Kulturë
Përparim Hysi: "Lakrat" e kopshtit të Luan Kalanës
E merkure, 05.10.2022, 05:39 PM
"Lakrat" e kopshtit të LUAN KALANËS
Libri
"Atelie e shpirtit"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Pak
paradoksale kjo metafora ime, por jo vetëm
është e qëllimshme, por dhe e qëlluar. E kam "vjedhur" nga
GËTE dhe nga njëjës, si për të humbur gjurmat, e kam kthyer në shumës. Kuriozët
dhe, ca më shumë, ky"kopshtari i
lakrave", do kërcejë përpjetë nga kjo metaforë imja, por ruani
gjakftohtësinë. GËTE ka një poezi për lakrën.Mirë ishte ta sillja këtu, por në
"pusin e tharë të kujtesës sime", kova mbetë bosh. Nuk mbaj poezinë
përmendësh, por mesazhi i saj dhe sot e kësaj dite, rri këmbëkryq në mendjen
time. GËTE thotë:- Sa e shijshme është ajo lakra e kopshtit tim! Dhe unë, ngaqë
hyra në"kopshtin" e LUAN KALANËS,
arrita në përfundimin:-Jo një"lakër", por të
gjitha"lakrat e këtij kopshti" janë bio dhe të shijshme:si lakra e
kopshtit të GËTES.
* *
*
Në
këtë libër, LUAN KALANA, është dhe poet, por dhe prozator dhe unë nuk do flas as për biografinë e jetës
së tij, por as për biografinë letrare, se të dy jetët( jetën si çdo i gjallë
dhe atë të krijuesit) i gjen në këtë libër. KAZANZAQI, një nga shkrimtarët e
mëdhenj të GREQISË dhe jo vetm të GREQISË, thotë:"Libri del nga zemra e
autorit". Për ta shpënë më tej pyetjen se kush është LUAN KALANA? Unë do
përgjigjem me fjalën e ALEN BOSKE që kur e pyetën:-Kush jini ju, u përgjigj,
unë jam ajo ç'ka shkruaj.
Poezia
e LUAN KALANËS është me vokacion të
larmishëm: aty gjen dashurinë për Atdhenë;aty gjen vargje për heronjtë;për
personalitete jo vetëm nga DEVOLLi që është zemra e dytë e poetit, por dhe për
emigracionin apo heronjë të historisë. Sado bio, një karakteristik që ia
zbukuron ballin si poet, është fakti se ai ka një stil të thjeshtë
të"përtypshëm" nga çdo lexues. Kur i gjykoj për thjeshtësin e stilit,
për LUAN KALANËN duhet të thuash pa frikë atë që ka thënë POETI I MADH
AMERIKAN, WOOLT VIHETMAN :"Arti i artit, lavdia e shprehjes dhe dielli i
dritës së shkronjave, është thjeshtësia." Nuk është LUAN KALANA nga ata
lloj poetësh që t'i nxjerrin lexuesit
djersë të ftohta, se gjasme lexuesi duhet të futet në rrugë iracionale për të
deshifruar kodet e fshehta të poetëve"modernistë".
Sado
që ka emigruar prej 30-vjetësh dhe jeton në AMERIKË, ai, kur shkrunate
DRITËROI"... brodhi, në Evropë/shkoi
në AZI/nga flokët gjer në thonjë mbeti DEVOLLI.Thonë për poezinë që vendbanimin
e ka në zemër.Epo zemra e këtij poetit tonë, ka rrahur së pari andej nga trevat
e DEVOLLIT, dhe atje është rritur aq e shijshme"lakra e poezisë
sëtij".
Përkthyesja
polake DOROTA HORDYZAK thotë:"Në
letërsitë e vendeve të vogla, poezia shqiptare është më e madhe". Të vjen
mirë nga ky vlerësim dhe unë, duke e mbështetur këtë thënie, them:-Po si mund të mos jetë më e madhe
poezia shqiptare, kur pasurohet edhe me vargjet bio të LUAN KALANËS që, po të
ishte në dorën time, një dafinë lavdie do t'ia varja veç për këto dy vargje nga
poezia antologjike"Ëndrra e të verbërit":
"
Ju që shihni gjithësinë, më falni një
minut dritë!
Ta
shoh dhe unë sa i bukur është njeriu, pastaj t'i mbyll sytë"
Sozen
Kierkegard, kur e pyetën :-Çfarë është poeti? A e dini si tha:"Poeti është
një ftakeq që përjeton tortura të rënda shpirtërore.Klithmat dhe rënkimet
shndërrohen në buzët e tij në muzikë
madhështore dhe demoniake."
Dhe
për ta mbyllur siparin për LUAN KALANËN si poet, mendoj se i rrinë për
shtat, fjalët e të pavdekshmit MOIKOM
ZEQO:"Poeti pajton botën me imagjinatën që do të thotë që poezia formon
një botë të tretë më sipërane."
* *
*
Në
shijen time, proza e LUAN KALANËS, qe"lakra më e shijshme", Janë
përjetime dhe personazhet lëvizin si të gjalla pra sysh.Natyrshëm,
"motori" im(flas nga ana fizike) punon me aritmi dhe, bashkë me mua,
për çudi, jan"lodhur" dhe bateritë e kompjuterit.Proza e LUAN KALANËS
ka dalë nga shpirti dhe është e shkruar si poezi. Tek"sekretet e
NËNËS" del ajo që ka thënë HYGOI:"I madh është qielli, por më e
madhe, është nëna". Tek"Motra ime e vogël" ringjallet motra e
GJERGJ ELEZ ALIS.Mbasi e lexon, menjëherë të ngulitet në mendje:-Të kem një
motër si VERA, motra e vogël e Luanit! Tek"Piktura me njolla gjaku"
do ndalesha më shumë.Unë do ta quaja antologjik dhe në okellio"Piktori
gjeni", Nuk po zgjatem më shumë për shkaqe fare subjektive.Sa për"Çapkënin
e Devolit", do të thosha se andej nga DEVOLILI do ketë ardhur edhe Tom
Sojeri, edhe Hakelber Fini i mArk Tvenit.
Duke
e mbyllur, ju lutem lexuesëve, tej mendimeve të mia, mos lini pa shijuar"lakrat e KOPSHTIT
LUAN KLANA!" Janë bio dhe shumë të shijshme.
Tiranë, 4 tetor 2022