon trojet!...
Atdhe
Geci - Dortmund, 2022