Kulturë
Blerim Rrecaj: Ndejë në natyrë
E diele, 23.10.2022, 05:49 PM
Blerim Rrecaj
Ndejë
në natyrë
Dhjetëditëshi
i tretë i tetorit
Dielli
s’kishte si të ishte më i mirë
Më
shëndritës e më rrezellitës
Qielli
pa asnjë re të vetme
S’kishte
si të ishte më i kaltër
As
gjelbërimi i pishave më i këndshëm
As
bari më i gjelbër e i hareshëm
As
drunjtë më të ngazëllyer
Që
penel vjeshte ua ka artësuar fytyrat
As
lulet më lozonjare qoftë të mbledhura tok
As
ato që që rrinin vetëm
As
fluturat më të buzëqeshura
Ndonëse
të pakta në numër e sall dy-tri llojesh
As
zogjtë më të kënaqur e me zëra melodioz
Për
fluturimet e aterimet duke u ngutur ngadalë
As
aeroplanët më nostalgjikë ardhur a larguar
Që
si flutura vërtiteshin rreth poçave të dritës
Kacavarur
për tela edhe për tokë edhe përqiell
As
kodrat e malet më tërheqëse
Me
vello prej mjegulle të mahnitshme
Që
mbajnë këtë panoramë kaligjok