Kulturë
Albert Zholi: Jeta e vrullshme e Roza Anagnostit
E premte, 28.10.2022, 07:22 PM
Jeta e vrullshme e Roza Anagnostit
27 tetor 1943- 2022
-79-vjetori-
Përgatiti
për botim: Albert Z. ZHOLI
Roza
Xhuxha – Anagnosti ka lindur, më 27.10.1943, në Tiranë. I ati qe oficer
karriere, ndërsa e ëma shtëpiake. Pas vitit 1944, familja Xhuxha vjen të jetojë
në Shkodër. Në këtë qytet jetonte familja e gjyshit nga nëna. Në Shkodër, Roza
përfundoi shkollën fillore, më pas të mesmen. Që e vogël shquhej si këngëtare
dhe balerinë, të cilat do të rrezatonin në vitet që do të vinin. Ajo është
mirënjohëse për jetë mësuesve të palodhur, si: Leonard Deda, Hilë Shahini,
Tonin Harapi (në Shtëpinë e Pionierit); kompozitorit Prenkë Jakova (në Shtëpinë
e Kulturës). Në kujtimet e saj, Roza shkruan: “… më cilësuan si një vajzë me
talent në të ardhmen, ndonëse, më pas ëndrrat nuk i pata të lehta”, vijon ajo. Dënimi
i të atit, përjashtimi nga Liceu do të ishin tragjike për jetën e Rozës, e cila
donte të bëhej artiste dhe kishte plot ëndrra. Mbi të, nënën dhe motrën do të
rëndonin varfëria dhe pasojat e luftës së klasave. Roza vazhdoi gjimnazin “29
Nëntori”. Në të njëjtën kohë jepte dhe provimet me korrespondencë në Liceun
Artistik (dega e artit dramatik). Në vitin 1965 diplomohet. Një rreze drite e
ftoi për të vazhduar rrugën e bukur të artit. Bëhej fjalë për vitin 1958, kur
ishte nxënëse në shkollën e mesme. E ftojnë në premierën e parë të teatrit të
estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik, në pjesën “Kunora e Nurijes” e
dramaturgut Kolë Jakova, me regji të Lec Shllakut. Në vitin 1961 babai i Rozës
lirohet nga burgu. Artistja Xhuxha (Anagnosti) përveç skenës teatrore, pushton
dhe ekranin. Ajo interpretoi plot role që shkëlqejnë në panteonin e teatrit dhe
filmit shqiptar, por rrugëtimin e saj artistik që e nisi në skenën e Teatrit
“Migjeni” të Shkodrës, nuk do ta harrojë… Dhe mirënjohjen Roza nuk e harroi.
Pas shumë e shumë vitesh ajo erdhi për të lënë “dëshminë” e saj përmes arkivit
të pasur e lavdiplotë.
Bashkëpunimi me
regjisorin Hysen Hakani
Duke
kujtuar filmin, Roza është rrëfyer: Bashkëpunimi im i parë me regjisorin Hysen
Hakani është në filmin ‘Toka jonë”. Ai mbetet në kujtesën time shumë i veçantë.
Në këtë film Dhimitri ishte operator. Në këtë film ne u njohëm dhe në fund të
tij u fejuam me Dhimitrin. Më pas krijuam dhe familjen tonë.
Është
një film që ka shumë poezi në të gjithë drejtimet. Për mua ai ishte një rol
shumë i bukur. Më pëlqente shumë. Regjisori Hysen Hakani kishte shumë humor,
ishte kërkues, kishte mënyrën e tij të punës. Në ato vite kishim shumë pak
regjisorë. Në fillim kam xhiruar filmin “Detyrë e posaçme” me regjisorin
Kristaq Dhamo. Më pas kam xhiruar me regjisorin Hysen Hakani, për të vijuar me
xhirime me Viktorin dhe Dhimitrin, e në vijim filma të tjerë. …
Po
kujtoj një rol tjetër, atë të Files. Roli i Files ishte një karakter shumë i
veçantë dhe, unë, pasi bëra kinoprovën, fitova. Në këtë film interpretonte ajka
e aktorëve shqiptarë. Përmend këtu aktoren Tinka Kurti, që ishte fantastike dhe
unë e ëndërroja në atë kohë. Në kohën kur u xhirua filmi isha vetëm 19 vjeçe. …
Në atë vit, kur unë kam bashkëpunuar me regjisorin Hysen Hakani isha aktore në
teatrin e qytetit të Shkodrës. Ai më kishte parë në teatër dhe më ftoi të bëja
një kinoprovë… Filmi “Ndërgjegjja” ishte i këndshëm. Në këtë film isha në rolin
e një mësueseje të re. Në film kishte skena dashurie të kohës së atëhershme,
kishte romantizëm. Përderisa regjisori Hysen Hakani më mori sërish të
interpretoja, besoj se kishte mbetur i kënaqur nga unë në këtë film.
Martesa me regjisorin,
emërimi i Rozës në Teatrin Kombëtar
Pasi
interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni” Roza Xhuxha, që
artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për
herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër
Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua
aktore në Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombëtar). Për Rozën fillon
periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës
dhe në kinematografi. Ajo bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan
mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti
bëhet simbol i suksesit në art.
Rolet e interpretuara
nga Roza Anagnosti
Numërohen
rreth 120 role në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar nga aktorja.
Disa nga filmat më të
suksesshëm janë:
“Plagë
të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969)
•
“Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të
vitit 1977,
•
“Mësonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe
fitoi Kupën e Festivalit më 1981.
•
Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë.
•
Filmat e tjerë janë “Ndërgjegja” 1972,
•
“Qyteti më i ri në botë” 1974,
•
“Në shtëpinë tonë” 1979,
•
“Dita e parë e emërimit” 1981,
•
“Besa e kuqe” 1982,
•
“Taulanti kërkon një motër” 1984,
•
“Pranverë e hidhur” 1985,
•
“Botë e padukshme” 1987,
•
“Familja ime” 1987,
•
“Vrasje në gjueti” 1987,
•
“Rikonstruksioni” 1988,
•
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989,
•
“Vetmi” 1990.
•
Filma të tjerë
(2006)
“Gjoleka djali i Abazit”
(1990)
“Valsi i Titanikut” teatër-komedi
(1990)
“Vetmi” – Bardha
(1989)
“Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”
(1988)
“Rikonstruksioni” (TV)
(1987)
“Botë e padukshme” – doktoreshë Besmira
(1987)
“Familja ime”
(1987)
“Vrasje në gjueti”
(1985)
“Gurët e shtëpisë sime”
(1984)
“Taulanti kërkon një motër” – Luli
(1982)
“Besa e kuqe” – Mrika
(1982)
“Rruga e lirisë”
(1981)
“Dita e parë e emërimit”
(1979)
“Mësonjëtorja” – Dafina
(1979)
“Në shtëpinë tonë”
(1976)
“Fije që priten”
(1974)
“Qyteti më i ri në botë”
(1972)
“Ndërgjegja” – Arta
(1968)
“Plagë të vjetra” – Vera
(1966)
“Komisari i dritës” – Rudina
(1964)
“Toka jonë” – Filja
(1963)
“Detyrë e posaçme”
Ajo
është një ikonë e rrallë që edhe sot pas 79 vitesh nuk ka mundur që mosha ta
zhvendosë nga piedestali i rrallë i pavdekësisë skenike. Ajo mbetet ende e
bukur në shpirt, skenë dhe në jetë.
Titujt:
“Artiste
e Merituar” “Mjeshtre e Madhe”, “Nderi i Kombit”