E premte, 19.04.2024, 05:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori

E hene, 03.10.2022, 07:53 PM


Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori

Nga Gjon Keka

Para pushtimit otoman arbërorët kanë qenë në hap me zhvillimet e botës shkencore humane, krijuese e letrare në Europën e asaj kohe, d.m.th, arbërorët në atë kohë ecnin në dinamik me popujt tjerë europian e botëror dhe zhvillimet brenda atyre epokave.

Duke qenë se në Arbëri kishte Universitete, kolegje, akademi etj, sigurisht që ka pas edhe njerëz të dijes e shkencës të lartësuar për nga arritjet e tyre si brenda ashtu edhe jashtë.

Edhe shtypshkronja e Bernardit(1480) më vonë sëbashku me Mateun(1498)e njohur si shtypshkronja Bernardinus de Vitalibus (B.V.) të cilët ishin me origjinë arbërore është pjesë e vazhdimësisë së ecjes së arbërorëve kudo që ata jetonin e vepronin në hap me popujt tjera për të nxjerr në dritë dijet dhe veprat që më pas u bënë të njohura botërisht.

Kjo shtypshkronjë e themeluar nga arbërorët fillojë punën më 1480, pas botimeve të shumta ne Venedik deri në vitin 1507, më pas u zhvendosën përkohësisht në Romë nga viti 1508 deri në vitin 1522, për t'u kthyer sërish në Venedik deri në vitin 1536. Simbolet e shtypshkronjës sikur shihen në imazhe të bashkëngjitura,të nxjerr nga P.K.i.b.u.v,1893).Nga kjo shtypshkronjë u botuan vepra të shumta të humanistëve të njohur europian në mesin e tyre edhe vepra e Marin Barletit botimi i parë rreth vitit 1500, 1504 dhe 1508.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora