E shtune, 12.10.2024, 11:38 PM (GMT+1)

Faleminderit

Fran Gjoka: Aktivist i përkushtuar dhe njeri me vlera shoqërore

E diele, 09.02.2020, 01:43 PM


ARKIVIST I PËRKUSHTUAR DHE NJERI ME VLERA SHOQËRORE

NGA FRAN GJOKA

Intelektuali dhe studiuesi i njohur Pashk Alia lindi në Berishë të Pukës në vitin 1957. I arsimuar në shumë disiplina si, mekanike, mesme gjmnaz dhe ushtarake. Më pas kreu studimet e larta në degën e filozofië dhe fakultet të dytë, plofilin histori-gjeografi. Ka kaluar eksperienca të shumta pune dhe detyra më shumë rendësi në shumë sektorë, të ndryshëm si: punëtor krahu në kooperativën bujqësore të Berishës dhe më pas në fermën e Pukës, mekanik në SMT, dy vite drejtor i saj, Shef i Seksionit Kuadrit në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Pukë, mësues për dy vite dhe për 17 vjet pronar i një firme ndërtimi në Pukë dhe Lezhë.

Për katër vite Titullar i ASHV Lezhë dhe për gati dy vite Drejtor i Arkivave Shtetërore Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetyit në Tiranë. Si titullar i institucionit në Lezhë, në 4 vite ka merituar 7 vlerësime me masën “ Shumë Mirë” ose vlerësimi maksimal me “ 1 “. Në perditshmëri është  një përson që detyrat i vlerëson maksimalisht, por të drejtuarit dhe punën akivore e ka vlerësuar jo thjeshtë si detyrë, por si një mision dhe misionet janë diçka tej detyrës, janë disi të shenjta. Arkivat janë gjë e shenjtë, në to ka vlera të pallogaritshme në vlerë. Motoja e tij në jetë ka qënë dhe  është: Njeriu edhe si          qytetar, jo më si admnistartor       e titular, dy gjëra duhet të vlersojë në maksimum, thesarin ose portofolin, dhe arkivin.

Ka qënë një titullar dhe administrator i mirë edhe në vitet para nëntëdhejtës. Ka qënë drejtori më i ri i SMT    Pukë qysh në mars 1983, në moshen 25 vjeç, më pas Shef i Seksionit të Kudrit për 5 vite dhe ka shkelqyer me rezultatet qe ka arritur, madje nga instatncat e kohës seksioni i kuadrit Pukë, për nga metoda e punës, organizimi dhe cilësia është orientuar tek puna e tij si veprimtari për të marrë shëmbull. Është angazhuar në shumë studime, si ato të kushteve të punës së specialistëve dhe kuadrove, për mënyrën e të studiuarit, për meodat e punës shkencore, për efektivitetin e punës së kuadrove dhe specialistëve, studime të botuara në organet qëndrore të shtypit. Është krijues dhe deri tani ka shkruar dhe botuar 6 libra  studimorë dhe monografikë dhe ka në proces shumë libra të tjerë.

Pashk Alia është sot një nga intelektualët mjaft të respektuar dhe të ndëruar jo vetem në rrethet shoqërore pukjane nga ka ardhur për të cilin përcillen opinione të mira, por edhe në udhëtimin e tij për 25 vjeçar në qytetin e Lezhës. Është shumë miqësor dhe të imponon respekt, është korrekt dhe u jep përparësi detyrave në shoqëri e miqësi, i gjendshëm në situate të vështira. Për vlera njerzore, shoqërore dhe si drejtues në shumë institucione, në viin 2016 Këshilli Bashkiak i Pukës i ka dhënë me unanimitet të plotë titullin: “QYTETAR NDERI”  i Pukës.

Po bëhen afërsisht dy vite që për punë dhe rezutate të mira në Lezhë, është përzgjedhur dhe me konkurim në DPA, është emëruar në deyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Akivave Shtetërore Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Gjendja e rrjetit arkivor Lezhë në mars 2014 kur Pashku u emëru në ketë  detyrë.

U njohem me Pashkun prej vitesh kur erdhi në Lezhë, atehëre punonte si pronar i një Shoqërie Ndërtimi. Nayrisht e njohem si përson korekt, i angazhuar në punë shoqërore etj. Kur u emëru në detyrën e titullarit të ASHV-së, ne kishim besim në punë  e tij. Puna e tij nuk ishte e lehtë, apo siç e këshillonin disa, që aty ke rast të angazhohesh në tema e studime, sepse ky institucion ta krijon këtë mundësi. Pashku nuk mund ta pranonte këtë arsyetim, ndaj u shpreh se si të gjitha detyrat ku kishte punuar edhe këtë do ta merrte me shumë seriozitet dhe angazhim. Dhe nuk ishte se gjithçka ecte mirë ashtu siç Pashku e kërkonte.

Sot kur e pyesim Pashkun, për ketë situatë ai  tregon se;

Nga rreth 400 F. Krijues të rrjetit arkivor Vendor të qarkut, në ASHV Lezhë ishin të regjistruar vetem 183 ose 45 % e numrit që duhet të ishin të regjistruar.

- Nga të 183 Fond - Krijuesit që ishin të regjistruar në ASHV, më i arriri, pra që mbahej më i miri ishte vetem një, por edhe ky kishte pa shkuar në nivelin e përcatimit ligjor 4 vite, ndërsa të gjithë të tjerët ishin poshtë vitit 1997, pra mbi 7 vite vonesë, pa llogaritur se pjesa dermuese ishin në vitet 1992 - 1994

- Nga një përllogaritje e bërë në qershor 2014, në tërë rrjetin arkivor Vendor Lezhë, qëndronin rreth 5.000 vite dokumente, (term ky jo arkivore), të cilat ligjërisht duhej të ishin dorëzuar në ASHV Lezhë.

- Kishte arkivistë më 4 – 6 -10 vite në detyrë, të cilët nuk kishin bërë një ditë punë në përpunim dokumentesh.

- Në shumë institucione dokumentet mbaheshin nepër thasë.

- Kemi gjetur zyra arkivi ku nuk kishte hyrë njeri prej vitesh, aq sa për  të hyrë brenda tyre duhej kundragaz.

- Janë ndeshur në koncepte të tilla: si, “Kujt i duhen arkivat, se dokumentet i kemi sekret, disa titularë të tjerë shpreheshin se nuk e njihnin ligjin për arkivin”, etj .

- Më tej, rreth 80% e atyre që merreshin me arkivat, nuk kishin njohuri për detyrat për të cilat paguheshin, etj.

Ndodhur në kushte të tilla Pashku tregon, se duheshin marrë punët në front, ndaj  përcaktoi disa objektiva të tilla si :

- Brënda 4 - viteve, të mos kishin asnjë Fond - Krijues të paregjistruar në ASHV.

- Vendosën kontakte me drejtues, me arkivistë, me administratat, për të njohur gjendjen, kapacitetet, nivelin dhe punën e bërë prej tyre. Përmes kësaj pune kishte synuar, për të krijuar koncepte dhe  përgjegjshmëri për arkivin, për ta  vlerësuar gjendjen e arkivave si fytyrën e e vertetë të administratave tona.

Për të arritur këtë synim, Pashku punoi në front me shumë detyra njëherësh.

- Puna e parë qe u bë sapo mori detyrën ishte njohja e gjendjes. Njohje qe erdhi duke cekur problemet në vend, kontroll, ndihme, detyra.

- Kështu në tre vite, kontrolloi dhe ndihmoi direkt, mbi 200 Fond -Krijues, institucione të qarkut Lezhë. Nuk ka institucion qe nuk ka shkuar qysh në Fanë, Reps, Selitë, etj., aq sa kur ka vajtur për herë të parë në një Komunë të thellë, i patën pritur me shume respekt, dhe kur u paten thënë se nuk është nevoja se bëjmë vetëm detyrën, ata qenë shprehur, se këtu nuk ka ardhur kurrë një specialist arkivi, jo më të vijë drejtori rajonal i arkivave. Ka kaluar në kontroll dy herë shkollën e mesme Fanë dhe tre herë Repsin, po aq Komunën Fanë, Reps, Rubik, Kthellë, Dajç, Blinisht, Balldre, Kallmet, Mamurras, Milot, Kurbin, dhe kudo. Sipas dokumentave qe disponon arkivi Lezhë shohim se:

- Janë lëshuar mbi 18 qarkore pune dhe përgjithësuese.

- Janë dërguar disa kujtesa, orientime pune, dhjetra tërheqje vëmendje, paralajmërime dhe janë bërë disa denoncime, etj.

- Janë bërë mbi 2.500 komunikime shkresore me Fond-krijues, dikastere e drejtori qëndrore, në funksion të sensibilizimit dhe bashkërendimit të punëve për të sjellë ato rezultate që synonte.

- Janë organizuar në 4 vite me dhjetra seminare të përqëndruara, në baze rrethi, zonale, dhe një punë mjaft efektive ka qënë trajnimi me nga 4-5 arkivistë çdo ditë të premte nga ora 12-14, dhe ka patur raste qe disa arkivistë i ka mbajtur me nga një javë në salla të posaçme duke përpunuar dokumentet, derisa kan bërë 2-3 vite përpunim të dokumenteve të vetë fond-krijuesit, pra kanë mësuar të punojnë të pavarur, atëherë kanë punuar në zyrat e tyre.

- Ka bërë sensibilizim të opinionit, tërhqeje vemendje nga prononcimet në media, thuajse në menyre periodike, televizione lokale dhe kombëtare, madje ka organiuar në bashkepunim me TV Lezha, trajtesa me nga një orë me ekip, në kuvendin e ideve, ku kë paraqitur situatën, punën e mirë të fond-krijuesve dhe më tej, ka tërhequr vemendjen për ndryshim.

-Ka patur mbi 100 komunikime dokumentare me dikasteret, direkt me Ministrat, duke venë në vemendjen e tyre problemet qe ata kanë në arkivat e tyre rajonal të vartësisë.

-Janë dërguar pranë organeve të hetimit rreth 40 institucione etj., por ka paditur në gjykate edhe një prokurori e cila vendosi të mos hapë hetim në një institucion fond-krijues, pasi nuk gjendeshin documentët e viteve 1992 - 2006.

Pra drejtori i arkivit nuk  është ndalur edhe pse fillimisht nuk e verenin atë çfare dikasteri u kërkonte. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, vetëm për sistemin e arsimit, në tre vite janë nisur mbi 50 kërkesa, kujtesa pune, tërheqje vemendjeje, studime, përgjithësime, çfarë i bie që mesatarisht ne cdo 10 dite punë të jetë nisur një doëument qe sensibilizon në një menyre a një tjetër, opinionin.

- Ka bërë disa përgjthësime për punë të mirë të shumë fond-krjuesve dhe i ka shpërndarë në të gjithë fond-krijuesit e qarkut.

Madje për titularë dhe arkivistë të ndryshëm ka bërë edhe letër vlerësuese dhe ua ka dërguar eprorëve dhe zyrave të përsonelit të tyre, për t’i patur në konsideratë në vlerësimet e punës së fundvtitit.

E gjitha kjo për të treguar se janë përdorur tërë metodat e mundshme, mjaft që të arrijmë qëllimin final, atë të sjelljes së rezultatit pozitiv. \

Nga një punë e tillë arritjet erdhen  shpejt

- Së pari, është arritur në një konceptim serioz për punën arkivore. Shumë nga ata që dikur bezdiseshin kur u kujtonim arkivin, tani shprehen se: “…Keni bërë mirë që na keni kërkuar, pasi bashkë me pluhurin mbi arkiva  keni shkundur nga pluhuri edhe harresën tonë ”. Pra është kthyer shikimi dhe vlerësimi i  titullarëve drejt arkivit.

- Së dyti, është përsosur shërbimi ndaj shtetasve. Kerkesave të tyre u jemi përgjigjur  mundësisht brënda ditës, por pa kaluar  afati 5 - 10 ditë nga 30 ditë që është afati ligjor.

- Së treti, erdhi vlerësimi. Puna e tij është vlerësuar edhe nga opinion i gjërë shoqërorë, këtu dua të përcjell një rast shumë domethënës. Një ditë ishte parqitur në vendruajtjen Lezhë një burrë i pashëm, i gjatë dhe kishte qëndruar afërsisht gjysëm ore duke parë ambientin, mënyrën se si priten njerëzit dhe në fund, i kishte thënë punonjësit që shërbente, që të therriste drejtorin. Shkon specialsiti dhe e thërret, drejtori del për ta takuar. Kishte qënë Frrok Gjetani nga Kurbini, një nga ish drejtorët e një ndërmarrjeje të para 1990, deputet i asaj periudhe, pra një përson me integritet. Pasi ishin pyetur, siç është zakoni, Frroku i thotë: Kam dëgjuar se në këtë arkiv, shërbehet mirë, se ka kërkesë llogarie, këtë ma thonë shumë arkivistë të Kurbinit. Erdha edhe vetë dhe e pashë me sytë e mi se ajo qe më thanë ishte e vërtëtë, ndaj dua të të jap një kafe. Pashku kishte dalë me përsonin dhe ekipin e tij të punës dhe kishin pirë kafe. Natyrisht kjo sjellje ishte shumë motivuese për ekipin e arkivit.

Arritje të matshme të periudhës:

- Në 4 vite, ka arritur të regjistrojë në ASHV 181 Fonde të reja, duke e rritur numrin e tyre nga 182 në mars 2014, në 365 në vitin 2018.

- Ka arritur të arkivojë rreth 1050 kuti dokument me Rëndësi Historike Kombëtare, mbi 350 amza, në sasi  15.700 cml dokument ose 157 ml, si dhe dhjetra libra alfabetikë dhe historikë etj.

- Volumi i arkivimit të dokumenteve me RHK në 4 vite është i barabartë me 37 % të tërë sasisë së dokumenteve që janë arkivuar në ASHV Lezhë, në 71 vite të marra së bashku (1945-2017)

- Ka trajnuar thuajse të gjithë arkivistët, duke organizuar  mbi 30  seminare të përqëndruar, qindra ditë dhe orë trajnime me grupe 4-6-8 veta, duke sjellë një arritje të rendësishme, atë që nëse në mars 2014, nga rreth 360 veta që merreshin me arkivat, ishin fare pak ata që dinin të punonin në mënyrë të pavarur, sot mund të themi se 80% e tyre përpunojnë, administrojnë dhe dorëzojnë dokumente arkivore.

Fond - Krijues të cilët u bënë më rezultate pozitive.

- Komunat e Fanit Mirditë dhe ajo e  Shënkollit në Lezhë,  ishin Fond-Krijuesit e parë që erdhën në nivelin e ligjit. Më pas, Degët e Thesarit Lezhë, Mirditë, Qendra e Zhvillimit ditor Lezhë, Drejtoria Rajonale Tatimore, Komunat Orosh, Kthellë, Milot, Ungrej, Drejtoria Rajonale e  Punësimi Lezhë dhe Zyrat Mirditë e Kurbin, Zyrat e Statistikës Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, etj.

- Është e vlerësueshme puna për dorëzimin e amzave nga Shkollat e M. B. Reps, Fan, Gorre, Shënkoll,  shkollat 9-vjeçare Fushë–Milot, Shëngjin.  Kohët e fundit Shkolla 9-vjeçare Spitën,  ajo “ Pashko Vasa “ Rrëshen, e mesme dhe 9-vjeçare Perlat, Kaçinar, etj.

- Punë voluminoze ka kryer institucioni i Prefektit dhe Qarku Lezhë, si dhe Bashkia Mamurras, të cilat janë në pararojë, ndonëse në vitin 2014, kishin mjaft vite pa dorëzuar.

- Një arritje tjetër e rëndësishme është puna e ASHV, me dokumentet e Ish-Komunave dhe Bashkive. Qysh në ditët e para, për t`i paraprirë problemeve që mund të krijoheshin nga zbatimi i reformës territoriale, u vendosën ura komunikimi, gjetën mirëkuptim me arkivistë dhe titularë, bashkëpunim i cili bëri të mundur  që sot, nga 23 ish-njësi vendore, në 21 prej tyre kemi kapur afatet ligjore në dorëzimin e documentëve. Vetëm nga ish-Komunat dhe bashkitë në këtë periudhë, janë tërhequr në arkiv, 13.000 njesi - ruajtje ose 500 kuti, e barabartë  me 7.142 cml ose 71.42 ml.

Vlerësimet nga kontrollet e ushtruara tek arkivi.

Për arkivin ka patur shpesh kontrolle dhe vlerësime nga instancat eprore. Drejtoria dhe institucioni është kontrolluar dy-tre herë me ekip dhe plan kontrolli nga DPA dhe thuajse nuk janë gjetur asnjëherë probleme., përkundrazi janë shënuar rezultate të mira dhe premtuese.

Është kontrolluar nga Drejtoria e Kontrollit të brëndshem dhe antikorrupsion e Kryeministrisë, me plan kontrolli dhe urdhër të Kryeminsitrit dhe në aktin e kontrollit nuk është bërë asnjë vërejtje, madje porosi e këshilla nuk janë lënë. Puna e Arkivit Shtetëror Vendor Lezhë është prezantuar për mirë në konkluzionet përfundimtare. Këto kontrolle, përveçëse atyre periodike pa plan, nga titullarët dhe eprorët tanë, gjithmonë na ka motivuar për punë rezultative.

Puna në ekip. Lezha ka qënë një shëmbull për efektivitet jo vetëm të punës individuale, por edhe në ekip.

- Gjithësa cituam më lart për arritjet, është një volum pune i përballuar me një përsonel prej 4 veta në organiken e ASHV-, por ama një ekip i mirëkualifikuar dhe i përgjegjshëm.Në Lezhë, me ardhjen e tij si titullar në mars 2014, nuk ndryshuan as njerzit, as mjetet, por ajo që u bë ndryshe, ishte koncepti për punën dhe sidomos për arkvin. Ndryshoi fryma e përgjegjësisë, sepse punën e bënë të gjithë bashkë. Pashku u është mirënjohës, sidmos për një gjë kolegëve të mi të Lezhës, për faktin se ata edhe nëse inatoseshin ndonjëhere më të, kjo për shkak të ngarkesës që ai u caktonte tej normës, por e patën kuptuar, nuk u keqësuan me të, sepse ata shikuan se edhe ai njëlloj punonte me ta dhe kjo ishte ajo që nuk i ndau kurrë. Të vetmen “nofkë”, nëse mund të quhet e tillë, është se e kanë thenë se këtij, dmth, “Pashk Alisë, me ja bërë kalanë nuk knaqet”, të kërkon ti bësh edhe rrethimin, oborrin, lulishten etj. Duhet ta dinë sidomos arkivistët e qarkut të Lezhës, më tej titullarët dhe opinioni, se janë pikërisht këta përsona, ata  që ndikuan në dijet e tyre për arkivin, se këta katër veta të stafit të ASHV-së Lezhë, Pashk Alia, Nikoll Doçi, Gjelina Kolbuçaj dhe Lekë Prela, infiltruan tek  arkivistët, titullarët dhe adminstratat e qarkut Lezhë, dijet dhe akumulimet e eksperiencës së punës së tyre në arkiva për 10-30 vite pa nderprerje. Dhe nuk është pak kjo gjë. Të kesh në mendje dhe në veprimet  tua, dijet dhe përvojën që jep një specialist, dije për të cilat vijnë tek ti pa paguar asgjë, është një kreditim që vjen në mënyrë të pakthyeshme dhe që të shërben gjatë gjithë jetës. Ndaj punës së ekipit me të cilin unë punova,  shprehet Pashku, secili duhet të jetë mirënjohës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora