Kulturë
Anton Nikë Berisha: Rrafsh i lartë i studimit të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe
E merkure, 12.10.2022, 07:20 PM
RRAFSH I LARTË I STUDIMIT TË APOFONISË INDOEVROPIANE NË GJUHËN SHQIPE
Albert
Riska, Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe. Shtëpia botuese
Kristalina- Kh, Tiranë 2022
Nga
Anton Nikë Berisha
Dije e gjerë dhe e
thellë në fushën e gjuhësisë
Për
dijen sa të gjerë aq dhe të thellë të prof. Albert Riskës në fushën e gjuhësisë
u binda pasi lexova librin e tij “Shqipja dhe krishterimi[1]”.Në
vështrim të parë titullinuk të jepte një ide të qartëdhe mirëfillitë përcaktuar
të asaj qënjëmend ka në qenësinë e vet ky libër. Mirëpo, kur i rashë në fund
m’u qartësuan skajshmërisht, pos të tjerash, dy gjëra të rëndësishme.
E
para: gjakimin qëbrenda traditës së krishterë të dëshmohet lashtësia e gjuhës
sonë meqenëse na mungojnë dokumentet e shkruara të një periudhe të hershme.
E
dyta: përpjekja që përmes disa “vogëlsirave”, fjalëve, të dëshmohet në një
mënyrë dhe rrjedhaegjuhës sonë. Libri i tij ështëfryt i gjurmimit thellësor e
jo i fjalëve të mëdha e “patriotike”;studimi i lashtësisë së gjuhës sonë, duhet
të mbështetet në të dhëna e në argumente sa më bindëse dhe të përligjur me
shembuj, siç ndodh dhe në shkencat e tjera.
Arsyet
pse prof. Riska u mor me gjuhën dhe krishterimin lidhet pikërisht me pasurinë e
trojeveshqiptare me monumente të lashta të krishtera: “[...] territori i
Shqipërisë radhitet ndër territoret më të pasura me monumente të kultit
kristian të hershëm[2]”.
Në
studimin “Shqipja dhe krishterimi” prof. Riskaveçondy faza të hershme të përdorimit
të greqishtes dhe të latinishtes gjatë predikimit nëpër kisha; e para përdorej
para legalizimit të krishterimit, ndërsa e dyta pas[3].
Elementi
latin i krishterimit në gjuhën shqipe përligj lashtësinë, siç e kishte thënë më
parëedhe prof. Çabej: “Në gjuhën shqipe terminologjia kristiane me gurrë latine
përbën shtresën më të moçme të gjuhës fetare[4]”.
Prof.
Riska ndriçon rëndësinë e madhe tëpranisë së fjalëve shqipe të traditës së
krishterë që e kanë burimin te greqishtja e vjetër, çka dëshmon,po ashtu,për
lashtësinë e gjuhës sonë: “Prania e fjalëve të tilla, të fjalëve të sferës së
besimit të krishterë që e kanë burimin te greqishtja ose që mund të kenë ardhur
nëpërmjet greqishtes, është e një rëndësie të jashtëzakonshme për gjuhën shqipe[5]”.
Mbasi
i bën një shqyrtim sa të gjerë dhe të thellë fjalës zot, duke e krahasuar edhe
me greqishten homerike, prof. Riska shkruan: “[...] fjala zot e gjuhës shqipe është
një fjalë e vjetër[6]
[...] dhe është përftuar nga zhvillimi fonetik i një kompozite që përbëhej nga
dy fjalë – rrënjë indoevropiane *dj?us +atta apo *dij?us+atta, me kuptimin ati
i qiellit ose ati i dritës, apo ati i ditës”[7].
Edhe
fjalën Shën të gjuhës shqipe, qëështë
e burimit latin, siç thekson prof. Riska, për shkak të funksionit dhe vendit të
përdorimit ka provuar zhvillime fonetike dhe kuptimore të ndryshme dhe është
diferencuar si një fjalë me vete[8].Për
fjalët lëmoshë dhe mëshirëstudiuesi ynëthotë se të dyja rrjedhin
nga fjala e vjetër grekeeleemosýne,
huazuar edhe nga latinishtja.
Nga
gjurmimet dhe analizat e vëmendshme dhe thellësisht profesionale, prof. Riska
nxjerr përfundimin: “Gjurmët e zhvillimeve që ka njohur faza e parë (e
krishterimit), shekujt I – III, janë shumë të pakta në gjuhën shqipe, megjithatë,
e rëndësishme është që ato nuk mungojnë. Nga kjo fazë duhet të jenë trashëguar
në gjuhën tonë fjalët: bajëm, djall, djemën,
dreq, hir, mëshirë, shaje, tym, si dhe toponimi Fterrë. Mund të përmendim si të kësaj faze edhe disa terma që i kanë
përkitur terminologjisë së paganizmit,
por që krishterimi i përshtati dhe i bëri pronë të terminologjisë së vet, si: zot, e enjte, e premte, si dhe ndonjë emër
shenjtori, si: Shën Premti dhe Shën Gjini, ndoshta edhe Shën Mitri[9]”.
Studiuesi
ynë i ndriçon dhe një varg fjalësh të gjuhës sonë që kanë burim nga
latinishtja, që i përkasin shekujve IV – VI, si: fe, prift, meshë, shpirt, ferr, besoj, mallkoj, pashkë, kumbar,
shenjt, engjëll, kreshmë. Ungjill, këndoj etj.[10]
Duke
folur për krishterimin te shqiptarët prof. Riska shkruan: “Të gjitha elementet
gjuhësore që do të lidhen me zhvillime të kësaj periudhe duhen të konsiderohen
si elemente të trashëguara për gjuhën shqipe, duke qenë se është fjala për faza
që e kapërcejnë kohën e lindjes së vetë shqipes. Këto të dhëna gjuhësore
tregojnë se krishterimi ndër shqiptarëështë i trashëguar, pra shqiptarët nuk e
kanë përqafuar krishterimin vetë, por kanë lindur si një popull i krishterë[11]”.
Në
vijim të ndriçimit të dukurive gjuhësore brenda traditës së krishterimit, autori
shkruan: “Në shekullin VII nis periudha e dytë e zhvillimeve në sferën e besimit
të krishterë. E quajtëm ‘Periudha shqiptare’, sepse jemi në kohën kur duhet të
ketë lindur gjuha shqipe dhe elementet leksikore që janë futur në këtë kohë
përbëjnë huazimet e vetë shqipes dhe u shtrohen elementeve të trashëguara nga
gjuha nënë[12]”.
Përligjje e rrafshit dhe e cilësisë së lartë studimore
U
zgjata paksa, siç thonë ulqinakët, rreth librit “Shqipja dhe krishterimi” të
prof. Albert Riskës për arsye se i paraprin studimit të tijGjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe[13],që
është pa asnjë dyshim vepra më e vlefshme dhe më cilësore e deritanishme e
autorit dhe njëra nga veprat më të qenësishme të gjuhësisë shqiptare që njoh
unë.
Kjo
gjëpërligjet me mënyrën e qasjes së dukurive, me shqyrtimin e ndërliqshëm që u
bën nga rrafshe e pikëvrojtime të ndryshme; nga ballafaqimi dhe ndriçimi i
tipareve dhe i cilësive që u bën një varg fjalëve dhe formave të tyre nga
aspekte të ndryshme dhe, natyrisht, edhe me të mbërrimet (përfundimet) që sjell.
Së këndejmi, libri i tij mund të shërbejë si model për punën studimore jo vetëm
të gjuhëtarëve të rinj, por edhe të atyre më me përvojë, madje jo vetëm në fushën
e gjuhësisë. Them kështu për arsye se nuk më ka rënë ndonjëherë të lexoj një vepër
të një gjuhëtari tonë që me kaq dije e ndjesi shkencore t’i qaset një
problematike, siç ështëapofonia indoevropiane në gjuhën shqipe, duke ndriçuar një
vargçështjesh sa të rëndësishme, po aq tëndërliqshme gjuhësore, qëkanë qenë e
do të jenë objekt vështrimesh edhe në të ardhmen.
Prof.
Riska në bën të ditur arsyet pse e bëri objekt studimi në rrafshin sa të gjerë
aq thellësor dukurinë e apofonisë, qoftë në analizën e fjalëve, qoftë të
grupeve (çerdheve) të fjalëve, qëkërkon njëdije dhe një studim shumëkompleks.Sipas
tij apofonia zgjon “[...] kërshërinë e ço studiuesi të historisë së një gjuhe për
arsye, si për natyrën e saj, për terrenin morfonologjik ku lind e vepron, për
kohën kur ka vepruar, si dhe për vlerat që mbart në sistem. Është një nga
dukuritëmorfonologjike më të vjetra dhe nga më interesantet që i takon
kronologjikisht fazë së përbashkët indoevropiane dhe që ka lënë gjurmë të
dukshme në disa gjuhë të familjes, po ashtu dhe në gjuhën shqipe[14]”.
Pra,
apofonia e përligj rëndësinë e saj për arsye të shndërrimit fonetik me vlerë
morfologjike të fjalëve, por edhe të vështrimit historik. Për disa studiues
apofonia më tepër heq peshë nëaspektin fonetik, për disa në atëmorfologjik[15].Ndonjëherëkëto
dy aspekte edhe mund edhe të mos ndahen[16].
Në
përcaktimin e prof. Çabejt apofonia është “[...] alternim i rregullt i disa vokaleve
të caktuara në fjalë që lidhen etimologjikisht në mes të tyre[17]”.
Është
dhe një arsye tjetër që prof. Riska e bëri objekt shqyrtimi apofoninë, që mund
të thuhet përmes mendimit tëOswaldSzemerényi: “[...] duke qenë se skema bazë e
ndërkëmbimeve vokalike funksionon me përkime perfekte në gjuhë të ndryshme dhe,
nga ana tjetër, duke qenë se ndërkëmbimet nuk gjejnë shpjegim brenda historisë
së një gjuhe të veçantë, detyrimisht duhet pranuar se apofonia është dukuri e
trashëguar nga gjuha bazë e familjes[18]”.
Kjo ndodh dhe me gjuhën shqipe.
Studimi
i mirëfilltë i apofonisë tregon se ajo është një dukuri që ka luajtur rol të rëndësishëm
në përftimin e trajtave të fjalëvee të grupeve të fjalëve në gjuhë të ndryshme,
po dhe të fjalëve dhe të grupeve të fjalëve të gjuhës shqipe. Së këndejmi,
njohja e thelluar e apofonisë nëpërmjet shembujve konkretë të fjalëve shqipe
dhe të trajtave që ruajnë ato, do të ndihmojë për të rindërtuar fjalë dhe
trajta që do ta pasuronin studimin e apofonisë, por edhe për të krijuar një
përfytyrim më të saktë për sistemin e gjuhës shqipe në faza mjaft të hershme të
ekzistimit të saj[19].
Prof. Riskae thekson këtë në mënyrë të qartë që në Parathënien e librit:
“Shkurt, këtu është fjala për të gjykuar peshën e gjurmëve, natyrën dhe vlerën
e tyre, në mënyrë që të mund të tregojmë se gjuha shqipe mund të ndihmojë në
njohjen më të thellë apo në përfytyrimin më të drejtë të kësaj dukurie që
besohet se duhet të jetë shfaqur që në indoevropianishten e përbashkët[20]”
dhe se në bazë të kërkimeve të vëmendshme dhe të vijueshme del se “[...] grupet
e fjalëve që do t’i nënshtroheshin skemës
nuk janë të pakta në gjuhën shqipe, çka do të thotë se shqipja është
ndër ato gjuhë që ruan shumë dhe shumë mirë gjurmë të dukurisë së rëndësishme
indoevropiane të apofonisë. Megjithëse është fjala për një gjuhë që është
prekur fort në sistemin e saj leksikor nga ndikimet e huaja, shqipja, me
konservimet e veta, mund të ndihmojë për njohjen dhe të kuptuarit e natyrës së
dukurisë[21]”.
Në
bazë të studimeve të veta të gjera të apofonisë indoevropiane prof. Riska sjell
përfundimin: “Pra, nga pozita e shqipes apofonia duhet parësi një mekanizëm, si
ndërrim tingujsh me vlerë trajtëformuese dhe fjalëformuese, një tip ‘karakteri’[22]”
dhe “Gjithashtu apofonia mund të shihet edhe si një sistem shndërrimesh
fonetike në rrënjë të fjalëve etimologjikisht shumë të afërta që i përkasin dy
kategorive leksiko – gramatikore të ndryshme, si foljet, nga një anë, dhe emrat
përgjegjës nga ana tjetër: lego ~ logos,
tego ~ toga, bie ~ bar, vjedh ~ udhë, vjer ~ urë etj.[23]”.
Gjithë kjo shërben për të përligjur sistemin se si “[...] janë përftuar fjalë
të ndryshme nga një bazë e vjetër indoevropiane[24]”.
Gjatë
shqyrtimit dhe ndriçimit të dukurive të apofonisë indoevropiane në gjuhën
shqipe prof. AlbertRiskazbaton parime që dëshmojnëpunën dhe hulumtimin e mirëfilltëshkencor:
i merr në vështrim mendimet e disagjuhëtarëve nga më të shquarit që janë marrëme
dukurinë e përmendur; i ballafaqon ato jo vetëm tek një autor, po dhe tek autorët
tëperiudhave të ndryshme, për të shtuar ose për ta plotësuar me mendimin e tij,
qoftëqë lidhet me një fjalë të veçantë, ose me çerdhe fjalësh, ku përligjen gjurmëtë
apofonisë indoevropiane në gjuhën tonë po dhe të formave që gjendenme një varg
gjuhësh të tjeraevropiane dhe më gjerë, duke ndriçuar ndërliqësinë e çështjeve dhe
të ndryshimit të fjalëve që kanë pasur dhe kanë pësuar në rrjedhë të kohëve.
Kur
është bindur se studiuesit gjuhëtarë kanë prekur dhe kanë ndriçuar përbërës të
qenësishëm, në pajtim me veçantitë apofonike, morfologjike e fonetikeose të ndonjë
dukurie tjetër, prof. Riska i përkrah, i përforcon me argumentet e tij, ndërsa
kur është bindur se dukuria mund e duhet të vështrohet edhe nga kënde e mënyra
të tjera, i pezullon, jo duke i mohuar ato me pohime, po përmes shqyrtimit tëpërbërësve
dhe argumenteve qëjanë të rëndësishëm. Këtë e bën me maturi e me natyrshmëri
për arsye se dukuritë që i studion asnjëherë nuk mund të përcaktohen në mënyrë
të prerë; janë procese që kanë ngjarë në rrethana e në kushte të panjohura për
gjuhëtarin e sotëm, pra ato vetëm që mund tërindërtohen sipas përbërësve gjuhësorë
e gjurmëve të tyre.
Mendimet
shtesë të prof. Riskës për apofoninë indoevropiane të një varg fjalësh shqipe
ose çerdhe (tufë apo grup) fjalësh shqipe janë rrjedhojë e asaj që del nga
ballafaqimi, me një anë i dukurisë nga gjuhëtarë të ndryshme dhe asaj që thotë
studiuesi ynë. Pra, apofoninë indoevropiane në gjuhën shqipe, në rrafshin e
fjalës ose të grupeve (çerdheve) prof. Riska e vështron natyrshëm, pa krekosje,
pa zhurmë, pa qëllim që t’u kundërvihet ose t’i mohojë mendimet e studiuesve
paraprakë ose bashkëkohorë, por brenda shtigjeve të hapura prej tyrei ndriçon
ato në mënyrë thellësoree të gjithanshme.
Rëndësia dhe ndërliqësia
e studimit të apofonisë
Libri
i prof. Albert Riskës Gjurmë të apofonisë
indoevropiane në gjuhën shqipeështëpa dyshim, siç thashë, studimi më i
gjithanshëm dhe më i thellë qëështë bërë në gjuhën tonë rreth kësaj dukurie. Në
të autori studion, përveç të tjerash, apofoninë radikale, shkallën zero të
apofonisë, marrëdhënien apofonike në grupin e fjalëve në zanoren rrënjësore
etj.. Në vepër ai përligj në forma e me argumente të ndryshme dhe me shembuj të
shumtë lashtësinë e gjuhës sonë dhe lidhjet e saj të ndryshme me gjuhët
indoevropiane dhe me disa gjuhë ende të gjalla, në të cilat gjenden gjurmë të
apofonisë indoevropiane.
Në
vepër jo vetëm ndriçohen dukuri tërëndësishmeqëgjuhën tonëe afrojnëme gjuhët e
lashta indoevropiane, po dhe dëshmohetndërliqësia e përbërësve të sistemeve të
gjuhëve e të rrjedhave të ndryshimit të tyre. Njëherit hapen shtigje të rëndësishme
për thellimin e studimeve më të veçanta, brenda sistemit të fjalëve ose të
grupeve të tyre, jo vetëm në rrafshin e apofonisë, duke dhënë pastaj dhe
shkallët dhe tabelat për fjalët ose për çerdhen e fjalëve që afrohen ose largohen mes tyre brenda një gjuhe ose
tek disa sosh.
Pra,
prof. Riska në hartimin e këtij libri mbështetet në parime që dëshmojnëpërparësinë
e vështrimit e të analizimit sa më të mirëfilltëtëdukurisë së apofonisë, por
duke e shtrirë atë dhe në rrafshe e aspekte të tjera, duke theksuar dhe përbërës
që nuk janë vërejtur më parë në atë formë ose nuk janë vërejtur në mënyrë
komplekse, ashtu siç paraqiten disa dukuri e rrjedha gjuhësore tek gjuhët e
lashta, gjurmë tëtë cilave janë ruajtur edhe në gjuhën tonë shqipe. Në bazë të
një varg të dhënash dhe faktesh prof. Rsika u kundërvihet edhe atyre autorëve
që për arsye e qëllime të caktuara e mohojnë rëndësinë e gjuhës shqipe në
ndriçimin e veçantitë që përmban ajo rreth apofonisë indoevropiane dhe me gjerë,
siç ngjet, fjala vjen, AndreMartinet-i i cili thotë “[...] shqipja është nga
ato gjuhë që më shumë i paraqesin probleme, sesa i ofrojnë zgjidhje
komparativistit[25]”.
Meqenëse
dukuritë e vështruara janë të natyrës së ndërliqshme dhe flitet për gjuhë qënuk
fliten më, po dhe për dukuri që lidhen me stade, me rrethana e me rrjedha për të
cilat studiuesi i sotëm asnjëherë nuk do të mund të depërtojë tek e vërteta e
saktë, prof. Riska shpesh dukuritë i lë të hapura. Vepron në këtë mënyrë për
arsye se studiuesi i madh dhe dija e tij e thellë gjuhësore nuk e lejojnë t’i përcaktojë
në mënyrë të prerë dukuritë që i shqyrton, po gjithnjë e le mundësinë që ai i
cili do të merret me dukuritë e tilla t’i thotë se kishte ose nuk kishte plotësisht
të drejtë në mendimet dhe nëpërfundimet e tij.
Po
sjell vetëm pak mendime të prof. Riskës qëprovojnë mirëfilli rëndësinë e librit
dhe atë që u tha nëpunim.
²
“Në
këto rrethana bëhet e qartë se analiza etimologjike duhet të mos mbetet në
nivelin e marrëdhënive formale. Kjo do të thotë se në analizën e njësive të
derivuara, varg, zvarr-, lëvrjerr,
lëvare, lëvere, rrënjët e lidhura (primitivët) duhet të meritojnë të
njëjtën vëmendje si dhe rrënjët e lira vjer/vjerr-vora,
var. Në këtë kuptim do të duhej që për të arritur skemën e plotë të
fjalëformimeve të trajtohen si njësi të mëvetësishme dhe të gjykohen edhe për
vlerën leksiko – gramatikore, jo vetëm rrënjët e lira, por edhe derivatet dhe,
për më tepër, dhe primitivët e tyre[26]”.
²
“[...]
rastet darkë ~ drekë, karpë ~ krep e
dardhë ~ dredhëz, paraqesin vështirësi në përcaktimin e saktë të shkallës
apofonike nga e cila janë zhvilluar, duke qenë se nuk kemi të bëjmë me një
çerdhe relativisht të gjerë fjalësh, por vetëm me çifte që nuk mundësojnë
perceptimin e plotë e të saktë të skemës apofonike[27]”.
²
“Nga
këto të dhëna, nuk ka të dyshuar se, si në aspektin fonetik, edhe në atë
semantik, për format karpë e krep do të mund të përligjej ndërtimi i një
baze të përbashkët[28]”.
²
“Në
marrëdhëniet midis vjedh dhe udhë duket se kemi të bëjmë me një prej
rasteve kur përbërësi semantik, që i bashkon këto në njëçerdhe fjalësh me
lidhje etimologjike, shfaqet më dukshëm te trajta që fonetikisht është zhvilluar
nga shkalla zero e lemës, pra udhë[29]”.
²
“Në
këtë mënyrëështë bërë e qartë se fjalët water
dhe wet të gjuhës angleze, pavarësisht
dallimeve të rëndësishme që paraqesin, kanë një burim të përbashkët. Ky përfundim
do të jetë i rëndësishëm edhe për gjykimin e lidhjeve etimologjike midis fjalëve
shqipe që kem në shqyrtim, ujëe vesë[30]”.
²
“Shihet
që askush nga etimologët nuk e ka diskutuar faktin qëvel nuk del me zanoren rrënjore të diftongut dhe, çka është akoma më
e rëndësishme, në të kryerën e thjeshtë (vela),ajo
nuk pranon shndërrimin /e/ - /o/, ndërsa vjell e provon atë (volla), sikurse vjel – vola[31]”.
²
Në
veprën Gjurmë të apofonisë indoevropiane
në gjuhën shqipe prof. Riska e përmend më së shumti prof. Çabejn për arsye
se me punën e tij cilësore ai kishte shtuar dhe kishte ndriçuar dukuri të
apofonisë dhe të etimologjisë të disa fjalëve shqipe, të cilat i shërbyen
autorit tëkëtij libritashpjerë studimin më tej, duke hedhur sa më shumë dritë qëështë
e mundur nëçastin e tanishëm.
Vepra
e prof. Riskës mbyllet me Fjalorthin e fjalë rrënjëve me gjurmë të apofonisë.
Nisur
nga rëndësia dhe vlerat e mëdha të veprës Gjurmë
të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe të prof. Albert Riskës, mendoj
se ajo duhet të përkthehet në gjuhë të tjera, fjala vjen, në anglisht ose
gjermanisht, në mënyrë që dija e studiuesve tanë të bëhet sa më shumë e njohur
– të depërtojë edhe në kulturat e tjera. Këtë punë duhet ta bëjnë akademitë
tonë për të dëshmuar se nuk janë krijuar vetëm të “ndajnë tituj” e të marrin
shtesa të veçanta materiale, po të mbërrimet tona shkencore t’i bëjnë të në përmasa
kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo vepër studimore e prof. Riskës e meriton këtë.
Prishtinë, shtator – tetor 2022
[1] Albert
Riska, Shqipja dhe krishterimi. Shtëpia
botuese Dituria, Tiranë 2012.
[2] Skënder
Muçaj, Krishterimi në shekujt V-VI dhe
roli i tij në proceset integruese në territoret e Ilirisë së Jugut.
Krishterimi ndër shqiptarë. Shkodër 2000, f. 139. Shih Albert Riska, Shqipja dhe krishterimi, vep. e përm.,
f. 33.
Po shënoj këtu se në
vitin 313 Konstandini i Madh dhe AugustLikini e legalizuan krishterimin, ndërsa
me Ediktin e Selanikut, në vitin 380, krishterimi u bë fe zyrtare e
Perandorisë.
Prof. Riska thekson
se procesi i përqafimit të krishterimit nga ilirët duhet të ketë përfunduar
diku aty nga shekulli VI. Shih Albert Riska, Shqipja dhe krishterimi, vep. e përm., f. 153.
[3] Albert
Riska, Shqipja dhe krishterimi, vep.
e përm., f. 37.
[4] Eqrem
Çabej, Studime gjuhësore IV.
Rilindja, Prishtinë1977, f. 260: shih dhe Albert Riska, Shqipja dhe krishterimi, vep. e përm., f. 43.
[5]AlbertRiska,
po aty, f. 48.
Më duhet të përmend
një të dhënë shumëfish të rëndësishme të prof. Çabejt që e sjell prof. Riska në
këtë libër të vetin: “Nga një shqyrtim historik i organizimit kishtar në
Shqipëri rezulton që ky, në kohën e ardhjes së sllavëve, edhe si bashkësi
(komunitet) fetare edhe në liturgjinë e tij e në gjuhën e saj, në esencë ishte
tashmë i formuar [...] në leksikun kishtar të shqipes së përbashkët për mbarë
gjuhën nuk ka dhe asnjë huazim prej sllavishtes”. Shih Eqrem Çabej, Studime gjuhësore IV, vep. e përm., f.
261; Albert Riska, Shqipja dhe
krishterimi, vep. e përm., f. 54.
[6] Albert
Riska, Shqipja dhe krishterimi, vep.
e përm., f. 67.
[7]AlbertRiska,
po aty, f. 155.
[8]AlbertRiska,
po aty, f. 73.
[9]AlbertRiska,
po aty, f. 154.
[10]AlbertRiska,
po aty, f. 154.
[11]AlbertRiska,
po aty, f. 154.
[12]AlbertRiska,po
aty, f. 155.
[13] E botoi
shtëpia botuese Kristalina – KH, Tiranë 2022.
[14]AlbertRiska,
Gjurmë të apofonisë indoevropiane në
gjuhën shqipe,vep. e përm., f. 11.
[15]AlbertRiska,
Gjurmë të apofonisë indoevropiane në
gjuhën shqipe,vep. e përm., f. 11.
[16]AlbertRiska,
po aty, f. 17.
[17]Eqem Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe II.
Tiranë 1976, f. 242 – 243. Shih AlbertRiska, Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe,vep. e përm., f.
12.
[18] Oswald Szemerényi, Introduzione alla
linguistica indoeuropea.Unicpli, Milano 1990, f. 109 – 110. ShihAlbertRiska,
Gjurmë të apofonisë indoevropiane në
gjuhën shqipe,vep. e përm., f. 23.
[19]AlbertRiska,
po aty, f. 21.
[20]AlbertRiska,
Gjurmë të apofonisë indoevropiane në
gjuhën shqipe,vep. e përm., f. VIII.
[21]AlbertRiska,
po aty, f. 10.
[22]AlbertRiska,
po aty, f. 34.
[23]AlbertRiska,
po aty, f. 35.
[24]AlbertRiska,
po aty, f. 50.
[25]A. Martinet, Des steppes aux océans.
L’indo-europée et les “Indoeuropées”. Paylot,
Paris 1986; shih AlbertRiska, Shqipja dhe
krishterimi, vep. e përm., f. V.
[26]AlbertRiska, po ay, f. 226.
[27]AlbertRiska,
po aty, f. 100.
[28]AlbertRiska,
po aty, f. 103.
[29]AlbertRiska,
po aty, f. 133.
[30]AlbertRiska,
po aty, f. 141.
[31]AlbertRiska,
po aty, f. 153.