E premte, 13.12.2024, 06:22 PM (GMT)

Kulturë

Dorian Koçi: Lëvizshmëria e Kulturës dhe përkthimi i Longfellow-it në shqip

E premte, 07.10.2022, 06:33 PM


Lëvizshmëria e Kulturës dhe përkthimi i Longfellow-it në shqip

Nga Dorian Koçi

Nuk ka dyshim se vepra e Dora D'Istries është një dokument i mirë për t'iu referuar dhe sigurisht përmes saj mund të nxirren dhe përfundime për identitetin e demonstruar kombëtar dhe kulturor, por një pjesë shumë e rëndësishme besoj është dhe letërkëmbimi i saj privat me patriotë dhe figura të shquara të shqiptarizmit si Dhimitër Kamarda, Jeronim De Rada, Zef Jubani, Thimi Mitko etj.që ruhet në Arkivin e Qendror dhe nga ku mund të hidhet shumë më tepër dritë. Në mars të vitit 1865, kur gjendej në Livorno, Elena Gjika u njoh me Dhimitër Kamardën, folkloristin dhe gjuhëtarin arbëresh nga Hora e Siçilisë. Nga Livorno Elena Gjika ka shkëmbyer letra të shumta me Thimi Mitkon, Zef Jubanin, Dhimitër Kamardën, Jeronim de Radën etj.

Në këto letra për herë të parë në mendimin shqiptar hidhet dritë mbi origjinën etnike të Princërve Gjika, si dhe përfshirja e tyre në krenarinë kombëtare që duhet të kenë shqiptarët duke përfshirë edhe figura të tjera të shquara si Mehmet Ali Pasha i Egjiptit dhe vezirët Qyprillinj. Kjo simbiozë identitare fetare e këtyre personazheve në letrat e Dora D’istries drejtuar Jeronim De Radës, shkrihet në një simbiozë identitare kombëtare shqiptare dhe si e tillë , Dora D’istria  është pararendëse e një mendimi që u maturua gradualisht në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe që u bë një realitet i prekshëm përmes një shekulli pavarësi.

Librat e saj, letërkëmbimet apo dhe rekomandimet  letrare siç ishte ai drejtuar poetit amerikan Longfellow për të shkruajtur një poemë për Skënderbeun krijuan habitatin e vërtetë paneuropian ku u frymëzua dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare. Longfellow e botoi poemën në revistën "Antlatik" në maj 1873 dhe u desh viti 1916 që Fan Noli ta përkthente dhe botonte në një botim të veçantë nga Vatra. Prej atëherë ajo ushqeu disa breza shqiptarësh dhe u kthye në një gur themelor të identitetit të shqiptarëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora