Faleminderit
Agim Bacelli: Patrioti i shquar mergimtar, Xhemal Vishocica Bejleri
E premte, 01.05.2020, 11:25 AM
Patrioti i shquar mergimtar,Xhemal Vishocica Bejleri
Veteran
i Luftes II Boterore, SHBA. (1898-1961)
Nga
Agim Bacelli, New York
-Xhemali, si shumë mergimtare shtetas shqiptaro-amerikanë, ka shërbyer në radhët e ushtrisë amerikane gjatë Luftës II Botërore dhe është dekoruar për Trimëri.Ai ka lënë tre pasardhës; Remzijen (Hoxha), Veproren (Çoçoli) dhe Vehbiun, (Bejleri), që fillimisht erdhen me banim në SHBA ne Broklin NY. dhe sot ne Staten Island NY.-Në kujtim të tij, sot gjeta dy fotot e Xhemalit dhe dua t'i publikojme nje portret modest te shkurter.Nder dhe respekt për këtë mergimtar patriot te shquar ,atdhetar trim në shërbim të Shqipërisë dhe Amerikës.
-Ishte
një ditë e bukur prilli, ditë e mërkurë, një ditë që lindi me diell të ngrohtë
dhe të bukur por që perëndoi me shpejtë jo si ditët e tjera për arsye se në
mesdite qielli u vrenjt aq sa e zhduku diellin. Atë mëngjes lindi një djalë i
bukur në Vishocicë që i gëzoi jo vetëm prindërit por edhe fshatarët e
Vishocicës, pasi fëmija erdhi me shumë të qara sa i mblodhi shumë fshatare. Ato
panë se vërtetë lindi një dajë shumë i shëndetshëm dhe i bukur. Për ti vënë
emrin u mundua i tërë fshati dhe më në fund, dikush propozoi të quhet Xhemal,
sipas arabishtes që do të thotë "Djalë i Bukur".
-Xhemali
u rrit dhe hodhi shtat shumë shpejtë ne nje familje te fisme Bejlere, ne
Vishocice te Devollit..
Çupat
e fshatit e admironin dhe pati shumë propozime për martesë që ja bënin miqtë e
familjes së tij por që prindërit mendonin ndryshe. Ata e kishin trashëgimi
emigracionin në Amerikë që ju sillte të ardhura për një jetë më të mirë. Kështu
që, në moshën 18 vjeçare, i riu Xhemal mori rrugën e kurbetit. Ishte korrik i
vitit 1918. Ai qëndroi plotë 13 vjet në SHBA.
Në
prill të vitit 1931 ai u kthye në fshatin e tij por nuk qëndroi gjatë, në tetor
të vitit 1934 ai u rikthye në SHBA me qëllimin që të shiste disa prona dhe
sillte mjaftë para për të blerë toka në Vishocicë gjë që e pëlqente familja e
tij.
Në
vitin 1937 u kthye me shumë para dhe bleu tokat që i kishte premtuar familjes
së tij, toka që pas ardhjes së pushtetit komunist do të grabiteshin.
Nga
Amerika, Xhemali erdhi me ide përparimtare e demokratike, me ide anti fashiste
për kohën. Në vitin 1940, për të mos rënë preh e Italisë fashiste meqë
propagandonte antifashizmin, ai u nis përsëri në mërgim. Pikërisht ishte shkurt
i atij viti që do t'ja shkurtonte rrugën e rikthimit.
-Rikthimi
në Amerikë, këtë radhë, do të qe shumë i vështirë pasi ai nuk kishte asnjë
pronë apo të ardhur tjetër për të jetuar në Amerikë, kështu, Xhemali fillimisht
hyri punëtor krahu në një fabrikë pëlhuri në Grosvenor Dale të Connecticut.
Puna ishte shumë e vështirë dhe pagesa ishte minimale. Xhemali që nuk punonte
vetëm për vete por edhe për familjen kishte në Vishocicë,gruan Fatimen dhe tre
femijet e vegjel nen kujdesine te vellait, qe shumë i pakënaqur dhe kërkonte
një punë tjetër. Një ditë një shqiptar, ish oficeri Ramdan Çika, luftëtar
veteran i SHBA, i propozoi të shkonte ushtar.
Xhemali
si antifashist ju përgjigj pozitivisht. Jetoi 5 vjet si ushtar dhe shkoi kudo
që e lypi nevoja duke u dalluar në stërvitje dhe në luftë për guximin,
disiplinën dhe shkathtësinë e tij. Gjatë atyre pesë vjetëve ai nuk pati
mundësinë të komunikonte fare me Shqipërinë e okupuar nga nazi-fashizmi. (Për
këtë periudhë unë kam një shkrim më vete dhe nuk do zgjatem këtu, dëshmi nga
shokët e tij të ushtrisë.-A.B.B.)
Pasi
mbaroi lufta kundër nazi-fashizmit, filloi një etapë e re lufte, ajo e Luftës
së Ftohtë midis dy kampeve; Kampit Komunist me në krye BS dhe Kampin Kapitalist
me në krye SHBA. Shqipëria jo rastësisht ishte lidhur me Kampin Komunist si
shtojcë e politikës Jugosllave mbi Shqipërinë. Ajo luftë ishte jashtëzakonisht
e ashpër sepse bëhej jo vetëm me mjete propagandistike dhe e hapur por edhe me
diversion të kamufluar për të dëmtuar njëri tjetrin. Shqipëria, me që zgjodhi
rrugën e gabuar u ndodh në Udhëkryqin e gabuar të përplasjes BS - Europë &
Amerikë. Shumë presione nga të dy krahët bënë që Shqipëria Komuniste të
acarohet dhe egërsohet për të mbijetuar si vend socialist duke qenë e rrethuar
gjeografikisht vetëm me kapitalistë-revizionistë. Kjo Status Que e Politikës
Shqiptare e ndau përfundimisht Shqipërinë nga Europa dhe Amerika për të mos
thënë edhe nga pjesa më e madhe e botës.
Në
atë situatë, Xhemal Vishocica, i cili në Shqipëri kishte lënë gruan me tre
fëmijë; dy vajza dhe një djalë, Remzien, Veproren dhe Vehbiun ne Vishocice ku u
kujdes dhe i mbajti bashke ne familjen e tij i vellai ,Qemal Bejleri ,deri sa u
martuan.
Përfundimisht
Xhemalit,,emigrantit ekonomik dhe vetereanit te Luftes II Boterore ju mohua
vajtja në Shqipëri si qytetar i Imperializmit Amerikan, "xhandarit më të
egër ndërkombëtar". Po ashtu ai humbi edhe takimin me prindërit e tij.
Në
Amerikë, Xhemal që mendonte të mos i humbte për jetë anëtarët e familjes së tij
të shenjtë dhe të dashur, nuk bëri propagandë antikomuniste me shpresën e
ribashkimit familjar, pa e ditur që qeveria shqiptare kishte marrë vendim jo
vetëm të shkëpuste çdo lidhje me SHBA që ishte faktor kryesor në çlirimin dhe
rindërtimin e Europës, por edhe të luftonte amerikanizimin duke ju dhënë
"plumb ballit" kujtdo që ëndërronte jetën amerikane!
Ai
uli kokën duke punuar dhe shpresuar në rrëzimin e regjimit komunist në
Shqipëri. Njëkohësisht ju bashkua grupeve të moderuara shqiptare, pa orientim
politik perendimor , që kishin lidhje edhe me Qeverinë Shqiptare si, Vatrën e
Fan S. Nolit, "Arsimin" e dardharëve, "Përparimin" e
emigrantëve njujorkezë, etj. Kjo i dha mundësinë që të rilidhej me familjen me
një korrespodencë të rregullt dhe me ndihma modeste për anëtarët e familjes. Me
atë durim dhe heshtje ai rifilloi të bënte kërkesa pafund qeverisë për
ribashkimin e familjes por çdo kërkesë ra në veshë të shurdhët. Atë bashkim e
pengonte jo vetëm armiqësia me Amerikën por edhe qenia e Xhemalit si qytetar
amerikan që nga viti 1927,por dhe si Veteran i ushtrise amaerikane..
Xhemali
pas vitit 1947 ka jetuar në New Hampshire të Manchester-it me një biznes modest
duke pasur një hotel dhe restorant në këtë adresë:209 Queen City Ave.
Manchester, N.H.
-Xhemali
ka vdekur në 3 shkurt të vitit 1961 dhe varrimi është bërë në 7 shkurt të vitit
1961. në qytetin Waterbury (i quajtur edhe "The Brass City"). Në
pllakën e varrit ka të shkruar nga qyteti, "Veteran i luftës së dytë
botërore".
Varrimin
në Waterrbury,CT ja ka bërë kunati i tij, Ibrahim Mullaj me disa miq dhe shokë
te Xhemalit si dhe përfaqësues të Shoqatës "Vatra".
-Në
fillim të demokracisë shqiptare, në 27 gusht 1992, të tre fëmijët e Xhemalit
shkuan në Ambasadën Amerikane ku ju dha pasaporta amerikan,pasi kish vdekur dhe
shoqja Fatimja ne Vishocice me 1973. Ata më 21 nëntor të po atij viti erdhën
këtu në Amerikë. Pas pesë vitesh në SHBA erdhën edhe fëmijët e tyre te martuar ; Fëmijët e Remzies: Vladimiri,
Gazmori, Luljeta, dhe Altini bashkë me familjet e tyre nga Korca . Fëmijët e
Veprores: Lulëzimi dhe Rezarti bashkë me familjet e tyre nga Tirana dhe fëmijët
e Vehbiut: Elvira, Brunilda dhe Artani bashkë me familjet e tyre nga
Tirana..Gruaja e Xhemalit në atë kohë kishte vdekur në Shqipëri,ndersa femijet
e tij erdhen pasi i ati kish ndruar
jete.
I
paharuar emri,jeta dhe vepra e mergimtarit patriot nga Vishocica e Devollit
,Xhemal Telah Bejleri,brez pa brezi.
P.s.- Shkruar me shkurtime,vetem njohje per niperit e mbesat
e Xhemalit qe erdhen ne Amerike
Agim Bacelli-New York.