E enjte, 02.12.2021, 09:17 PM (GMT)

Faleminderit

Sadik Bejko: Homazh Vilson Blloshmit

E shtune, 20.03.2021, 04:59 PM


Homazh Vilson Blloshmit

Nga Sadik Bejko

Më 18 mars 2021, poeti Vilson Blloshmi do të ishte 73 vjeç. Më 17 korrik 1977 ai  u pushkatua nga shteti diktatorial me akuzën e sajuar politikisht: si kreu i një grupi sabotatorësh në ekonomi.

Rasti i tij është dëshmia më e kulluar e asaj që shteti diktatorial vriste pa faj cilindo nga shtetasit e tij. Shteti verbërisht godiste për vdekje një njeri. Ngrinte makinerinë e policisë, makinerinë e sistemit të drejtësisë për të sajuar një vrasje. Sot atë nuk mund t'a quash as vrasje politike. Ishte një vrasje e verbër, vrasje e njeriut pa bërë asnjë krim, pa prekur asnjërin nga nenet e sistemit të së drejtës së kohës.

Këto lloj dënimesh të verbëra i bëjnë sistemet diktatoriale për të ushtruar autoritetin e frikshëm  të një pushteti absolut që nuk e  pranon arsyetimin, nuk pranon asnjë kundërshtim.

Prej tij kanë ardhur poezi, përkthime dhe letra në një botim me rreth 400 faqe  Përkushtimi i vëllait të poetit, i  Bedri Blloshmi, është në themel të gjithë punës kërkimore për gjetjen e botimin e krijimtarisë së Vilson Blloshmit.

Botimi i kësaj vepre krejtësisht postume ishte ngjarje për kulturën dhe letërsinë shqiptare. Edhe Serembja, edhe Migjeni, dy poetë që u bënë të famshëm pas vdekjes, në gjallje të tyre kishin arritur të botonin diçka, kishin marrë dhe vlerësime të bashkëkohësve. Vilson Blloshmi në gjallje të tij nuk pa asnjë rresht të botuar nga vepra e vet. Ai krijoi i izoluar dhe larg rretheve letrare. Punoi si kafshar në fshat, si druvar në sharra, si minator në Përrenjas dhe gjithësa shkroi e përktheu i ruante në fshehtësi të plotë. Regjimi atë e kishte përjashtuar nga e drejta për t’u marrë me punë mendore, për të punuar si mësues, për t’u marrë me letërsi sepse për shkaqe politike: familja e tij që më 1945 ishte shpallur zyrtarisht armike e shtetit shqiptar.

Edhe për diçka tjetër në historinë e letërsisë shqipe Vilson Blloshmi është rast unikal: gjithë sa u botua prej tij, u nxor nga arkivat e policisë dhe të Sigurimit të shtetit diktatorial. Kjo mund të jetë e pashoqe edhe në historinë e gjithë Lindjes komuniste. Katër muaj para se poeti të arrestohej, poezia dhe përkthimet u sekuestruan nga sëndukët e shtëpisë së tij në fshatin Bërzeshtë, u përpunuan në zyrat e Sigurimit, u përdorën si akuzë në gjyqin kundra tij dhe, pas pushkatimit të autorit e  deri më 2000, u kyçën të varrosura në arkiva.

Botimi i veprës se tiij na dha një autor të talentuar. Kështu letërsia ia ktheu, ia vuri në vend nderin një autori të egzekutuar me plumb, te nxire e te nëpërkëmbur nga politika. Letersia po... ia ktheu nderin. Ia ktheu emrrriin e miire nje burri  Dhe jo vetëm atij. Rasti i Blloshmi na dha e vazhdon të na japë nder edhe ne të tjerëve. Dhe se i përjashtuar nga jeta shoqërore e kohës, deri dhe i martirizuar prej saj, ai ka pasur përkushtimin, pasionin e lindur dhe elegancën e një talenti origjinal për të shkruar poezi, për të përkthyer disa nga poetët e mëdhenj të letërsisë botërore. Duke u vetëshprehur në heshtje, ai i është kundërvënë ndalimit, përjashtimit. Poezia e tij estetikisht është e kundërt me parimet e shpallura zyrtare të kohës. Është një poezi meditative, që jep kënaqësi estetike për vërtetësinë dhe thellësinë imagjinatave të saj, një dëshmi letrare e një njeriu të nëpërkëmbur padrejtësisht nga një e keqe që nuk ishte vetëm e tij.

Me zbulimet e poezive të përkthyera nga Bodleri, Verleni, Malarmeja, nga poemat e Viktor Hygoit, e një novele të Volterit, me fragmentet nga esetë e E. A. Poe, ese nga Viktor Hygo, nga Pol Klodel etj. ai ridimensionohet në regjistra të tjerë. Veç që ka qenë i mahnitur nga kultura frënge, me leximet e shumë filozofëve e të poetëve botërorë, me shënimet prej krijimtarisë së këtyre mendimtarëve dhe poetëve në ditarët e tij na dëshmon se pa lexim dhe pa meditim, nuk do të kishte formuar atë karakter aq të pashoq. Ai diti ta sfidojë estetikisht dhe me ide kohën e tij. Nuk e shiti artin, as veten edhe kur u ndodh nën torturat e policisë së kohës. Ai dëshmon se gjithëçka që është e shtrenjtë duhet mbrojtur e pohuar përtej jetës, përtej vdekjes sonë. Është unik në këtë shkrirje të jetës dhe të artit: nuk dihet ku fillon dhe mbaron therorizim si artist dhe i njeriut që nuk u dorëzua përballë së keqes, përballë torturave në qelitë e burgjeve komuniste.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Viron Kona: I miri, i dituri dhe i zgjedhuri ynë, Fran Gjoka Albert Zholi: Iljaz Vrioni, nënshkruesi i Pavarësisë, kryeminsitri i mbetur pa varr Albert Habazaj: Miro Tërbaçja si shqiponjë e historisë së popullit Lekë Mrijaj: Mons. dr. Zef Oroshi, një mozaik i historisë shqiptare Ibrahim Kabili: Njeriu human që i'u përkushtua arsimit dhe vendlindjes! Ibrahim Kabili: Mësuesja e suksesshme e ciklit që u dha jetë veprimtarive kulturore të shkollës! Vladimir Shyti: Njeriu që krijoi portretin e vet Gjovalin Muzhani: Konsile Muzhani Sylejman Morina: Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës Albert Habazaj: Halim Xhelo Tërbaçi për Luftën Kombëtare të Vlorës, si Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit Fran Gjoka: Një mësuese si Ana do të mbetet në kujtesën e brezave Ibrahim Kabili: Rrugëtimi i suksesshëm i një akademiku dhe ikja e parakohshme e tij! Florim Zeqa: Miftar Sejdiu, mbrojtës besnik i të drejtave kombëtare Lida Miraj: At Shtjefёn Gjeçovi, themelues i arkeologjisё shqiptare Dr. Alma Lama, një nga 50 Gratë Lidere të ardhshme të Botës Sinan Gashi: Mençuraku i përbuzur - Gjergj Komnino Frrok Vukaj: Personalitet i Arsimit e Mendimit Pedagogjik Gjon Keka: 553 vjet më parë Gjergj Kastrioti u ngjitë në fronin e tij të përjetshëm Anton Berisha: Dëshmi për Imzot Mark Sopin Gëzim Loka: Qanije Hamdi Hyka (Alushi), profili i një mësuesje fisnike dhe artisteje të përkushtuar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora