E premte, 26.04.2024, 03:59 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Pse mos të ketë një bashkëqeverisje tranzitore PD-PS në Shqipëri

E shtune, 08.05.2021, 02:52 PM


Pse mos të ketë një bashkëqeverisje tranzitore PD-PS në Shqipëri

Nga Skënder Sadri KAPITI

Demokracia nuk është vetëm luftë për pushtet, por demokracia është edhe marrëveshje,konsensus e pajtim kundër përçarjeve dhe  të këqijave që kërcënojnë dhe rrezikojnë sovranitertin, zhvillimin dhe integrimin. 

Them dhe mendoj se duke parë që Shqipëria po zhagitet prej 30 vitesh në një ngërç politik, në një tranzicion të traumatizuar , tranzicion pengues e moszhvillimor të demokracisë, të ekonomisë, të mosndërtimit të shtetit ligjor dhe të mosintegrimit në BE, atëhere vjen edhe logjikshëm arsyetimi se përse të mos ketë një konsensus dhe masdje edhe një bashkëqeverisje tranzitore ndoshta edhe me dy mandate prej dy partive kryesore politike: asaj Socialiste dhe asaj Demokratike të Shqipërisë?!

Dhe pra, pse,  por të mbahet peng shteti dhe shoqëria shqiptare prej inateve, egoizmave, pabesive dhe prej interesave të ngushta të disa individëve dhe të disa klaneve politike të partive politike  të cilat po e mbajnë  Shqipërinë në udhëkryq permanent korrupsioni, krimi  dhe në një gjëndje paqëndrueshmërie politike dhe pasigurie gjithfarëshe me dëme e pasoja të rënda kombëtare; dhe që ka tridhjet vite që për Shqipërinë është krijuar edhe nje imazh i pakëndshëm, i errët dhe i  zymtë ndërkombëtar, e deri sa po çuditet edhe Bota prej kësaj farë demokracie tipike shqiptare.

Duke u nisur nga konsiderata të paanshme dhe jo politikisht te ndikueshme nga interesi  partik dhe ai personal; duke u çliruar për një moment nga fanatizmi politik dhe duke vënë interesin shtetëror, atë kombëtar dhe atë të përgjithshëm mbi atë politik e partizan do të ishte mirë që Shqipëria të bashkëqeverisej nga një kualicioin PS-PD.

Kundër këtij kualicioni do të ketë kundërshti dhe pakënaqësi natyrisht sidomos nga “ekstremistët”, nga ata që e shohin politikën pozicion tabu dhe si “herezi” një bashkëpunim të tillë, por që nuk ka asgjë të keqe nëse arrihet një marrëveshje historike, një “pajtim” politik historik mes dy partive politike kryesore në Shqipëri për të mirën kombëtare dhe për integrimin në BE.

Kjo periudhe bashkëqverisje e bashkëpunimi  mes PD e PS nuk do ta dëmtonte as demokracinë dhe as pluralizmin, se më shumë se është dëmtuar dhe shpërdoruar demokracia në këto 30 vite nuk ka të shkojë më keq, por një konsensus parimor, pajtimor dhe i gjërë PD-PS  do t’i shërbente formimit të  besimit demokratik të ndërsjelltë, konsolidimit të shtetit ligjor e demokratik si dhe te një demokracie zhvillimore pa kriza, pa grindje e tollovi , do t’i jepte fund kulturës së manipulimit të zgjedhjeve dhe fenomenit të shitblerjes së votës, dhe do të mundësohej edhe  instalimi i një  kulture demokratrike e qytetare te asaj   se në demokraci fitimtarë janë të gjithë; do t’i jipte fund  edhe  ndarjes së shoqërisë në  dy tabore kundërshtarësh, në   Ne dhe në Ata.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora