E shtune, 27.07.2024, 02:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Eduart Sulollari: Muzgjet fluturojnë në muzg

E merkure, 19.10.2022, 06:57 PM


Muzgjet fluturojnë në muzg

Nga EDUART SULOLLARI

Drita e muzgut përvidhet hijeve të gjelbërimit të drobitur. Qielli i enjtur nga grija. Gushti në ikje, lë pas mbretërinë e verës së nxehtë.

Kjo tablo e ditës do të ishte e zbehtë, nësë nuk do të mbaja në dorëshkrim, vëllimin më të fundit të poetes Majlinda Pajaj ‘’Muzgjet fluturojnë në muzg’’.

E heshtur si një natë e plotë, e qeshur si një pranverë tek përkëdhel pemët e mardhura, poetja të befason me prurjen e fjalës në vargje, dhe jo pak, por katër vëllime me poezi.

‘’Dallgë në stuhi’’, ‘’Melodi e natës’’, ‘’Pentagrami i shpirtit’’ dhe ‘’Waves in the storm’’.

Po të pres kur vjen pranvera

në mes lulesh do të jem

flokët le të mi marrë era

prani e jotja tjetër stinë e bukur.

Zemra plot. Shkëlqen! Ka fytyrë të bukur vargu, si të drithit të ri. Poezi që të buzëqesh në çdo lirikë.

Me diellin lind çdo ditë

dhe marr rrugën e shpresës

pa patur frikë, pa patur ndrojë

se vjen nata në grykë të terrës

Dridhet fjala. Lakmueshëm. Fiton peshë çdo lirikë. Ujvarë shpirti i saj. Deh ditët e zbrazëta. Netët e vetmuara.

Nëna ata sy si drita

mos i lag, dhimbja ty të zbukuron

fjala jote aromë lule në çdo kohë.

Larmi. Nuk burgoset vetëm në një motiv i saji frymëzim. Këndon edhe për nënën.

Thërmohet në lotët malli. Dashuria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora