E marte, 08.10.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ibrahim Kabili: Mësuesja e suksesshme e ciklit që u dha jetë veprimtarive kulturore të shkollës!

E diele, 14.03.2021, 04:01 PM


Mësuesja e suksesshme e ciklit që u dha jetë veprimtarive kulturore të shkollës!

Nga Ibrahim Kabili

Kisha kohë që kisha menduar të bëj një shkrim për kolegen Drita Loka. Mësuesja në fjalë krahas punës shumë të mirë dhe rezultateve të larta me nxënësit e ciklit fillor, për shumë vite rresht i ka dhënë nxitje dhe ka drejtuar veprimtaritë kulturore e artistike në shkollë. Ajo punoi me pasion në këto detyrë dhe shkolla prezantohej shumë mirë nga grupi i "saj". E merita për këtë ju takon, Dritës dhe mësuesit të ndjerë, Zeqos! Për ta motivuar e vlerësuar për këtë punë plot pasion, në shumë momente bashkë me Zeqon i thonim: - Mos u dorëzo, "Grabocka". E sot kur ja kujtoj këtë në shtëpinë e saj në Poliçan, ajo përlotet. Ndjen dhimbje për kolegun e ndjerë që ndërroi jetë më 23 janar 2021, Zeqon, dhe shton: "Ju më jepnit kurajo, më nxitnit, më motivonit, më jepnit krahë, dhe vërtetë në ato vite grupi artistik i shkollës pati rezultate. Vërtetë unë u lodha e punova shumë me grupin artistik të shkollës, por truri, shpirti dhe mentori i grupit dhe i imi, qe kolegu jonë i paharruar Zeqiri. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! Vite të bukura në arsim dhe punë plot pasion. Rezultatet na shtynin për të ecur përpara. Faleminderit, për vlerësimin që më bëni dhe mundimin që keni ardhur deri këtu për këtë problem. Nostalgji dhe vlerësim maksimal për kolektivin, vitet më të bukura të jetës sime në arsim".

E shtunë data 06.02.2021. Ditë pushimi, por jo për mua. Situatë e rëndë dhe e pazakontë nga kovidi, numër i madh të prekurish dhe 14 viktima një ditë më parë! Me masa të rrepta sigurie nisem herët në mëngjes për të shkuar në destinacion. Harroj telefonon, kthehem dhe nisem sërish! Në Poliçan më presin Drita dhe bashkëshorti i saj i mrekullueshëm, Kujtimi. Ishte e disata herë vajtja, në shtëpinë e tyre, atje, disa herë dhe me shumë persona... Pritje shumë e mirë dhe bujare... Mikpritje e veçantë nga çifti, atje në këmbët e Tomorrit! Pasi bëjmë një bisedë 45 minutëshe, erdhi koha e kthimit! Më përcjell, Kujtimi tek autobuzi i linjës së Skraparit! Përshëndetemi përzemërsish, për tu takuar përsëri. Kësaj si dihet...! Ora 12 e 50 minuta. Nisemi për në Tiranë...Kohë e bukur si në "ditë pranvere"! Aty në autobuz na shoqërojnë këngët e bukura të Demir Zykos, Laver Bariut, Sulejman Lames, Vaskë Çurrit e ndonjë tjetër që nuk i njoh unë, shoqëruar nga muzika e bukur e jugut... Vaçja me këngët e saj, nuk e di pse mungonte? Autobuzin sikur e "përshëndeste" për pak kohë Tomorri me bukurinë e tij magjepëse prej "vellos" së bardhë të stinës, shoqëruar me gurgëllimën e ujrave të Osumit...

Drita Hamdi Loka lindi në Zall-Bastar më 04.05.1969 në një familje të varfër por me tradita. Arsimin fillor e fillon në vitin 1976 te shkolla në Nënkisha dhe e përfundon në shkollën e Qendrës në vitin 1980 me rezultate shumë të mira dhe fletë nderi. Kujton me nostalgji mësuesen e klasës së parë Mihane Klosi dhe e portretizon atë si mësuese shumë të mirë.  Klasën e pestë e fillon më 1980 në Zall-Bastar dhe e përfundon më 1984 me rezultate shumë të mira. Duke kujtuar atë periudhë Drita shton: "Qe një shkollë e kompletuar, me mësues shumë të përgatitur dhe metodista shumë të mirë. Veçoj ndër të tjerë drejtorin Nazmi Shima dhe mësuesit: Natasha Ahmeti, Valentina Piperi, Agron Kormaku, Shefqet Mesiti etj.". Meqenëse Drita qe me rezultate shumë të mira dhe me vështirësi ekonomike merr një drejtë studimi dhe regjistrohet për edukatore në Shkollën e Mesme Pedagogjike "17 Nëntori" në Tiranë. E fillon këtë shkollë më 1984 dhe e përfundon me rezultate shumë të mira në vitin 1988. Për shkollën e mesme Drita kujton: "Shkolla pedagogjike qe një shkollë shumë e mirë. Kishte mësues shumë të përgatitur, ishin shumë të përkushtuar në punë dhe metodista të shkëlqyer. Falë punës së tyre dhe përkujdesjes ndaj nesh unë dola me nota shumë të mira. Kujtoj me shumë nostalgji drejtoreshën e mrekullueshme Tatjana Nuri dhe mësuesit etalentuar; Athina Karaguni, Sytki Spahiu, Drita Sako, Lume Peza, Pranvera Metohu, Flamur Shehu, Urani Çeliku, Xhemi Shkina etj. Mësues të shkëlqyer, tepër të përgatitur, shumë të përkushtuar, mjaft human dhe autoritar. Vite të bukura, kohë të arta në "çerdhen" e mësuesisë". -Po kështu qe Drita, pedagogjikja! Heqja e saj nga sistemi arsimor, qe "vdekje" e arsimit...Në pedagogjike Drita krahas shkollës u aktivizua edhe me grupin artistik. Për këtë shton: "Qemë një grup vajzash Tiranase që punuam me profesorin Flamur Shehu, këndonim këngë tiranase të vjetra, jepnim shfaqje e konkuronim me shkolla të tjera. Kemi marrë pjesë në Dekadat e Majit dhe ceremoni të përkujtimit çlirimit të Atdheut e Pavarësisë. Unë isha përgjegjëse e grupit. Shpesh kemi pasur ndihmën e të mëdhejve Besim Zekthi dhe Rexhep Çeliku. Kohë të arta për kulturën në ato vite, hiq politizimet e kohës. Në shkollë fillova të bëja dhe krijimet e para artistike në poezi, më pak në prozë. Mësuesja e gjuhës, Athinaja, mi dërgonte për botim të "Drita" dhe "Zëri i Rinisë". Këtu u ngjiz shumë tek unë dashuria për arsimin, artin dhe kulturën, dashuri që vazhdon dhe sot, por që pengohet shumë, nga gjendja ime e përkeqësuar shëndetsore". Duke i uruar shërim të shpejtë i kujtojmë asaj se kontributi që ajo ka dhënë me veprimtatitë kulturore dhe artistike në shkollë ka qenë i madh dhe i pa krahasueshëm...                            Pas mbarimit të pedagogjikes Drita fillon punë në Shkollën e Mesme Zall-Bastar në shtator të vitit 1988 si mësuese në ciklin fillor. Si mësuese e re punon me pasion, lodhej shumë me nxënësit, pati ndihmën e mësuesve më me përvojë dhe drejtuesve të shkollës në vite. Me punë, arriti në vite të bëhej një mësuese e suksesshme, në cikël. Po nuk është ky në vetvete, qëllimi i shkrimit. Shkrimi ka si objekt të pasqyrojë arritjet e mësueses me grupin artistik të shkollës dhe punën e saj krijuese në vite. Një ditë mësues Zeqiri, propozon që në drejtimin e grupit artistik të shkollës së mesme, krahas tij të ishte dhe mësuese Drita. Kështu u bë! Grupi i shkollës nën drejtimin e tyre arriti:

? Të zbulojë e promovoj në vite element të rinj.

? Të konsolidohej si grup dhe të kishte një repertor të pasur artistik.

? Të pasqyronte më së miri këngët dhe vallet popullore të krahinës.

? Të jepte shfaqje të rregullta në shkollë e konkuronte dhe në qendra të tjera.

? Të promovonte veshjet popullore e kulturën e krahinës. Ndër elementët më të mirë të grupeve artistike të në vite Drita ndër të tjerë kujton: Nexhmije Koçin, Valmira Asllanin, Liman Ketën, Liman Asllanin, Rilind Hoxhën, Leme Hoxhën etj. Natyrisht këto qenë disa elementë të spikatur të grupit në këtë periudhë, të tjerë dolën më pas, tradita vazhdon dhe shumë elementë të mirë ka grupi artistik i shkollës edhe sot. E natyrisht shkolla merr më shumë seriozitet,  kur shoqërohet me veprimtari të tilla!

Drita si mësuese punojë në këtë shkollë deri në vitin 2005. Në vitin 2006 ajo transferohet në Poliçan dhe emërohet mësuese e ciklit fillor me klasa kolektive në lagjen Pronovik. Ambientohet ne nxënësit dhe komunitetin dhe arrin rezultate të mira në punë. "Megjithëse punova vetëm një vit, kam përshtypjet dhe kujtimet më të mira për komunitetin dhe nxënësit atje. Zonë shumë arsimdashëse"- thotë ajo. Këtu sëmundja e rëndë avancon, dhe ajo në vitin 2007 del Kempin Epror, ku trajtohet dhe tani. E tillë është jeta, fati i saj të përballet më të.

Motivi i dytë që më shtyu pa mëdyshje për këtë shkrim për kolegen tonë Drita, qe dhe Drita si krijuese. Drita ka një krijimtari të pasur letrare.

Nga viti 1988 dhe deri më 2021 ndër të tjera ka këto krijime: Mirnjohje pa fund; Kaos në përjetim të dhimbjes; Unë jam, ekzistoj dhe jetoj; Të festojmë së bashku; Dashuria jonë; Për ty dhe me ty; Bisedojmë me fotografinë; Kurrë mos thoni kurrë; Pema që mbollëm ne; Magjia e Diellit tim; Unë dhe ti jemi nji; Mali i mirësisë; A duhet të jemi vetvetja!?; Për ty Benda ime; Hipokrizi; Qyteti im i bukur;  Vocërrakja; Çast; Unë po pres; Bota e një gruaje; Erdhëm në jetë; Ngushullime mikja ime; O prindërit e mi!; Përkëdhelësi; Vendlindja ime e dashur; Shoqes sime; Unë jam kjo që ekzistoj, Verë; Na le; Koha i ndryshon njerëzit; Përqafoje momentin; Trokitje lumturie; Buzëqeshi jetës o njeri!; Stop realitetit të trishtë!; Ku të kam motrushja ime?; Duaj siç të duan; Zenel Bastari-je krenari; Kur stinët ndërrohen, Çamarroku gëzon gjyshërit; Dikur; Përse kështu o njeri!?; Gëzuar 50-vjetor!; Ecur në shi duke ardhur tek ti; Drama e jetës; Libri-miku im i ngushtë; Stinë vjeshte; Si më njihni ju mua?; Zoti dhe ju na jepni jetë; Kontrollo.. Kuro.. Jeto!; Përsëri bashkë; Vlerat e jetës; Për ty mirësi e thjeshtë deri në madhështi; Jeta dhe ne; Mirënjohje dhe falenderim; Infermieri hero; Librin lexo-Shendetin konttollo-Lufto dhe jeto!; Për ju që mbillni shpresë dhe jetë; Baba-Baba, për ne gjithçka; Qyteti im krenari dhe këngë; Gjithmonë në zemrën tonë; Kryefjalë e jetës jeni ju; Muaji i dashurisë për jetëm; Shërim shpirti; Jeta në familje; Dashuri pa fund; Të dy në Një; Me ju dhe për ju; Për ty; Familja jonë; Si lindi një miqësi; Ikonë vlerash; Mrekullitë e zotit; Si lindi një miqësi; Ma ktheni pasionin tim; Familja e lumtur; Ardhja e juaj më shtoi jetë; Gjeneratë vlerash; Dashuro si Mia dhe Koko; Suvenier vlerash; Mos e vrisni artin, poezinë!; Melodia jonë; Burrat në harresë; Një mike-dhuratë nga zoti; Me ty- pranverë në shpirt; Shpresë për drejtësi; Dashuri pa limit; Kyq e zi në përjetësi; O zot; Më qan shpirti në lot e zi; Nëna Shqipëri; Dashuria-melodi në pentagram; Radio Rapsodi-aromë shqiptare; Melodia e shpirtit; Unë tek ty me dashurinë; Lulja që çeli përsëri; Bredhi pa stoli (poemë satirike e kohës); Kujtime të skalitura në zemër; Me frymën tënde jetoj; Sofra bujare Shkodrane; Në sofrën me bejte dhe artistë shkodranë; Përse kaq e egër kjo botë?; Kohë për zgjim; Unë jetoj në botën time; Shpirti i nënës digjet; Unë dhe ti; Padrejtësi mbi popullin tim; Larg meje; Ringrihem më e fortë; Meditoj...; Berati ynë; Dëgjoj ritmin e zemrës;

Bisedë me fotografinë; Një fjalë...vetëm një fjalë; Jetë o Jetë!; Berati mrekulli; Nëse...nëse do vish;  Bilbili i shqiptarisë; Zëri i ndërgjegjes; San Valentin-çdo stinë; Sfidat e jetës; Gëzuar pavarësinë Kosova jonë!; Lërmë; Ah moj bukuri; Abstraksion; Për ty o jeta ime; Në ardhjen tënde; Eci e menduar; Qyteti i heshtur; Betohem; Më je...ç'më je; Puthja; Ti apo unë?; Eja çapkëne; Shpresoj; Nënat tona; Lakmia; Natë e grisur; Mos gërvisht!; Përse dhe pse!?; Rebelohem; Ndjenjë e heshtur; Mbetesh peng; Të kam a s'të kam; Dhimbje e mbetur; Sikur; Kur isha pa ty; Afër dhe larg; Ish kohë...; Më prit se po vij...; Qëndroj mbi gur...; S'mundem ta them; Nuk jam ajo..; Edhe sa...edhe sa..; Nesër; Sfidave u buzëqesh; Të digjemi të dy; Një fjalë; Dedikim i heshtur; Humbas tek ty; Tabllo gri; Dua të jem e lumtur; Ku vajti fjala..!?; Etje malli; Ngjyrat e vargut tim..; Kush je ti..!? Ditëlindja; Imazhi yt; Kthehu mendimi im!; Puthja e parë; Bota jonë; Asgjë smë ndalon; Reflekto o njeri!; Dielli i të nesërmes; Kohë për t'u zgjuar; Triumf me "porosi"; Dt. Enigëm; U riktheva vargu im; Pa destinacion ; Mike e rrallë; STOP dhimbjes n'panik; Humbën vlerat; Në ëndërr me ty; Kohë çudirash etj.

Në prozë nga viti 2017, ndër të tjera ka shkruar: Rrëfime në prozë; Kur shpresa humbet kuptimin; Deti që mbylli mallin e një nëne; Malli për vitet e arta të punës sime etj.etj.

Ndjesë për shkrimin e gjatë të titujve, por duke lexuar shumë prej tyre, pavarësisht se nuk jam specialist konkludoj:

? Mësuesja duke sfiduar sëmundjen e gjatë na ka sfiduar dhe me krijimtarinë e saj të pasur si poete.

? Krijimtaria e saj artistike në poezi është e gjerë dhe e larmshme. Krijimet kanë vlera të larta artistike.Kështu i cilëson kritika, kështu mendojnë disa specialistë të fushës që unë kam kontaktuar, ndaj këto krijime duhet të shohin dritën e botimit...

? Krijimtaria e saj ka një larmi tematikash si: Vendlindja dhe malli i pa shuar për Të, Dashuria, Familja dhe shenjtëria e saj, Dhimbja, Heroizmi i mjekëve e personelit shëndetësor në ndihmë të jetës; Jetën dhe dashurianë për të; Malli për nënën, babain; Për gruan si qenie e bukur njerëzore; Për dashurinë e parë, mësuesinë dhe fëmijët; Për mirnjohjen si vlerë humane; Për tema me vlerë nga pedagogjia dhe psikologjia, kjo tregon që ajo i njeh shumë mirë ato; Për shokët; Për shoqet, madje dhe për ato të humbura; Për realitetin aktual, që shpesh është i trishtë; Për dramat që pëson njeriu në jetë; Për librin, si dashuri e madhe e saj në jetë; Për miqësinë si vlerë njerëzore; Për artistët dhe figurat patriotike dhe atdhetare; Për padrejtësitë dhe ringritjen;  Për ndërgjegjen dhe zërin e saj; Për lakminë, servilizmin, hipokrizinë, si veset më të shëmtuara të kohës; etj.etj.

? Duke parë këto vlera dhe të tjera si to, mendoj dhe e shtroj si ide, sipas mundësive të kontribojmë finaciarisht për botimin e poezive të poetes Drita Loka Haxhillari. Ky do ishte vlerësim për të!

Pak vargje nga moria e madhe e krijimtarisë:

¤ Për ty Benda ime.

...Gojëdhëna e përcjellë ndër breza,

qëndruar në histori,

Bendën e quajnë; njerëz bejtexhi,

se flasin ëmbël, me zgjuarsi,

ndaj dhe unë, këto vargje, ardhur si ndjesi,

do i përcjell me rimë, në poezi,

si para ardhësit e mi.!!...

¤ Vendlindja ime e dashur.

...Je si fllad,

që fryn puhizë verore,

në kujtime vajzërie,

je me fier dhe shkurrishtë,

kur Dielli si syth,

malin kafshon,

e dheun tim,

mbulon me perlinë drite...

Vendlindja ime,

skalitur me gur dhimbjeje,

në cepat e kopshtinjëve,

gjurmët e dashurisë tinzare,

nuk shuhen.

Shkruhen si gurë kilometrikë:

Kam mall!

Më mungon Benda ime!

¤ Zenel Bastari je krenari!

Do këndoj, do thur vargje, poezi,

për ty Zenel Bastari,

fjalë artë, bejtexhi.

Nën thundrën turke,

shekuj më parë...

ujëra, toka e kullota,

në duar njerëzish çifligar...

Ramë Hyka, zbriti nga Bastari në Tiranë,

u mor me punë krahu, bahçevan,

nga fisi i Kollçijve,

me një vajzë u martua,

me dy djem, Zenelin dhe Rexhepin, u bekua...

...Dëshpërohet dhe shqetësohet,

poeti bejtexhi,

demaskoi në vargje,

çdo padrejtësi...

I dhimbsesh realiteti,

dhimbjen nuk i'a mbante vizhdani,

"kush s'do të mirën e atdheut, Shqipërisë,

pastë mallkimin e perëndisë"...

Mësuesja ka punuar si drejtuese emisioni onlajt dhe ka pasur shumë sukses me këto radio:

? Me radio Shkëlzeni në Suedi.

? Me radio Rapsodi në Austri.

?Me radio Ardhmëria, dega Lipjan

Le të shërbejë ky shkrim modest për ish mësuesen e mirë dhe rebele, poeten e talentuar dhe sfiduese Dritën, një motiv më shumë në përballimin e sëmundjes dhe rritjen e krijimtarisë së saj artistike!

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 08.02.2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vladimir Shyti: Njeriu që krijoi portretin e vet Gjovalin Muzhani: Konsile Muzhani Sylejman Morina: Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës Albert Habazaj: Halim Xhelo Tërbaçi për Luftën Kombëtare të Vlorës, si Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit Fran Gjoka: Një mësuese si Ana do të mbetet në kujtesën e brezave Ibrahim Kabili: Rrugëtimi i suksesshëm i një akademiku dhe ikja e parakohshme e tij! Florim Zeqa: Miftar Sejdiu, mbrojtës besnik i të drejtave kombëtare Lida Miraj: At Shtjef?n Gjeçovi, themelues i arkeologjis? shqiptare Dr. Alma Lama, nje? nga 50 Grate? Lidere te? ardhshme te? Bote?s Sinan Gashi: Mençuraku i përbuzur - Gjergj Komnino Frrok Vukaj: Personalitet i Arsimit e Mendimit Pedagogjik Anton Berisha: De?shmi pe?r Imzot Mark Sopin Gëzim Loka: Qanije Hamdi Hyka (Alushi), profili i një mësuesje fisnike dhe artisteje të përkushtuar Dukagjin Hata: Haxhi John Dauti, një misionar i çështjes gjithëshqiptare në SHBA Ibrahim Kabili: Zenel Bastari - Bejtexhiu që nderoi Bastarin dhe Bendën me vargjet e penës së tij Ibrahim Kabili: Mësuesi dhe drejtori që dha shumë për arsimin dhe vlerësohet për meritat e tij! Lekë Mrijaj: Imzot Mark Sopi ishte dhe mbetet një erudit i pavdekshëm i krenarisë së ditëve tona Ibrahim Kabili: Mësuesi, drejtori, studiues dhe intelektuali që i bën nder vendlindjes! Mursel Muçolli: Kadri Muçolli, njeriu që meriton të përkujtohet Halil Gashi: Iku nga jeta dhe një veprimtar i orëve të para

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora