E diele, 06.10.2024, 04:19 AM (GMT+1)

Faleminderit

Florim Zeqa: Kujdesi për kolonelin, shprehje e dashurisë për shtetin!

E hene, 21.09.2020, 08:53 PM


Në 22 vjetorin e vrasjes së Ministrit të Parë të Mbrojtjes

Kujdesi për kolonelin, shprehje e dashurisë për shtetin!

Nga Florim Zeqa

Harresa institucionale e kolonelit!

Harresa është një fenomen shoqëror i ndikuar nga shumë faktor psikologjik, biologjik dhe social, shërimi i së cilës është i vështirë dhe i gjatë.

Sëmundja e harresës apo shlyerja e trurit, nga vende të ndryshme të botës është duke u trajtuar si sëmundje e shekullit e emërtuar në gjuhën mjeksore si  "ALZHAIMER" (alcaimer).

Alcaimeri i shoqërisë kosovare, i ardhur si pasojë e egoizmit njerëzor, xhelozisë dhe urrejtjës ndaj njëri-tjetrit, është duke e dëmtuar seriozisht shëndetin e shoqërisë kosovare.

Padyshim, harresa e kolonelit të lavdisë sonë kombëtare, e ministrit të parë të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në radhë të parë është politike, pastaj shoqërore. Por në asnjë rrethanë nuk ishte dashtë që koloneli të harrohet nga familjarët dhe bashkluftëtarët, shoqëria civile dhe qytetarët e Kosovës.

Përgjegjësia më e madhe morale bie mbi institucionet shtetërore, liderët dhe partitë politike  që dëshmorët dhe martirët e shtetit të Kosovës i trajtojnë jo sipas meritave dhe hierarkisë ushtarake, por sipas përkatësisë partiake.

Pas rivarrimit të padinjitetshëm, ndodhi edhe harresa e kolonelit

U dasht të kalojnë plot 10 vite në shtetin e pavarur të Kosovës dhe 20 vjet nga vrasja, derisa erdhi momenti i "duhur" për sjelljen e eshtrave të Ministrit të Parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës nga vendi ku u ekzekutua (Shqipëri) kolonel Ahmet Krasniqi.

Ata që shitën edhe për së vdekuri kolonel Ahmet Krasniqin, provokuan ndjenjat e pastra të qindramijëra e miliona shqiptarëve të ndershëm, por më së keqi turpëruan familjarët e kolonelit.

Këtë e bënë një grusht matrapazësh politik,  të cilët ua mundësuan kundërshtarëve të vijës institucionale të luftës çlirimtare, që pas 20 vitesh të bëjnë marketing politik me eshtrat e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të cilin nuk e njohën dhe pranuan si të tillë as në ditën e rivarrimit!

Për 21 vjet rresht në Kosovën e lirë, e në veçanti në periudhën post-rugoviane, emri dhe vepra e kolonel Ahmet Krasniqit, e dhjetra dhe qindra veprimtarëve të vrarë u përdorë vetëm si marketing elektoral nga eksponentet e LDK-së për grumbullimin e votave e asgjë më shumë.

Është një tendencë e hapur për shtrëmbërimin dhe falsifikimin e skajshëm të historisë më të re të Kosovës, e cila për qëllim ka mbulimin e të gjitha vrasjeve politike të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Krijimi i realitetit të rrejshëm sot, për qëllim ka minimizimin deri në asgjësim nga kujtesa popullore të figurave më markante të lëvizjes paqësore të viteve të '90-ta, të heronjëve dhe dëshmorëve të vërtetë të luftës çlirimtare.

Koloneli i harruar nga institucionalistët e LDK-së

Ka kohë që një pjesë e eksponentëve të LDK-së, zyrtarë të lartë dhe deputet për interesa meskine personale kanë shkelur mbi gjakun e bashkëpartiakëve.

Kjo tashmë nuk paraqet risi dhe as befasi në opinionin publik, por befasia tepër e dhimbshme qëndron në faktin e dorëzimit të disa prej familjarëve të figurave politike jo në mënyrë të drejtëpërdrejt por përmes "mësitëve" të krimit të organizuar.

Mungesa e përkujdesjes institucionale ndaj varrit të kolonelit Ahmet Krasniqi nuk është e rastësishme, por e qëllimshme. Nuk ka si të trajtohet ndryshe harresa e institucionalistëve të LDK-së, të cilëve vetëm në kohë fushatash zgjedhore u bie ndërmend ta vizitojnë varrin e Ministrit të parë të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe atë të liderit historik dhe komandantit suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe jo vetëm, duke i lënë në harresë të plotë veprimtarët e vrarë dhe luftëtarët e vijës institucionale që ranë në altarin e lirisë.

Përkujdesja e ushtarit për komandantin e tij

Por është dikush që në vazhdimësi përkujdeset për komandantin e tij, për Ministrin e Parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Ai është Valdet (Miftar) Ziba, ushtari besnik i kolonel Ahmet Krasnqit dhe vijes institucionale në përgjithësi.

Valdeti si shumë të tjerë, për një kohë të gjatë kishte trokitur dyerve të institucioneve të shtetit kur "institucionalistët" ishin në pushtet, në kërkim të një vendi të punës për të siguruar një ekzistencë për familjen e tij, por për fatin e keq, as respektin minimal nuk e treguan ndaj tij. E sotmja, pas 21 vjetësh Valdetin e gjenë duke bredhur rrugëve të perëndimit në kërkim të ekzistencës dhe të një jetë më të mirë për familjen e tij, pasi shteti nuk i dha dhe nuk i ofroj asgjë!

Mirëpo, edhe pse i dëshpruar thellë në institucione, e në veçanti në strukturat drejtuese të LDK-së, për asnjë çast nuk e harron komandantin e tij. Sa herë që i ipet mundësia të vie në vendlindje, e viziton varrin e bacës, siq e quan ai kolonel Ahmet Krasnqin.

Në vzitën e fundit ditë më parë ishte zhgënjyer më shumë se asnjëherë më parë kur e kishte parë në gjendje të mjerueshme mermerin mbi varrin e kolonelit. Shlyerja e shkronjave mbi mermer, e kishte detyruar që ai ta ndryshoj agjenden e tij. Menjëherë shkon në librari dhe dyqan të ngjyrave për blerë ngjyrë ari dhe mjete tjera për riparimin e shkronjave mbi varrin e bacës.

Me përkushtim dhe dashuri, ashtu siq qendisen shkronjat në flamur, akoma më bukur i kishte qendisur shkronjat mbi mermerin e baces ushtari dhe vozitësi besnik i kolonelit Valdet (Miftar) Ziba.

Tani, pas dy vjetësh në Velani, kur të shkojnë për homazhe zyrtarët e LDK-së do t'u dalin fotot më të bukura nga shkëlqimi i shkronjave mbi mermerin e Ministrit të Parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Le të jetë ky shkrim si kujtesë për zyrtarët e LDK-së, që krahas nderimit për kolonelin, ta çmojnë edhe përkujdesjen e ushtarit Valdet Ziba për komandantin e tij, pa të cilin sot, me vështirësi do t'i lexonin shkronjat mbi varrin e tij!

Ky shkrim le të shërbejë si thirrje në ndërgjegjën e çdo politikani dhe qytetari të Kosovës për respektimin pa ngjyrime partiake të martirëve, dëshmorëve dhe heronjëve, për arsye se ata nuk janë të asnjë partie politike, feje apo rajoni, por janë të të gjithëve, janë bazament i shtetit të Kosovës.

Përkujdesja ndaj varrezave të dëshmorëve është shprehje e respektit ndaj veprës së tyre, dashurisë ndaj atdheut dhe shprehje  e nivelit kulturor të shoqërisë sonë.

Lavdi kolonel, prehu i qetë në zemrën e tokës dardane që e deshe me shumë se jetën tënde!




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora