Kulturë
Përparim Hysi: Skrapari nën lupën e një studiuesi skrupuloz
E hene, 10.10.2022, 07:06 PM
SKRAPARI nën lupën e një studiuesi skrupuloz
Libri
"Visare të SKRAPARIT" nga VIKTOR BAKILLARI
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Parabolë
Kisha
kohë pa u takuar me mikun tim të vjetër, VIKTOR BAKILLARIN, aq sa qemë harruar dhe si
fytyrë.
Sa
lexova në fcb se miku im do bënte një promovim të librit për"VISARET E
SKRAPART", vjedhur nga "radarët e sime shoqeje" që më thotë se
tani unë jam si"enë e krisur" (dhe ka të drejtë:se motori im punon me
aritmi), frymën tek MUZEUMI për të
takuar mikun. Sa mbrriti, sado që nuk e njoha dhe nuk më njohu, u përqafuam dhe nuk mund të lë pa thënë, atë që, me kohë, e ka thënë POETI AMERIKAN LOGFELLOU:"Ah, se
ç'ndjesi të jep shtrëngimi i dorës së një miku të vjetër!".Qe një ndjesi, vërtet
e ngrohtë, por ky"miku i vjetër", sado që "palës tjetër", po"i
digjej mjekrra", se afrohej promovimi, unë tek"kjo mjekërr"
ndeza cigar. I kërkova librin me përkushtim dhe, pasi e përqafova me të, drejt
e nën urdhërat e simeshoqeje për terapinë e ilaçeve. E piva dhe, pasi hëngra
drekë, rashë të flija qoftë dhe 1-orë, por
meraku nuk më la dhe fillova të shfletoj librin. Aq qe dhe, pa kuptuar, miku me librin e tij, më zuri rob dhe si peng
që rashë, shkrova:
Bie
të flë
Gjumi
s'më zë
Jo
se më turbulloi ndonjë
Por
VIKTOR BAKILLARI nuk më lë...
Atëherë,
mu në dreq gjumi, kur shoh në titrat e televizionit:"... X... që ka
vjedhur miliona, u la në arrest shtëpie... E mbylla televizorin duke
bërtitur:"I paskan vrarë barkun!".Po me arrest shtëpie kam kaq vjet
unë, qoftë për arsye shëndetësore dhe, ca më shumë, se pensioni, ngaqë nuk më del, më"tepron". Atëherë e qepa dhe iu
futa librit.
* *
*
Iu
futa librit dhe jam befasuar.VIKTOR BAKILLARI
i ka bërë SKRAPARIT dhe gjithë fshatrave që përfshinë SKRAPARI, ekografinë.
Në këtë libër, autori është dhe historian, edhe gjeograf, edhe CICERON apo si
një"guidë" dhe në çdo faqe flet me aq saktësi, sa nuk ke se si mos
befasohesh. Pyetjes pse ndodh kështu, të përgjigjet me një modesti dinjitare, vet
autori: tregon burimet"ku ka "kullotur" apo ku "ka pirë
ujë" dhe, kështu, në gjykimin tim
ia zbukuron ballin si autor të këtij "libri tavoline". Tek lexoj faqe
pas faqe, më duket, se autori të merr prej dore dhe të paralajmëron, si:"...
deri këtu ke ardhur me makinë, për të mbrritur andej ku je nisur do ecësh në
këmbë, nj-dy a tri orë". Mos kujtoni se vetëm rrëfen. Jo.Përkundrazi tek
flet për historinë, ai citon historianë
që kanë domenin në këtë fushë. Për gjeografinë, gjeografë që nga lashtësia deri
në ditët tona. Për shifrat, për demografinë dhe lëvizjen e popullatës, tregon"pikat
e referimit" dhe është aq i saktë, sa të çuditë. Herë-herë, tek dua të
gjej një emërtim të saktë për VIKTOR BAKILLARIN, më duket se ky autor e ka"klonuar"
SKRAPARIN me gjithë fshtatra dhe, sikur e ka kthyer në një trup të gjallë, ku, përmjet
faqeve, si një mjek kirurg i bën diseksionin anatomik. Është aq skrupuloz dhe
aq i palodhur, sa më kujton DEMOSTENIN e
lashtë.Ky, -tregojnë, - gjysmën e kokës e qethi dhe u mbyll brenda duke
studiuar.Kur e pyetën, përse veproi kështu, u përgjigj:"Kam harxhuar më
shumë vaj, se sa verë". Aluzioni është i lexueshëm:vaji për kandilin që
pëdorte në errësirë dhe vera si atribut i qejfeve. E sa, për VIKTOR BAKILARIN, dua
të them që natën e ka kthyer në ditë (sado që nuk e ka qethur gjysmën e
kokës)për të sjellë për lexuesin këtë libër me vlerë.
Mistiku
ARTUR BENET thotë:"Në kutinë tënde të mendjes(kjo kuti, sipas tij është e
shenjtë), nuk hyn asgjë e dëmshme, pa lejen tënde". Kështu ka ndodhur dhe
me"kutinë e shenjtë" të VIKTOR BAKILLARIT.
* *
*
Unë
nga gjaku jam skraparli dhe qoftë dhe një fjalë, e mirë ose e keqe, për
SKRAPARIN, më shkakton morrnica.Të tiillë ndjesie pata kur, mend"ia
rrëmbeva" librin. Kur u futa, nëpër faqet e librit, zuri gjaku të më
gurgullojë. Unë baban e kam nga VËRZHEZHA dhe atje tek ai"rrapi historik i
VËRZHEZHËS, kanë qenë ulur shesh dhe të parët e mi. Unë e kam ngjitur të
përpjetën e Pirogoshit dhe jam çlodhur tek"Pusi i DERVSH ILAZIT", ky
shenjt nga VËRZHEZHA që ka qenë si NËNË TEREZA. Kam parë kanionet;kam qenë në
KORITË tek dajot e timeti, në derën e madhe të MEHMET BEJ KORITËS. Kam qenë në
DOBRUSHË ku rronte tezja e babait, TEZE REFIKOJA që të vetmin djalë, ALIUN, e kishte dëshmor. Në VËRZHEZHË në"derën e
KAPLLANËVE" qe martuar çupa e hallos sime dhe Oficeri me AKADEMI ITALIANE,
MUHARREM KAPLLANI, u mbrojt në gjyq si avokat mbrojtës nga
xhaxhai im, juristi HILMI HYSI. Me pushkatim MUHARREMI;me pushkatim dhe xhaxhai
im, HILMI HYSI, me GRUPIN E dytë deputetëve në shkurt të vitit 1948. Ne kemi
ikur nga Vërzhezha që nga tetori i vitit 1941, por vazhdmisht kemi qenë në
VËRZHEZHË. Në një nga verat, aty nga viti 1956, kushëriri babait, MAKSUT HYSI, më
mori me vete në stan, në mal:deri në Kulmak. Por gjyshi im(nga nëna) është nga
NISHICA dhe unë kam qenë deri tek
"Qershiza" tek këmbët e TËNDËS së QYPIT dhe kam pirë ujtë e ftohtë të
Vupës (një burim me ujë të ftohtë, midis NISHICËS E ROVICËS.
Degët
e miqësisë sonë shtrihen, në DOBRUSHË;në PËRRENJAS;në DOBRENJË;në KAPINOVË, në
Vlushë dhe, kështu, kam arsye që të jem peng
i VIKTOR BAKILLARIT: Nuk më ka zënë"sindroma e Stokholmit", por
sindroma e mallit për ato vende që VIKTOR BAKILLARI i ka skalitur si mbi gur.
* *
*
Kur
shoh se ç'shkruan për "DODONËN", them:-Ah, mor VIKTOR, sikur po më
lexon teskeretë nga xhepi. A e di ti, VIKTOR që PROFESOR PERIKLi IKONOMI ka qenë profesori im në vitin 1953, në
FIER.Jo vetëm kaq, por unë kamë bërë"apologjinë" e libriti"Për
DODONËN PELLAZGJIKE" dhe jo vetëm kaq.PROFESORI, sado MËSUES i merituar, ndodhi
që u "sulmua"(kish ndërruar jetë prej kohësh) nga
ca"keqdashës" që"hungëroni në zë dhe me zë që"nuk ka pse
gjimazi i ri të marrë emrin e tij", se është nga VOKOPOLA e BERATIT!!!
Kurse unë me"DODONËN në dorë" (ai ka shkruar me dorën etij
MINERALOGJINË(evodhën plagjiatët dhe dy librat të tjerë, thashë mes tjerash:-Jo
vetëm shkolla të marrë emrin e tij(shkolla këtë e mër ka), por meriton të quhet
PERIKLI FIERI...
Është
vendi që kortezi e meritueshme të shkojë për KUJTIM MATELIN(ai duhet ta
shtojë:DODONA) që, të them të drejtën, në polemikën miqësore me të, pak a shumë jemi ndarë kështu:- Ti ke
të drejtë, por unë jam me PROFESORIN TIM që ishte jo vetëm DITURAK, por shenjt!
Në
këtë libër tregon se je erudit skrupuloz. Tregon të gjitha burimet, por, kur
vjen puna tek GREVA, zë kërraba dhe heq nga vetja.Aty në GREVË je ANTEU që, sa
zë prek tokën, bëhet dy herë më i fuqishëm. Tani më vjen ndërmend një ish
bashkëfshatari jujaj, ndoshta dhe kushëriri juaj, i ndjeri
ISMET BAKILARI, që kur e zinte rakija, bubullonte:- Ore, e dini ju që
jam nga GREVA?Po nga GREVA të jesh se: ka shtrirje, ka fushë, ka mal, ka
burime!
I
dashur VIKTOR! E ke lakuarr SKRAPARIN në të gjitha rasat e gjuhës shqipe. Ke
folur për historinë, për traditat, për ritet e zakonet;për këngët;për përrallat
e gjë e gjëzat.Ke shkuar deri tek shprehjet onomotapoike. Aty, ku duhet, i ke
futur materialet e autorëve të tjerë, si:MOISI ZALOSHNJa, Luman Caka, Stavro
FRashëri, Sulo Pipero, Neim Mustafarai, H, xhaferri dhe ndonjë tjetër,
Natyrshëm,
që unë nuk të ndjek dot në gjithë këtë
studim kaq skrupuloz, por, sidoqoftë, pyetjes se si ke mundur të nxjerrësh në
dritë këtë vepër kaq madhore e cilësore njëherësh.ia gjej përgjgjen tek ROBERT ANTONY që thotë:"Disa pijnë
ujë në shatërvanin e dijes dhe, ca të
tjerë, bëjnë gragarë".Kuptohet që të hyn tek të parët.
Sa
për mua, nën përshtypjen se kam lexuar
një"libë të sërës së epërme" dhe jo vetëm të uroj, por, në se BASHKIA E SKRAPARIT njihet me këtë libër,
nuk i mbete tjetër, por me dekret të veçantë të të shpallë"NDERI I
SKRAPARIT" dhe jo vetëm kaq:mbiemrit tënd BAKILLARI t'i shtohet:SKRAPARI!
E meriton se edhe indet në"trupin e SKRAPARIT" i ke qëmtuarën me
lupën e një studiuesi skrupuloz! Urime, mik i çmuar!
Tiranë,
9 tetor 2022