E shtune, 27.04.2024, 09:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci - Kushtrim pellazgësh

E enjte, 27.10.2022, 06:02 PM


Atdhe Geci

KUSHTRIM  PELLAZGËSH

Tetë fragmente nga poema me të njëjtin titull

Në lis  mali  e  kam lidhur fjalën

tek më e fismja  pemë  e natyrës

te më e kallura llavë e vullkanit

tek më e urta frymë  e  kosmosit...

*

Shqipëri e kohrave antike

  vërtetën unë ua thashë,

të tëra gjykatave të kohës,

se shumë po rrenë Greqia.

*

Jam popull gjysh i gjuhëve të lashta

Jam popull gjysh, Lingua i Evropës

Shqiptar  jam,  kur    kishte  Greqi

Shqiptar jam, as kur s´kishte Athinë.

*

Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë

tre Drina bartin flamuj të ndryshëm

tre Drina flasin me pasaportë mes veti

tre Drina i thërrasin ndërgjegjjes sonë.

*

Hapeni librin  e jetës t´uaj

histori  shqiptare  jemi  ne,

  këngë  kemi të shkruar,

shqiptarët  jemi  pellazgët.

*

Nga rrjedh Drini, Vjosa e Thiami,

gjallë për varri  lidhur  është çami

s´na mund toka, s´ na  mund deti,

kemi aq gjak  t´i  dalim  zot vetit!

*

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe

Nuk ka më shqip se shkrimi saj

Nuk ka më shqip se pellazgo-ilir

Nuk ka më shqip se sa Shqipëri...

*

Heshtje, sikur  kur  bie  shi

Heshtje, sikur kur bie borë

Qan Çamëria për Pavarësi,

Qan Atdheu  për Çamërinë...

Atdhe Geci – Dortmund, 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora