E enjte, 10.10.2024, 07:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Si mund të krijohet imazhi i Prishtinës si një qendër e rëndësishme në dritën e burimeve të Raguzës

E premte, 28.10.2022, 07:50 PM


Si mund të krijohet imazhi i Prishtinës si një qendër e rëndësishme në dritën e burimeve të Raguzës (Dubrovnikut)!

Nga Jahja Drançolli

Territori dhe qyteti i Prishtinës ruajnë një vertikale të gjatë historike, e cila daton të paktën në periudhën neolitike. Në zonën e qytetit dhe në rrethe janë gjetur gjetje të shumta arkeologjike, të cilat për vlerën e tyre kulturore përfaqësojnë jo vetëm Prishtinën dhe Kosovën, por edhe më gjerë. Kjo histori e bujshme e qytetit ka ndikuar në zhvillimin e tij gjatë shekujve të antikitetit dhe mesjetës, në këto shekuj, që falë pasurive minerale të shfrytëzuara të Kosovës, veçanërisht në minierat e Novobërdës, Janjevës dhe Trepçës, bënë që Prishtina të shpallet qytet i rëndësishme. Në këtë periudhë mbi të gjitha spikati Konsullata e Republikës së Raguzës nga viti 1396.

Në fakt, pothuajse asgjë nuk është ruajtur nga trashëgimia materiale kulturore nga periudha kur Prishtina përmendet me emrin e saj aktual. Megjithatë, burimet e shumta të shkruara, të ruajtura veçanërisht në arkivat e Dubrovnikut, lejojnë një rindërtim të historisë së Prishtinës gjatë shekujve XIV-XVI. Gjatë shekujve në fjalë, Prishtina duke zotëruar statusin e një qyteti autonom të kryesuar nga një princ dhe i shoqëruar nga oborri, administrata, si dhe burgu, qyteti mori pamjen e një qendre tipike mesjetare europiane. Nga kjo kohë njihen edhe disa rrethe dhe sheshe; tregu i shoqëruar me dyqane të shumta artizanale dhe tregtare ("Piaza di Prishtina", më 1436), dhe në këtë kontekst burimet e shkruara spikasin mbi të gjitha sheshin e lojërave Kreshnike (1436) dhe tavernën e njohur të Prishtinës (e para e këtij lloji te ne), që përmendët në vitin 1438!

Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (DAD)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora