Faleminderit
Uran Butka: Homazh për të dënuarin politik, Kujtim Isuf Luzaj
E premte, 11.12.2020, 09:25 PM
Homazh për të dënuarin
politik, Kujtim Isuf Luzaj
Nga
Uran Butka
Kujtim
Luzaj u lind më 18.06.1940 në Vlorë.
Rrjedh
nga një familje atdhetare dhe intelektuale nga Kanina. Ati i tij, profesor
Isuf Luzaj, i shkolluar në Francë e mandej në Amerikë, intelektual me përmasa
kombëtare e ndërkombëtare, nacionalist dhe
antifashist i orëve të para, bashkëpunëtor i ngushtë i Mid’hat
Frashërit, që bashkë me Hysni Lepenicën dhe Skënder Muçon, themeluan Ballin
Kombëtar të trevës së Vlorës në vitin 1939 dhe luftuan kundër pushtimit Italian
të Shqipërisë. I internuar në ishullin Ventotene, bashkë më 14 vlonjatë
antifashistë, rezistoi atje kombëtarisht dhe nuk pranoi të nderonte
alla-fashiste, së bashku me Safet Butkën, Abaz Ermenjin, Selman Rizën, Llazar
Fundon, Bego Gjonzenelin, Abduraman Kreshpanin e të tjerë. Madje, në Ventotene
ai ndihmësoi ne hatimin e Manifestit të Ventotenes, program politik i Evropës së
ardhshme te Bashkuar e demokratike.
Përfaqësues
i Ballit Kombëtar të Vlorës në Kuvendin kombëtar të Mukjes për një Shqipëri të
lirë, demokratike dhe etnike, ai u përrpoq për bashkimin e forcave politike
shqiptare, të djathta e të majta, për një luftë të përbashket kundër pushtuesve
nazifashistë, por kur u prish marrëveshja e Mukjes nga komunistët dhe nisi
lufta civile, Isuf Luzaj iku
përfundimisht nga Shqipëria në emigracion politik, për ta vazhduar atje
përpjekjen kombëtare, duke lënë në
Kaninë nënën e gjorë dhe gruan me pesë fëmijë të mitur, më e vogla vajza një
vjeç që vdiq në Qishë-Bardhë, ku i
kishte internuar familjarisht regjimi komunist.
Në
emigracion Luzaj arriti të bëhej një personalitet i shquar i kulturës dhe
shkencës me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, profesor i merituar i
Amerikës, me rreth 150 vepra në fushë të filozofisë, letërsisë, historisë dhe
artit, të vlerësuara ndërkombtarisht.
Regjimi
komunist i Enver Hoxhës e mohoi Isuf Luzajn dhe veprën e tij madhore, ndërsa
persekutoi pa mëshirë familjen e tij në Vlorë. E shoqja, Drita Refat Mezini nga
familja atdhetare e persekutuar Mezini e
Vlorës vuajti në internim bashkë me
fëmijët jetimë, duke bërë punët më të rënda, ndërsa e motra e Isufit, Rahileja,
u dënua 10 vjet me burgim për motive politike. E kështu me rradhe tërë rrethi
familjar dhe miqësor.
Kujtim
Luzi u rrit në varfëri, por genet dhe edukata e familjes e shtynë të mësonte
dhe të kryente me sukses shkollen
tetëvjecare dhe te mesme ne Vlore. Jo më tutje.
I
pakënaqur nga regjimi dictatorial, në vitin 1960 ai tentoi te arratisej në
grup, por u arrestua nga forcat e
Sigurimit të Shtetit në Starovë të Pogradecit . Gjyakata e Lartë Ushtarake e
përbërë nga n/kolonel Hydai Bejo, n/kolonel Xheladin Muharremi dhe major Haki
Keta, me pjesëmarrjen e prokurorit ushtarak Gazmen Jusifati, e dënoi me 10 vjet
burg, me akuzën e tradhëtisë ndaj atdheut, për tentativë arratisjeje jashtë
vendit dhe me konfiskimin e pasurisë si dhe heqjen e të drejtës elektotrale. E
mbyllën në burgun efamëkeq të Burrelit, ku hoqi tmerret e këtij burgimi
kriminal.
Në
fund të kryerjes së denimit 10 vjecar, ridënohet përsëri më 3.06.1968 me 4 vjet e 6 muaj te
tjera heqje lirie nga Gjykata e Lartë ushtarake e përbërë nga Syyhbi Dedej,
Hajri Shehu dhe Petrika Mushi, me akuzën për agjitacion e propagandë kundëer
pushtetit popullor në burgun e Burrelit, sepse kishte ruajtur në xhepin e
brendshëm një poezi të shokut të tij të burgosur, Mid’hat Ahmetit, të cilin e
vranë rojet e burgut, kur tentoi te
arratisej nga burgu i Burelit!
Letrën
me poezinë e ruante në gji si një kujtim të shokut të pushkatuar, dhe siç del
edhe nga gjyqi, as ia kishte treguar apo lexuar njeriu., pra letra nuk ishte
përdorur për propagandë apo agjitacion. Sic thuhet edhe në dokumentin e gjyqit,
“në këtë letër veprimtaria armiqësore kundër pushtetit si edhe thurrja e
lavdisë ndaj elementit armik të dënuar, shprehet me figura letrare, dhe kuptimi
i këtyre frazave është krejt i qartë”.(Dokumenti i Gjykatës , dt.3.06.1968)
Pra,
u dënua çnjerëzisht me heqje lirie jo vetëm fizikisht, por u dënua me burg edhe
shpirtërisht, edhe ndjenja e brendshme, edhe ruajtja e shenjtë e kujtimit për
shokun martir të lirisë, edhe liria e privatësia njerëzore, por edhe ndjesia
artistike, vokacioni për poezinë e bukur, që e mbante në gji!
Për
këtë “krim” të bukur, u ridënua edhe me
katër vjet e gjysmë burg pa asnjë faj e pa anjë fakt ligjor, si qindra të
burgosur të tjerë që dënoheshin e ridënoheshin, që të mos delnin të gjallë nga
burgu.
Mirëpo,
Kujtimi ia doli. Madje me faqe të bardhë, sepse qëndroi denjësisht, duke e
nderuar veten dhe familjen Luzaj.
U
lirua nga Reparti nr. 321 Burrel më 7.9.1972, duke e kryer të plotë dënimin.
Pas mbarimit të burgimit, u internua në Sherisht
të Vlorës. Vitet e internimit, ndoshta ishin më të rënda se të burgimit, sepse
vuatja dhe poshtërimi ishin tashmë për gjithë familjen Luzaj. Në internim
krijoi familjen duke u më mrekullueshem, vajzën Hyrien dhe dy djem Ndriçimin dhe Drisantin.
Ne
vitin 1992, me përmbysjen e sistemit komunist, Kujtimi me gjithë familjen e
tij, si edhe me vëllezerit Muhametin,
Dalanin dhe motrën Elisabete, emigojnë në SHBA, në Çikago ku
rronte ende babai i tyre Isuf Luzaj dhe jetuan bashkë me të deri sa ai mbylli
sytë në vitin 2000 . Më pas Kujtimi shpërngulet me familjen e tij në Kaliforni
së bashku me Xhaxhain e tij Ifraimin, I cili u kthye nga Argjentina, ku kishte emigruar. Jetuan se
bashku deri në vitin 2005, kur xhaxhai
ndërroi jetë. Eshtrat e tij dhe të Isuf Luzajt u kthyen në Shqipëri nga familja
dhe u varrosën me nderime në Kaninë.
Kujtimi,
ndonëse larg atdheut, mallin për vatanin e ruajti deri sa mbylli sytë më 1
dhjetor 2020 në San Diego të Kalifornisë, me dëshirën e fundit që të prehet në
dheun e të parëve, pranë prindërve të tij, në Kaninë.