Faleminderit
Lekë Mrijaj: Homazh për Prof. Dr. Simë Dobrecin
E merkure, 17.06.2020, 11:57 AM
HOMAZH PËR KRIJUESIN E STUDIUESIN E SHKENCAVE TË MJEKËSISË-DERMATOLOGJISË, PROF. DR. SIMË DOBRECI
(Me
rastin e kalimit në përjetësi)
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Mbrëmë
në Braticë të Ulqinit, në moshën 86 vjeçare iku në përjetësi krijuesi e
profesori i shkencave të mjeksisë, prof. dr. Simë Dobreci, të të cilin e njohim
si një doajen të spikatur në këndin hulumtues, studimor dhe si një kryeredaktor
e botues shumëvjeçar të revistës “Buzuku”, e veprimtar të palodhur në çështjen
patriotike e kombëtare në Ulqin.
Njëkohësisht
njihet shumë mirë edhe në leminë specialistike mjekësore-dermatologjisë, i cili
për vite e dekada të tëra i'u sherbeu studentëve, lexuesve të pasionuar të tij
si dhe pacientëve të sëmurë kosovarë pranë QKUK-së tamam nën "Betimin e
Hipokratit".
Ishte
edhe profesor i specializuar ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin
e Prishtinës, e qe për asnjëherë nuk i është shmangur marrjes me veprimtari të
çështjes patriotike dhe të kulturës e të historisë sonë të gjithëmbarshme
kombëtare të cilin regjimi totalitar serbian edhe e deboi nga puna në vitin
1990/1991, nën arsyetimin si një person të përshtatshëm për politikat
çubrilloviçiane e millosheviçiane të Serbisë kriminale, i cili edhe përkundër
saj prof.dr. Sima, nuk e ndali punën për asnjëherë duke u vu në sherbim të
studentëve të tij nëpër shtëpi private.
Vlen
të potencohët se prof. dr. Simë Dobreci s'bashku me prof. dr. Z. Hundozi,
prof. dr. L. Gashi, prof.dr. L. Luci, prof.dr. K. Gazideda, prof. dr. A.Zajmi dhe
prof.dr. I. Dedushaj e dhanë raportin e tyre final e aryetues me titull:
"Faktet dëshmojnë për helmimin në Kosovë", deklarojnë: "Në bazë
të të gjitha të dhënave, ngjarja e vitit 1990 nuk mund të shpjegohet si histeri
e përgjithshme, por si helmim masiv i popullatës shqiptare, kryesisht i
nxënësve" (Libri: "E vërteta për helmimet në Kosovë" Halim
Hyseni, faqe 38, hulumtuar nga Lekë Mrijaj).
Ka
botuar disa libra monografik për treven e tij si dhe nga fusha e mjekësisë -
dermatologjisë. Ka qenë kryeredaktor i revistës profesionale-shkencore të
Shoqatës së Mjekëve të Kosovës “Praxis Medica”, kurse deri me tani ka drejtuar
revistën “Gjon Buzuku” në Ulqin. Ishte pjesmarrës aktiv dhe tejët energjik
nëpër Sesione Shkencore e takime të tjera letrare e kulturore të cilat
lidheshin me Shestanin, Krajën, Anën e Malit, Ulqinin, Tivarit... për të
kaluarën të sotmen dhe të ardhmen e trevës.
Është
dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga Presidenti i Kosovës në
vitin 2016 dhe Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë në vitin
2017 si dhe "Qytetar Nderi i Ulqinit".
Prandaj
prof. dr. Simë Dobreci, do të kujtohet gjithnjë për kontributin e tij madhor
dhe të çmuar, përmes veprave, shembelltyrave e librave të pafund që i la
studentëve, lexuesve dhe bibliotekave shqiptare.
Pushofsh
në paqe prof.dr. Simë Dobreci!