E marte, 15.10.2024, 02:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një Poet që, "bri oxhakut, ndez kujtimet"

E marte, 18.10.2022, 06:06 PM


Një POET që, "bri oxhakut, ndez kujtimet"

Libri "Një buqetë me poezi" i BASHKIM SALIASIT

(ese)

Nga Përparim Hysi

Prolog

Sot  mora një ftesë nga BASHKIM SALIASI (ka kohë që jemi ndarë për arsye"madhore":"gogoli covid" dhe, për arsyet e mia shëndetësore). Më së fundi, ia bëra:bam! Dola dhe u takuam aty, pas Klinikës 9, ku i bëj takimet me miqtë. ME BASHKIM SALIASIN na lidh origjina:të dy jemi nga SKRAPARI (unë nga VËRZHEZHA dhe ai nga DOBRUSHA:dy fshatra, thuajse ngjitur me njër-tjetrin)dhe veç origjinës, që të dy mësues dhe të dy krijues në lëmin e letërsisë.Veç këtyre, sado bektashianë, bashkëshortet i kemi ortodokse dhe që të dyja, nga MYZEQEJA. Pak a shumë, miqësia ngjan, pa bëhet. U takuam dhe ashtu siç thotë POETI AMERKAN HENRY LOGFELLOV, ndjeva seç ngrohtësi çlirohet kur takon me një mik  që ta do zemra. Ngrohtësia e rriti amplitudën e saj, kur miku më dhuroi dy librat që porsa ka botuar: një me prozë e një me poezi.Libri.- thotë shkrimtari dhe mendimtari i madh RUS, ALEKSANDR HERCEN(1812-1870).- është amaneti që na kanë lënë brezat". Të them të drejtën, nuk ka gjë që më gëzon më tepër, se sa kur një mik më dhuron një libër. E falnderova mikun dhe ja tek deklaroj:Librat që më dhurojnë miqtë janë të vetme"dhurata" që më prishin orarin e gjumit, Gjithmonë lexoj(përçdo ditë), po, kur thoshte i madhi DRITËRO AGOLLI, vjen një moshë që librat i"përtypin me proteza". Kështu ndodhi dhe me mua:si ta kisha"detyrështëpie", për dy orë të mira u "eglendisa" në poezitë që ka shkruar miku im dhe, sa mbarova, po shkruaj përshtypjet e mia për poezinë e tij.

*      *    *

Libri "Një buqetë me poezi", tej e ndanë, është me maja e brumë të bardhë që del prej shpirtit të poetit. Vokacioni i tij poetik, megjithatë, është i larmishëm. Aty gjen gjithë dashurinë për familjen. Më duket se me vargjet që thur për nipër e mbesa, sikur ia bën me sy"Artit për të qenë gjysh" të VICTOR HYGOIT.Natyrshëm, në poezitë që u kushton atyre, nuk bën gjë tjetër, por në mënyrë poetike, me vargje të thjeshta tregon atë që thotë populli:mjalti mjaltit, është më i ëmbë! Poezitë për familjen, si: për prindërit, për bashkëshorten, për fëmijët janë me të vërtetë, aq të prekshme, aq të vërteta, sa nuk ke nevojë për provë. Vetëm e vërteta nuk ka nevojë për provë, ka thënë me kohë VOLTERI.Tek i lexon një nga një këto poezi, të vjen ndërmend ajo që ka thënë Babai i NEUROLOGJISË, SIGMUND FREUD që thotë:"Të jesh gjithmonë i ndershëm me veten.është një udhëtim i këndshëm". Dhe ku nuk e gjen këtë ndershmëri: qoftë në ato poezi të"opusit familjar" dhe ajo që ia rritë karizmën si krijues, është qëndrimi ndaj realitetit. Ai e tregon veten se merr frymë në këtë realitet dhe nuk është vetëm konstatues, por mban qëndrim kritik e dinjitoz duke demaskuar fajtorët. Nuk është poeti, jargash që lëpin jargët e njërit apo tjetrit krah të politikës. Përkundrazi, me pak vargje, sikur i vë pikat mbi i. Si për shembull, tek poezia"Kjo botë"

"S'e , morëm vesh asnjëherë,

Kur ka qenë më mirë

....................................

Punon e jeton njeriu i shkretë

Për një jetë me pak halle

Politika në pushtet

E shtyp, e rrjep, si lëng thane.

SA sinjifikative ësht poezia"Në rrugët e jetës".  Më duket sikur kredon e kësaj poezie ta ketë marrë nga POETI I MADH POLAK, ADAM MICKIEVICH.KY thoshte:edhe nëse bie, ngreu dhe marsho drejt fitores.Ja si këndon POETI ynë:"Në udhët e jetës"."Në udhët e jetës, më thoshte imatë/ecet krenar me ballin lart/nëse bie diku, ngreu sa më shpejt/se të shkelin, të shtypin maskarenjtë.

Dhe ja mbyllja, edhe më e bukur.

"Nuk u zvarrita, eca krenar në jetë

Një nga një kapa më në fund lartësitë

Tash fëmijëve po u lë timen stafetë

Të kapin të tjera lartësi plot dritë.

Vallë, a ka mesazh më të bukur dhe më të bardhë se sa kaq?

Sikur ca vargje prej poezive të tij, t'i ktheje në këngë, këngët do të qenë të tilla që duheshin kënduar me shumë zëra.Se dhe motivet që shtyjnë poetin për t'i thurur këto vargje janë të ndryshme, Sa pathos ndjen kur këndon për vendlindjen, për Tomorin, për MYZEQENË apo kudo që i ka shkelur këmba, aq brengosesh kur lexon poezi që ia brejnë mëlçitë, siç janë ato për emigrimin, për braktisjen e fshatit e të tjera.Poezia"Fshati im" është shkruar në prill të këtij viti.Unë jam pakësa nga ato anë dhe e njoh dhe "gjeografinë e DOBRUSHËS", dhe nuk ke si mos brengosesh me këto vargje:

"Ka vite që DOBRUSHA është thërrmuar

Ujku ulërin dhe qeni nuk kuis

Ara e livadhe janë shndërruar

E humbi fshati bukurinë që kish.

Dhe më tej:

Lagjet s'dallohen, shtëpitë kanë rënë,

Oxhaqet nuk nxjerrin tym dhe s'ka asnjë zë

Po hunbasin dhe varret... nga ferrat janë zënë

Fshati të duket sikur nuk është më....( i bëra pak ndërhyrje "banale;të më fal, se është:"fshati në hije flë"). Tek i mbyll këto përshtypje të miat, s'kam si mos ngul këmë për poezinë më prekëse në këtë libër që, sipas meje, duhet të këndohet  me atë melodinë"Mbeçë, mor shokë, mbeçë".Vërtet SKRAPARIN e kanë braktisur, por këngëtarët rrojnë.E kam fjalën për poezinë:"Qaj nëna ime, qaj sa jam gjallë". Nuk ka poezi, ku bëhet"autopsia" e kohës sonë.Një dramë me vargje që të mbushë mornica!

Sa të drejtë që ka patur ALDA MERINI kur thotë:"Çdo poet shet"telashet e tij më të mira".

Duke i mbyllur këto përshtypjet e mia për këtë POET që"bri oxhakut ndez kujtimet", më duket se i shkojnë për shtat fjalët e MAKSIM GORKIT që ka shkruar:"Kujtimet.- ky xhehnem i të pafatëve, - janë aq të forta, sa mund të ngjallin edhe gurët e së shkuarës.duke hedhur ca pika mjaltë mbi helmin që  ke pirë dikur". Urime POET dhe me krijimtari të bardhë.

Tiranë, 18  tetor 2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora