Kulturë
Gjon Keka: Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju
E shtune, 15.10.2022, 06:25 PM
Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju
Nga
Gjon Keka
Pasi
erdhën tre turq të dërguar nga sulltani dhe i kumtuan lajmin se duhet dërguar
fëmijët e tij pengë te oborri i tij. Gjon Kastrioti iu kthye djemve, të cilët
nëna e tyre e përlotur i mbante në gjoks e në zemër për herë të fundit dhe
nxorri fjalët:
"Bijë
të dashur, tha ai, mbani mend prej cilëve stërgjyshësh e keni prejardhjen, mos
harroni kurrë gjakun e vjetër të Kastriotit që rrjedh në venat tuaja. Fati i
luftës na imponon të gjithëve sprova të rënda; kjo qenka sprova më e rëndë për
ne..."
Lotët
e zemrës rrodhën në faqet e tyre, si nëna Vojsava ashtu edhe babai Gjon nuk
mund të shkëputeshin nga djemtë e tyre të zemrës që i kishin parë të rriteshin
në vatrën e tyre. Gjergji, duke i shpëtuar nga duart e së ëmës, u vërsul drejt
babait të tij Gjonit dhe duke e përkulur gjurin tha:“Baba i dashur, ne do të
mbetemi të denjë për ty; ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju.”