E diele, 21.07.2024, 06:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Rrudhani

E enjte, 13.10.2022, 05:54 PM


Atdhe Geci

R   R   U   D   H   A   N   I

Kam mall për Roganën,  për Dardaninë

për krejt atdheun! Kam mall  për rrezet

me gjak të diellit  e  të yjeve, për rrezet

me stinë të gjelbra vere dhe, për qiellin

me kallinj ylberesh. Kam  mall për tërë

brezat  e  vendlindjes  sime, për këngët

e humorin e tyre, e  për  mendjet e urta.

Mjer kush fle në këtë  kohë aq të pritur,

mjer kush nuk ndërton    folenë  e tij,

mjer kush nuk e lë  mendjen të shkruaj

e juaja është Rogana e Kosova dardane,

juaja është antika, e sotmja, e nesërmja!

Në Roganë ishte fillimi  jetës sime mbi

tokë, në Prishtinë  do  të jetë dita ime e

fundit. Ajo që lanë  të shkruar dardanët,

na e mohuan evropat  me  truk fqinjësh,

na mohuan me zërin e  Gëtes e Volterit

zhurmët mohuese të armiqëve na u bën

një, kundër origjinës sonë pellazgoilire.

Homerin e Iliadës  evropat e bën grekë!

Koha për ne s´reshtë  të na mbajë gjallë

ne shpëtuam  nga  agonia e vdekjes si e

Sokratit, e Thotit  dhe kurthave të tjera,

Pellazgji, ti nuk je Greqi, por Shqipëri!...

Roganë kam mall për  mbrëmjet  tua të

magjishme, për  Kodrën  e  Brijës  dhe,

Aeroportin e zogjve në Frakamen, kam

mall për pranverën me shi  e bubullimë

për dimrin me lundrat mbi borë dhe erë,

E ndjej hijen e Plakut të Lisit  në Cukal

dhe fëshfërimat e barit  me lulet e malit

Roganë, jam unë, je ti! Jemi  një këngë

fuqishëm e ndjej  dashurinë time për ty

tek ty kam gjakut tim, lidhjet  familjare

kjo poemë të kushtohet ty e atdheut tim.

Le të çelë ajri, uji, era  e stinët me diell

le të digjet rëra, guri e lulet e shkëmbit

populli i Atdheut pellazgian do ngritët,

të rimerr pjesët e pushtuara  të Atdheut.

Roganë, koha nuk reshtë është  e paanë

nëna ime, Naxhije Geci, e lindur në një

fshat    pushtuar  nga Serbia, prehet  e

thyer te varret, zëri i saj  ka kohë që më

troket, bir, ku  mbeti, Çështja  e Mollës

së Kuqe, popull i Roganës, intelektualë,

jepni liri mendjes e mendimit, shkruani;

e juaja është Rogana e Kosova dardane!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora