Kulturë
Hasan M. Shahini: Poezia origjinale mediativo-filozofike dhe moderne e Ruzhdi Metës
E hene, 10.10.2022, 07:44 PM
Poezia origjinale mediativo-filozofike dhe moderne e Ruzhdi Metës…
Recension libri
Nga
Hasan M. Shahini – shkrimtar
Në kulm të veprimtrarive të
spikatura dhe të mirënjohura kombëtarisht të Klubit të Shkrimtarëve dhe
Artistëve të Durrësit, dallon përveçmëria origjinale e poezisë mediativo-filozofike
dhe modern e poetit të njohur Ruzhdi Meta;anëtar i këtij klubi dinjitoz qysh
nga viti 2007 i themelimit të kësaj bashkësie krijusish; të dhe në garë të përherëshme mes njëri-tjetrit
me botimet e tyre cilësore në gjini të ndryshme letrare. Po ashtu, në rivalitet
të hapur me simotrat organizata apo klube letrare në rafsh kombëtar e rajonal,
KSHA –ja durrësake, siç konkludon me të drejtë kritika letraro-artistike e
botuar. Qysh në krye të herës të vitit 2017, kur autori ynë në fjalë botoi vëllimin
poetik ’’Brenda veh’tes’’ dhe që u mirëprit nga lexuesi dhe veçmas
kritika letraro-artistike, duhet pohuar zëplot e katërcipëisht se poezia e
poetit R. Meta është sa origjinale aq edhe modern;madje siç do ta analizojmë e
skanojmë përmbledhazi më poshtë,kjo lloj poezie e një stili të ri të
parapëlqyer e të lëvruar nga autori,trajton me zell e deri në detaje apo trajtë
të shterruar qytetrimi,aq të lakmuar
pagano-antik,shembull e model të të gjitha kohrave dhe brezave
njerëzorë. Madje , edhe të lakmuar ethshëm e të paharritshëm në kulminacionet e
këtij Antikiteti si psh: kur rikujtojmë me nder e patos letrar poemat brilante
homerike,tragjeditë eskiliane,erotikën safoiste,statujat mahnitëse akroploke;pa
harruar dijetarët e filozofët e papërsëritshëm Sokrat,
Platon,Demokrit,Aristotel apo historianët Splendia Herodot me dishepujt e tij
pauses,babain e mjekësisë Hipokratin e deri në tempujt e polis-qyteteve me
arritjet e tijkalime në çdo zeje,profesion, art,teatër apo mjeshtri kryebetejash detare,toksore të shumta e të
rralla;krahas shkollore të shumta plot dituri themelore për çdo fushë të
veprimtarisë njerëzore. Le të fokusohemi tashmë në këtë skanër të përmbledhur,
ku pretendon analiza ime për këtë poet të veçantë:
Së pari, drejt Dodonës, Itakës e Trojës antike të
poezisë modern, orgjinale, përpiqen ngultazi e vrapojnë shumë e shumë poetë;por
pakëz arrijë seksesshëm në finish të saj;kurse Ruzhdiu ynë arrin me guxim
disavjeçar të Marathonomakut të sprovuar arrin dinjitoz në sheshxhirimin mitik
të Dodonës mitologjike e të Itakës po aq poetiko-misterioze dhe perms pyetjes
retorike realizon poezinë konkrete ‘’ Muzgje Joni’’: ‘’Befas, shëmbëllyen
muzgje të errësuar/nisur nga thellësi Joni/,sa i zvogëluar deti/; strukur
guvash ujore Amfitrita/;ç’po bën në Itakë,Posidoni?!...’’ Dhe mendo se :
Posidoni ishte kryehyjnori, perëndia e deteve,kurse Hadi, ai i tmerrshmi i
nëntokës..Kësisaj,parakalojnë në memorjen tone perms poezive tipike e të
realizuara bukur,shkurt,qartë dhe kryesorja me mesazhin e duhur përcjellës të
tyre: mitike,perëndi, personazhe-heronj të dëgjuar e të lakmuar prej epokash të
Antikitetit si, bie fjala: Apoloni,njeri nga
12 perënditë e famshme të Olimpit; kulti I mjohur I Akilit famor me
rrënjët ilirike të Homerit, i cili sipas mitit, kur e ëma e lindi, e zhyti së
pari në ujrat e lumit Stiks që të bëhej trupi i tij i paprekshëm etj,etj.
Njihemi me Promoteun guximtar, ndriçuesin e pare e të vërtetë të njeriut,për të
shijuar zjarrin jetëdhënës;rrëmbyer forcërisht perëndive duke ngritur hapur
krye kundër Zeusut zemërak e hakmarrës kulmor. Apo Galatea,nimfa marramendëse
që pesonifikonte detin e qetë, me të cilën u dashurua Polifermi, por që ajonë
fakt donte bariunAkid…Domethënë, ka plot mjaft poezi kushtuar miteve me
bërthamë filozofike sië është psh. Ai i Kozmogonisë ( krijuesit të gjithësisë).
Poeti ynë Meta shkruan: ‘’Nga molosët ishte Dodona/,bijë e Ilirisë së
lashtë/.Herodoti e dëshmori teologen pellazge plot ar/;nga Odiseu mësuar sit ë
kthehej në Itakë…’’Ose më poshtë vargjet: ‘’Ata zogj me thonj si kanxha/,që
ushqeheshin me mish njeriu/,betejën e luftës mbi ta e fitoi Herakliu!...’’
Ai,pra Herakliu me ato shtyllat e mermerta që vendosi në dy anët e Gjibraltarit
Ilirik;atë që e ndihmonte perëndia e diellit Helios. Dhe më tej lexojmë me
ëndje: ‘’Maja, më e madhe nga shtatë plejadat/,Hermesin lindi nga një
dashuri/;nga ato të fshehtat që bënte Zeusi! .’’ Të fiksohen në mëndje vargjet
: ‘’Artemida,hyjnesha më e pushtetshme e Olipit/,bija e Zeusit dhe latonës/, në
Delos lindi dhe kudo ajo nënshtroi mite e male/ me shigjetën e saj hakmarrëse
fatale!...’’. Shkurt,lexuesi befasohet dhe kënaqet me vargjet e realizuara
bindshëm e logjikshëm poetikisht, me një stilt ë rrjedhshëm nga poeti Ruzhdi
Meta; sepse,kryesorja, në çdo poezi konçize definohet mesazhi përkatës dhe fort
I gjetur filozofikisht,ideoemocional,mediativ i cili përqaset po me fines nga
Antikiteti, direkt në shërbim funksional
për aktualitetin tonë qytetrues.
Njëherësh, krejt vëllimi
poetik, na forcon bindjen e kënaqësinë për erudicionin e autorit,zellin e tij
për të njohur e zbërthyer deri në trajtën më shteruese të gjitha njohuritë për
Orakullin pellazgjik të Dodonës, të tempujve të saj; të Delfinit famor, të
Olimpit mitik, fronit të perëndisë; pra të pikave kyçe e kulmore të Antikitetit
të papërsëritshëm. Dhe mua, analizuesit e recensusit të plotvrullshëm të
vëllimit të bukur poetic të poetit R. Meta, më kujton mirfill pasazhet e
dedkuesit edhe të studimeve- historian tanë qysh në krye të herës për
Antikikitetin,sikurse skrupulozët: Kondo,Ceka,Korkuti,Xhufi, Baçe, Tare,
përmbledhur e kulmuar në simbiozën: ‘’O mbret Zeus, Dodonas pellazgjik
Mollosëve tanë; O i biri i Arushës antike dimërmadhe ! …‘’. Apo më qaetazi,
poeti Meta më risjell këndshëm në zemër e mendje pesiatjet liriko-epike të vargjeve
të të Madhit Bajron gjatë peligrinazhit të tij eksplorues poetic të romantizmit
kohor në këto vise legjendare me vargjet: ‘’Dodonë, ku është prozhmi yt i
moçëm, kroi profetik e Orakulli divin ? ( hyjnor) …’’ Sa bukur, sa krenari
legjitime përjeton e ndien çdo lexues/e! Tamam, sikur poeti ynë Ruzhdi Meta me
të njëjtin figure stilistike të pyetjes retorike si më lart, nëse kujtojmë edhe vargjet lapidare
bajroniane në këtë rast tipik të recesionit tone:’’ Shqipëri,lejomë të kthej
sytë e mi mbi ty, o Nënë e rreptë, burrash të egër?!...’’. Dhe , pra, a nuk
kemi të drejtë të krenohemi e pra së gjithash të sedërohemi në kulm me mesazhin
e qartë si drita e diellit zenit Jonian: Kur një i huaj ( në këtë rast poeti
Bajron) na e thërret Shqipërinë tonë Nënë ;po për ne ç’mbetet vallë?!... Besoj,
adhuroj një supërnënë, një hyjneshë, një perëndeshë, një univers….Tamam,
pikërisht sikurse Antikiteti ynë Ilirik e Pellazgjik ( e jo vetëm Helen) nga
buron në fakt entogjineza-logjia jonë shqiptaro-ilire!!
Së dyti, Libri i bukur dhe mjaft I realizuar poetik
‘’Orakulli Dodonës’’ i formatit 12x20 cm me 125 faqe dhe 150 poezi; nga të
cilat 2/3 i janë përkushtuar Antikitetit të pamat, temës së pashteruar kurrë
dhe aq të lakmuar e të trajtuar në këtë rast, siç e meriton vetëm e vetëm nga
poetët guximtarë të tipit Ruzhdi Meta. Të këtij djaloshi shumë simpatik,
mendjekthjellët, muskuloz e të aftë porsi rrepët e lisnajat e moçëm të
Librazhdit nga buron origjina e tij prindërore, shtrirë buzë Shkunbinit
kaltërosh e plot ujvara;ku flladon nimfat po aq të moçme të Antikitetit ilirik;
trajtuar mjeshtërisht nga dramaturgu ynë
famoz i traditës,elbasanasi Et’hem Haxhiademi, i paharruari dhe i lavdëruari në
letrat shqipe të viteve ’20-30-të të shekullit xx. Ka në këtë kapitull të
librit ‘’Orakulli i Dodonës’’ vargje brilante që të rrëmbejnë porsi vorbujt e
shtjellta shkumbiane , i cili zbret malesh me aq furi, nëse kujtojmë poezitë
sikurse bie fjala: Alekstra…’’ Kjo martire antike e sacrifices sëpahumbur/ që
bekoi martesën e një çifti të gjatë e të lumtur…’’Apo vetë gadishulli konkret
ilirik ‘’Iliriada’’, për të cilin barbarët slave të zbritur furishëm si ikanakë
mjeranë nga Stepat e thata të Uralit të largët..’’ duke shpërndarë hejbetë e
dhirta/,kudo në çdo anë/,Iliridës sonë brutalisht I vunë emrin Ballkan!!...’’
Pra, janë vargje solide që veç tjerash, na japin edhe informacione të sakta
perms penës së kaltër poetike të kronikanit Ruzhdi Meta. Le të kujtojmë poezinë
me aq shije, duke spikatur Atenën ziliqare,e
cila u përpoq për t’ia kthyer ëndrrat e endjes
sëpafund në merimanga! …Kurse poezia ‘’Tikea’’, ajo hyjnesha e
personifikimit të rastit, arriti që në Romën e kultit të identifikohej me
Fortunën!’’ Marpesa, më e hijshme në në dashuri, s’kish nevojë për rytje e
kartën,ajo lindi pa modalitet Kleopartën’’ .Kulmon ky kapitull me poezinë e
goditur ‘’Antiklea’’ që me bekimin hyjnor të artë/, nëpër jehonat e dheut,/
është nëna e famir Odiseut,/ simboli I gruas ilirike,/ e në flijim!’’ Prekesh
padyshim nga vargje të tilla me peshën e detit deri në substance e
subkoishencës tënde; o lexues/e vëmendshëm dhe i/e kualifikuar; ndryshe ti s’ke
për të kuptuar qartazi stilin poetic të përveçëm të Ruzhdi Metës që ka
simbolikën e parimit të Ajzbergut.
‘’ Dmth, një pjesë
krijmtarie ka mbi vijë,kurse dy të
tretat nën ujrat e thellësive joniane e mesdhetare; ndaj e përsëris me vetëdije
të plotë: thellohu e kënaqu edhe ti, o lexues/e duke shijuar poezinë modern
meditative- filozofike e njëherësh konçize e motivuese të poetit tone të
talentuar e të kërkuar Ruzhdi Meta,kënaqu!
Së treti,poezitë e tjera po aq konçze të poetit tone
kushtuar natyrës, janë tamam si dekor i një bukurie më vehte. Psh, vjeshtën ai
e pikturon tamam si dekor; të kujton gati-gati peisazhet pikturore të përveçmit
të të madhit Vangjush Mios, luginave pogradecaro-korçare. Apo krahasueshëm me
nositin e mërguar dhe liqerin që jetonin bash tek gushë e shpirtit Lasgushian!
Apo zbritur të motit artik. ‘’Do doja të këndoja një këngë vjeshte/, të
mblidhja ato fruta të lëna vreshtave/,Ti , vjeshtë,portret fundstinë/, peisazh
frutash të begatë…’’ Kredoja poetike e autorit është: ‘’Çdo çast i tanishëm
përmban diçka nga të gjëndjeve dhe përjetimeve të kahora;bota që na rrethon
ngado, duket e gjallë vetëm mbi bazën e
një filozofike mediativo-intuitive.
Çdo gjë që na rrethon është
në zhvillim krijues ,ashtu si përpjekja e vetë poetit për të kapur
intiget,motivet dhe për të na dhënë siç duhet bërthamën e mesazhit e jo
tautologji fjalësh e vargjesh bajate pa gjak e nerv e palcën kurrizore.
Së katërti, poeti skicon poezi me tematikë sociale që të
fusin në mendime me alegorinë e tyre zhbiruese e të mprehtë si psh. Shiko
kazermat e braktisura të mbrojtjes,ndërtuar nga eprorë porsi Don Kishotë, saqë
sot mbeten jo relikte por skelete duke
ngjasuar me mullinj me erë! Ja,pra, ironia shpotitëse alegorike! Ose poezia e
‘’Kalaja’’, pikturuar vargjesh me një vizatim rrënonjës; e cila ngaqë braktiset
qëllimisht nga pushtetarët injorantë e anafalbetikë fundkanalë,ngjan sot me një
zhgun barinjsh vetmitarë që digjen në zhegun
e verës duke kullotur gjënë e gjallë për të mbetur gjallë! …Kësisoj, pra
mes shembjesh tipikë për të mbetur si
bie fjala ja disa syrësh: ‘’Heronjtë’’, ‘’Ndërgjegja’’, ‘’Dy librat’’,
‘’Patoku’’, ‘’Uroj’’, ‘’ Liri e burgosur’’,’’Reshje vesesh’’, ‘’ Pse çuditen’’,
‘’Tri ndjenjat’’,’’Pa pasion’’, ‘’Mirësia e vargjeve’’, ‘’Foll në
natë’’,’’Gri’’, etj; ku me siguri matematike,pohon me të drejtë poeti
shpotitës R. Meta me hosten në dorë:
‘’Do të rënkojë metafora e jetës që pëgjason aq shumë me një foshnjë të
sëmurë,kequshqyer jo vetëm nga skamja; por mbi të gjitha nga perversiteti
varfëror, ku e katandisi regjimi dështak i sotëm aq i ëndërruar për mbijetesë i
cili i la qëllimisht luginat,bashtinat,mallet djerrë fatalitet!’’. E, doemos,
rrënkon metafora,sinonim i jetës,perms vargjeve konçize,apeluese për sot e për
mot, që na shtron sofra bujare për t’i lexuar e zbatuar,vetëm pena e talentuar
e Ruzhdi Metës. Natyrishëm, si
deduksion, kjo është aftësi e rrallë; dufi i një shpirti shpërthyes
porsi një vullkan i fashitur migjenian!
Autori guximtar konkludon:”’Më mbytën idetë,programet,premtimet e lugës bosh të
foshnjës në kontravesin utopik të sloganit partiako-/qeveritare…sepse që të
gjitha formojnë mjegullnajë e shthurje e degradim të tejsajshëm!...’’
Së pesti, mjetet stilistike që përdor janë që të gjitha
siç duhet, të përzgjedhura, të situra hollë e kryesorja në funksion të brendisë
së poezive dhe mesazheve përcjellëse. Kështu , rreth dy figurave të
parapëlqyera të autorit, metaforës dhe alegorisë, sillen bukur në vallen poetike, edhe metonimia,
personifikimi, shkallëzimi rritës e zbritës,epiteti cilësues,pyetje retorike,
ironia therrse së toku me trope figurative të tjera ashtu siç e lyp konteksti
delikat i vargëzimit . Le të ilustrojmë
pak shembuj: ‘’Stinë e urtë vjeshta/,është më shumë se e urtë/, pemët mbuluar
kanarinë me fruta/, dielli ngadalë tëreheq lavdinë/, nga deti larguar zhurma…’’
Më tej, bie fjala poezia ‘’ Thana’’: ‘’shkurre me fryt/,është sa e vogël! /
zgjedh vendin ku rritet/,asnjeri s’merr përsipër/ se thanat kanë gardh…/ por do
vijë dhe e hana:/ pop se duhet një gardh te thana?! …’’ Bukur,alegoria, të fut
në mendime edhe për fkalën e mençur popullore! Dhe më tej poezia solide ‘’Atë
mbrëmje’’ në faq.43 të librit : …’’të çukita pak majën e hundës/,tek ai i magjishmi portret/,komunikimin mes tyre
indet/,sytë e mi u shndërruan në det/,në thellësi të tij/,u tret magjia jetë
portret!’’. Komenti është i tpërt. Mbetesh pa fjalë, vargje meditative të
sakta, të kursyera. Kësisoj,pra,mediatori është terapi që të shëron! Ose , le
të prekim poezinë metaforike e qetësi
vargjesh ‘’ në fq. 57: ‘’Këtë mbrëmje, vargjet u ngjajnë gjallesave/,pas
kalimit të një moti me shi/, rrinë sa urtë në strehzat pa çati/, ndoshta jam I
vetëmi në heshtjen e tyre/,por k y
moment me to s’përbën vetmi/;unë brenda tyre më i vogëli fëmi!’’. Po kështu në fq. 58, poezia
nëntëkotuale’’ Nën mbulesë muzgu’’: ‘’ Ngadalë po afrohet muzgu/, askush s’e
ndalon të mbulojë çdo cep /,muzgjet jetojnë dhe metaforat/, kur shtrojnë
shtratin, të flejnë poetë! …’’Kësisoj edhe vargjet haik në fq. 65.
‘’Mesazh’’:’’Mbrëmje e qetë ra ngadalë/,ky
çast përkëdhelës nën vesë/, ndjesi medituese përhumbur/, mesazh nën
vision resh…’’ Në thellësi poezia modern e Ruzhdi Metës është qartazi
koncetrat, është pigment ideor e
shpirtëros,musht nektari dhe product mjalti safi bio bletësh; mbledhur me pikatore peisazheve mahnitëse vendlindase,
mbajtur në subkoishencën e tij lirike,erotike,dashuror me jetën e natyrën;
memoralizuar në vetëdijen ekzistenciale dhe pastaj shkruar aq lirshëm e
origjinale bio për të kënaqur ( gjithsesi pa hater por me merak poeti) çdo
lexues/e të vëmendshëm e të kulturuar e jo dosido, kuturu’’ se thelbi i
tyre poetike i ëmbël nxiret ashtu
sikurse brumi i arrës gungore, e cila s’ta lëshon kollaj produktin e saj
njëvjeçar aq të dëshiruar e të shëndetshëm…
Së gjashti, përpos tjerash, poeti ynë mjeshtëror, di ta
lëvrojë bukur dhe me vargje të zgjedhura, të kursyera edhe poezinë
liriko-erotike,konkrete, lirikën intime duke e stolisur atë reale,
racionale,konkrete ashtu siç shfaqet …aspak flurore e kursesi perverse plagjare
nga të shumtit poetë që e kanë vërtetë bastarduar këtë ndjenjë hyjnore
emocionale, siç e meriton DASHURIA. Poeti ynë shprehet bie fjala në poezinë
‘’Jehona’’ në fq. 96 : ‘’Dashuria symbol/,çastin jeton dhe si vetëtimë/, por më
e ëmbl e solide nën simbolin Shën Valentin!’’ Ose , poezia ‘’ Ti ‘’ …’’ti
je frymë/, që bën muzikë/, ashtu si zëri
yt mëngjesor bregdetar: ‘’ Deti ende i pazgjuar/, ashtu si në dremitur/, valësh
përqafuar !’’ Poeti ynë Ruzhdi Meta rebelohet , kur ndesh vargje kot- koti të
poetëve delirantë, që jo vetëm plegjarojnë; porse fryhen si kacekë duke
‘’performuar’’ tubimeve të paguara, duke çjerrur zërat e tyre butaforike të
zvarguar Belulianë… Oh, oh sa poshtë kanë rënë ata/, ata mjeranë që erotikën
s’e ndjejnë, s’ e kanë !!
Përkundazi. Poeti ynë
logjikshëm konkuldon dhe defimon natyrshëm: jo çdo cast vargu është apo bëhet
poezi;ashtu edhe jo çdo ndjenjë shpesh hyjmeren DASHURI. Lirika sa intime aq
dhe seriale ‘’Shall’’ që përkëdhel si fllad gushën e saj, mollzat e pangopura
me mall, tek bie mbrëmja detare dhe pulbardhat fluturojnë lart e larg e
përqark…mbjellin dashurinë e rrallë, tretur në shall!... Lirika dashurore
antike ‘’ Mbasdite’’ n ambush krahorin me oksigjen e ndjenjës sublime të lashtë
sa vetë Antikiteti ilirik pagan e dodonës pellazgjik: ‘’Amfitrita në thell?sinë
detare/, pret Posidonin në prag! Dhe në
poezinë ‘’ Heshtur mbrëmjes’’ ‘ gjejmë vargje solide të tipit : ‘’ Kur
romakët perandorë u dyndën mbi det, u
zbrapsën sakaq nga Urdhri i një gruaje / ishte Teuta iliridë, mbretëresha jonë
e rreptë!’’ Poezia ‘’Aromë bliri’’: ‘’Oh, në këtë qytet, sa sinfonike nata,
tingulloi I lirikave aromë e blirit/, tretur me qytetin,/ mbuluar nga
serenade!’’ Ç’të përmend më pare nga vëllimi poetic ‘’Orakulli i Dodonës’’ (
gjiri i etnogjenezë-Nanës, shënimi im H. Sh) kaq i realizuar , ku poeti Ruzhdi
Meta ka thurrur vargje e motive e mesazhe me limën më të hollë mjediane dhe me
fijet e filigramit argjendar sa më të zgjedhur! Po ka limë lexuesit/, eses, me
qëllim që t’i shijojë maksimalisht një e
nga një të 150 poezitë e librit në fjalë; njëra më sinjfikative e brilante se
sa tjetra…
Si
konkluzion : U përpoqa t’i bëj një
skanër sa më të detajuar vëllimit poetic emërmadh ‘’Orakulli i Dodonës’’ të
poetit vërtet të talentuar Ruzhdi Meta. Me dëshirën e dashamirësinë prej kolegu
të përvojës gjysëshekullore në fushën e letrave, duke e përgëzuar me gjithë
zemër: lëvroje më tej këtë Arë të bekuar
thuajse djerrinë, pra poezinë komike
metaforike, mediativo-filozofike, po edhe erotikën antike kaq e kaq të kërkuar
e të lakmuar; ndonëse tejet të vështirë
në llojin e vet ajzbergian…e cila është perla e poezive, nimfa e
papërsëritshme dodoniane e gjithëkahshme e Antikitetit tonë Ilirik
etnogjenealogjik, të gjithëpranuar tashmë botërisht….
Durrës më , 2. 10. 2022 ( e diel)