Faleminderit
Pal Neçaj: Fatbardh Doçi, burrë dhe intelektual i Malësisë së Gjakovës
E merkure, 29.07.2020, 08:20 PM
FATBARDH DOÇI, BURRË DHE INTELEKTUAL I MALËSISË GJAKOVËS
Nga
Pal Neçaj
Dita
e 22 korrikut 2020 na solli një lajm të rëndë dhe të dhimëshem : Ndarjen nga
jeta të mikut tim të dashur dhe të respektuar Fatbardh Veli Doçit. Na rrembeu
vdekja e pabesë burrin e nderuar dhe
njërin nga intelektualet më të zgjuar të Malësisë së Gjakovës. Ndërroi jetë dhe
u largua për në amshim malsori i bukur fizikisht dhe shpirtrisht, me pamje
kreshniku, trupgjatë dhe të drejtë si bredhi i alpeve tona. U shua pinjolli,
pasardhes i Niman Sylës Krasniqes, oxhakut potriotik më të zashem në Malësin e
Gjakoves e më gjërë.
Vdekja
e tij po përcillet me dhimbje tronditese, jo vetëm të familjes e të fare
fisin të madh Doçi këtu në Nju Jork, në
Tiranë, Tropojë etj.por edhe nga ne miqtë dhe shoktë e ngushtë të tij,
komuniteti shqiptaro-amerikan tropojanë në Amerikë dhe të shumë njerëzve të
tjerë në Diasporë dhe në Shqipëri. Dhimbjen e mallin e shton edhe situata e
pazakont e krijuar nga pandemia që ka gjunjëzuar botën mbarë. Situatë e cila ta
bën të kufizuar mundësin'e përcjuelljes të njeriut tënd më të dashur siç ka
qënë tradita dhe meraku. Kjo situatë ua pamundeson edhe njerëzve më të afërm si
prindërve, fëmijve apo vëllaut, motrës etj. të cilët nuk i ndodhen pranë, në
përcjelljen e njeriut tyre për në banesen e fundit.
Fatbardh
Doçi ishte njeri i mirë, në kuptimin e gjërë të fjales, i dashur me njerëzit
padallim krahinor, fetar, shtresorë etj. Ai ishte, bujar, human dhe tolerant.
Ishte burr'i i ndershem, i mençur dhe me personalitet vlersues. Gjithashtu
ishte patriot që donte familjen, vendlindjen, Shqipërinë, Kosovën dhe kombin
Shqiptar të bashkuar. Madje ishte i gatëshem të sakrifikohej për mbrojtjen e
pavarsisë dhe lirisë tyre.
Mungesën
e tij do ta ndiejnë thellë gjatë jetës, jo vetëm bashkëshortja Dolora (ish
mesuesja e dalluar e Gjimnazit në B. Curri), vajzat e dashura Aljona dhe Kena,
të katër nipat (djemt e vajzave) si katër yje gjithdritë të cilët gjyshi i mirë
i donte aq shumë, jo vetëm vëllau
Skenderi, apo dhëndrat Gezimi dhe Fatmiri që i donte dhe i respektonte gjithmonë
, jo vetëm të familja madhe Doçi në Nju Jork, Tiranë, Tropojë etj. por
edhe ne miqt'e shoktë te tij, kolegët e
shkollës, të punës dhe të jetes.
Kanë
kaluar rreth 50 vite që kur jam njohur me Fatbardh Doçin, me atë djal
gjithëhijeshi, si thuhej nga populli, "me të ngelur sytë n'atë
bukuri". Mësova se ishte nga Tplani, djali i Veli Nimanit. Ai ishte ndër
specialistet e parë të bujqësisë, i cili kishte mbaruar arsimin e lartë me
rezultate shumë të mira dhe titulluar "agronom". Qe nga ajo kohë ne u
bëm shok'dhe miq ndërveti. Miqësi e cila, jo vetëm ruhej dhe do të vazhdonte në
Shqipëri e Amerikë, por edhe do të focohej gjithnjë e më shumë duke lidhur
miqësi familjare.
Fatbardhi
ishte specialist që studionte në menyrë sistematike per ngritjen e nivelit
profesional dhe shkëncor. Mësime të
cilat do t'i zbatonte në praktikë për rritjen prodhimit bujqësor. Ai për shumë
vite drejtoi institucionin e Farnave të rrethi Tropojës. Punoi pa u lodhur, jo vetëm
në zgjedhjen dhe sigurimin e farnave të rendementeve të larta, në përshtatje me
tokën dhe klimën e zonës, por edhe në ndjekjen e kultivimit tyre në gjitha
zonat dhe fshatrat e rrethi, nga Zogaj deri në Brisë, nga Shëngjergji i Berishë
e deri në Çerem.
Fatbardh
Doçi ishte burrë fisnik, shoqëror, fjalë mbatës dhe besnik. Me punë të palodhur
është përpjekur dhe ka bërë më të mirën e mundëshme në dobi të rritjes së
prodhimit e zhvillimi të bujqësisë në rrethin e Tropojës. Ai,si rallë kush
tjeter, guximshem ka shprehur "rezerva" kundër ndonje reforme ose
vendimi që merrnin aso kohe jo vetëm organet në rreth, por edhe ato
"Lart" Pra shprehte mendinin e tij pa përfillur presionin që i bëhej
apo deshirë e "shefave", papërfillur pasojat
Ai
ishte intelektal i zgjuar, aktiv dhe i aftë për të debatuar për probleme të
ndryshme me cilido që deshironte. Dhe ajo që ka vlerë, ishte se në ndarje
mbeteshin miq. Ai ishte njeri i thjeshtë dhe modest. Kurrë, në jetë e tij,
asnjë herë, në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk u mburrë si nipi i Niman Sylës,
si djali i Veli Nimanit apo si vëllau i Skender Doçit, emrat e të cilve janë
shkruar në historin e lavdishme të kombit shqiptar dhe janë ndera e Malësisë.
Përkundrazi Fatbardhi kokurur si kalliri i grurit me shumë kokrra, punoi dhe
formoi personalitetin e tij.
Janë
bërë rreth 25 vjet që kur Fatbardh Doçi emigroi familjarisht në Amerikë dhe
jetoi në Nju Jork. I nxitur nga dashuria dhe malli për vendin tonë dhe çdogjë
shqipëtare, punoi për organizimin e emigrantave shqiptaro-amerikan n'aktivitet
kulturore e politike ku mbaheshin tema
dhe lexoheshin shkrime atdhetare. Ai do të marrte pjesë aktivisht në
demostratat qe organizoheshin para OKB për pavarësin'e dhe lirinë e Kosoves dhe
bashkimin e trojeve Shqipëtare. Gjithashtu do të kontribonte tek Fondi
"Vendlindja thrret" për Kosovën. Ai së pushoi se shkruari artikuj
historiko-politik dhe patriotik të kombit tonë.
Fatbardh
Doçi ishte inisiatori dhe organizatori më kryesor i mbajtjes së Sesionit
shkëncor dhe historik, (këtu në Nju Jork ) për "Konferencën e
Bujanit" si dhe të "Simpoziumit historiko-shkencor, me rastin e 600
vjetorit te lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit - Skenderbeut".
Në këto aktivitete ai ka mbajtur edhe kumtesa.
Fatbardh
Doçi u larguar nga kjo jetë fizikisht, por emri, vepra dhe kujtimi i tij nuk do
të vdesin kurrë. Ai do të jetë në zemrat dhe mendjet, jo vetëm te familjes e
fare fisit tij të gjërë, jo vetëm të ne miqve të ngushtë të tij, por edhe të
qytetarve të shumtë, në Diasporë dhe në Shqipëri që e kanë njohur nga afër dhe
kanë patur lidhje me Të.
I
lehtë i qoftë dhéu qe e mbuloi! U prehtë në Paqe dhe i përjetëshem qoftë
kujtimi i tij!
Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Pal Necaj, NY, USA