Faleminderit
Ibrahim Kabili: Mësuesi, drejtori, studiues dhe intelektuali që i bën nder vendlindjes!
E premte, 08.01.2021, 11:00 AM
Mësuesi, drejtori, studiues dhe intelektuali që i bën nder vendlindjes!
Nga
Ibrahim Kabili
Kisha
vendosur të shkruaja disa radhë për kolegun, mësuesin, drejtorin dhe
intelektualin Mehdi Hoxha. Mehdiu është bir i Selitës së Malit dhe i bën nder
asaj, krahinës dhe Tiranës.
Pasi
mësova se ai po botonte një monografi për Selitën dhe selitasit, nuk pata më
asnjë mëdyshje për këtë. Vlerat mbesin vlera, me kudro e studiues të tillë, ato
nuk shuhen kurrë!
Qe
ditë e mërkurë datë 06.01.2021. Ditë me reshje shiu. Në orën 06 të mëngjesit
zgjohem nga nipi, Ajni dhe mbesa, Ajsla! Për to qe një ditë e veçantë. Nipi
mbushte 4 vjeç dhe bashkë me motrën e tij do shkonte në kopësht të festonte me
shokët. Pasi më zgjuan dhe mua nga gëzimi i tyre, marrin tortën dhe të
shoqëruar nga mamaja e tyre Irma, nisen për të festuar... Pi një kafe në lokal
me Çimin, Tinin dhe Leon. Çimi pasi paguajti kafet, më motivon bashkë me Tinin
për shkrimin. Luftë brezash! Kohë të tjera! Beteja me kovidin vazhdon. Artisti
Kujtim Prodani, fatkeqësisht e humb betejën me të! Ne do dalim fitimtar por me
humbje! Duke tejkaluar emocionet, nisem për në destinacion. Takoj Mehdiun në
shtëpi te 21 Dhjetori, dhe bëjmë një bisedë të shtruar...
Mehdi
Hoxha lindi në Salitë të Malit më 30.03.1956 në një familje të madhe, me emër
dhe me tradita atdhetare. Që fëmijë Mehdiu qe një djalë i zgjuar dhe i interesuar
për shkollë. Nën kujdesin e prindërve, Elmazit dhe Hajries, dhe me gjithë
vështirësitë ekonomike, ai vazhdoi shkollën dhe i mbaroi të gjitha ciklet e
shkollimit. Shkollën fillore e filloi te godina e xhamisë, për mungesë lokali,
dhe e mbaroi të godina e shkollës aktuale sot, me rezultate shumë të mira. Ai
kujton me nostalgji mësuesit e tij të parë; Lejla Masha dhe Qamil Meta.
Shkollën 8 vjeçare e kreu në vendlindje në vitet 1968-'72 me rezultate shumë të
mira, dhe, u vlerësua me fletë nderi. Flet me shumë respekt për mësuesit e
përkushtuar dhe mjaft të përgatitur si: Vangjel Dilo, Fadil Disha, Hamdi
Hallvaxhiu etj. dhe drejtorët Fidus Haxhiademi dhe Andon Ceci.
Vazhdon
studimet për mësuesi në Shkollën e Mesme Pedagogjike në Tiranë në vitin 1972
dhe i përfundon më 1976 me rezultate të mira.
Flet
me fjalët më të mira për atë grup profesorësh në pedagogjike që jepnin mësim e
dije dhe përgatitnin gjenerata mësuesish. Veçon profesorët Besim Turdiu,
Shpresa Kasimati, Evgjeni Gjeçi dhe Bestar Ruli etj.
Fillon
punë si mësues në ciklin fillor në Selitë të Malit në vitin 1976 deri 1978, dhe
e ndërpret punën pasi kreu shërbimin ushtarak në Tiranë.
Gjatë
shërbimit ushtarak dallohet për rezultate dhe i dërgohet letër pranë familjes.
Pas kryerjes së ushtrisë fillon punë si mësues në Shkollën 8 Vjeçare Mëner i
Sipërm në ciklin e lartë në lëndën histori- gjeografi deri në qershor 1990.
Shkon në një shkollë ku gjeti një kolektiv të mirë me mësues të përkushtuar.
Drejtori i shkollës Fehmi Alimehmeti dhe stafi pedagogjik si: Sali Hida Kadri Tafa, Vesel Lami, Selim Hysa, Hamit
Lika e Xhume Hida punonin shumë, dhe si shkollë patëm rezultate me nxënësit.
-"Isha mësues i ri e pa përvojë në arsim në ato vite, por mësonim nga
përvoja e më të vjetërve dhe veçon si metodist shumë të mirë mësuesin Sali
Hida"..., citon Mehdiu.
Në
vitn 1980 emërohet mësues në Shkollën 8
vjeçare Bastar Murrizë në lëngët gjuhë-letërsi e më pas
histori-gjeografi. Aty, Mehdiu gjeti një kolektiv shumë të mirë ku ishin këto
mësues: Kostandin Dhjamanti, Ilir Mehqemeja, Fredi Shalësi, Afërdita Kondi,
Xhemile Hoxha, Abedin Koçi, Ymer Ademi, Hysni Hoxha, Hysni Takaci, Agron Ruçi,
Abdulla Ceka, Ramazan Selmani etj. Duke kujtuar atë periudhë mediu shton:
"Ishim një kolektiv kompakt, me mësues shumë të përgatitur. Bëhej një punë
kualifikuese shumë e mirë si nga drejtorët; Përparim Braçe dhe më pas Hekuran
Balla, dhe nga komisionet lëndore si ai i histori-gjeografisë me kryetar K.
Dhjamantin, dhe komisionet e tjera. Kam nostalgji për ato vite,
përfundon
ai". Gjatë kësaj periudhe Mehdiu vazhdon arsimin e lartë pa shkëputje nga
puna në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër në degën
Histori-Gjeografi dhe e mbaron në vitin 1985 me rezultate të mira, dhe punoi
deri në vitin 1985. Deri më tani puna e Mehdiut qe e lidhur me mësimdhënien, me
punën me nxënësit, përgatitjen shkencore dhe profesionale të tij. Puna e tij
nga viti në vit erdhi në rritje.
Duke
parë ecurinë e punës si mësues dhe arritjet DARQT në vitin 1985, pasi
diplomohet në profilin e tij, e mëron drejtor shkolle në Shkollën 8 Vjeçare
Bulçesh. Në shkollën e Bulçeshit stafi ishte i përgatitur. Mehdiu në pozicionin
e ri punoi me përkushtim me stafin, vendosi marrdhënie shumë të mira me
komunitetin, dhe punojë shumë për rregullimin e ambientit figurativ, gjelbërimin
e shkollës, e kthimin e saj në një mjedis që rrezatonte kulturë.
Në
vitin 1992 emërohet drejtor i Shkollës së Mesme
të Baskuar Zall-Dajt. -"Këto vite qenë të vështira për arsimin dhe
me gjithë përpjekjet e stafit, shkolla kishte probleme që vinin nga
tranzicioni. Ra numri numri i nxënësve nga largimet qenë të shumta. Edhe këtu
pata kolegë të mirë si; Zija Muça, Liman Doko, Hamdi dhe Cen Mansaku, Mustafa
Duhani, etj.
Në
vitin 1993 Mehdiu transferohet në Kërrabë në pozicionin e drejtorit të Shkollës
së Mesme. Kushtet këtu ndryshuan dhe përkushtimi i tij qe më i madh.
Tranzicioni qe i vështirë dhe problemet qenë të shumta. Duke kujtuar ato vite
Mehdiu shton: " Këtu në fillim i kushtova rëndësi rregullit, disiplinës
dhe më pas ngritjes së cilësisë, e megjithatë mendoj se bëmë diçka së bashku me
kolegët, në këto rrethana tepërtë vështira, respekt për kolegët".
Në
vitin e mbrapshtë '97 Mehdiu e mërohet drejtor shkolle në Shkollën 8 Vjeçare
Babrru-Fushë. Shkolla hapej për herë të parë, mungonin baza materiale e
didaktike, gjithçka ishte amulli, komuniteti qe heterogjen dhe shteti pothuajse
ra. Në këto kushte duhej një dorë e fortë, një drejtor i përkushtuar e
vizionar, që ta mblidhte shkollën dhe të vazhdonte normalisht punën e mësimin.
E këtë e bëri më së miri "drejtori i kudo ndodhur" Mehdiu.Duke
kujtuar ato vite Mehdiu shprehet: " Për vetë arsyet, mendoj se historia e
kësaj shkolle në vite përbën një histori suksesi dhe arritjesh. Me përkrahjen e
MASH u sigurua lokali, baza didaktike dhe kuadri i kualifikuar. Brenda vitit
shkolla arriti në 360 nxënës. Ajo që ishte më e rëndësishme, qe fakti se
shkolla pati një rritje cilësore. Na viti në vit rezultatet në procesin
mësimor-eddukativ. Me mësues të tillë si: Ferit Lika, Kristina Ahmetaj, Caush
Kullufi, Metije Totojani, Kimete Fregja, Meria Prenga, Nezir Isaku, fillimisht
dhe shumë të tjerë më pas shkolla pati vetëm arritje. Asnjë xham nuk u thye në
'97 në këtë shkollë". E pa asnjë dyshim meritë shumë të madhe pati,
Mehdiu.
Në
vitin 2001 Mehdiu emërohet drejtor i Shkollës së Mesme Pedagogjike "Sadik
Stavileci" në Katund të Ri, detyrë të cilën e kreu deri në qershor 2005.
Historia e tij këtu qe histori suksesi. Meritë të veçantë për arritjet pati
stafi i zgjedhur mësimor dhe puna plot përkushtim e tyre. Drejtorit i DARQT
zotit Ramazan Gjuzi përzgjodhi kuadrin më të mirë për Pedagogjiken. Për vitet
si drejtor këtu, Mehdiu modestisht shprehet: "I kujtoj me nostalgji ato
vite. U përkushtova shumë në punë. I kushtova shumë energji proçesit
mësimor-edukativ duke u bazuar në plan-programin vjetor të shkollës bazuar në udhëzimet e instancave të arsimit.
Kisha katër nëndrejtor që organizonin e kontrollonin punën sipas profileve të
tyre. Shkolla kishte1200 nxënës dhe 80 mësuesve, shkolla pati rezultate
gjithnjë në rritje".
Krahas
proçesit mësimor që ecte mirë, në saj të punës së kolektivit dhe drejtoritsë në këtë shkollë arrit:
??Ngritja e kabineteve, laboratorëve e pajisja me
bazë didaktike.
??U ngrit dhe u pasurua Muzeu i Shkollës.
??Pati funksionim të mirë të Departamenteve
lëndore.
??Funksionuan shumë mirë veprimtarit
kulturoro-artistike dhe ato sportive.
??U bë një ambient figurativ mjaft komod.
??Realizohej shumë mirë "Pranvera
letrare".
??U ngrit dhe funksionoi "Radio
shkolla"...
Natyrisht
për të gjitha këto arritje merita kryesore i takon kolektivit pedagogjik por
dhe drejtoria e shkollës ka rolin e saj.
Pas
këtij viti, për rrethanat e kushtet e kohës del në aktivitet privat dhe ka një
histori të mirë suksesi.
Pavarësisht
se është larguar shpejt nga vendlindja, ai se ka harruar kurrë atë. Ai ka
punuar shumë në këtë drejtim dhe mendoj se është modeli që duhet ndjekur nga
intelektualët dhe brezat e rinj. Kështu ai:
??Që në vitin 2000 ka krijuar
Shoqatën"Selita" dhe është kryetar i saj. Shoqata funksionon dhe po
bëhet një punë e mirë në: Evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë
kulturore, bëhet takim çdo të diel të fundit të korrikut në vendlindje,
promovon figurat historike në MHK, organizon me aheng "Dasmën
Selitase" etj.
??Ka financuar, ideuar, shkruar dhe redaktuar
Gazetën "Benda". Gazeta ka trajtuar probleme me një tematikë shumë të
gjerë dhe ka funksionuar nga viti 2013, deri në fund të vitit 2019. Duhet të
rihapet, ky është mesazhi...!
??Siç cekëm më lart, Mehdiu ka bërë një Monografi
kushtuar Selitës e banorëve të saj.
Në
një lexim të shpejtë arrin një konkluzion se libri në botim, është një studim i
mirëfilltë shkencor, i ndarë në kapituj, tema dhe nëntema ku trajtohen; pozita
gjeografike e kushtet natyrore; historia
e shtrirë në kohë; kultura dhe trashëgimia e saj. Kjo është puna më e
rëndësishme e Mediut për gjthë karierën e gjatë në arsim. Ky është mesazh për
brezat! Një mesazh që merr vlera në këto kohë të trazuara! Përgëzime Mediut për
këtë arritje të madhe!
??Mehdiu ka një bibliotekë shumë të pasur me libra
të fushave të ndryshme. Ai ka arritur në vite të siguroi libra shkencor,
artistik, historik, botime enciklopedike, relacione, visaret e kombit, studime
të mirfillta në shkenca e figura të ndryshme etj. Ka siguruar shumë libra që i
përkasin vendlindjes etj!
??Mehdiu në vite të shtrira në kohë ka bërë,
relatuar, publukuar dhe botuar shumë artikuj në shtypin e kohës.
??Për punën, veprimtarinë dhe arritjet e tij, janë
bërë shumë artikuj nga autor me zë dhe janë botuar në organet më prestigjoze të
shtypit.
Mediu
është i martuar me Vjollcën, e cila vjen nga familja Reçi, me emër në Tiranë.
Kanë 3 fëmij, Fatjonin, Eljesën dhe Enkelejdën. Të tre me arsim të lartë dhe që
kanë krijuar familjet e tyre...
IBRAHIM
KABILI
Tiranë
07.01.2021