Kulturë
Meti Rexhepi: Herbariumi i shiut
E marte, 04.10.2022, 06:34 PM
HERBARIUMI I SHIUT
Nga
Meti Rexhepi
rrebesh
shiu i gushtit relievit të fushës e
malit
mbi
gjethe të kalbëzuara
pas
shtatë orësh
mbushen
me flegra të petëve të buta
çadra
kërpudhash
ngrenë
kokë
artileritë e rrezeve të forta
nuk
i japin afat krenarie brishtësisë
mbi tokë
*
shiu
i gushtit përçon impulse
për
barin kërpudhat dhe kërmijtë
ku
dhe kur i gjetën ato resurse
langoren
e trupit tyre mbështjellë
nën
një shtëpizë gëzhoje
zhguall
që mbulon atë butësi ujore
brumë
i butësisë i gatuar me përkëdheli vese
në
një qenie lëvizëse me ngathtësi ecjeje robëruese
thjeshtësi e
brishtësi dhe shpikje evolucionare
duhej
armaturë llaç lëndë drusore e qeramidhe
përbërës
tjerë të enigmës së kimisë
ngjyrë
e piktorit të dheut e të barit
sikur
ajo e Adem Kastratit*
për
veshjen e dizajnit të parzmores së shtëpizës
arkitekturë dhe
skulpturë pete e kërcores së pjekur
qenie cilës
nuk i bëhet vonë
brenda
arkivolit mbi shpinë prej rrathësh
nuk
rrëshqet krejtësisht zbathur
zvarritet
lehtë shinës prej rrëshirës
i
prijnë antenat dy brirësh
cakut
pa cak shtegtimesh
*
brirët
sythe për prekje e ndijime
busulla
kahesh e pikë-gjetjesh
të
prirë drejt të së lëngshmes
çdo
prekje vrazhdësie tkurrje e brirëve
dhe
zgjatje me delikatesë paqësore e viktimës
deri
tek i pari cak stacioni një këpucë e pa-mbathur
caku
më i largët e preferuara ligatinë
kush
e di e arrin a nuk e arrin
ja
si i solli në këtë herbarium dheu
e
pëlleshmja nënë e misteres
mbi
e nën të nxehtën syprinë
të
përzgjedhurit afat-shkurtë
por
jo pa plëng e shtëpi
një
krijesë naive mister brishtësie
në
një sezon lagështie
që
vetëm në motin e tyre
ligavecë
zvarriten e vegjetojnë
dhe
qesin kokën prej të vetmes dalje e hyrje
e
vardisen në avuj stine
derë
mbyllur të tjerëve
qetas
rrëshqasin shinave të veta
rrëshirës së
shtruar prej pështyme
kudo
vete kulm shtëpie e arkivol mbi vete
trup
e kokë gjithnjë me dalje të hapur
asnjëherë
i kurthuar nën dry
enigmë
e një harmonike
që
hapet e mbyllet pa tinguj
secila
prekje i shfaq një sy
ëndrrën
e një vere me shi
*
brenda
gëzhojës rrumbullake
mbi
shpinë e mbanë arkivolin dhe shtëpinë
athua ndjenë
edhe ndonjë kënaqësi
tjetër
pos
çiftimit si zeje e vjetër
*Adem Kastrati piktor
unik, ngaqë “gurët me ngjyra të ndryshme i thërrmonte dhe i shtypte mirë,
derisa bëhej llaç për ta përdorë” si ngjyrë.
Gjilan, shtator 2022