| E hene, 03.10.2022, 07:53 PM |
Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori
Nga
Gjon Keka
Para
pushtimit otoman arbërorët kanë qenë në hap me zhvillimet e botës shkencore
humane, krijuese e letrare në Europën e asaj kohe, d.m.th, arbërorët në atë
kohë ecnin në dinamik me popujt tjerë europian e botëror dhe zhvillimet brenda
atyre epokave.
Duke
qenë se në Arbëri kishte Universitete, kolegje, akademi etj, sigurisht që ka
pas edhe njerëz të dijes e shkencës të lartësuar për nga arritjet e tyre si
brenda ashtu edhe jashtë.
Edhe
shtypshkronja e Bernardit(1480) më vonë sëbashku me Mateun(1498)e njohur si
shtypshkronja Bernardinus de Vitalibus (B.V.) të cilët ishin me origjinë
arbërore është pjesë e vazhdimësisë së ecjes së arbërorëve kudo që ata jetonin
e vepronin në hap me popujt tjera për të nxjerr në dritë dijet dhe veprat që më
pas u bënë të njohura botërisht.
Kjo
shtypshkronjë e themeluar nga arbërorët fillojë punën më 1480, pas botimeve të
shumta ne Venedik deri në vitin 1507, më pas u zhvendosën përkohësisht në Romë
nga viti 1508 deri në vitin 1522, për t'u kthyer sërish në Venedik deri në
vitin 1536. Simbolet e shtypshkronjës sikur shihen në imazhe të
bashkëngjitura,të nxjerr nga P.K.i.b.u.v,1893).Nga kjo shtypshkronjë u botuan
vepra të shumta të humanistëve të njohur europian në mesin e tyre edhe vepra e
Marin Barletit botimi i parë rreth vitit 1500, 1504 dhe 1508.