Faleminderit
Xhevahir Cirongu: Dëshmorët janë të përjetshëm
E merkure, 12.08.2020, 07:43 PM
DËSHMORËT JANË TË PËRJETSHËM
(Dëshmorit të atdheut Partizan Bako, me rastin e 30
vjetorit)
Përkujtimore
Nga
Xhevahir Cirongu
Nën
këmbët e malit Koshnicë shtrihet Burranji i bukur, i cili ndodhet në luginën
tomorricë të rrethit Skrapar. Fisi Bako,
që banon prej shekujsh në këtë fshat, njihet gjerësisht si punëtorë e të lidhur
fort me bagëtinë e tokën. Por, shquhen edhe si atdhetarë e intelektualë të
zot. Të
besës e fjalë ngrohtë, të dashur e të respektuar
ndaj bashkëfshatarëve e gjithë njerëzve të zonës e më tej. Kushdo që
kalonte për rrugë të gjatë drejtë Sulovës, Beratit apo Korçës, do kthehet e do
të pinte një godë ujë të ftohtë! Portat e shtëpive të fisit Bako, qëndronin gjithënjë ditë e natë të hapura. Rrugëtari do merrte me vete edhe një copë
bukë e djath me vete. Banorët e fshatit Burranj dhe fisi Bako kanë luftuar për
liri e pavarësi. Në luftën e dytë botërore morën pjesë masivisht dhe u bashkuan me
Lëvizjen nacional - çlirimtare. Nga ky
fis, ra dëshmore për të mos vdekur kurrë, bija e këtij fshati Nafije Bako (Bregu). Eshtë e vetme femër dëshmore në
rrethin e skraparit! Lulet e prillit sa po kishin çelur. Kënga e bilbilave
nëpër degët e pemëve lajmëronin ardhjen e pranverës.
-
E dëgjon bilbilin sa bukur këndon?- i
tha të shoqes Islami.
-Po,ore
po, iu përgjigj të shoqit Hysnia, aty për aty.
Kuvenduan
gjërë e gjatë të dy bashkëshortët. Ata prisnin të sillnin në jetë fëmijën e
tyre të parë. Ishte 7 prilli i vitit 1959 kur lindi Partizan Bako. Jo vetëm
lulet dhe bilbilat, por e gurët zunë e
kënduan . Sa shumë u gëzuan
bashkëshortët e fisi i bakove atë ditë prilli?! Vitet kalonon
e Partizani rritej si një pëllumb i shkruar. I ati, Islami, mbaroi
arsimin e lartë për mesuesi (degën gjuhë
- letërsi) në Elbasan. Kurse e ëma, Hysnia nuk mund të vazhdonte,ngaqë hallet
familjare nuk e lejuanë. Ata lindën , rritën dhe edukuan katër fëmijë:
Partizani,Krenari , Bardhyli e Arifi. Që të katër me shkollë. Përveç Partizanit
, tre të tjerët mbaruan arsimin e mesëm në Dobrenj. Partizani vazhdoi shkollën mjekësore "Jani Minga" në
Vlorë. Në vitin 1979 mbaron të mesmen mjekësore. Mbas kësaj vazhdon
në Tiranë Universitetin e Mjekësisë. Në
vitin 1984 e mbaron përfundimisht
arsimin e lartë. Po në qërshor të këti viti,emërohet mjek në qëndrën shëndetësore Zhepë, në zonën
tomorricë. Ai ishte një djalë i përkushtuar ndaj profesionit të mjekut për t'i
shërbyerë banorëve të zonës nga ku ai lindi dhe u edukua. Edhe me fjalë
shëronte ai njerëzit që vuanin nga sëmundjet. Partizani i donte dhe i
respektonte të gjithë njerëzit. Por,edhe ata e donin atë.
-Buzëqeshja e doktor Partizanit, të ngrohnte shpirtin kur ishe në siklet,dhe të ngrohnte më shumë se zjarri,- thoshnin njerëzit kur shkonin për vizitë në klinikë atje në qëndrën shëndetësore. Në shkollë u njoh me një vajzë nga fshati Hermenj të rrethit Gramsh. Në vitin 1980 martohen. Nga martesa me Valentina (Hasani) Bako,sjellin në jetë dy fëmijë: Një djalë e një vajzë. Dy fëmijët ishin si zogj dallëndyshe në fole. Edhe Valentina ishte infermiere. Për shtatë vjet rresht Partizani punoi me devotshmëri e përkushtim si mjek në shërbim të popullit. I donte njerëzit,ndaj edhe ata e respektonin si djalin e tyre. Por, ai nuk mundi t'i shërbente njerzëve të thjeshtë,sepse një dorë ogurzezë i merr jetën më 10-të gusht të vitit 1990-ës. Ishte viti i parë,që në shqipëri po ndodhnin transformime të mëdha në jetën politike e shoqërore; pra lëvizjet demokratike. Për këtë ngjarje të kobshme, ku mbetën tre të vrarë e disa të plagosur në një repart ushtarak;jo vetëm shtypi e radiotelevizioni shqiptar, por edhe agjensitë e huaja nëpër botë, dhanë në transmetimet e tyre edhe këtë ngjarje të pazakontë e të trishtueshme.
Atë
ditë, retë e bardha mbi Tomorr u nxinë e derdhën lot vajtimi së bashku me të
afërmit,miqtë,kolegët,e gjithë ata që e njihnin. Më shumë se kush, dhimbjen e
ndjenë prindrit e Partizanit,nënë Hysnia e Islami. Kurse bashkëshortja,
Valentina, plagën e dhimbjes e mbante fort duke shtërnguar në gji pas krahorit
dy fëmijët: Eraldin e Elën!Ajo qëndroi si një shkëmb,duke sfiduar dhimbjen;
rriti,edukoi e arsimoi të dy fëmijët. Vajza ndoqi gjurmët e të atit,dhe u bë
doktoresh. Ajo, duke u arsimuar për mjekësi,plotësoi amanetin e të atit i cili
i patë thënë:" Ela,vajza ime! -Kur të rritesh,bëhu mjeke që t'u shërbesh
njerzëve!?" Vitet ikin, por kujtimet mbeten si zambak i bardhë nëpër shekuj, sepse ato ujiten nga gjaku i
dëshmorëve të atdheut. I tillë do
kujtohet në shekuj edhe emir i dëshmorit të atdheut Partizan Bako.
Durrës, 09 Gusht 2020