Kulturë
Xhafer Leci: SHKSH 'Kadri Zeka' në Nurtingen - 30 vite në shërbim të atdheut
E marte, 18.10.2022, 07:57 PM
SHKSH, “KADRI ZEKA”, ME SELI NË NÜRTINGEN, 30 VITE NË SHËRBIM TË ATDHEUT
Nga
Xhafer LECI
SHKSH,
“KADRI ZEKA”, 15.10. 2022, në Wernau të
Gjermanisë, në mënyrë solemne, ka organizuar shënimin e 30 vjetorit të
themelimit dhe veprimtarisë kombëtare në shumë fusha.
Pasi
moderatorët, shpallën të hapur, programin dhe përshëndetën mysafirët, u bë
intonimi i e Hymnit Kombëtar dhe ai i Kosovës. Pjesëmarrësit pastaj me një
minutë heshtje nderuan jetën dhe veprën
e heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për liri !
Kryetari
i SHKSH, “KADRI ZEKA”, Taxhidin Bakija,
përshëndeti mysafirët, ndërsa Xhafer Leci,( themelues i Shoqatës me 12.09.1992,
në Nürtingen të Gjermanisë dhe kryetar
nderi) prezantoi fjalën e rastit .
Për
ta nderuar këtë festë madhështore, muarën pjesë shumë personalitete,
bashkëveprimtarë të heronjëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla,
si dhe shumë veprimtarë të çështjes tonë
kombëtare, kryetarë të Shoqatave, klubeve
dhe shoqërive, etj.
Lumturie
Lipoveci, Kosulle
Nga
konsulata e Republikës së Kosovës , në Shtutgart të Gjermanisë, përvjetorin
jubilar e nderuan me pjesmarrjen e tyre, zonja Lumturie Lipoveci, konsule e
përgjithshme, Gramoz Berisha, konsul, dhe Hanife Statovci, zyrtare e
konsulatës.
Nami
Ramadani, bashkëveprimtar i vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka,
bashkëpjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981, në perëndim, s`bashku me Xhafer
Leci-n e shumë shokë të tjerë.
Në
manifestim mungoi nipi i Kadri Zekës, Izmi Zeka, mungoi për arsye të vizës së
udhëtimit, po kishte dërguar telegram përshëndetës, cili u lexua nga Xhafer Leci,
ku edhe pasuan duatrokitje të gjata...
Pastaj
në skenë doli grupi vallëzues i Shoqatës Kulturore “Nëna Terezë”, në
Göppingen, (udhëhequr nga prof.Nora
Gashi-Abedini ) të cilët u prezantuan me
dy valle të mrekullueshme, nga trevat shqiptare, të .
Në
këtë përvjetor muarën pjesë edhe Smajl Çekaj, vëlla i Heroit, Salih Çekaj,
Fazli Hajdaraj, vëlla i Heroit Smajl Hajdaraj, si dhe
kryetarët e Shoqatave dhe Klubeve e Shoqërive: Osman Ferizi, përfaqësues
i Shoqatës Salih Çekaj dhe kryetar
aktual i Degës së LDK-së në Gjermani,
Vitor Spaqi,nga Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, Faredin Emërllahu,
kryetar i parë i Shoqatës, “Kadri Zeka”,
Jahja Gashi, kryetar i Shoqatës
“Nëna Terezë” në Göppingen, Brahim Halimi, kryetar, i Klubit “Isa Boletini“, në
Sindelfingen, Argjend Hasani, ”Mërgata Shqiptare në Gjermani”, Ragip
Prapashtica, kryetar, Klubi “Kosova”në Aschaffenburg, Xhevdet Syla, Kryetar,
Shoqata “Pavarësia” në Shtutgart, Sadik Zogaj, kryetar, Shoqata “Kosova” në
Felbach, Abaz Imeri, kryetar “Qendra Kulturore Shqiptare”,në Heilbronn,Xhevdet
Nikqi, kryetar i Shoqatës “Dardania”, në
Pforzheim, Shpend Hasanaj, kryetar i
Shoqatës “ Shqiponja” në Schwäbisch
Hall, Gjylije Lecaj, veprimtare e hershme dhe sekretare e QKSH në Shtutgart,
Fatmir Bajraj, veprimtar i çështjes kombëtare, Hajrullah Matoshi, arkëtar i
kryesisë së parë të Shoqatës “Kadri Zeka” , dhe
Nue Lekaj, zyrtarë në komunën Wernau, veprimtar i palodhshëm i çështjes
tonë madhore dhe përkrahës i
aktiviteteve të Shoqatës ”Kadri Zeka “.
Gati
të gjithë këtyre veprimtarëve, duke filluar nga zonja Lumturie Lipoveci,
konsule, kanë dalur në foltore dhe kanë përgëzuar punën e madhe të veprimtarisë
së Shoqatës “Kadri Zeka”.
Zonja
Lipoveci,konsule e përgjithshme e RK-së, në Shtutgart, foli edhe për tema tjera
të rëndësishme për vendin dhe popullin
tonë. Të gjithë bashkërisht i falënderojmë për pjesëmarrje dhe fjalimet e tyre
krejtë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët, Kosovës Martire, për bërjen e
Shqipnisë Etnike.
U
ndanë dy Mirënjohje në shenjë respekti, familjes së Kadri Zekës, si dhe, Reshat
Muratit, për punën e madhe që ka bërë ai për Shoqatën “Kadri Zeka” në shumë fusha për gjatë vite.
Këte manifestim jubilar të SHKSH, “KADRI
ZEKA”, me 15.10. 2022, në Wernau të
Gjermanisë, e përcolli reporteri i pavarur iTelevizionit, Halil Rrustemaj, i
cili do të përgatisë një kronikë për Televizion.
Mirënjohje
të veqantë ka, kryetari SHKSH, “KADRI ZEKA”, Taxhidin Bakija, cili jo
vetëm kësaj radhe, e financoi këtë aktivitet, me 1450 ( një mijë e
katërqind e pesëdhjetë euro) dhe jo
vetëm këtë aktivitet, por edhe aktivitetet e më hershme i ka financuar.
Natyrisht
se aktivitetet janë ndihmuar nga kryesitë e mëhershme dhe, kjo aktuale: Selami
Morina, nënkryetar, Ramadan Zuka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkëtar dhe, Islam
Shahini e Hamza Brahimi, antarë të kryesisë.
Falënderojmë,
grupin e rapsodëve të udhëhequr nga Ahmet Llapi, të cilët sollën këngë
autoktone shqiptare dhe madhështuan manifestimin tonë Jubilar.
Një
falënderim i veçantë, për zonjën, Katarina Griesser, fotoreportere e cila
përherë ka pasqyruar në mënyrën më të mirë aktivitetet tona,e më gjerë në Klube
e shoqata tjera.
Programin
jubilar të SHKSH, “KADRI ZEKA”, në Wernau të Gjermanisë, e udhëhoqën
denjësisht Filloreta Shahini dhe Mejdi
Laçaj.
Xhafer
Leci: Pjesë nga fjala e rastit ,
Wernau,15.10.2022
Bashkatdhetarë
të nderuar, motra dhe vëllezër ! Sot jemi tubuar këtu të shënojmë bashkërisht
përvjetorin e 30-të jubilar të themelimit të Shoqatës „Kadri Zeka“, me seli në
Nürtingen të Gjermanisë.
Jemi
zotni në tokat tona mijëravjeçare, nuk pranojmë nënçmime as ofendime nga
pushtuesit sllavo-ortodoks…
Të
punojmë bashkërisht për bërjen e Shqipnisë Etnike !
Kadri
Zeka, Hero i Kosovës, u lind në Poliçkë të Kamenicës më 25 Prill 1953. Ka
mbaruar Juridikun, Dega e Gazetari, i frymëzuar për atdhetarizëm nga Metush
Krasniqi, atdhetar e luftëtarë tjerë…
Kadriu
ka punuar pak në arsim, në fshatin tim Gmicë e Kamenicës, më vonë si gazetar në
Radio Prishtinë.
Në
prill 1978, kalon në Zvicër, dhe ilegalisht riorganizon radhët e mërgimtarëve, bashkë me Hasan Malajn
etj.,përmes Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, të cilën e udhëhiqte
Kadriu dhe nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar disa numra).
Kadriu
ka qenë kryeorganizator i Demonstratës së parë, në prill të vitit 1981 në
Bern të Zvicrës.
Në
gazetën „Liria“ka botuar shumë artikuj, poezi…
Fatkeqësisht
Kadri Zeka nuk ka lënë trashëgimtarë,kjo është shumë e dhimbshme !
Në
vitin 1981, Kadri Zeka, ka përkëthyer-botuar librin, SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE,
të Dr. Vaso Çubrilloviqit, për herë të parë në gjuhën shqipe…
(Libri,
Kadri Zeka VEPRA Korrik, 1986)
Në
demonstratat e vitit 1981 në përendim, kanë marrë pjesë përafërsisht 500 deri në 5 mijë mërgimtarë, prej tyre,
ndoshta vetëm disa qindra kanë qenë enveristë, me bindje marksiste leninste dhe
shumë pakë titoist, të tjerët nuk kanë pasur lidhje me komunizmin, ishin vetëm
puntorë krahu, por i ka bashkuar parulla, „Kosova Republikë“
Ne,
shqiptarët në hapësirën e madhe gjermane, ishim si disa pika uji në det, të
shkapërderdhur larg njëri-tjetrit me banim.
Si
kryesi, të përkushtuar besnikërisht, kemi verpruar në një zonë të vogël, por pa
u lodhur e ankuar asnjëherë, kemi pasur besimin e madh tek bashkatdhetarët, për
të gjitha këto nuk kanë munguar rezultatet e suksesshme, vetëm për
periudhën 1990-2001, kemi bërë raportin me shifra, data, dokumente pedantërie,
ku janë grumbulluar gjithsejt: 1 177 909 DM
Falenderojmë veprimtarët
e kryesivë të Shoqatës „Kadri Zeka“ dhe të aktivit të LDK-së në Kirchheim/Teck, me të
cilin kemi bashkëvepruar në të njejtin teren të gjithë bashkarisht për çështjen
tonë kombëtare dhe, për kontributin e dhënë,
të gjithë ata që nuk kursyen as kafshatën e bukës, për ta ndihmuar
vendin deri në çlirim.
Nuk
mendojmë se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por, vendit kurrgjë s`i kemi marrë. Dhe, dihet se pa
bazën materiale, gjithçka është e vdekur, as liria nuk arrihet.
Në
vitin 1994, kemi hapur 3 shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe, edhe pas
mbarimit të luftës në Kosovë janë hapur shkolla shqipe, por, mjerisht, që disa
vite të gjitha janë mbyllur.
Me
keqardhje, krejt me fajin e prindërve!
U
organizuan tubime të ndryshme, sportive, fuboll të vogël, shah etj.
Organizimet
ishin të natyrave të ndryshme, krejt në shërbim të atdheut, si festa e
pavarësisë së Shqipnisë, akademi përkujtimore, promovime librash, demonstratat,
grumbullime të mjeteve materiale, për shëndetësinë, arsimin, zbutjen e
varfërisë me veshmbathje, si në vitin 1994 dërguam disa tonë në Shqiëri, kemi
ndihmuar shumë individ për operime të ndryshme, bartje të kufomave në atdhe të
azilkërkuesve...
Për
aktivitetet tona, Gazeta lokale „Der Teckbote“ në Kirchheim/Teck,ka botuar 13
shkrime.
Me
një rast në komunikacion vdiçën dy të rinjë, me emra të rrejshëm, për fat të
mirë pas disa ditë, arritëm ti zbulonim emrat e tyre të vërtë, për ndryshe
autoritetet gjermane donin ti varrosnin në Gjermani, pa emra..!
Me
atë rast grumbulluam 5200 DM, për bartjen e kufomave në Kosovë dhe për familjet
e tyre për të pame…Si azil kërkuesit edhe refugjatët i kemi ndihmuar të
punësohen, të gjejnë banesa,u kemi dhënë para gjatë luftës të lidhen përmes
telefanit satelitor me familjet e tyre…
Më
18.01.1999, me ndihmën e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut, të
cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave. Ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth
7 tonë gjësende të përbashkëta veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, e
bëri: Diakonia gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.
Ndihmat
i kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nëna Terezë" në
Prishtinë.
Ndihmuam
luftën në Kosovë, Iliridën në Maqedoni dhe Kosovën Lindore, Preshevë, Bujanoc e
Medvegje…
Wendlingen, 18.10.2022