Kulturë
Florim Zeqa: Të kthehemi kah vlerat e pastra kombëtare!
E premte, 07.10.2022, 06:32 PM
Të kthehemi kah vlerat e pastra kombëtare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
aq sa jam i zhgënjyer në arrogancën e partive aktuale politike, jam i dëshpruar
në heshtjen e popullatës, e cila në vend të ndëshkimit, po i mbështet
vërbërisht ato.
Kam
frikë se ky popull ndodhet para një tragjedie të re!
Dallimet e mëdha
shoqërore
Me
një fjalë jam thellë i zhgënjyer me injorancën e shqiptarëve, sesi me aq
lehtësi mashtrohen dhe manipulohen nga kjo klasë e papërgjegjshme politike.
Shqiptarët sa më shumë i gënjen aq më tepër të besojnë, sa herë që ua thua të
vërtetën hezitojnë të besojnë! Ky është vesi më i keq i shqiptarëve!
Si
pasojë e mashtrimit dhe hipnotizimit nga politikanët mashtrues, shumica e
popullatës jetojnë në varfëri, kurse rreth 15 % në varfëri ekstreme!
Politikanët e pasluftës, e në veçanti pas pavarësisë së 17 shkurtit 2008 e
këndej, politikanët bën jetë sheikësh në Kosovë.
Kërkojë
falje për këtë paralele, por më mirë janë ushqyer qentë e politikanëve dhe ish
komandantëve milionerë sesa fëmijët e ushtarëve të lirisë dhe njerëzve të
rëndomtë!
Përmes
procesit të egër të privatizimit, politikanët e pasluftës u kthyen në pronarë
faktik të shtetit të Kosovës, duke përvetësuar çdo pronë dhe pasuri publike.
Shumica
e liderëve partiakë janë pronarë të tokave bujqësore, të tjerët pronarë të
pompave të benzinës dhe restoraneve luksoze, sa të tjerë pronarë të terminaleve
doganore dhe gurëthyesve të panumërt në Kosovë.
Përderisa
familjet e politikanëve milionerë jetojnë në villa dhe shtëpi luksoze, familjet
e të varfërve jetojnë në shtëpi të vjetruara dhe të pabanuara. Përderisa
fëmijët e politikanëve milionerë i gëzojnë të gjitha privilegjet e mundshme,
fëmijët e familjeve të varfëra përballen me mungesën e kafshatës së gojës dhe
kushtet jonormale për jetesë.
Përderisa
politikanët dhe ish komandantët milionerë vozitin makina superluksoze të
blinduara, luftëtarët e lirisë dhe qytetarët e rëndomtë vozitin makina
vjetëruara apo ndonjë biçikletë duke bredhur nga kontejneri në kontejnerë në
kërkim të kanaqeve apo ndodnjë sendi me vlerë për siguruar kafshatën e gojës
për fëmijët e tyre!
Për
dallim nga shumica e fëmijëve që i ndjekin mësimet në institucionet (shkollat)
publike, fëmijët e politikanëve dhe ish komandantëve milionerë mësimet i
ndjekin në shkollat, kolegjet dhe universitetet private, duke e pasur të garantuar
edhe punësimin në momentin e regjistrimit, akoma pa i përfunduar studimet.
Injorohen njerëzit e
ditur, përparësi për injorantët
Në
shtetin aktualë të kapur dhe uzurpuar nga bandat partiake nuk ka vend për
njerëzit e ndershëm, nuk ka vend për njerëzit intelegjent, nuk ka vend për
njerëzit që e duan këtë vend!
Në
shtetin aktualë, qytetarëve ju pamundësohet çasja e barabartë në studim dhe
punësim, të sëmurëve ju pamundësohet çasja e barabartë në sistemin
shëndetësorë, bujqëve ju pamundësohet çasja në donacione apo përfitime të
subvencioneve nga shteti!
Në
shtetin aktualë të kotë e kanë mendjet e ndritura, injorohen kuadrot e afta dhe
të specializuara, përparësi kanë injorantët dhe analfabetët që nuk janë në
gjendje t’i shkruajnë dy rreshta pa i bërë 20 gabime drejtëshkrimore!
Ndodhë
kështu, sepse pushtetarët analfabet (nuk është fjala vetëm për pushtetarët
aktualë) nuk i donë të diturit dhe të ndriturit, të drejtit dhe të sinqertit,
por i duan servilët dhe puthadorët e pushtetit!
Kësisoji
është krijuar një sistem i antivlerave dhe pabarazisë qytetare, ku nuk
vlerësohet puna dhe dija, por serviliteti dhe seksualiteti! Vajzat e ndershme
dhe të moralshme, sado të afta dhe përgatitura, e kanë të pamundur të punësohen
në institucionet publike!
Në
shtetin aktualë, idealistët dhe atdhetarët i konsiderojnë të papërshtatshëm dhe
të rrezikshëm për sistemin e antivlerave!
Në
shtetin aktualë i donë vetëm intelektualët servil dhe të nënshtruar, por jo
edhe idealistët e pathyeshëm dhe guximtarë, të cilët i bllokojnë dhe luftojnë
me të gjitha mjetet e mundshme!
Për
shtetin aktualë të mirë janë vetëm anafabetët funksional dhe servilët që shiten
dhe blihen sikurse vezët në treg nga matrapazët e partive politike, pa dallim
pushtet dhe opozitë!
Realiteti
është e hidhur, subjektet aktuale politike më shumë u ngjajnë bandave mafioze
sesa partive politike, kurse politikanët në vend që të jenë në krye të detyrës
pse janë zgjedhur, janë kthyer në figura politike në duart e agjenturave
vendore dhe ndërkombëtare!
E
keqja është, se edhe populli sikur nuk i do njerëzit e ndershëm dhe të
moralshëm, i përbuzë dhe nënçmon njerëzit e ditur dhe të ndritur nëse nuk janë
të pasur. Pasuria është bërë kriter vlerësimi në Kosovën e sotme!
Ata
që nuk kanë arritë ose nuk kanë dashtë me krijuar pasuri të paligjshme, i
konsiderojnë të paaftë në familje dhe të padenjë në shoqëri!
Nëse
nuk je i zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion, në kontrabandë dhe
prostitucion nuk arrinë dot të krijosh pasuri dhe as gradim në poste të larta
shtetërore. Për fatin e keq, ky është rregulli i sistemit të antivlerave në
gjysëm shtetin e Kosovës. Vërtetë është mjerim për një shoqëri kur të paditurit
e kontrollojnë shtetin!
Se
a do t’iu kthehet ndonjëherë shteti qytetarëve, kur të gjithë do të jenë të
barabartë në shkollim dhe punësim, në shëndetësi dhe drejtësi, varet nga vetë
qytetarët e këtij vendi!
Andaj,
sa më largë partive të dështuara politike dhe sa më shumë ide që promovojmë,
jemi më afër ndryshimit epokal.
Para
lufte i kemi çmuar idealistët dhe atdhetarët, dijetarët dhe shkencëtarët, por
pas lufte ndodhi katandisja e madhe shoqërore, e kemi humbur njerëzoren, bashkë
me këtë ndjenjën e solidaritetit dhe humanitetit njerëzorë, i kemi humbur
traditat e bukura dhe vlerat çmuara kombëtare. Kthjellu populli im i dashur,
kthehu kah vlerat e pastra njerëzore dhe kombëtare!