Faleminderit
Azgan Haklaj: Bajram Curri - Anteu i shqiptarizmit, maratonomaku i lirisë
E diele, 29.03.2020, 02:46 PM
Anteu i shqiptarizmit- maratonomaku i lirisë, epilog tragjik si eremit në Katakombin e Dragobisë
Refleksione në 95
-vjetorin e Heroit të Popullit- Bajram Currit
Nga
Azgan Haklaj
Sipas
Mitologjisë Greke Anteu ishte një gjysëm gjigand, i bëri i Gjeas (nënës tokë)
dhe Poseidonit, (Zotit të detit).
Ai
jetonte në Libi në Afrikë dhe kushdo që vinte në territorin e tij e detyronte
të luftonte me të dhe rendomtë i mundte të gjithë.
Kundërshtari
i tij i fundit ishte Herakliu (Herkuli), i cili e zbuloi fshehtësinë e fuqisë
së Anteut.
Anteu
kur e ndiente që po dobësohej ngjitej ngurtësisht për tokë dhe i kthehej fuqia
përsëri, pra e merrte fuqinë nga nëna tokë.
Herkuli
e kuptoj këtë sekret prandaj e çon lart në ajër, kështu që gjigandi i shkëputur
e humb fuqinë dhe Herkuli i zën frymën në ajër duke e shtrenguar në fyt dhe e
mundë.
Është
shkruar shumë për Maratonomakun dhe është përdorur shpesh në vlerësimin e
personazheve, figurave të shquara historike që kanë qenë lajmësi i parë i
fitores në betejat për liri e çlirim kombëtar, siç ishte Filipidi apo Eukleu që
sipas Herodotit, Plutarkut, apo Lukianit ishte ushtari i cili u dha athinianëve
lajmin e fitorës së spartanëve mbi përsët.
Ai
kishte vrapuar 24 orë, arriti ta sjellë lajmin e fitores dhe ra për tokë i
vdekur.
Eremiti
është një murg i krishterë që jeton i vetmuar, në kushte të vështira, nëpër
shpella dhe ka hequr dorë nga gëzimet e jetës.
E
kam të vështië, ndonëse të pamundur të përshkruaj në këtë refleksion kujtesë
kontributin gjysëm shekullor për Atdheun e tij të Anteut Shqiptar,
Maratonomakut të luftërave për çlirim kombëtar në 95 vjetorin e vrasjes tragjike, si eremit, të Heroit Kombëtar,
Bajram Currit me dt 29 mars të vitit 1925, në Shpellën e Dragobisë.
Për
afro pesë dekada, nuk ka ngjarje historike, kuvend kombëtar, kryengritje,
besëlidhje në emër të Atdheut dhe Flamurit Kuqezi për liri që nuk gjendet si
protagonist tribuni popullor, luftëtari i paepur, komandanti e strategu
ushtarak i talentuar, Heroi ynë Kombëtar Bajram Curri.
Karroca
volteriane në të cilën lindi kanditi ynë, në janar të vitit 1862, në Krushë të
madhe, në rrugën Gjakovë - Prizren ishte oroskop i vrapimit të tij maratonomak
për gjysëm shekulli për të dhënë lajmin e fitoreve në luftërat e përgjakshme
për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit e shumtë e të herëpashershëm.
Ai
lindi gjatë rrugës që po transortoheshin nëna, familja e tij dhe të afërmit të
arrestuar nga Sulltan Abdyl Hazisi.
Megjithëse
pas 6 muajsh prindërit e tij u liruan ai u rrit në Vukaj, Koçanaj në Tropojë
larg tyre.
Lindi
binjakë me pushkën dhe ëndrrën për liri të cilat ia zëvendësuan dashurinë
prindërore dhe ngrohtësinë familjare.
Dashuria
për Atdheun dhe lirinë e tij ishin të shenjta për të.
Pa
i mbushur akoma 18 vite mori pjesë në Ushtrinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
për mbrojtjen e trojeve kombëtare të Plavë- Gucisë, në betejat e vitit 1879
-1880, përkrah Mic Sokolit, Sylejman Vokshit, ku djaloshi energjik i Malësisë
së Gjakovës u shqua për trimëri të rrallë.
Lidhja
Shqiptare e Prizrenit e brumosi me ndjenjën e atdhedashurisë dhe idealit
nacional e ëndrrën me të cilën po burrërohej.
Pjesëmarrja
në luftë, në moshë fare të re e pregatiti psikologjikisht, i farkëtoj
karakterin e paepur, i kaliti qetësinë dhe durimin, i mprehu intuitën luftarake
që do ta dëshmonte në sagën e gjatë të betejave për çlirim kombëtar, përmes
shumë kasandrash me pushtuesit e shumtë e seperatist e shitur tek armiqtë e
Kombit tonë për interesat e tyre meskine.
Emri
i tij mori famë shumë shpejt dhe arriti të emrohej Komandant i xhandarrmërisë
për Kosovën dhe fitoj gradën "Allajbeg", Kolonel.
Ashtu
siç kishte braktisur Gjergj Kastrioti gradat sulltanore për interesat arbërore
edhe Bajram Curri e kishte me të shtrenjtë lirinë e Atdheut sesa karrierën
ushtarake në Perandorinë Osmane, prandaj e braktisi atë dhe u bë Misionar i
Kombit Shqiptar.
Ai
ishte krahu i djathë i Haxhi Zekës ku së bashku me Isa Boletinit organizuan
Lidhjen Shqiptare të Pejës "Besa -Besë", vazhduese e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit në vitet 1899-1900.
Në
vitin 1892 kthehet në vendlindjen e tij në Vukaj, Koçanaj të Malësisë së
Gjakovës formon një çetë luftëtarësh për të luftuar kundër Mustafa Pashë
Durgutit.
Është
një nga prijësit kryesor të Kuvendit të Ferizajt në vitin 1908, në përkrahjen
kërkesës për vendosjen e Kushtetutës së xhonturqëve.
Mbrojti
Alfabetin e Gjuhës Shqipe të Kongresit
Manastirit të dt 14-22 nëntorit të vitit 1908, kontriboj në fushën e
dijes dhe arsimit ku u investua në hapjen e klubeve dhe shkollave shqipe në
Kosovë.
U
zgjodh nënkryetar i Klubit Bashkimi në Shkup.
Mbështeti
Kryengritjen e vitit 1910 kundër xhonturqëve,
udhëhequr nga Idriz Seferi dhe Isa Boletini, të cilën shtypi botëror i
kohës do ta quante revolucionin e parë të shqiptarëve kundër xhonturqëve.
Mbështeti
fuqishëm Kryengritjen e Malësisë Madhe të 24 marsit- 6 prillit të vitit 1911,
të udhëhequr nga Ded Gjon Luli, e cila u kurorëzua me sukses me ngritjen e
Flamurit në bjeshkët e Deçiçit në Bratilë, për herë të parë pas afro pesë
shekujsh robërie pas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe u
konkretizua me nënshkrimin e Memorandumit të Greçes.
Populli
me të drejtë këtë ngjarje madhore e ka vargëzuar në këngë.
"Kruja
e dytë Vlora e parë
Ded
Gjon Luli flamurtar".
Me
dt 21- 25 maj të vitit 1912, mblidhen 250 delegatë nga të gjitha viset shqiptare në Kuvendin e
Junikut, me nismën e Hasan Prishtinës, truri i hartimit të platëformës
kombëtare për organizimin e kryengritjes së Përgjithshme dhe ideologu i Shtetit
Komb të shqiptarëve.
Në
këtë kuvend historik mbështetësit kryesorë të Hasan Prishtinës ishin Bajram
Curri dhe Isa Boletini.
Motoja
e tij ishte proklomata që lëshoj Hasan Prishtina.
"Shpetim
a vdekje".
Ketu
filloj Kryengritja e Përgjithshme për shpalljen e Pavarësisë.
Ky
Kuvend hartoj programin politik, ku sanksionohej autonomia e Shqipërisë,
vendosja e administratës shqiptare, caktimi i Gjuhës Shqipe me Alfabet Kombëtar
si gjuhë zyrtare, ngritja e Flamurit Kombëtar në të gjithë vendin, garanci
fuqitë e mëdha për realizimin e kërkesave.
"O
Junik me kulla guri
Prej
tek ti u nis Flamuri
N'Mitrovicë
e n'Kaçanik
Thërret
Kosova o Junik", janë vargjet e këngës interpretuar me mjeshtri nga
këngëtarja brilante Shkurte Fejza me rastin e 100- vjetorit të këtij Kuvendi që
është gurëthemeli i Kryengritjes së Përgjithshme, prologu i Shpalljes së
Pavarësisë, Nëntorit të Dytë, në Vlorën historike të Ismail Qemalit, me dt 28
nëntor 1912.
Bajram
Curri ishte protagonist në Kryengritjen e Përgjithshme së bashku me forcat e
tij të shumta.
Në
korrik të vitit 1912 i thyen keq ushtritë osmane në Qaf?n e Prushit dhe në
fushën e Kosovës.
Sëbashku
me Hasan Prishtinën, Idriz Seferin, Isa Boletinin, Riza Bej Gjakovën, Bajram
Daklanin në krye të forcave kryengritese hyjnë në Shkup me 12 gusht të vitit
1912.
Bajram
Daklani ngriti Flamurin Kuqezi të lirë.
Forcat
e Bajram Currit liruan mbi 1000 të burgosur.
Hasan
Prishtina në fjalimin e tij të zjarrtë para mijëra vetëve në Shkupin e çliruar
kërkonte bashkimin e katër vilajeteve në një Vilajet të vetëm, me kryeqytet
Shkupin.
Qeveria
e xhonturqëve nga 14 pikat e kërkuara atëkohë nga Ati i Shtetit Komb pranonte
vetëm 12.
Refuzimi
i emërtimit të trojeve shqiptare si Shqipëri dhe i njohjes së popullit shqiptar
si Komb Shqiptar, jo vetëm që ishin dëshpëruese për kryengritësit, por vihej në
pikëpyetje ekzistenca e shqiptarëve në Ballkan.
Pranimi
i 12 pikave nga Qëveria Turke do të mjaftonte për fuqitë e mëdha të kërkonin
çarmatosjen e menjëherëshme, të detyrueshme të shqiptarëve, ndalimin e
aksioneve luftarake dhe përfundimin sa më parë të kryengritjes së armatosur.
Kjo
strategji e fuqive të mëdha vertetoj shumë shpejt se ishte parapregatitje e
dorëzimit pa luftë të trojeve tona kombëtare vendeve pushtuese ballkanike të
cilat më pelqimin e fuqive vendimmarrëse të kohës do të pushtonin e copëtonin
pjesë të mëdha të Atdheut tonë.
Hienat
do të suleshin në luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore për të shqyer
sa të mundnin trojet e sterlashta iliro-dardano -arbërore.
Në
këto kohë të vështira Bajram Curri luftoj në Kosovë për mbrojtjen e shtetit
shqiptar kundër vendimeve të padrejta të Konferencës së Londrës të vitit 1913
që la jashtë kufijëve të Shqipërisë Londineze trojet arbërore të Kosovës.
Në
vitin 1913 është njëri nga drejtuesit kryesorë të kryengritjes së armatosur
kundër pushtuesve serbomalazezë.
Në
vitin 1914 mori pjesë aktive në luftën kundër veprime antikombëtare e
separatiste të Revoltës Haxhiqamiliste në Shqipërinë e mesme.
Sapo
ushtritë austriake hyjnë në Gjakovë në vitin 1916 shkon menjëherë në mbrojtje
të popullsisë dhe ruajtjes së rendit e qetësisë e zhvillimit arsimor.
Në
vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës"
përkrah Hoxhë Kadri Prishtinës, Hasan Prishtinës, Qamil Balës, Bedri Pejanit,
Sali Nivicës, Hafiz Ismet Dibrës.
Ky
Komitet u themelua në Ilegalitet të plotë në Shkodër
me
dt 1 maj të vitit 1918.
Qëllimi
i kësaj organizate politike kombëtare ishte mbrojtja e Shtetit të Pavarur
Shqiptar dhe e viseve të tjera shqiptare që ishin të shkëputura padrejt?sisht
nga Konferenca e Ambasadorëve në Londrër në vitin 1913.
Pika
e parë e programit të saj ishte bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare.
Pika
e dytë ishte me i dalë zot vetësundimit e anësisë territoriale të Shqipërisë.
Ky
program i cili shihte edhe mundesinë e aksioneve luftarako- ushtarake për
çlirimin e Kosovës u miratua për dy vjet deri me dt 30 gusht 1920.
Bajram
Curri u ngarkua nga ky komitet ti
dërgojë një protestë Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919, në të cilën
kërkonte që ti njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe popullsisë shqiptare në
Kosovë, ti jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratën kombëtare.
Në
Kongresin e Lushnjes Div Dragoi i Dragobisë siç e quan Noli Bajram Currin, në
janar të vitit 1920 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e emëroj
ministër pa porofol të qeverisë së Sylejman Delvinës dhe Komandant të
Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
brenda
harkut kohor të një viti Qeveria e Delvinës e çliroj vendin me forcat e veta
nga ushtritë e pushtuesve të shumtë që kishin okupuar vendin nga Veriu në Jug,
nga lindja në përendim.
Bajram
Curri ishte Senator i Senatit të Dhomës s? Këshillit Kombëtar nga dt 27 mars
deri me 20 dhjetor të vitit 1920.
Mbështeti
qeverinë jetëshkurtër, disa ditore të Hasan Prishtinës me dt 7-12 dhjetor të
vitit 1921.
Ai
luajti rol të jashtëzakonshm për forcimin e demokracisë parlamentare.
Për
shkak të përplasjeve të forta me Mbretin Zog për arsye të orientimit të gabuar
sepse edhe gjenitë gabojnë dhe keqpërdorimit të emrit e peshes së madhe të tij
u përfshi në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924 për rrezimin me dhunë të
një qeverie të zgjedhur me votë.
Pas
gjashtë muajsh Qeveria e Nolit deshtoj, Ahmet Zogu u kthye në pushtet.
Bajram
Curri u kthye në Tropojë dhe vazhdoj të bënte jetë gjysëm legalese.
Me
dt 29 mars 1925 në rrethana misterioze shuhet jeta e Dinosaurit shqiptar.
Historiografia
komuniste dhe historianët mercenarë të diktaturës për shkak të urrejtjes ndaj
Ahmet Zogut janë përpjekur për të ja faturuar vrasjen e Bajram Currit, se gjoja
për të mos u lidhur e vrau veten.
Këto
përralla tanimë janë bajate e nuk i haneps askush.
Pyetja
shtrohet.
A
mund ta vriste vehten Anteu i shqiptarizmit?!
A
mund ta vriste vehten Dragoi i lirisë, Maratonomaku gjysëmshekullorë?!
A
mund të zgjidhte atë fund Heroi ynë Kombëtar.
A
mund të shkonte në amshim nga frika e përballjes tribuni popullor?!
Historiografia
Komuniste e argumenton vetëvrasjen me dinjitetin e Bajram Currit, por nuk ka
asnjë fakt.
Çfarë
rreziku përbënte për Qeverinë e Zogut Bajram Curri që ta arrestonin.
Në
qoftë se forcat e Ahmet Zogut kishin shkuar për të arrestuar Bajram Currin pse
nuk arrestuan asnjë shoqërues të tij për mbështetjen e një njeriu që ka
probleme me ligjin, në pamundësi të prangosjes së tij sepse ai për shkak të
dinjitetit, për të mos rënë në dorë i gjallë vrau vehten?!
Po
a u vra Bajram Curri?!
Sigurisht
që po.
Po
ku u projektua vrasja e tij dhe pse në këtë mënyrë?!
Misteri
i kësaj vrasje prej gati një shekulli vetëm e madhështon veprën e Heroit Tonë.
Pyetja
kush e vrau e pse e vrau do të na shoqërojë gjithmonë e do të mbetemi zemër thyer
e shpirt plagosur derisa të zbardhim të
vertetën?!
Për
Div Dragoin e Dragobisë, Maratonomakun e lirisë, Anteun e Shqiptarizmit nuk
kishte nevojë të gjendej një Herkul që e ngre nga toka për të ja hequr fuqinë
nga Atdheu që iu kishte kushtuar 50 vite, por duhej një mendie diabolike, që
komandon një dorë vrastare, për ti dhënë fund Heroit Kombëtar në mënyrë
tragjike.
Jeta
e tij u shua si eremit në Shpellën e Dragobisë.
Vrasja
e tij e mistershme tronditi Malësinë e Gjakovës, mbarë shqiptarizmin.
Ajkuna
e kohës, Xhufe Sylja e vajton trimin legjendarë me dhimbje dhe e quan vrasje të
krejt Malësisë së Gjakovës që e kishte mbajtur e mbështetur për Kauzën
Kombëtare.
"Ajo
pushkë që t'ka marrë ty
Muer
Malësinë shpi për shpi".
Fan
Noli e përshkruan me tragjizëm vdekjen e Bajram Currit.
"As
je vrar' e as po vritesh
Legjendar
Ante po vritesh
O
Bajram bajrak i gjallë
More
nam me gjak në ballë
Me
zjarr të shenjtë u ngrit kjo shpellë
Gjer
në qiell u ngrit Kështjellë
Për
çlirimin e Shqipërisë
Katakomb
i Dragobis?".
Në
95 vjetorin e kalimit në amshim e kujtojmë me pietet e përkulemi me respekt
para veprës së tij madhështore të derdhur në bronz, në shtatoren që ngrihet
madhështore si Mali i Shkelzenit, në qytetin që mban emrin e tij, në Tropojë,
Hasi ku prehen eshtrat e tij, krejt Kosova, Malësia e Madhe, Shkupi i Nënë
Terezës, Vlora e Ismail Qemalit, Lushnja historike.
E
kujton me nderim e respekt Kombi Shqiptar për sakrificën sublime
gjysëmshekullore për lirinë e Atdheut.