| E enjte, 27.10.2022, 06:02 PM |
Atdhe Geci
KUSHTRIM PELLAZGËSH
Tetë
fragmente nga poema me të njëjtin titull
Në
lis mali
e kam lidhur fjalën
tek
më e fismja pemë e natyrës
te
më e kallura llavë e vullkanit
tek
më e urta frymë e kosmosit...
*
Shqipëri
e kohrave antike
të vërtetën unë ua thashë,
të
tëra gjykatave të kohës,
se
shumë po rrenë Greqia.
*
Jam
popull gjysh i gjuhëve të lashta
Jam
popull gjysh, Lingua i Evropës
Shqiptar jam,
kur s´ kishte
Greqi
Shqiptar
jam, as kur s´kishte Athinë.
*
Tre
Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
tre
Drina bartin flamuj të ndryshëm
tre
Drina flasin me pasaportë mes veti
tre
Drina i thërrasin ndërgjegjjes sonë.
*
Hapeni
librin e jetës t´uaj
histori shqiptare
jemi ne,
në këngë
kemi të shkruar,
shqiptarët jemi
pellazgët.
*
Nga
rrjedh Drini, Vjosa e Thiami,
gjallë
për varri lidhur është çami
s´na
mund toka, s´ na mund deti,
kemi
aq gjak t´i dalim
zot vetit!
*
Nuk
ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk
ka më shqip se shkrimi saj
Nuk
ka më shqip se pellazgo-ilir
Nuk
ka më shqip se sa Shqipëri...
*
Heshtje,
sikur kur bie
shi
Heshtje,
sikur kur bie borë
Qan
Çamëria për Pavarësi,
Qan
Atdheu për Çamërinë...
Atdhe Geci – Dortmund, 2022