Kulturë
Klajd Kapinova: Mons. Dr. Zef Oroshi dhe sofra e Festivalit të 30-të shqiptar të muzikës dhe valleve në New York
E premte, 28.10.2022, 06:30 PM
Mons. Dr. Zef Oroshi dhe sofra e Festivalit të 30-të shqiptar të muzikës
dhe valleve në New York
“Vetëm kush mbahet fort mbas traditës,
tradita i siguron nji vend të merituem në botën e qytetnueme” – Gjokë Vata, poet, këngëtar
Nga Klajd
Kapinova, Editor i revistës Jeta Katolike, New York
Prelati mons. dr. Zef Oroshi Themeluesi i Kishës së
Parë Katolike Shqiptare në SHBA
Mons. dr. Zef Oroshi
u lind më 23 nëntor 1912, në tokën e kathedraleve të pamposhtura dhe
kryengritjeve liridashëse, që ishte e mbeti Mirdita.
Mësimet
fillestare Zefi i vogël, i mbaroi në vendlindje, ndërsa mësimet e mesme i nis në vitin 1927, në
seminarin e Jezuitve në Shkodër. 15 vjet më pas, i riu gjendet në auditoret e Seminarit
Papnor në Shkodër (1859). Librat, me sa duket ishin dhe mbetën pasioni i
tij i vetëm. Përkushtimi i përshpirtshëm ndaj fesë e shërbesave fetare, ishte
një traditë e hershme e trashëguar nga të parët e familjes Oroshi.
I etur për dije të
thella e kulturë të pasur civilizuese dhe kristiane perëndimore, vijon studimet
e larta më 1936-1940, në degën admiruese të Teologjisë e Filozofisë në Romë
(Itali), pranë Universitetit të Urbino-s në Propaganda Fide, sëbashku me 14
djem të tjerë të rinj shqiptarë.
Mprehtësia dhe
zgjuarësia, ishin të ngjizur thellë në mendjen e begatë të tij. Kardinali italian Shkëlqësia e Tij
Fumasson Biondi, Prefekt i Propoganda Fide e shuguron meshtar, duke i dhuruar
petkat dhe koletin e bardhë. Ai gjatë gjithë jetës së tij, u gjend afër popullit të vet, në ditë të
mira dhe të vështira, si një ushtar besnik i Krishtit, duke nda me besimtarët
gëzimet dhe hidhërimet e një jetë të vështirë plot tallaze në emigracion.
Pas 12 vjetëve
(1940-1952), pasojë e
përndjekjeve të Sigurimit të Shtetit dhe martirizimeve të vëllezërve në
Krishtin, në kohën e ateizmit të Enver Hoxhës, duke e parë se diktatori kishte
vendosur ta arrestoj ai pasi thotë meshën… hoqi shpejt veladonin dhe mori udhën
e arratisjes nëpër male, duke iu bashkuar forcave të rezistencës
kundërkomuniste, ku vihet në krye të forcave anti-komuniste nacionaliste në
malet e Mirditës.
Humbje dhe
fitore
Kryqi i
mundimeve të jetës e shoqëroi kudo prelatin tonë, në vendlindje dhe emigracion. Ai për
8-9 muaj, qëndron mes maleve të ashpra, në shpella të ftohta, shi e borë, me
bukë e shumë here pa bukë, i veshur keq në dimër, duke provuar kalvarin e
mundimeve të Krishtit, që salvohet nga të pafetë ateistë.
Nga kujtimet e
bashkëkohsve nga biografi i
afërt i tij studiuesi shqiptaro-amerikanë Tomë Mrijaj, mesojmë se në ditën e
Pashkës së vitit 1952, për trimat e lirisë, mes maleve të Mirditës (pyjet e
Molungut), thotë meshën në orët e para të mëngjesit, ku, Zoti i dëgjon lutjet,
duke e shpëtuar e udhëhequr drejt tokës së lirë…
Pas arratisjes nga
burgu komunist shqiptar, në gusht të vitit 1952, ai gjendet në tokat etnike
shqiptare në Dardani për disa muaj, duke kaluar e qëndruar për pak kohë në Gjakovë,
Pejë, Mitrovicë… dhe nga aty shkon në Beograd (Serbi). Dera e famshme 7 shekullore me
histori të lavdishme e Gjomarkajve të atdhelindjes së vet, i dërgon një garanci
udhëtimi, për të shkuar në Itali.
Tashmë 41-vjeçari
Oroshi, po e prekte realitetin dhe shijonte atë liri, që prej kohësh e kishte
bluar në mendje e dëshiruar me zemër. Sërisht me libra dhe pranë tyre, ndjehej i gëzuar
dhe krenar si bir arbëror. Më të mbërritur në Romë, fillon përpjekjet e takimet
me klerikë, për të vijuar studimet e larta në Teologji.
Këtë dëshirë zemre e
përkushtimi, për dituritë, shumë vite më parë, ia kishte shprehur ish eprorit
të lartë Abatit imzot Frano Gjinit. Paralel me studimet e larta, i
kërkoj Selisë së Shenjtë, që t’i miratoj kërkesën (dekretin), për të
qenë kapelan katolik (bari misionar), për bashkëatdhetarët mërgimtarë politikë,
që gjendeshin në Romë.
Një pjesë e grigjës
së tij, kishin shprehur dëshirën, për të emigruar në ShBA, ku, imzot Oroshi i
ndihmon ato, falë bujarisë të gjithë pa dallim feje dhe krahine. Sikurse kujtojnë miqët e tij
prelati, ka ndihmuar me bujari një hoxhë shqiptar, për të ardhur në Tokën e
Bekuar të Amerikës.
Me bindje të plotë
tek e ardhmja, menjëherë iu përvesh punës dhe filloj veprimtarinë intelektuale
e baritore, duke u marrë pikësëpari me shqipërimin e librave të rëndsishme, me
të cilat, do të përhapte fjalën Hyjnore të Krishtit dhe ruajtjen e gjuhës
amtare shqipe.
Dy mirditas
Doçi e Oroshi, në kohë të
ndryshme, bëhen tribunë e mendimit përparimtar shqiptar në diasporë, duke lënë
gjurmë të pashlyeshme në ndihmë të besimtarëve dhe popullit shqiptar, i cili
kaloi në dy robëri: otomane islame barbare dhe diktaturën barbare ateiste
komuniste.
Dr. Oroshi në vitin 1960, përkthen dhe boton “Visarthin
Shpirtnuer”, një lloj katekizmi doracak, me lutje shpirtërore në gjuhën
geg, për familjarët emigrantë shqiptarë katolikë të shpërndarë udhëve të botës.
Dashuria e respekti,
për shkrimtarët e shkollës së traditës veriore geg, që kishin vulosur me
erudicionin dhe përkushtimin e tyre brilant, u bënë objekt i studimeve të tij.
Për të qenë më
konkret, ai zgjodhi shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern prof. Ernest
Koliqin dhe kontributin e tij shembullor shumëplanësh, në fushën e
letërsisë bashkëkohore shqipe.
Një punim të plotë
dhe dinjitoz: si vepër monumentale, kushtuar shkrimtarit Koliqi (numër
special), ai e botoi të plotë, në revistën autoritative, shkencore,
kulturore “Shejzat “(1975), në përkujtim të mikut të tij të
madh.
Në Universitetin e
famshëm të Romës Angelicum, në vitin 1958 vijon studimet e vitit të pestë në
degën e teologjisë, që ndryshe njihet si disiplina ose gjimnasitika e trurit.
Këtu merr si
subjekt, për të trajtuar gjerësisht e filozofikisht 20 teza në shkencën e
Teologjisë, duke e mbrojtur (në vitin 1960) me sukses temën: “Një reformator
i madh i Kishës irlandeze të shekullit XII”, për gradën shkencore Doktor.
Në komisionin e
Këshillit Shkencor Vlerësues të Universitetit, bënin pjesë figura të shquara të
kulturës, që punonin si lektorë në Universitetet e ndryshme italiane.
Ekipi prej pesë
profesorëve të njohur italianë dhe një nga Universiteti i Oxford-it në Angli, e
dëgjonte me vëmendje dhe interesim shpiegimin e tezave, sipas një këndvështrimi
dhe studimi të hollësishëm, që kleriku shqiptar, i kishte bërë punimit
voluminoz shkencor të disertacionit shumëplanësh filozofik, teologjik, të
cilin, e përshkonte një bosht i ngjeshur enciklopedik. Kjo u duk dhe në literaturën e
përzgjedhur shoqëruese, që autori i palodhur e këmngulës kishte renditur në
fund të temës shkencor hulumtuese.
Historitë e
hidhura i mbetën thellë në kujtesë
Ai përpiqej, t’a
largonte vemendjen nga ngjarje plot të papritura, që i kishin ndodhur në
Shqipëri. Por sërisht, kujtime të një kohë të hidhur, që s’harrohen e
ngacmonin, për të gjykuar se si ka mundësi, që shqiptari komunist urren për
vdekje bashkatdhetarin atdhedashës dhe idealist.
Editorët e botimeve
kulturore të kohës, si redaksitë e shumë revistave dhe gazetave të diasporës me
këmbëngulje i kërkonin eruditit të palodhur dr. Oroshit, artikuj me tematika të
ndryshme.
Kjo duket gjatë
letërkëmbimeve, që prelati katolik kishte me pendat e spikatura të mendimit
elitar shqiptar në emigracion, si: prof. Ernest Koliqin, prof. Karl
Gurakuqin, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Zef Nekaj, prof. Martin Camaj, atë Zef
Valentinin, atë Daniel Gjeçaj O.F.M. etj.
Don ose sikurse përdoret gjerësisht në trojet etnike shqiptare
nga popullsia katolike si dom Zefi, ka celebruar meshë së pari në kishën
sllovene të shën Cirilit në St. Morris Park 8th Street në New York, në kapelen
e Universitetit të Fordham-it në Bronx, në shkollën e kishës së Mount Cornel në
Bronx, në kishën e St. Raymond’s në Costle Hill Avenue në Bronx.
Për më tepër, Lidhja
Katolike, u formua në një mbledhje të mbajtur në kishën katolike sllovene të
shën Qirilit, në Saint Mark’s Pace, New York. Në mbledhje, si mysafirë, morën
pjesë, mes të tjerëve, prof. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit Shqipnia e
Lirë dhe aktivisti i komunitetit Stavri Qiriako nga Bashkësia Orthodokse
Shqiptaro Amerikane.
Asokohe Monsinjori,
që ishte meshtar i emëruar, për shërbesa fetare në St. Raymond (East Tremont
Avenue, Bronx, New York), megjithëse çonte meshë në kishën amerikane, gjithnjë
me shpirt e zemër rrinte pranë komunitetit të vogël katolik shqiptar.
Në vitin 1973, u realizua dëshira e madhe e klerikut të
përkushtuar në trinomin Fe-Atdhe-Përparim, mbas fushatës fondmbledhëse prej
bashkatdhetarëve, në praninë e besimtarëve, u bë më në fund bekimi i kishës së
re, mes një atmosfere të madhe gëzimi, me të cilin ishte bashkuar, përmes
mesazhit edhe ish Kardinali i New York-ut, i ndjeri, Arqipeshkvi
Metropolitan Eminenca e Tij Terence Cooke. Për këtë ngjarje të madhe të
komunitetit katolik shqiptar dhe meshtarin dom Zef Oroshin shkruajti edhe
gazeta amerikane The New York Times.
Po të shikosh me
kujdes fotot e botuar, në koleksionin e revistës Jeta Katolike asokohe, syri
dallon menjëherë pamjen arkitektonike të projektuesit, ku, Shtëpia e Zotit,
(Kisha), kishte formën e kryqit latin, me kumbonare, me hapësirë mbas lterit,
me drita të zbukuruara shumëngjyrëshe, që ndriçojnë fugurët e shenjtorëve dhe
afresket e shënjtorëve në pikturë.
Publiçisti, studiuesi dhe botuesi
Bariu
nacionalist e dijetari i ndritur i shqiptarëve dr. Oroshi, la një emër shumë të mirë në fushën e publiçistikës e botimeve në gjuhën shqipe.
Ishte ai, që shqipëroi
librin: “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve” (Romë, 1960,
1979), në gjuhën e ëmbël geg, aq të nevojshëm për shqiptarët.
Pjesë nga materialet
e para të shqipëruara prej Ungjillit, nisin të botohen për herë të parë, në
revistën e komunitetit katolik “Jeta Katholike Shqiptare” (1966-1978),
në numërat e para të saj, por pa nënshkrimin e vet.
Mirditori i
zgjuar e i kulturuar, nuk dinte të shterronte kurrë, për dijet akademike dhe bashkëkohore
fetare dhe kulturore shqiptare që zotëronte. Për nga kultura e pasur dhe e
gjerë e akumuluar prej vitesh, ai kishte përherë në zotërim, kishte një
thellësi e pastërti të mprehtë të mendimi logjik.
Mirënjohje e përjetshme
për mësuesin Mjeda
Imzoti e adhuronte
shumë mësuesin e paharruar klerikun, poetin dhe njeriun e shquar të përmasave
botërore dom Ndre Mjeden (1866-1937).
Për të gjithë
shqiptarët asokohe, Ishte një ndër njohësit dhe propaganduesi më i shkëlqyer i
jetës dhe veprës së poetit të dashtur Mjeda. Ai e përkujtoi me respekt të madh
mësuesin e tij, në shenjë mirënjohje e nderimi në New York, duke organizuar
përkujtimin, në 40-vjetorin e vdekjes.
Dom Ndre Mjeda e prifti i ri Oroshi, ishin për dialogun ekumenik
me ortodoksët, besimin islam, bektashit, protestantët e fetë e tjera.
Ai, kishte bërë
shpesh takime me Kryepeshkopin Hirësinë e Tij imzot dr. Fan Stilian Nolin në
Boston. Diskutimet
e gjata, të dy barinjve të grigjës shqiptare në emigracion, gjenin gjithnjë
frymën e ngrohtë të mirëkuptimit e respektin e ndërsjelltë.
Ata kishin menduar
kohë të gjatë, për rikthimin dialogut ndërfetar (ekumenik), që kishin bërë
pararendësit prelatë, për të afruar e më pas bashkuar kishën e ritit oksidental
(catholic roman) dhe oriental (orthodox east), si një vlerë e re shpirtërore e
bashkësisë arbërore në ShBA.
Malli i
pashuar për Atdheun
Kishte raste, që nga
misionet e pambarim imzot Oroshi, gjente pak kohë të lirë, për t’u prerë në
qetësi, vetmi e cila vazhdimisht, i pushtonte mallin dhe i rizgjonte
nostaligjinë e madhe për atdhelindjen e tij të paharruar.
Meditacionin e
thellë si ushtrim shpirtëror e bënte dy javë në vit. Vetmia e tij, ishte një adhurim i
përshtatshëm mbushur me lutje, për një kontakt më imtim shpirtëror me Zotin.
Ai shpesh i mbushte
sytë me lot dhimbjeje e malli të pashuar, për atdhelindjen Oroshin, familjen e
persekutuar dhe shpërndarë në kampet e vështira të internimeve komuniste.
Gjatë shëtitjeve të
lira në park, që miku i afërt studiuesi dhe publicist dhe autori i veprave
biografik shqiptaro-amerikan Tomë Mrijaj, ka bërë me imzot dr. Zef Oroshi,
biseda të lira për Oroshin, përsekutimin e klerit katolik në Shqipëri. Ai, gjatë bisedës telefonike, i
thotë mikut të vet: “Tomë, a keni mundësi të vini pak tek unë!?” Bashkëbiseduesi
i përgjigjet prelatit, se në çdo kohë, jam i gatshëm të vi tek ju.
Toma, tregon: “Kur
hyra brenda shtëpisë, Monsinjori, u ngrit në këmbë, me buzëqeshi gjithë humor,
duke thënë: “Pashë në dritare një diell të bukur, që më ngacmoi në shpirt
frymëzimin. Menjëherë, më shkoj mendja tek ju, e u telefonova, duke qenë i
sigurtë se do të vinit për të shëtit sëbashku me mua.” Iu përgjigja, se
jam gati të shkojmë për shëtitje, ku, të dëshironi ju. Ai dëshironte që të
shkonim në brigjet e plazhit Orchard Beach. Atë ditë, në bregdet nuk kishte asnjë
vizitor, përveç meje, imzot dr. Zef Oroshit dhe qindra pulëbardha, që
fluturonin dhe ecnin të qetë rreth nesh. Prelati ynë më pyeti: “I dashtun Tomë,
nëse ia qëlloj a më thua të vërtetën?” Ai nga sëmundja e rëndë, mendonte se e
kishte humbur vetëdijën. Monsinjori, e ngriti dorën e djathtë lart e shtriu
drejt ujërave të pambarim të Oqeanit Atlantik dhe me drejtimin nga Jugu më tha:
“A i bie të jetë në atë drejtim Shqipnia?” Unë iu përgjigja menjeherë, se në
atë drejtim, që tregoni ju me dorë është Shqipëria. Pashë se mënjeherë i erdhi
nga thellësia e shpirtit një buzeqeshje shumë e gëzuar. U ngrit në këmbë, i
çoi duart përpjetë dhe tha fjalët: “E vraft Zoti Enver Hoxhën e at komunizëm
të zi, që nuk na la me jetue në vendin tonë. Po ç’ka i bam na priftat, të
cilët, u masakruan nga diktatura e tij. Na historikisht, e kena dasht dhe e
dona vendin e popullin tonë, të cilit, i kena shërbye përherë me zemër e
dashuni.”
Atij i plasi një vaj
i madh dënese dhe përshpërti emrat e vëllezërve të tij Prenit, Ndout dhe motrës
Luçies, për të cilët, kishte marrë lajme jo të mira, se gjenden të internuar në
Gradisht të Lushnjës.
Iu drejtova imzot
Zef Oroshit, se ju jeni një personalitet i madh, që po vuani, sikurse kanë
vuajtur historikisht njerëzit e shquar të këtij planeti.
Librin tuaj të
shqipëruar: “Katër
Ungjijt dhe Punët e Apostujve”, e pashë në çdo Kishë gjatë vizitës sëfundit në
Kosovë dhe meshtarët më pyesnin për ju. Ai u qetësua disi dhe mbas pak minutash
u kthyem me makinë në shtëpinë e tij…”
Është thënë e shkruar gjithnjë, se Shtypi Katolik
mbarëshqiptar, ka qenë ndër shekuj shtyllë e atdhedashurisë dhe jo më pak
kulture kudo. Ai, iu kundërvu me pendë dhe gjoks barbarizmave të huaja dhe
servilizmave të opurtunistëve të brendshëm në trojet shqiptare.
Kjo ka qenë në shekuj dhe dekadat e porsa kaluara arsyeja
që kleri katolik, u gjet i pari në shenjestrën e të pazotëve, që poshtëruan
vendin tonë dhe e kthyen atë, sikurse benë edhe osmanët, nga një kopsht i
lulëzuar feje dhe kulture në një gërmadhë rrënojash fizike e shpërtërore,
gërmadhë vuajtesh dhe mjerimi.
Numëri i Parë i Revistës “Jeta Katolike” (New York,
1966)
Revista “Jeta Katholike Shqiptare” (Albanian Catholic
Life) si organ shtypi, që në hyrje përcakton, se është organ i Lidhjes
Katholike Shqiptaro Amerikane në New York.
Redaktorët e parë ishin: Dr. Çesk Ashta e Kolë
Çuni, ndërsa drejtor përgjegjës Rev. Joseph J. Oroshi, D.D. Adresa e parë e
revistës është: 261 South Broadway Tarrytown, N.Y., U.S.A.
Më poshtë në faqen e dytë thuhet, se dorëshkrimet dhe
nëse nuk botohen nuk kthehen. Karakterin demokratik dhe lirinë e debatit e
shohim në përcaktimin se: “Artikujt me karakter polemik, duhet të
nënshkruhen me emen.”, një shembull ky për mediat “demokratike” shqiptare të
shekullit XXI.
Në ballinë bie në sy dy shtegtarët arbër, që shoqërojnë
me vështrimin e tyre ikjen në Genazzano (Itali) të Fugurës së Shenjtë të “Zojës
së Shkodrës” mbas masakrave barbare të pushtuesve turq mbi popullsinë vendase.
Kjo vepër religjioze dhe artistike njëherësh, gjendet sot
në tavanin pranë elterit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” (1998) në
Harsdale New York. Revista në fjalë, në #1, viti I (1966), ka 26 faqe. Bie në
sy në gjithë buletinin mungesa e gërmes ë.
Ajo hapet me editorial-in e shkruar nga drejtori
përgjegjës Imzot Dr. Zef Oroshi, me pseudonimin Zodiaku (E më vonë do të
përdorë pseudonimin Teologu, Redaksia etj.).
Ai, mbasi bën një përshkrim të shkurtër të përsekutimit
të intelektualëve shqiptarë në Shqipëri në vitet e errëta të komunizmit ateist,
shton se përballë masakrave elita intelektuale në emigracion përkujton frytet
dritëdhënëse të lëme të ndryshme të diturisë, duke përshkruar revistat që
botoheshin në Shkodër, gjatë kohës që vetë meshtari Oroshi ishte student në
shkollën private katolike.
Me një nostalgji të veçantë, kleriku Oroshi, kujton dy
pleqtë të veshur me kostume tradicionale vendase, që shëtisnin derë më derë,
për të shpërndarë me një krenari e zë të lartë revistat: “Hylli i Dritës”,
“L.E.K.A.” etj.
Autori Zodiaku, shkruan: “Natyrisht dhe per kete,
megjithse do te dale tremujor dhe pa kurrfare mtese epersijet, na mungojnë
mjetet dhe, ne rrethanat e sotshme, deri diku dhe pendat, sepse, secili asht i
mbethyem ne tavoline ose fabrike me punen nga e cila nxjerr jetesen e
perditshme. Meshtaret shqiptare, dhe ata qe kane mbete gjalle dhe
jetojne ne boten e lire, jane te shkaperderdhun e te lidhun me pune aty ku i ka
hjedhe rrethana historike, nen urdhnin e auktoritetevet fetare vendase. Megjithate,
derisa ndjetin e kemi te mire, me te gjitha flijimet personale qe parashifen,
kemi uzdaje te plote se disa penda ma prodhueset nder ambjente te e sidomos
meshtarevet e te katholikevet kane me na mungue… Sot per sot “Lidhja
Katholike Shqiptare Amerikane” e New York–ut ka caktue me e qite per nji vjete
buletinin. Nese bamiresija, simpathija dhe penda e intelektualvet do te
na perkrahin, u premtojme lexuesavet se grupit t’yne nuk do t’i mungojne
vullndesa e flijimevet personale dhe e punes vullnedtare per vijimin e tij.”
(f.2)
Artikulli vijues, në faqet 3-5, është shkruar nga Pader
Andrew Nargaj, O.F.M., Ph.D., duke i lënë vendin më pas shkrimit redaksional:
“Rruga e Jone”. Një përkthim interesant, është bërë nga prof. Martin Camaj, të
titulluar: “Adhurimi i Tre Dijetareve nga Lindja”, ndërsa Kolë Nikoll
Bajraktari, përshkruan atmosferën e Krishtlindjeve dhe vijon me poezinë
“Keshendellat”.
Kol Çuni, në shkrimin e parë jep
përshkrimin e Presidentit “John F. Kennedy: Babe Familjet e Besimtare i
Vertete”.
Prof. Mhill Marku,
paraqitet për lexuesit mërgimtarë me analizën: “Gjuha Shqipe ne Amerike” dhe më
poshtë ka ofruar një poezi nga Pader Gjergj Fishta.
Zef Pashko Deda, trajton
marrëdhëniet mes Vatikanit e Washington-it dhe Papa Pali VI, ndërsa për Gonxhe
Bojanxhiun e veprimtarinë e saj në dobi të të varfërve, atë dr. Zef Oroshi, u tregon
shqiptarëve ne mërgim për bijën e harruar në tokën e të parëve në Shqipëri.
Revista, në #1 të saj, ka kronikën shoqërore, zgjedhjet e
reja të Lidhjes Katolike Shqiptare Amerikane, si dhe stafin e shtypit, në të
cilën janë emrat: Loro Stajka, Ndue Gj. Markaj, Nikoll Melyshi, Kol Nikoll
Bajraktari, Zef Pashko Deda, Tonin Mirakaj, Zef Hasani, Fran Sokoli, Lodovik M.
Bajraktari.
Ajo që është më interesantja, është se në revistë janë të
shënuar meshët përkujtimore e mesha për deshmorët e Atdheut (pavarësisht se
cilit besim i përkasin), duke u quajtur tradicionalisht më vonë si Meshë
Kombëtare çdo 28 Nëntor, kur është edhe kremtimi i Shpalljes së Pavarësisë.
Një jetë i përgjuar në dosjen e diktaturës
Pas librave me vlerë historike: “Mons. dr. Zef
Oroshi – një jetë e shkrirë për fe e atdhe”, jetëshkrim, New York,
2009, “Long Kuvendit – në trinomin Fe-Atdhe-Perparim” (New York, 2019)
dhe “Abati i Mirditës-Imzot Frano Gjini-Martir i kishës katolike” Shkodër,
2018 (bashkautor me studiusen Leonora Laçi), doli në qarkullim
libri i ri: “Një jetë i përgjuar”(New York), që përbën Dosjen e
Sigurimit, për mons. dr. Zef Oroshin.
Meshtari dhe personaliteti i shquar e i paharruar Oroshi,
rivjen mbas shumë dekadave para shqiptarëve kudo në botë dhe komunitetit
shqiptaro amerikanë, me një libër original me titull: “Një jetë i
përgjuar” e mbushur plot me dokumente të Dosjes së tij
keqdashëse, hartuar me dorë dhe makinë shkrimi, për dekada me radhë nga
punonjësit e polcisë sekrete të Sigurimit të Shtetit socialkomunist, pranë
Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë.
Studiuesi Tomë Mrijaj, në shkrimin e tij
analitik: “Dy fjalë hyrëse”, ndër të tjera shkruan: “Sapo përballesh
me një Dosje të errët, të përpiluar me denigrime, trillime, shpifje dhe shkrime
me paramendime direkte qëllimkeqe, të vetë punonjësve të Sigurimit të sistemit
komunist, ju si lexues të kujdesshëm, duhet të jeni të përgatitur
psikologjikisht të mësoni më shumë, se çfarë ju pret nga leximi, duke qenë të
vetëdijshëm, sikurse edhe unë për këto “perla” të Dosjes, që mora në dorë. Ata
arritën deri aty sa të sajojnë histori të rreme mbi mons. dr. Zef Oroshin, kur
ai ishte larguar nga ferri burg komunist i Shqipërisë… Nga burimet e Dosjes,
mësojmë se në Itali dhe SHBA ai përgjohej vazhdimisht këmba-këmbës nga hafijet
e Sigurimit komunist shqiptar dhe informacioni mbi lëvizjet dhe takimet e tij
në diasporë përgjohej dhe regjistrohej dhe më pas përcillej në Tiranën zyrtare komuniste,
ku operativët e fshehtë komunistë hartonin tekstin e shpifjeve, duke krijuar
kështu dora dorës Dosjen e Zezë të tij.”
Veprimtaria e shumanshme e klerikut dhe intelektualit të
shquar të botës shqiptare në diasporë mons. dr. Zef Oroshit, mbetet tashmë në përjetësi.
Ajo njihet shumë mirë, përmes librave monografikë, kujtimeve, artikujve
kushtuar atij, në përvjetore të ndryshme, të cilat janë shkruar nga autorë dhe
studiues të ndryshëm për te, për shumë dekada me radhë deri në ditët tona.
Ardhja dhe “fitorja” me mashtrime absurde e komunizmit në
vitin 1944 në Shqipëri, ishte vetëvrasja më e madhe që bënë shqiptarët, që e
pranuan dh perqafuan ideologjinë e tij.
Meshtari katolik dom Zef Oroshi, bën pjesë në ato
personalitete historike, që nuk u pajtuan asnjëherë me fitoren e komunistëve.
Ai nuk e pranoi as në atdhe dhe as në Shtetet e Bashkuar të Amerikës fitoren
mashtruese komuniste.
Dr. Oroshi, nuk
ishte vetëm një predikues i thjeshtë fetarë, por dhe një studiues kualitativ i
zoti, mendje dhe pendë e spikatur e botës shqiptare.
Përmes larmisë së artikujve, ne tani njohim një përkthyes
cilësorë; një gjuhëtar shqiptar të apasionuar; shkrimtarin e denjë të shkollës
së traditës geg dhe stoikun e papajtueshëm me regjimin anti-njerëzor
ateisto-komunist në Shqipëri etj.
Libri në fjalë, është i bazuar në dokumente origjinale,
të siguruara fatmirësisht nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, që ishte
kthyer fatkeqsisht në makinë automatike propagandistike.
Në librin arkivor, përfshihen për herë të parë rreth 400
dokumente, të hartuar dita-ditës nga punonjësit special të Sigurimit të
Shtetit, të cilët kanë hartuar një Dosje me shpifje dhe trillime, të
cilat studiuesi shqiptaro-amerikanë Tomë Mrijaj, i ofton sot para
lexuesve mbareshqiptarë.
Ky libër është i veçantë në
llojin e vet, për faktin, se i jep për here të pare dokumentet (faksimile) në
mënyrë origjinale, ku, lexuesi dhe studiuesit e rinj kanë mundsi dhe hapësirë
të shohin dhe vërtetojnë me kujdes fantazinë e proçesverbaleve, raporteve,
akuzimeve pervese, dëshmi të rreme nga trathtarët dhe spiunët, përshkrimeve,
thënieve të fabrikuara, dëshmitarëve shpifse sistematike të diktaturës
komuniste dhe të hafijeve të Sigurimit të Shtetit komunisto-ateist.
Në një qarkore, që Ipeshkvi imzot Bernardin Shllaku, u
dërgon dioqezave (shkruar nën torturë nga Sigurimi), tregohet sesa bujë kishte
bërë arratisja e dom Zefit dhe jo vetëm Sigurimi ishte në kërkim të tij, por
ishte ngritur dhe një komision kërkimi, i përbërë nga Dekani i Tiranës, dom
Mark Dushi, dhe Administratori Dioqezan i Lezhës dom Ndoc Sahatçija.
Për arratisjen e dom Zefit të pamposhtur, është shkruar
dhe në studimet e mëvonshme: “Dosjet e Diktaturës”, me autor studiuesin
dhe ish Ambasadorin shqiptar në Selinë e Shenjtë në Vatikan dr. Pjetër Pepa (1942-2014)
dhe në monografin: “Monsinjor dr. Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për
fe e atdhe” të biografit të tij, që njiherazi është edhe Sekretar i Lidhjes
III Shqiptare të Prizrenit, studiuesit Tomë Mrijaj (SHBA); sikurse edhe në
veprën e Nikollë Melyshit, “Ngjarje Historike, të ndime, të pame e të
jetueme”, dhe së fundi në librin: “Abati i Mirditës Imzot Frano Gjini”
shkruar nga bashkautorët: Tomë Mrijaj & Leonora Laçi, (Shkodër, 2018).
Momenti i arratisjes së bujshme të mons. dr. Zef Oroshit,
është kthyer në një legjend. Për t’a bërë më reale dhe në mënyrë që të mos
mitizohet më tej me këto fakte, pata një bashkëbisedim me nipin e mons.
Oroshit, Prend Gjokën, i cili, më rrëfeu pas shumë dekadave të vërtetën se si
dom Zefi i kishte shpëtuar arrestimit dhe ishte fshehur në mal deri sa u largua
fillimisht në Europë e më pas në tokën e premtuar të SHBA, shkruan ndër të
tjera studiuesja e re Lenora Laçi.
Nga Tirana, forcat e Sigurimit mbanin në dorë një Urdhër
Arrestimi, të ardhur direkt nga Mehmet Shehu. Sigurimi, po priste që mesha
të përfundonte dhe prifti të dilte i fundit për ta arrestuar. Ata vëzhgonin nga
dera kryesore daljen e popullit.
Amerika, u bë atdheu i dytë për të dhe veprimtarinë e
tij, atje la gjurmë të pashlyeshme, me themelimin e Kishës së Parë Katolike
Shqiptare (1962).
Kjo tregon se ai i shërbeu më mirë atdheut larg tij, duke
qenë se Shqipëria u kthye në një burg të madh për intelektualët dhe ndrydhi jo
vetëm dëshirat për tu arsimuar, por shtypi e burgosi edhe mendimet e fjalën e
lirë.
Prend Gjoka, rrëfen se halla e tij (motra e dom Zefit),
Lukja përjetoi kalvarin nëpër burgjet e internimit. Ajo pas rënies së
komunizmit ka jetuar në shtëpinë e nipit deri ditën kur mbylli sytë.
Motra e Monsinjori, kishte qenë personi i fundit që dom
Zefi kishte takuar para se të arratisej në mal. Ai në mal bashkohet me grupet
antikomuniste, ku do qëndroj për tetë muaj deri sa kaloi në Kosovë e cila ishte
pjesë e Federatës Jugosllave, me gjithë vështirësitë dhe i plagosur kalon në
Mitrovicë e nga aty sëbashku me atë Daniel Gjeçajn O.F.M, atë Ambroz Martinin
O.F.M, dhe Nikollë Kimzen, pas garancive që i dhanë Dera e Gjomarkut e
personalisht Kapidan Ndue Gjomarku, shkojnë në Itali.
Mons. Oroshi, ishte dhe mbeti një ndër liderët kryesorë
antikomunistë të diasporës sonë shqiptaro amerikane, i cili, gjithë jetën e tij
ia kushtoi komunitetit këtu dhe luftës kundër diktaturës komuniste dhe
diktatorit Enver Hoxha.
Këtë vit në muajin qeshor 2022, Shoqata Trojet e Arbërit me qendër në Prishtinë
organizuan në qytetin e Lezhës
një Sesion Shkencor dhe këto ditë pritet të dalë nga botimi librit i pestë
kushtuar mons dr. Zef Oroshit, i cili përmbledh të gjithë kumtesat
shkencore dhe historike, kushtuar atij nga ligjerues të trojeve etnike
shqiptare dhe diaspora.
Po ashtu një grup intelektualësh dhe banorë të Oroshit,
Mirditës dhe Lezhës, përmes një ceremonie mbarëpopullore vendosen në qytetin e
Lezhës (Qershor, 2022) bustin e tij, në shej kujtimi, nderimi dhe respekti për
gjithcka që ai bëri për vendlindjen, komunitetin shqiptaro-amrikanë dhe Kishën
Katolike Shqiptare në Mirditë, Itali dhe SHBA.
Mons. Oroshi në Logun e Kuvendit dhe të tjerët për
jetën e tij
“Mirëse u ka prue Zoti në shtepinë tuej.
Kjo sot asht nji shkëndi e vogël, por që do bahet nji flakë e madhe
nji ditë në Atdhe. Sot
të dashtun bashkatdhetarë, falenderja e mirënjohja mâ e thella u siellet të
gjith bashkatdhetarëvet shqiptarë padallim, jo prej njajë, dy, tri a pesë
krahinash të Shqipnisë, por prej “Tivarit në Monastir - Prej Preveze në
Kaçanik”, prej të gjitha vendevet kû flitet gjuha e ambël shqipe,
që aq vllaznisht na kanë dhanë zemër, ndihmue e përkrahë, dhe kam shpresë e
deri diku jam i sigurtë se kanë me vijue me na ndihmue dhe në t’ardhëshmen, pse
rruga e flijimevet asht ende e gjatë per ne per ta përmbyllë këte nisme me
randësi kombtare. Gëzonju prá, o vllazen e motra shqiptare, pse çerdhen tonë me
i sherbye Zotit e në të njajten kohë Atdheut të dashtun e të largët, e kemi
krijue me flijime tona të shkelqyeshme. Ai Zot që na ka krijue, nuk na ka harrue,
e u thaft e djathta e jonë, në qoftë se në jeten tonë, Atë osè Atdheun që na
lindi do ta harrojmë.” - Mons. Dr. Zef Oroshi 24
Dhetuer 1969, Krishtlindje, New York
Meshtari dhe personaliteti i shquar e i paharruar mons.
dr. Oroshi, rivjen mbas shumë viteve para komunitetit shqiptaro amerikanë, me
një libër origjinal të mirëfilltë atdhedashës, me titull kuptimplotë: “Long
Kuvendit - në trinomin Fe-Atdhe-Perparim” (New York, 2019).
Libri trajton shkrime të karakterit historik, shkencorë,
enciklopedik, tradita, zakone, gjuhësorë e kulturorë etj., botohet në
Jubileun e 50-vjetorit të meshës së parë në SHBA (1969-2019). Ai u
përzgjodh, përgatit dhe u botua me shpenzimet financiare të studiuesit dhe
publiçistit veteran të komunitetit tonë Tomë Mrijaj.
Intelektuali i shquar i komunitetit tonë Oroshi, ka një
veprimtari të pasur dhe të ngjeshur intelektuale, në fushën e studimeve dhe
publicistikës shqiptare.
Miditori inteligjent, për
shumë dekada, ka botuar me qindra artikuj cilësorë, hulumtime me profile të
ndryshme në shtypin e kohës së diasporës, duke u mirëpritur me shumë interes
nga redaksitë e organëve të ndryshme të shtypit si dhe nga albanalogët e shumtë
të huaj, professorë të huaj dhe shqiptarë, që kishin studiuar në universitete
më të famshme të Europës Perëndimore.
Në një letër, që prof. Ernest Koliqi i dërgon nga Roma
monsinjor Oroshit, që jetonte në New York, në hyrje të saj i shkruan: “I
dashtun Monsinjor Zef! Shkrimet tueja i presim si zogla e verës…”.
Duke pasur si mik të ngushtë prozatorin e shquar prof.
Ernest Koliqin, dr. Oroshi për një kohë të gjatë bashkëpunoi me revistën e tij
zëmadhe të kohës “Shêjzat”, gjatë përiudhës së frytshme intelektuale të viteve
1957-1974-1978, kur themelues dhe drejtues i saj ishte Ministri i Kulturës së
Shqipërisë shkodrani dhe prozatori modern brilant prof. E. Koliqi.
Dr. Oroshi, spikat
apo dallohet edhe për natyrën enciklopedike dhe njohuritë e thella dhe të gjera
që kishte për disa fusha të dijës shqiptare dhe botërore, të cilën
tradicionalisht ndër shekuj e kanë levruar edhe ajka apo plejada më e ndritur e
klerit katolik shqiptar.
Mons. Oroshi, me të mbërritur në botën e lirë në New York
të SHBA, fillon të bashkoj komunitetin e pakët katolik shqiptarë, të ardhur në
këtë shtet të madh metropolitan në kohë dhe rrethana të ndryshme.
Sikurse e ka shprehur në disa shkrime dhe homelitë fetare
të botuara në revistën Jeta Katolike, del se qëllimi tij ishte për t’i
ruajtur nga asimilimi, sa të jetë e mundur shqiptarët, bashkimi rreth vatrës së
ngrohtë në Shtëpinë e Zotit, për të ruajtur vazhdimisht traditat, zakonet,
gjuhën e bukur shqipe, kulturën, festat kombëtare, përkujtuar figurat e
ndritura patriotike dhe veshjet e bukura tradicionale popullore.
Këto vlera të pastra shqiptare, sipas Monsinjorit, mund të
arrihen vetëm duke hapur sa më parë Shtëpinë e Zotit. Kjo kishë e re shqiptaro
amerikane, sipas shembullit pozitiv të traditës historike në vendlindje, u
kthye shpejt në një vatër të ngrohtë të atdhedashurisë.
Paralelisht me këtë mision të vështirë, por jo të
pamundur për te, Oroshi, i jep jetë edhe buletinit ose sikurse njihet në
historinë e kishës sonë Revista Fetare Kulturore Jeta Katholike Shqiptare
e cila sot vazhdon sërisht të botohet me emrin Jeta Katolike).
Në këtë revistë, figurojnë emrat e shumë shkrimtarëve,
intelektualëve të shquar, albanologëve, klerikëve katolikë dhe të besimeve të
tjera fetare, sikurse edhe artikujt e shumtë të shkruar me dashuri zemre nga
njerëz të thjeshtë të komunitetit tonë.
Ai, ka përdor disa pseudonime, meqenëse në revistë ka
botuar shpesh 2 ose 3 artikuj brenda një numëri. Më të lakuar janë emrat apo
pseudonimet: Zodiaku, Theologu, Redaksija, D.Z. etj.
I veçantë është shkrimi: “Madre Tereza Bojaxhiu”, (1966, Nr.1 (D.Z.).)
Ky është ndër shkrimet e para të botuar në SHBA për shën Terezën e Kalkutës ose
sikurse njihet Nënë Tereza.
Një jetë plot devocion për kishën dhe grigjen e tij
Kisha dhe kleri shqiptar, do t’a
pësonte më shumë nga gjenocidi komunist dhe kalvarin e mundimeve me
persekutime, duke i dhuruar sot kombit tonë mbi 38 martirë elteri të kishës.
Mesha e parë në Qendrën Katholike Shqiptare në New York
City, në Natën e Madhe të Keshndellavet të vitit 1969, është një përrmbledhje
brilante oratorie, ku si gjithnjë shquhet fjalimi elokuent, me fjalë të
zgjedhura dhe frymë patriotike nga prelati ynë mons. dr. Zef Oroshit.
Si dëshmi e historisë së kishës sonë Monsinjori,
njoftonte vazhdimisht komunitetin e vogël katolik shqiptar në New York, mbi
ngjarjet e rëndësishme, sikurse ishte asokohe blerja e Qendrës Katholike
Shqiptare e New York-ut gjatë vitit 1969. Ai si dëshmi historike dhe për brezat
e ardhshëm këtë njoftim të mirëseardhur e botoi në faqet e numërit katër të së
perkohshmes në gegnisht dhe dygjuhësh shqip-anglisht, që ai botonte dhe
drejtonte me pasion.
Këtu janë botuar jehona e shtypit amerikan nga gazeta e
famshme The New York Times, me autor Murray Schumach (Prill,
13, 1970, E para kishë katolike shqiptare në ketë hemisfer u hap në
Bronx) etj. Ai nuk ishte vetem një predikues i thjeshtë fetarë, por dhe një
studiues i zoti, pendë e spikatur dhe e mprehtë.
Media bashkëkohore për jetën dhe veprën e mons. dr. Zef
Oroshit
Studiuesi dhe publiçisti Mërgim Korça, është
paraqitur me studimin: “Konsiderata rreth vëllimit shkruar nga miku personal
i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tomë Mrijaj”.
Studiuesja e re shkodrane Leonora Laçi me
shkrimin investigativ: “Si i shpëtoi Sigurimit msgr. dr. Zef
Oroshi!?”, ndërsa ish drejtori dhe gazetari i Zërit të Amerikës Frank
Shkreli, me shkrimin me kujtime: “Në kujtim të Monsinjor Zef Oroshit”.
Shkrimtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane Eleonora Gjoka: “Studiuesi
Tomë Mrijaj gdhend në mermer viganët e cultures shqiptare (Cikli: “Kultura
Shqiptare në Shoqërinë Amerikane”)
Ish bashkëpunëtori i hershëm i revistës kulturore fetare
Jeta Katolike dhe sot kryeredaktori i saj Mark Shkreli, ka
botuar kujtimet e tij: “Kujtoj me mall mikun tim Monsinjor Zef Oroshin.”
Monsinjor Oroshi dhe biografi i tij Mrijaj
Dy intelektualë, kanë
lidhje me njeri-tjetrin. Kjo bëri që miqësia mes tyre të rritet. Meshtari ynë,
gjatë udhëtimeve me makinë, i tregonte Tomës shumë histori të familjes së
kapidanëve të Mirditës, Oroshit dhe historisë së familjes së tij.
Qysh kur Toma mbërriti për herë të parë në SHBA (viti
1978), u interesua që të kontaktoj me emigrantë të hershëm, që kishin mbërritur
më parë në New York e gjetkë.
Studiuesi Mrijaj, shkruan: “Nga hulumtimet e mia
shumëvjeçare, që i kam bërë jetës dhe veprës shkencore dhe historike të mons.
dr. Zef Oroshit, kam konstatuar se artikujt e tij janë shkruar përgjatë viteve
1958-1978. Përmbajtjet e shkrimeve të shumta studimore i përkasin
fushave të tilla, si: histori kombëtare dhe të huaj, jeta dhe vepra e shumë
figurave të shquara kombëtare shqiptare qysh nga Mesjeta, si: heroin kombëtar
Gjergj Gjon Kastriotin, Nënë Terezën, imzot Fan Stilian Nolin, poetin e
ëmbëlsisë dom Ndre Mjedën, poetin kombëtar patër Gjergj Fishtën O.F.M., prof.
Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin e shumë të tjerë.”
Meshtarët tanë shpirtëror Mons. Oroshi dhe vijuesi
dom Pjetër Popaj
Kur mons. dr. Zef Oroshi ishte meshtar i kishës katolike
shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mirë” dom Pjetër Popaj ishte gjakon dhe stundent i
devotshëm në Universitetin Teologjik dhe Filozofik në New York. Ai më vonë do
të bëhet bari shpirtëror ose famullitar i përkushtuar me një përkushtim të
thellë i kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York.
Është e rëndsishme të thuhet me bindje të plotë, se
dom Pjetër A. Popaj, është sot vijues i denjë në rrugën e lavdishme
të trinomit Fe-Athe-Përparim, nëpër të cilën udhë ka ecur për shumë vite në
vendlindje dhe New York, me perkushtim dhe sukses të veçantë edhe paraardhësi i
tij imzot dr. Zef Oroshi.
Meshtari ynë dom Pjetër Popaj, në parathënien e librit në
fjalë vlerëson: “Në fillim, dua të theksoi se nuk mundet
që një parathënje apo një libër të përfshiijë të
gjithë jetën e një figure të lartë, të shëndritur,
të shquar, të një kalibër apo përsoni të tillë, sikurse
ishte mons. dr. Zef Oroshi. Monsinjori, ka qenë shumë i përgaditur
me një njohuri filozofike, shkencore dhe me një aftësi intelektuale
për të sunduar një shtet. Gjithashtu nga ana shpirtrore ka
qenë shumë i thellë në teologji dhe në Shkrimin
Shenjt. Ai i ka dedikuar shumë kohë e kujdes përkthimit shqip
të katër Ungjijve dhe Aktëve të Apostujve prej gjuhëve të huaja,
duke filluar prej greqishtes së vjetër. Ka qenë shumë i
thellë në dogmën e kishës, shumëherë e citonte Summa Theologica
të Shën Thomas Aquinas, që përmbledh kuptimin e shpjegimin e
theologisë katolike, në një mënyrë të jashtzakonshme.
Ky ka qenë Thomist, pothuajse sikur të gjithë priftrinjët
dioçezan.”
Dhe dom Pjetri, më poshtë vijon kujtimet e veta, kur vë
në dukje disa detaje interesante jetësore, kur ai ishte stundent: “Gjatë përgatitjes
në seminarin teologjik, të gjithë seminaristat kanë mësuar
dhe përvetsuar Summa Theologica të Shën Thomas. Summa ka
qenë udhëzuese për mësimet teologjike të kishës katolike… Ky me
një shkathtësi trimërije të natyrëshme nuk u dorzohet dhe qëndron
në protest për më se dy vite në mal kundër tyre.
Shumë herë kur bisedonte për veshtërsitë në mal u
bënte emocjonal; shumicën e kohës pa gjumë, pa bukë, pa
strehim është një gjë e pa-imagjinuar si kanë mundur
ky me shokët e tij të qëndrojnë gjallë. E përse!?
Të gjithë këta vuejtje, vetëm për fe e për atdhe. Ai ka
qenë një mbështetje e pashoqe e thirrjes sime për meshtar. Nuk ka
mundur kush të më frymozojë më tepër se sa Monsinjor Zef
Oroshi. Edhe tani që po shkruaj disa kujtime të tij, më përforcojnë në meshtarinë time.
Gjithëherë më porosite: “Mendo se kur predikosh, si respekt për
popullin të jeshë gjithëherë i përgaditur.” Kjo më ka
ndihmuar gjithmonë. Edhe sot, kurr nuk dal të predikoj pa u
përgaditur… Njëri prej atyre shqiptarëve kam qenë edhe unë.
Qysh në vitin 1973 që kemi ardhur në Amerikë dhe jam
njohur me të nëpërmjet (atëherë) Dom Rrok Mirditës, më ka dashur dhe
ndihmuar gjithëherë deri në vdekjen e tij. Kur unë i kam treguar
se kam dëshirë të bëhem meshtar, ai është gëzuar aq
shumë, sikur të ju kishte çelë qielli. Me ka këshilluar me fjalët
më inkurajuese dhe më ka siguruar përkrahjen e tij. Ai më ka
çuar për tu regjistruar në seminar dhe qysh se kam filluar shkollën dhe
kam mbaruar shkollën, kur jam shuguruar meshtar dhe kam filluar shërbimin si meshtar
dhe deri në fund të jetës së tij ka vazhduar
gjithëherë kujdesimin e tij ndaj meje… Lutemi, që Zoti
të ja ketë shpërblyrë në jetën e amshuar duke gëzuar
lumturinë e Parajsës.”
Mons. Oroshi dhe dom Anton Kçira barrikada të
hekurta anti-komuniste
E përbashkëta e dy meshtarëve Oroshi dhe Kçira, është se
ata kanë një jetëshkrim me profile të njëjta atdhedashurie dhe anti-komuniste
të vendosur.
Mons. Oroshi arratiset nga ferri burg komunist dhe merr
rrugën e malit, duke u bashkuar me nacionalistët e pamposhtur, që me armë më dorë
në Mirditë dhe kudo luftonin komunizmin e zi. Ai ndiqej këmba këmbës nga forcat
e Sigurimit, të kryesuar nga Mehmet Shehu, i cili, me urdhër të diktatorit
Enver Hoxha kishte vënë shperblime për atë person që jepte informacione se ku
ndodhej ai. Ata e kishin rrethuar të gjithë Miditën, për ta zënë të
gjallë, por deshtuan… sepse atë e mbroj grigja e tij dhe Zoti…
Detaje interesante, zbulohen nga vetë mons. Oroshi në
letrat, që i dergonte në Itali Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit nga ish
Jugosllavia, ku, me detaje e përshkruan jetën e vështirë në sketerrën komuniste
ateiste…
Familja e dom Antonit persekutohet keqas nga
rregjimi komunist sllav serb. Në këto kushte të vështira, ai detyrohet që të
lërë me dhimbje Dardaninë martire dhe shkon për të jetuar në Shkup të
Maqedonisë Veriore… dhe më pas në SHBA…
Të dy vëllezërit në Krishtin, meshtarët Oroshi dhe
Kçira, ndiqen nga komunistët trushpërlarë edhe në New York dhe Detroit, por
qëndrojnë stoik dhe të vendosur në rrugën e tyre.
Për kontributin e madh, që ata kanë dhënë për çështjen
kombëtare shqiptare, në kohë dhe rrethana të ndryshme, për të dy meshtarët në
fjalë janë shkruar disa libra monografikë pas vitit 1991, artikuj dhe studime
historike, në organet e ndryshme të shtypit në diasporë dhe vendlindje.
Për meshtarin e palodhur antikomunist, intelektualin dhe
liderin e komunitetit katolik shqiptar në New York, mons. Oroshi, meshtari dom
Anton Kçira, shkruan: “Gjatë jetës time të gjatë meshtarake, në mendjen dhe
zemrën time ruaj kujtime të bukura dhe të paharruara për shumë figura të
shquara të krenarisë sonë kombëtare të botës shqiptare në trojet etnike dhe
diasporë… Mbas një periudhe të gjatë kohore, njeriu me vetëdije shikon me
kujdes dhe qetësi bilancin pozitiv të punës dhe jetës së madhe meshtarake, intelektuale,
kulturore, shkencore, atdhetare të meshtarit karizmatik të komunitetit shqiptar
mons. dr. Zef Oroshit. Unë, kur isha meshtar i ri, kam pas fatin, nderin dhe
privilegjin e madh, që të njoh nga afër për disa vite në kohë dhe rrethana të
ndryshme historike meshtarin e përvuajtur mirditor mons. dr. Oroshin, këtë bari
të dedikuar tërësisht trinomit Fe-Atdhe-Përparim. Në bazë të njohjes
personale dhe historike të jetës dhe veprimtarisë së gjatë baritore dhe
atdhetare të mons. Oroshit, jetën dhe veprimtarinë e pasur të tij mund ta ndaj
në disa faza: Vitet e para në seminar dhe pasioni i madh për librat; Studimet
meshtarake teologjike-filozofike; Meshtar i ri në vreshtën e Zotit; Braktisja e
famullisë, rezistenca antikomuniste dhe dalja në male; Vitet e vështira të
kurbetit dhe historia e suksesshme e meshtarit patriot në vendet e ndryshme të
botës dhe SHBA.”
Sërisht, bariu shpirtëror i ditëve tona dom Antoni,
kujton mikpritjen tradicionale shqiptare të mons. Oroshit në New York. Ai
shkruan: “Në vitin 1976 së bashku me intelektualin e shquar dhe autorin e
librit studimor të famshëm “Ipeshkvia Shkup – Prizren gjatë shekujve” dr. mons.
Gaspër Gjinin, shkuam në New York për t’i bërë një vizitë miqësore famullitarit
msgr. dr. Zef Oroshit. Ai na priti ngrohtësisht dhe përzemërsisht, sipas
traditës shqiptare në famullinë Zoja e Këshillit t’Mirë (sot kisha katolike
Zoja e Shkodrës), të komunitetit katolik shqiptaro-amerikan në Bronx. Në
ato ditë të qëndrimit tonë si mysafir, Monsinjori, na shoqëroi kudo, duke na
treguar për historinë e famullisë dhe komunitetit katolik shqiptar në New York.
Gjatë gjithë jetës së tij meshtarake dhe intelektuale, Monsinjori, ruajti në
shpirt dhe zemër dashurinë e pashuar për librat. Ai na shoqëroi në disa
biblioteka të famshme në Manhattan, New York. Më kujtohet si sot biseda
që kishim së bashku me dr. mons. Gaspër Gjinin, në zyrën e tij të mbushur plot
libra në shumë gjuhë të ndryshme të botës, dorëshkrime të tij të pabotuara,
koleksionin e revistes Jeta Katholike Shqiptare, etj. Ai na tha: “Të
dashtun miq të nderuem dr. mons. Gaspër Gjini dhe dom Anton Kçira! Kur isha në
Jugosllavi, ipeshkvi Qekada, më pat afrue mundsi të shërbej si meshtar në
famullinë e Zllakuqanit, në Lug të Drinit, por për shkak të rethanave që
ishin, nuk e pranova sepse mendjen e kisha për me dalë në botën e lirë në
Perëndim!” Për të gjithë ne dhe në veçanti për grigjen tonë të
shpërndarë rrugëve të botës, jeta e tij plot tallaze në emigracion nuk ka qenë
e lehtë.”
Mons. Oroshi dhe drejtori e gazetari profesionist
Frank Shkreli
Ndër kujtimet më interesantë plot mbresa, që zënë vend të
rëndsishëm në librin e mons. dr. Zef Oroshit janë edhe shënimet historike të
Frank Shkrelit, ish Sekretar i Lidhjes Katholike Shqiptaro Amerikane
dhe anëtar i grupit redaktues të revistës, “Jeta Katholike Shqiptare”, për
periudhën 1971-1974.
Franku, kujton: “Ishte viti 1970, kur për herë të parë
e takova mons Zef Oroshin në lagjen Bronks të Nju Jorkut. Gjatë qëndrimit tim
si refugjat në Itali, (1969-1970) për dom Zefin dhe për aktivitetin e tij fetar
dhe atdhetar në komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork, më kishte folur
miku dhe përkrahsi im në Romë, dom Prenkë Ndrevashaj. Edhe në dy-tre takime, që
kisha pasur me prof. Ernest Koliqin në Romë, më kishte këshilluar që kur të
arrija në Amerikë, të takoja dom Zef Oroshin dhe t’i rrija afër, pasi mund të
më ndihmonte në vazhdimin e studimeve në Amerikë, duke marrë parasysh moshën
time të re. Ashtu edhe u bë. Më të ardhur në Nju Jork në fund të vitit 1970,
kushëriri i nënës time Ndoc Vulaj, mik i ngushtë i dom Zefit, më prezantoi me
Monsinjorin, të dielën e parë pas arritjes time në Amerikë, tek kisha e parë
katolike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e themeluar prej tij në
Bronks të Nju Jorkut. Ishte një takim, pas meshes, me dom Zefin dhe me
Ndoc Vulajn në qelën e kishës, sipër ndërtesës ku thuhej mesha. Pyetja e
parë që më bëri Monsinjor Oroshi ishte: “Si je me anglishten?” Unë iu
përgjigja se kisha filluar ta mësoj gjatë qendrimit tim si refugjat në Romë,
por jam i vetëdijshëm, i thashë, se do të më duhet kohë që ta përvehtësojë si
duhet. Pa asnjë vonesë, madje edhe pa më pyetur fare, merr telefonin dhe i
telefonon dikujt. Flet me të në anglisht për nja 5-6 minuta. Merrshe vesh
ndonjë fjalë aty këtu, por thelbin e bisedës nuk e kuptova fare. Sidoqoftë, dom
Zefi i kishte telefonuar një prifti jezuit, që e njihte në Universitetin
Fordham, i cili administrohet nga Kuvendi Jezuit, duke i shpjeguar se në zyrën
e tij kishte në djalosh të ri shqiptar refugjat i porsa ardhur nga Evropa dhe i
kishte kërkuar atij që të bënte çmos të më mundësonte me çdo kusht regjistrimin
në Fordham për kurse anglisht, për të mësuar anglishten sa më mirë dhe sa më
parë, me objektivin për të vazhduar studimet që i kisha ndërpre, si përfundim i
arratisjes. “Nëqoftse dëshiron të përparosh në këtë vend”, më këshilloi dom
Zefi, duhet të mësosh gjuhën e vendit, sepse pa gjuhën anglishte ke me mbetë
mbrapa, mu drejtua ai me një fytyrë serioze. Monsinjor Oroshi ishte në dijeni
se unë kisha kryer 5-vjet në një seminar katolik në Kroaci dhe natyrisht ai ia
dinte vlerën asaj shkolle dhe donte që të mos habitesha duke gjetur çfardo pune
në Amerikë, si të gjithë të rinjë shqiptarë të moshës time në atë kohë, sepse
ashtu ishin rrethanat, shumë të vështira për imigrantët e ri, dhe si rrjedhim,
dom Zefi më porositi të mos ndërprisja shkollën, por të vazhdoja studimet me
çdo mënyrë. Në të vërtetë, ashtu edhe ndodhi. Me rekomandimin e mons. Zef
Oroshit u regjistrova në Universitetin Fordham për kurse fillestare për gjuhën
anglisht dhe mbrenda 6 muajsh e përvehtësova anglishten në nivelin e duhur, sa
që u regjistrova si student i rregullt në Kolegjin shtetëror Lehman në Bronks,
pasi Univresiteti Fordham ishte shumë i shtrenjtë dhe nuk i kisha mundësitë
financiare për tu regjistruar aty.”
Ndërkohë, lexuesi mëson nga kujtimet e Frankut, gjestin
fisnik të mirënjohjes dhe respektit, që ai ruajti gjithnjë për meshtarin
Oroshi. Franku, tregon: “Mbështetjen e mons Oroshit për mua gjatë
atyre viteve fillestare kritike për çdo immigrant në një vend të huaj, e ruaj
si një kujtim të pashlyeshëm dhe e kam vlerësuar gjithmonë si një besim të tij
në mua personalisht, por edhe breznitë e ardhshme të shqiptarëve dhe në
cilësitë pozitive të tyre. Autori me mons. Zef Oroshin në demonstratë kundër
regjimit komunist të Enver Hoxhës, për të protestuar vrasjen barbare të dom
Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist në vitin 1973, para Organizatës së Kombeve
të Bashkuara dhe përball Misionit të Shqipërisë Komuniste në OKB.”
FestXXX-të në kujtim të 110-vjetorin e lindjes së
mons dr. Zef Oroshit
Kisha Katolike “Zoja
e Shkodres”, me nderim, respekt dhe kënaqësi të veçantë njoftoj komunitetin
shqiptaro-amerikanë dhe mediat në New York me rrethe, se me 5 dhe 6 nëntor 2022
do të mbaj në sallën e Illyria Community Center në Bronx NY, Festivalin
e XXX-të Shqiptar, i cili në këtë jubile i përkushtohet themeluesit të Kishës
së Parë Katolike Shqiptare në SHBA dhe në të gjithë Hemisferën Veriore mons.
dr. Zef Oroshit, i cili themeloi me devocion Qendrën Shqiptaro-Amerikane, botoi
dhe drejtoi revistën fetaro-kulturore Jeta Katholike Shqiptare (sot Jeta
Katolike 1966-2022).
Viti 2022
shënon edhe 110-vjetorin e lindjes së prelatit të paharruar të komunitetit
shqiptaro-amerikanë imzot dr. Zef Oroshit.
Kjo është ngjarja më
e Madhe Mbarëshqiptare në Amerikë, e cila si synim ka pasur dhe vazhdon të
mbajë shpalosjen dhe ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës të gurrës shumë
shekullore popullore, këngës e valleve burimore, shfaqjen e shumë e shumë
ngjyrave të bukura dhe ornametëve, që pasqyron vazhdimisht folklori etnik
shqiptar.
Kështu
artdashësit këtu do të kenë
mundësinë për dy netë festive të argëtohen me këngëtarë të njohur të shumë
trevave, grupet folklorike nga New York-u, Bostoni dhe Michigan-i, Philadelphia,
Connecticut, të cilët, sikurse çdo vit e pasurojnë Festivalin me instrumente,
kostume dhe valle të ndryshme.
Kisha e jonë tregon
të veçantën e tij, se Festivali i 30-të Shqiptar, i cili i perkushtohet
intelektualit dhe prelatit të shquar të komunitetit tonë mons. dr. Zef Oroshit,
një ndër figurat më të shquara të mërgatës shqiptare, por edhe mbarë botës
jashtë trojeve shqiptare.
Si për të mos
mjaftuar me kaq, mësojmë se Shoqata “Trojet e Arbërit”, me qendër në
Prishtinë të Kosovës, ka në proçes botimi një libër special voluminoz, kushtuar
mons dr. Zef Oroshit, ku janë të përmbledhur të gjithë kumtesat e ligjëruesve,
që i mbajtën në muajin qershor 2022, në qytetin historik të Lezhës.
Po ashtu në Lezhë
këtë vit, është përuruar edhe busti kushtuar anti-komunistit dhe intelektualit
të erudit mons. dr. Zef Oroshit, që për shumë dekada ruajti të gjallë mes
shqiptarëve kulturën dhe gjuhën shqipe.
Ai ishte mik i
ngushtë i intelektualëve prof. Ernest Koliqit, prof. Rexhep Krasniqit, prof.
Zef Nekaj, pader Giacomo (Jak) Gardini, i cili ishte prift italian i dashuruar
mbas Shqipërisë, që si shpëblim diktatura ateisto-komuniste e plandosi
mizorisht në burg për 10 vjet (1945-1955)… atë prof. Zef Valenini, dom Pjetër
Popaj (meshtar aktual sot në New York), atë prof. Andrew Nargaj ofm, prof.
Arshi Pipës, Kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni, Ndue Gjomarku, Mark
Gjomarku, Llesh Gjomarku, studiuesi Tomë Mrijaj (autori i 4 librave kushtuar
klerikut dom Zef Oroshit, skurse e thërrisnin të gjithë këtu), etj.
Vijimsia e shpalosjes së kulturës shqiptare në New
York
Është bërë traditë zhvillimi i Festivali Shqiptar në New
York, që përpiqet të indetifikojë, dokumentojë dhe paraqesë artistë të
folklorit dhe njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë, pa dallim
feje, ideje apo krahine.
Çdo vit Festivali këtu, ruan dhe përkrah traditat
muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron që ato do të
vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshëm.
Ai i ofron spektatorit të thjeshtë, mundësinë e
mishërimit me thesarin e pasur të kulturës sonë.
Tubimi mbarëshqiptar kulturoro-artistik, shpalos begatinë
e pasur kulturore të komunitetit shqiptarë si një pjesë indetifikuese e
komunitetit të përgjithshëm amerikan.
30 vjet këngë, valle dhe muzikë nga trojet etnike
në Amerikë
Shqiptaro-amerikanët u mblodhën në sofrën e gurrës
popullore artistët nga diaspora shqiptare e Amerikës. Festivali i XXX-të i
Këngës dhe Valles Popullore Shqiptare, që mbahet në New York këtë vit festoi
30-vjetorin e saj.
Si gjithnjë, parada artistike e grupeve të ndryshme të
muzikës me instrumente popullore tradicionale dhe moderne, valleve me larushisë
e kostumeve të trojeve etnike, krahinave dhe nenkrahinave, gjatë 30 vjeteve në
Festival, është përpjekur të idenfifikojë e përkrah grupet artistike dhe
kulturore, që gjenden në disa shtete të ndryshme të Amerikës,
shumëngjyrshmërinë e kostumeve, valleve, intrumenteve origjinale, traditave,
zakoneve të lashta iliro-arbërore-shqiptare, të ruajtur ndër shekuj nga të gjithë
bashkatdhetarët që jetojnë këtu.
Ky është thesari i shpirtit të një populli të vogël, por
me zemër të madhe, që ka një histori të lavdishme, me vlera kulturore shumë të
pasura dhe të larmishme, për t’i treguar kombit të madh amerikan.
Sofra muzikore dhe koreografike kulturore këtë vit
iu përkushtua bariut shpirtëror brilant mons dr. Zef Oroshit, që gjithë jetën
punoi si misionar i Krishtit, pa u lodhur për komunitetin shqiptaro-amerikanë
deri sa kaloi në amshim. I shtrenjtë është ai njeri, i thirrur nga
Zoti, në gjithçka që bënte derisa e mori në krahët mikpritës të Tij.
Larushia e perlave shpirtërore të kultivuar dhe ruajtur
me kujdes dhe respekt brez mbas brezi edhe në Amerikë, u shpalosën me dinjitet
në spektaklin Fest’30-të në New York, në kryeqytetin metroplolitan të kulturës
shumetnike botërore.
Ky ka qenë dhe mbetet edhe objektqëllimi kryesor (prej
tre dekadash), për ribashkimin në një vatër të madhe festive, brenda mozaikut
të vlerave folklorike të papërsëritshme burimore popullore të zonave dhe
krahinave të ndryshme etnike gjithpërfshirëse.
Shqiptarët nga të gjithë trojet etnike, pa dallim feje
sot kremtojnë së bashku, traditën tonë të bukur ruajtjen prej etërve tanë ndër
shekuj. Shumë këngë u dedikohen herojve tanë historik, që nuk kanë kursyer
veten dhe kanë dhënë jetën për të ruajtur traditën dhe indetitettin tonë.
Shqiptarët, janë
shumë krenarë, për të rinjtë dhe të rejat e komunitetit tonë, sidomos ata që
kanë lindur këtu dhe nuk e harrojnë prejardhjen e tyre shqiptare. Ata e duan
gjuhën shqipe dhe krenohen se janë shqiptarë.
Dihet se institucionet e hershme të artit dhe kulturës
në Shqipëri e kanë pasur zanafillën e tyre nga kisha katolike, gjë që
dëshmohet nga burimet e shumta historike ndër shekuj, kurse në diasporën
shqiptare në ShBA dhe posaçërisht në shtetin e New York-ut dhe rrethina në këto
përgatitje si gjithëmonë rol të rëndsishëm kanë luajtut klerikë: katolike, si:
imzot dr. Zef Oroshi (1912-1989), imzot Rrok Mirdita (1939-2015), dom Pjetër
Popaj, dhe aktivistët e palodhur të komuniteti të vogël katolik shqiptarë (i
përbërë krysisht nga emigrantë politik (1944-1990), është vendosur vonë në
krahasim me komunitetin e hershëm ortodoks shqiptar (shekulli XVIII nga
emigrantë ekonomik në vitet 1944-1990 ato politik dhe mbas vitit 1990 ato
ekonomik) me qendrën e saj në Boston rreth kishës së shën Gjergjit.
Krahas ndërtimit të kishës së re, udhëheqësit shpirtëror
meshtarët katolik shqiptarë dhe artdashësit e kulturës tradicionale popullore,
që kishin emigruar në Amerikë, bashkëpunuan dhe vendosën të themelojnë shoqëri,
klube dhe grupe artistike kulturore.
Ishte pranvera e vitit 1978, kur në New York me
inisiativën e asokohe mons. dr. Zef Oroshit dhe dom Rrok Mirditës, që
filluan krijimin e korit të kishës, me një grup të vogël bashkëatdhetarësh, por
që kishin dëshirën e madhe të bëjnë diçka të bukur dhe dobishme për kishën e
tyre.
Nga ana e tjetër, meshtarët e palodhur dhe kudogjendur
mons. dr. Zef Oroshi dhe imzot Rrok Mirdita, gjithëmonë kërkonin diçka
motivuese të re, për të mbajtur të bashkuar komunitetin e vogël shqiptarë. Këto
vizionarë largpamës dhe qëllimmirë, u provuan shumë herë ndër aktivitete, që
pasuan më vonë në Qendrën Kulturore të Kishës Katolike Shqiptare në New York.
Në ambientet e saj, lindi ideja e formimit të një grupi
muzikor, me antarët e korit dhe të tjerë, që i afroheshin, kishës dhe
komunitetit ndër gëzime e festa, dasma e kremtime të ndryshme. Të inkurajuar
nga mons. dr. Zef Oroshi, imzot Rrok Mirdita, dhe aktivistë të tjerë të kishës,
u formua grupi muzikor “Rozafati” (2008), që këtë vit përkujton 14-vjetorin e
saj.
Vijimsia e traditës së xhubletës 5000-vjeçare dhe
valleve në skenat amerikane
Me datën 20 tetor të vitit 1991, Presidenti i Bronx-it
Fernando Ferrer, para 31 vitëve lëshoj një Proklamatë, në të cilën
deklaroj Ditën e Shqiptarëve në Bronx, të cilën e solli në ditën
festivalit Bill Aguado, drejtor Ekzekutiv i Zyrës së Arteve në qytetin Bronx,
New York.
Festivali Shqiptar u kthye në traditë, dhe përformimet
artistike në skenë kanë vazhduar çdo vit. Me një thjeshtësi e ndjesi të thellë zemre
bashkatdhetarët, me mendimet e tyre dashamirëse, po sillnin pjesë nga toka e
maleve mbuluar me borë, xhubletën e hershme dhe të lashtë në historinë e
Europës, puset e ujit të ftohtë, që burojnë nga bjeshkët kreshnike, vallet e
lashta sa vetë historia e Ilirëve në trojet autoktone, Shqipërinë, Kalabrinë,
Kosovën, Malësinë e Dedë Gjon Lulit, simbolet e krenarisë nacionale, në veshjet
popullore, në ambientet ku sërisht u bashkuan shqiptarët, me buqetën e këngëve,
valleve, që hijeshojnë interpretimet e tyre veshur me kostumet e bukura
popullore.
Së fundi, foklorin ynë në
skenë, si thesar i madh për popullin e vogël, duke risaktësuar shkencërisht
lashtësinë, unitetin dhe diversitetin e shpirtit të pasur arbëror. Këto perla,
janë ngjizur në shtresa të hershme historiko-shoqërore, duke dëshmuar unitetin
krijues artistik të kombit tonë, që i përshkon një fill fin atdhetarizmi.
New York, Nëntor 2022