E hene, 14.10.2024, 09:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Resmi Osmani: Me sytë e fëmijës (24)

E premte, 07.10.2022, 07:35 PM


Resmi Osmani

Romani në vijim

ME SYTË E FËMIJËS

Njëzet e katër.

Qershor i vitit 1954.Përfunduam atë që quhesh “Provim lirimi”U bëra katërmbëdhjetë vjeç. Shkollës i erdhi mbarimi. Po tani?

Vitet fluturuan. Sa shpejt.Çdo vit, një shkallare në udhën e përpjetë të jetës. Është e ditur, çdo fillim e ka dhe një fund, por edhe një fund, nuk është gjë tjetër veçse një fillim i ri dhe vazhdimi, libri i jetës është i hapur, mbeten pas fletët e shkruara dhe pritet të shkruhen fletët e bardha, më së shumti jo si i duam dhe mendojmë ne, por rastësia dhe domosdoshmëria, fati dhe vorbulla e ngjarjeve që na rrëmben, pjesë e së cilave bëhemi me dashjen apo pa dashjen tonë, në luftën për egzistencë, përplot me ngjarje,të pritura e të papritura, të gëzuara e të dëshpëruara, të prirë drejt së mirës e kundërshtimin e së  keqes, me besim te vetja, duke mos u thyer para  pengesave, por duke fituar dhe ecur përpara, drejt horizonteve të hapura, ashtu si i dëshirojmë.Por çfarë dëshiroja unë?Na thanë të bënim dokumentat me kërkesën për bursë në një shkolle të mesme.Kerkova shkollën pedagogjike Normale të Elbasanit. Kisha dëshirë të papërmbajtur që të bëhesha mësues. E mendoja veten të rrethuar nga një trumbë fëmijësh, në një fshat të largët malor, të cilëve do tu mësoja ABC-në, ashtu siç më kishin mësuar edhe mua  mësuesit e mi, që aq shumë i nderoja e respektoja, se prindërit na falin jetën, por mësuesit na falin diturinë e na bëjnë njerëz të mësuar. A ka gjë më fisnike!

Këto isha duke menduar, teksa ishim të rreshtuar në përfundim të klasës së shatatë, apo të asaj që në atë kohë i thoshin shkollë unike.Ato vite, zihej për të madhe mbarimi i asaj shkolle dhe rruga ishte e hapur për të vijuar udhën e diturisë në shkollat e mesme. Bile, një vit më parë, nxënës të rritur, që ishin vonuar për shkak të luftës, i punësuan si  mësues në shkollat fillore të fshatrave. Ja që vlente edhe shkolla unike!

Të trija klasët e shtata, ishim rreshtuar krah njëra-tjetrës, në oborr. Perballë qëndronin drejtori i shkollës dhe mësuesit.Dita ishte e nxehtë dhe ne  na rreziste  dielli. Qetësi. Ishim aty nga fundi i rreshtit. Nikollaqi në një krah, në tjetrin unë, Melania në mes. Vreja shokët. Kishte në fytyrat e tyre ndjenja të përziera: pritje, ngazëllim, buzëqeshje të vetvetishme, keqardhje, por edhe kënaqësi që vitet e shkollës mbaruan dhe, pasiguri për të nesërmen, si udhëkryq që askush nga ne se dinte si do të ishte, por për këtë se vrisnin shumë mëndjen. Drejtor Sotiraqi, binte në sy mes mësuesve dhe mësueseve: hollak, i gjatë dhe me fytyrë eshatake, si i tharë në tym, i ngjeshur me kostum e shtrënguar me kravatë, dukej në siklet nga vapa por edhe pak nervoz. Bënte – ç’bënte shihte orën, dukej që dikush pritej ,por po vonohej. Edhe ne po e humbisnim durimin, nga bisedat zëulta, dëgjohej një zhaurimë si e bletëve kur roitin. Më në fund erdhi ai që pritej. Shefi i seksionit të arsimit.

U mbajtën fjalime me fjalë të bukura dhe urime nga Drejtor Sotiraqi, shefi I arsimit dhe në emër tonë, sekretari i rinisë i shkollës.U tha: që ne ishim brezi i ri i shkolluar i Shqipërisë së Re, se nga radhët tona do të dilnin inxhinierët, mjekët, mësuesit, agronomët dhe ndërtuesit e kantiereve të mëdha anë e mbanë atdheut. Që Partia dhe shoku  Enver Hoxha, i kishin hapur të gjitha rrugët për ne……I dëgjoja pa vëmendje, si i thonë fjalës, nga një vesh më hynin, nga tjetri më dilnin.   Pas fjalimeve dhe përshëndetjeve, u futëm në klasa dhe zum vend në banga si në orët e mësimit. Zonja Ariste, mësuesja jonë kujdestare, thirri emrat dhe gjithkujt i dha dëftesën. Kur mu fol emri, veç dëftesës, për mua ishte dhe një fletë lavdërimi dhe një libër dhuratë. Ishte poema “Bgëti e bujqësi “ e Naim Frashërit, shumë vargje të së cilës i dija përmënç. Shkolla jonë kishte emrin e poetit. Në faqen e brendshme ishte dhe kushtimi: “Idriz Mazrekut, me rastin e përfundimit të shkollës, për sjellje shembullore, vullnet dhe rezultate shumë të mira në mësime” Në dëftesë, vertikalisht. Në njëshkollonë ishin rreshtuar notat. Të gjitha pesa! Zonja Ariste më uroi dhe përqafoi. E pse të mos e them: u ndjeva i ngazëllyer dhe lumturuar. Mundi im dhe dëshira për të mësuar, ishin shpërblyer. Edhe Melania të gjitha pesa. Nikollaqi të përziera: edhe katra edhe ndonjë tresh! Po kjo dukej që s’i prishte punë, mjafton,ishte kalues.S’kishte dëshirë për të shkuar në shkollë të mesme. Pajtonin e dajë Kostës s’ja merrte kush!

Na lajmëruan se për të trija klasat, do të organizohej një mbrëmje vallzimi, në sallën e palestrës, që do të ishte edhe një ndarje lamtumire me shkollën dhe njeri-tjetrin.

Isha në mëdyshje, të shkoja apo jo. Për dreq, s’dija të vallzoja, kur kishte ardhur rasti ta provoja, këmbët i hidhja shatra-patra,por kjo s’prishte kushedi punë. Veshja ime ishte për të qarë hallin. Duhej veshje festive që unë se kisha.Nëna, Sadiu dhe Sanua më nxitën që të shkoja, të mos ndahesha nga shokët. Fundja ishte verë, diçka do të sajohej, një veshje e lehtë ishte e pranueshme. Një bluzë pambuku e trikotuar me mëngë të shkurtëra, pantallona gjith të shkurtëra dhe sandale me rripa. Kaq. E dija që s’ishte e duhura, por u ngushëllova se nuk ngjaja si dordolec!U pashë në pasqyrë. Flokët ishin zgjatur shumë. Shkova te beriberi dhe i shkurtova . Më spërkati me livando që të bija erë e mirë!

Salla e palestrës ishte zbukuruar me shirita letre me ngjyra dhe ndriçuar e bërë ditë. Karriket ishin vendosur anës dy mureve kundruall, në një anë zunë vend vajzat, në tjetrën përballë ne djemtë. Pa shiko çupat tona: si flutura, nisur e stolisur zbukuruar e hijeshuar, të çelura si lule ngyra shumë. Ato nuk përngjasonin më si çupëlina, por si zonjusha, njomzake, të kolme, gazmore e të hareshme, me vështrim çapkën, këndellës, por që i jepnin vetes edhe një far rëndësie. Njera më e bukur se tjetra. Çudi tri vite bashkë, si nuk i kishim vënë re? Ulur, në pritje të vallzimit, ato dukej sikur na thoshin: keni sy të na shihni? Ja ku jemi! Mua më mbetën sytë te Melania. E veshur bukur,me fustan të kaltër lulebardhë, e hijshme, bardhoshe, kaçurrelat lidhur me kordele të kaltër, gjithsesi në pamjen e saj mungonte gëzimi. Sido që përpiqej të mos e jepte veten, në sytë e saj kishte pikëllim. Më vinte keq për Melaninë. Me baba gjall por pa baba!Dhe unë e dija më mirë se kushdo si ndihesh të jesh pa baba.

Orkestra hodhi në ajr tingujt gazmorë të valles që ahere ishte fort e njohur, quhej pogonishte. U ngritën djem e vajza të kapur dorë përdore, në një rreth të gjerë. Atë valle që aso kohe ishte shumë popullore e kërcenin të gjithë, veç meje. Nuk u ngrita në vallzim. Pastaj pati valle të tjera. “Minushi” “Asaman moj lule e verdhë” dhe napoloni që e kërcenin në çifte duke kënduar: kush kërcen Napolonin Ishja me gjitë Conin!

Drejtuesi i mbrëmjes, mësuesi i edukimit fizik,  vuri muzikë vallzimi. Herë ua jepte fuqinë damave dhe herë kavalierëve. Ishte si një shfaqie teatri. Kur e kishin fuqinë damat, Melania erdhi dhe më ftoi në vallzim.Si një damë e vërtetë u përkul lehtë dhe më ftoi me shumë hijeshi. Mund të vallzojmë bashkë? U zura ngusht, e si mund ta refuzoja? I thashë,ti e di që nuk kam mësuar të vallzoj.Tangua shtë e thjeshtë, tha ajo, dy hapa para një hap pas. I mora dorën e majtë, të djathtën në bel, teksa ajo të sajën në supin tim. Filluam të vallzonim(vallzim i thënçin),në vënd që ta drejtoja unë më drejtonte ajo.  Ashtu i ngathët siç isha,jo një herë i shkela këmbën, i kërkova të falur. Nga zori më buisi djersa. Hym në mes të çifteve, por sido lëviznim me kujdes, u përplasëm me disa syresh, mbeta duke u kërkuar të falur. Kur muzika mbaroi,mu duk se u çlirova nga një siklet i madh. E përcolla Melaninë deri tye vëndi i saj dhe si kavalier I mirësjellë, e falnderova që më zgjodhi mua. Më pas më morën për vallzim edhe vajza të tjera të klasës: Aristea, Lena,Nermini, Hëna, që sado u mundova edhe ato nuk shpëtuan nga shkelja e këmbëve!

Në mbyllje të mbrëmjes, u ndam duke u përqafuar. I lam shëndet e i tham mirupafshim secilit. Disa nga vajzat, kishin ca blloqe të vegjël dhe kërkonin që të shkruanim në ta diçka si kujtim, të tjerë ndanin kartolina me përkushtim, duke vënë posht shkrimit firmën. Ua plotësova dëshirën.

Kur dolëm ishte bërë natë. Natë vere, e ngrohtë , me hënë të plotë, që derdhte dritën e saj të zbehtë, qiell pa një re, të kaltër qëndisur me yje. Rrugët e mugëta të  ndriçuara dobët, ishin thuajse bosh. Rrall shihej ndonjë kalimtar i vonuar. Unë dhe Llaqi,  e kishim vënë Melaninë në mes dhe ecnim të heshtur si të na kishin shterrur fjalët. Te rruga e tij për në shtëpi, Llaqi u nda nga ne. Mbetëm të dy. Ecnim të heshtur, disi të mallëngjyer që po ndaheshim. Kur u afruam te shtëpia e saj, nuk e di si mu dha dhe i mora dorën në timen . Ajo nuk e hoqi. Ndjeva butësinë dhe ngrohtësinë e asaj dore dhe një rrymë drithëruese më përshkoi të tërin.Zëmra shpeshtoi rrahjet. Qëndruam para portës së shtëpisë së saj, që ndriçohej dobët nga llampa e rrugës. E zhyta shikimin në sytë e saj dhe po kërkoja fjalët e ndarjes, por s’po i gjeja. Ajo priste diçka prej meje por unë isha shushatur. Atëhere guximtarja Melani,kur se prisja, u ngrit në maja të këmbëve që gë më arrinte, më hodhi të dy duart në qafë , dhe u mbështet në parzmin tim, ndjeva shtypjen e gjokseve te saj të vegjël e të fortë dhe, më dha një puthje të beftë në faqe.Dhe vrik, pa thënë një fjalë, u shkëput, hapi portën dhe  ngjiti nxitimthi shkallët e verandës.Aty qëndroi, ktheu kokën ndaj meje dhe  më përshëndeti me dorë.

Mbeta një copë herë si i gozhduar në vend dhe vetiu vura dorën në faqe atje ku ishte gjurma e buzëve të saj,ishte  sikur e puthura do të fluturonte dhe nuk do të më linte të përjetoja lumturinë dhe mrekullinë e atij çasti. Mora rrugën për në shtëpi. Nuk ecja, fluturoja mëndje trazuar në një qiell lumturie, pa ditur ç’emër t’i vija asaj që ndodhi.

E ndjeja, e kuptoja, që fëmijëria kishte mbetur pas, duke vrapuar pas atij topit me lecka dhe, nuk ishin më sytë e saj që shihnin botën.

Kishte trokitur rinia.

Fund

Tiranë, shkurt-tetor 2022.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora