Kulturë
Albert Zholi: Djaloshi që fali gjakun
E enjte, 27.10.2022, 07:49 PM
Djaloshi që fali gjakun
-tregim-
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ajo
ditë fundmaji s’më hiqet nga mendja. Ecja me nxitim në bulevardin kryesor, për
të mbërritur sa më parë në një lokal pranë Piramidës. Bënte freskët dhe pse
muaji i nxehtë i verës ishte vetëm disa metra larg. Megjithatë të rinjtë ishin
veshur me mëngë të shkurtra, ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve ishin me
xhaketa apo me pulovra. Në lokal më priste një shok që e kisha njohur dikur në
Athinë. Ishte njeri i qetë që shihte punën e e vet. miqësor, por dhe korrekt...
Kisha vite të tëra pa e parë, thuajse mbi 10 vjet.
Kur
më mori në telefon zëri i tij m’u duk shumë i largët dhe i lodhur, një zë sikur
se kisha dëgjuar kurrë. Sapo u afrova, ai më njohu që larg dhe u ngrit në
këmbë. Kishte ndryshuar shumë. Ishte plakur para kohe. Si duket dallgët e jetës
e kishin goditur keq. Sa e përqafova dhe afrova karrigen për t’u ulur, ai
psherëtin thelle dhe tundi kokën. Kishte hall të madh, këtë e kuptova
menjëherë. Unë e shikova fort në sy. Ai se përballoi dot vështrimin tim dhe me
kokë ulur filloi të flasë:
-Më
dëgjo me vëmnedje dhe në fund po deshe më jep një mendim- më tha dhe ktheu një
gotë ujë me fund. Buzët i kishte të plasaritura.
Po
të dëgjoj i thashë:
Para
11 vjetësh, disa kohë pasi u takuam bashkë, vëllai im i vogël, ra në dashuri me
një kushërirën tonë. Ishte fundi i vitit 1998. Nëna jonë, babain e gocës e
kishte kushëri të parë ( e kishte djalë daje). Të dy ishin të mirë, të
paraqitshëm. Kur u muar vesh lidhja, askush s’donte ta besonte. Kishim shumë
lidhje gjaku. Fjala mori dhenë dhe në qytetin tonë të vogël, ky problem
diskutohej në çdo tavolinë. Të afërmit u bënë thirrje që të largoheshin nga
lidhja dhe vëllait i thanë të vinte në Greqi. Ai s’pranoi. Athere vëllai i
gocës, një mbrëmje, i del në pritë dhe e qëllon me armë vëllanë tim. Vëllai
ngelet i vrarë në vend, ndërsa vëllai i gocës largohet në drejtim të paditur.
Edhe sot se gjejmë ku është. U futëm në gjak. Babai kërkonte marrjen e gjakut.
Më takon mua të marr hak. Por dua të marr hak vetëm mbi të, pikërisht mbi atë
që vrau vëllanë! Po ku ta gjej?! Ai ka ndryshuar gjeneralitet dhe kushedi ku
është! Eh, gjakmarrja!!!. Një fenomen i tillë i ka ndodh dhe një mikut tim në
veri. Motra e tij dashuroi, një të afërm. Ai deshi të vrasë motrën…dhe motra
është larguar për vite të tëra në një shtet perëndimor… Si thua ta kërkoj, apo
ta fal? Jam lodh 11 vjet! Më jep një mëndje.-dhe nga sytë i dolën lotë. Eh, nga
njëra anë vëllai që më duket sikur thërret merr hak, nga ana tjetër unë njeriu,
që s’mund të vras as një zog….Por më shumë prindërit që me shikimin e tyre më
thonë: Akoma ti?! Zakoni….!!! E dëgjoja dhe s’pipëtiva. Heshtje. Tani shikonim
njëri tjetrin në sy..Ai me lotë, unë në dëshpërim.
Gjakmarrja…Ky
fenomen i shëmtuar vazhdon edhe tashmë në vitin 2010, vazhdon ende dhe pse me
përmasa më të kufizuara. Sa familje janë ende të ngujuara në gjithë Shqipërinë?
Me qindra. Gjakmarrja…Gjak në emër të asgjëje….Marrje jete për një fjalë, për
një dashuri…Sa zakon…! S’di se sa më rëndon ky emërtim kur mendoj se jam
shqiptar…
-Dëgjo
miku im-i thashë. E di që edhe në vitin 2010, tek ne egziston gjakmarrja? Por
ti duhet të gjesh forca ta flakësh nga vetja. Mos vra me dorën tënde. Mos merr
jetë njeriu. Gjej forca dhe fal. Nuk mund të shkojmë në Evropë me psikologji të
tillë. Gjakmarrja duhet të marrë fund….Po vrave do të vrasin. E kështu me
radhë. Por ti nuk vret dot kurrë njeri- i thashë. Jeta e njeriut është e
shenjtë, e falur nga zoti dhe jo nga ti apo unë. Vrasja është primitivitet,
kulturë e dobët, meskinitet, dobësi…Ai u drodh nga këto fjalë dhe u ngrit
vrikthi në këmbë…Po, duhet të fal tha. Së fundi e takova para disa ditësh.
Rastësisht. Ai më kishte parë dhe kishte ndaluar, Unë as që e kisha vënë re.
Kishin kaluar 10 vjet.
-Zoti
Albert!- më thotë…
Ndalova!
Për disa çaste nuk e sillja ndërmend. Ai më foli sërish. Jam ai miku i
gjakmarrjes. U trondita. Nuk besoja se do ta takoja. Kishte ndryshuar. Ishte
plakur para kohe. Gjykimi juaj ishte i drejtë më tha. Faleminderit- dhe nga
sytë i dolën lotë. Jam martuar më tha. Kam dy fëmijë. Si mund t’i lija fëmijët
në gjakmarrje?!