E premte, 11.10.2024, 12:20 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nue Oroshi: Rikthimi madhështor i heroit të Shqipërisë Etnike – Ndue Përlleshi

E shtune, 08.02.2020, 11:04 AM


Rikthimi madhështor i heroit të Shqipërisë Etnike – Ndue Përlleshi

Nga Nue Oroshi

Kohëzgjatja në mes të jetëlindjes e deri tek jetëvdekja për njeriun është një periudhë kohore ku duhet bërë jeta, ku tek të gjithë nuk është e njejtë. Kohëzgjatja nga jetëlindja e deri tek jetëvdekja ku njeriu duhet bërë jetën është një provë se kah do të shkoj njeriu. Gjatë kësaj kohe krijohën edhe herojtë e atdhetarët që shpeshherë shoqëria jonë shqiptare nuk i sheh dhe nuk i njehë aty për aty heroizmin e tyre qoftë ky heroizëm: atdhetarë, kulturor apo edhe heroizma të tjerë. Dikur shkrimtari ynë i madh Sami Frashëri thoshte: “Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët“.

Një harresë e gjatë ju bë edhe heroit të kombit shqiptarë Ndue Perlleshit i cili ishte heroi që më së gjati ju bëri rezistencë efektive regjimeve komunisto – pansllaviste në Shqipëri dhe ish Jugosllavi.Ndue Perlleshi me ardhjën e murtajes komuniste në trojet shqiptare ai e la zyrën e tij ku ishte kryetar komune dhe prej atij fillim dhjetori të vitit 1944 e deri sa bie heroikisht vet i treti më,29 Gusht 1949 bëri 4 vjetë e nëntë muaj luftë dhe rezistencë të pandërprerë antikomuniste, ku në këtë rezistencë hynë 1730 ditë luftë dhe rezistencë të pandërprerë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e njerëzimit që të bëj një rezistencë aq të gjatë dhe të mos ketë mundësinë që një makineri ushtarake shumë e vrazhdë dhe kriminale në ish Jugosllavi dhe në Shqipërinë komuniste të ndjek këmba- këmbës dhe mos të ketë mundësinë që ta nxenë të gjallë edhe atëherë kur me dy apo tri plagë në trup shtegtonte maleve të Bokshiqit, Pashtrikut maleve e kodrave të Iballës apo shtegtimët nëpër Drenicë, Dukagjin dhe në tërë Shqipërinë Etnike.

Për këtë rezistencë të heroit të Shqipërisë Etnike përveç monografisë grup studiuesish dhe shkrimtarësh mund të shkruajnë edhe romane të shumta, jeta dhe rezistenca e tij përveç që në këngët popullore ajo mund të paraqitët edhe në shkrimin e dramave të ndryshme. Por kjo rezistencë është një mësim për gjeneratat e reja se si me përkushtimin e një idealisti atdhetarë duhetë të rezistohet. Një kontribut të madhë për rezistencën dhe luftën e heroit të kombit Ndue Perlleshi e kishin edhe luftëtarët e tij që e ndoqën këmba- këmbas deri në rënjen heroike por edhe jatakët apo strehuesit e Ndue Perlleshit të cilët shpesheherë rrezikuan jetën e familjen e tyre e shumë prej të cilëve edhe u burgosën dhe u maltretuan vetëm e vetëm se i kishin dalur në ndihmë heroit të Shqipërisë Etnike Ndue Perlleshit.

Kohë të gjatë heroizmi i Ndue Perlleshit u mundua të mbulohet me tisin e harresës por populli kurrë nuk e harroi heroin e tij ai nëpër odat e Kosovës kreshnike i këndonte këngën: “Ndue Perlleshi prej Paskalicës fort po e ndjekin kta klyshtë e Titës”, kurse pas viteve të nëntëdhjeta dy studius të vyer dhe të zellshëm Jetish Kadishani dhe Tomë Mrijaj filluan një punë të shkëlqyer në rikthimin e heroit të Shqipërisë Etnike – Ndue Perlleshi, ku studiuesi Jetish Kadishani botoi dy monografi për Ndue Perlleshin ndersa studiuesi tjetër Tomë Mrijaj botoi shkrime të shumta ku me forcën e argumentit shkencor u arrit që të rikthehët në vetdijën komëbtare Ndue Perlleshi.

Ky rikthim i Ndue Perlleshit u zyrtarizua me themelimin e Shoqatës “Trojet e Arbrit” në vitin 2004 tash e gjashtmbdhjetë vjet me radhë ku në veprat enciklopedike të “Trojeve të Arbrit” u botuan mijera studime për veprën e Ndue Perlleshit dhe idealistave të tjerë bashkëluftëtarë të tij që u sakrifikuan për Shqiperinë Etnike dhe kjo shoqatë nën udhëheqjën e prof. dr. Muhamet Shatrit dhe mr. sc. Nue Oroshit për gjashtmbëdhjetë vjet mbajti njezetë sesione shkencore tetë akademi dhe botoj tetëmbëdhjetë vepra enciklopedike më gjithsejt 12.000 faqe material shkencorë.

Pak gjeneologji për familjen Perlleshi

Perlleshet vazhdimisht brez pas brezi ishin patriotë e luftëtarë të drejtë për çështjen kombëtare. Para afër 150 vjetësh në Shishman të Bokës ushtria turke vrau një mashkull të kësaj familje pastaj dikund kah fundi i shekullit të kaluar po ashtu në luftë me okupatorin pesë shekullor iu vranë Pren dhe Prekë Perlleshi më të birin Markun. Familja Perlleshi erdhi para gjashtë brezash nga fshati Gojan (afër Iballës së Pukës), ata u vendosën në fshatin kufitarë të krahinës së Gjakovës në Shishman të Bokës ku as aty nuk u pritën mirë nga fqinjët dhe shpesh binin në konflikt ku ndodhi edhe një vrasje, e cila u bë shkaktarë që vëllezërit Mark dhe Llesh Gojani vendosën ta lënë fshatin Shishman të Bokës dhe të kërkonin ndonjë vend tjetër. Kështu që Marku me familjën e tij u vendos në fshatin Marmullë të rrethit të Gjakovës ndërsa Lleshi me familje u vendos në fshatin Budisalc të Lugut të Drinit. Duke u bazuar në rrethanat e kohës dhe në vendin e vendosjës familja e Markut sot njihet me mbiemrin Gjergjaj ndërsa e Lleshit me mbiemrin Përlleshaj.

Ndue Perlleshi ishte femija i dytë i Gjonit dhe i Prenës i lindur në vitin 1908 në Paskalicë. Si fëmijë ishte i zgjuar, temperament jo aq i rehatshëm por i dashur për shokët e fëmijërisë. Alfabetin e gjuhës shqipe e mësoi vet dhe lexonte libra dhe gazeta të kohës, por në odën e burrave të babait Gjonit dhe kusheririt Markut kishte fatin të takoj shumë figura kombtare shqiptare.Është me interes të theksohet se si e përshkruanin bashkëluftëtarët e tij Ndue Perlleshin njëri ndër të cilët Mark Dedë Prekaj nga Dobërdoli thotë: “Ndou ishte burrë i gjatë me shtat belhollë, i pashëm në fytyrë me mustaqe të gjata. Bante gjithëherë rroba kombëtare revole me dorëz, bomba italiane dhe pushkë të gjatë.

Kur erdhi Shaban Dema nga Burgu i Pejës, në vitin 1946 ja solli automatikun e rrëmbyer nga roja e burgut të cilën Ndou e ka bartur deri në momentin e fundit të jetës. Kishte shkathtësi luftarake sa që të gjithë ata që e njihnin thonin: “As zogu në fluturim nuk mund t‘i shpetojë pa e qelluar me pushkë. (Jetish Kadishani Ndue Perlleshi Trimi i Dukagjinit Prishtinë 2002 faqe 21.)

Veprimtaria politike dhe luftarake e Ndue Perlleshit

Ndue Perlleshi nga viti 1940 kishte kryer disa funksione si kryetar komunash të vogla. Ai fillimisht ishte emruar kryetar komune në Bec të Gjakovës ku kishte qëndruar 14 muaj me pas tre muaj qëndrimi në shtëpi u emrua kryetar komune në Vogovë të Hasit ku qëndroj 18 muaj dhe nga atje u kthye kryetar komune në Budisalc ku qëndroj 4 muaj prej fillim korrikut 1944 e deri në mbarim të nëntorit të vitit 1944 kur doli në mal.

Vëllai tjeter i Ndue Perlleshit ,Zefi kishte vëtem një djalë Tomën. Pas dy – tre ditësh që doli në mal Ndou me dy vëllëzerit Hilin dhe Zefin në Paskalicë erdhi ushtria partizane e Brigadës së VII të Shaban Haxhisë e cila ja futi zjarrin shtëpisë së Ndue Perlleshit duke e nxjerr jashtë familjen dhe gjitha gjesendet tjera. Në këtë shtëpi të kallur u dogj për se gjalli djali Toma që ishte foshnje në djep dhe qe ishte i vetmi fëmijë që e kishte jetuar Zef Perlleshit për faktin se 9 të tjerë i kishin vdekur deri sa Zef Perlleshi u vra në vitin 1945 në fshatin Volljakë të Klinës i cili ishte në roje të çetës se Ndout i cili u hetua nga Brigada serbo-qetnike partizane që erdhi nga gryka e Mirushës dhe u qellua me armë snajperkë dhe u vra në vend.

Këtu shihet vrazhdësia e regjimit kriminalë komunistë i cili në pamundësi që të luftoj ballë për ballë me forcat atdhetare nacionaliste që udhehiqeshin prej Ndue Perlleshit e bënte luftën më të papastër që njeh historia e njerëzimit duke kallur shtëpi e kulla dhe duke djegur fëmijë mbrenda këtyre kullave siç ishte rasti i djegies së kullës së Ndue Perlleshit dhe si pasojë e kësaj djeg‘je që ja bënë forcat kriminale partizane të Shaban Haxhisë dhe Sali Manit që kishin ardhur t‘iu ndimojnë serbëve për t‘ia kthye sërish Kosovën, Serbisë la pa pasardhës familjen e vëllait të Ndue Perlleshit, Zef Perlleshin rreth këtyre ngjarjeve gjatë një interviste të bërë kohë më parë me vëllain e Ndue Perlleshit, Hilin ai nderë të tjera kur e spjegon rezistencën antikomuniste të Ndue Perlleshit do të përgjigjet kështu: “A nuk e kupton luftën vella-vrasëse? A nuk e kupton t‘i luftën e shqiptarit kundër shqiptarit? Për hesape të huaja. Kush i mobilizoj të rinjët nga Dukagjini e Drenica për Istri dhe Srem?”

Këtyre pyetjeve sigurisht do t’iu përgjigjet Fadil Hoxha. E në pyetjën e gazetarit se kush qëndron pasë akteve në fjalë Hilë Perlleshi përgjigjet: “Kush tjetër pos partizaneve shqiptarë të indoktrinuar e të veshur me të kuqe. Kush tjetër pos partizaneve (vëllezërve) tanë dorë për dorë të vëllazëruar e të bashkuar me serbët e malazezët. Partizanët e Enverit vranë në vitin 1943 Patër Lorenc Mazrekun dhe Prenkë Prend Ademin. Me 1945 vranë Pjeter Jakun, Llesh Gjonin, Pren Laskun, Martin Qunin, Mark Sadrin, Ndue Mark Doden, Dakë Beqirin, Zef Pren Kolën, Mark Pren Gjinin, Tomë Gjinin, Pjetër Tomën, Zef Sokolin, Mark Zefin, Hasan Shalën, Shaban Sadik Ramën, Lazër Berishën, Patër Bernard Llupin, Marie Shllakun, Palë Lumezin, Rexhep Hotin, Llesh Demirin, Emrush Miftarin.

Me 1945 brigadat vrastare partizane shqiptare vranë Zef Perlleshin, Pren Mark Bibën, Palë Mark Bibën, Ymer Berishen. Me 1947 vranë Ndrecë Lleshin, Pren Mirakajn, Gjon Mark Qunin, Pren Ndue Ademin.

Me 1948 vranë Ndrecë Nikollën Kangjin, Shaban Demën, Pren Gojanin dhe në fund në gushtin e vitit 1949 sigurimi shqiptarë e pabesisht e vranë Ndue Perlleshin, Ndoc Miraka dhe Ndue Fusha ndërkaq i plagosur shpëtoi Elez Myrta dhe vdiq pas plagëve të marra Metë Hasani nga Botusha por edhe shumë e shumë të tjerë.” përfundon Hil Perlleshi.

“Mjerisht të gjithë këta trima e patriot u vranë nga dora e shqiptarit ashtu sikur brigadat vrastare shqiptare të Shaban Haxhisë e të Sali Manit të cilët kishin ardhur më, 11 dhjetor 1944 ta shfarosnin familjën time. Me atë rastë për së gjalli dogjën birin e vëllait Zefit -Tomën në djep e shtëpitë i dogjën dhe i plaqkitën. Ashtu sikurse që tani veprojnë shkijet me vëllezërit tanë në Kosovën martire përfundon përgjigjen e tij Hil Perlleshi.

Lidhur me veprimin e Ndue Perlleshit në krye të komunës së Vugovës na rrefen Pashk Mark Ukaj nga Vugova ku thotë: “Unë në kohën kur ishte kryetarë komune në Vogovë, Ndue Perlleshi isha nxanës i klasës së parë fillore që punonte në të njejtën ndërtesë në katin e parë. Në katin e dytë ishte komunja. Mësuesi i jonë ishte Nikollë Veseli i Shpenadisë, i cili banonte të Prenk Doqi, që kishte shtëpinë përtej rrugës, vetëm 500 metra larg shkollës. Ndou shpesh zbriste nga kati i dytë në oborr të shkollës dhe kërkonte nga mësuesi Nikollë, që t’i dërgonte dy nxënës që këndonin bukur për të kënduar këngë folklorike, të cilat i adhuronte shumë. Ai e donte dhe e ndihmonte shkollën me aq sa kishte mundësi“.

Për qëndrimin e Ndue Perlleshit në krye të komunës së Budisalcit Pjeter Marku nga Budisalci deklaron: “Në ndërtesën e komunës u zhvillua një aktivitet i madhë patriotik për çështje kombëtare, sidomos pas ardhjes së Marie Shllakut nga Peja sipas rekomandimeve te patër Bernard Llupit, frat shkodran, në Kishën e Pejës Maria dhe Ndou mbajtën një miting të madh para popullatës së Komunës së Budisalcit, por edhe të shumë fshatrave te tjera.

Aktiviteti Luftarak i Ndue Perlleshit

Ndue Përlleshi me të ndegjuar për nisjen e Brigadës së VII Partizane të Shaban Haxhisë drejtë Rahovecit dhe luginës së Drinit të Bardhë drejtë Zllakuqanit e Budisalcit la postin e kryetarit të Komunës e doli në mal të popit mbi Budisalc për të mos u kthyer kurrë më nga jeta e kaçakut.

Sipas të dhënave që jep bashkëluftëtari i Ndue Perlleshit, Pren Nikollë Kangji (1914-1996) nga Klina, takim i parë në mes të çetës se Ndue Perlleshit dhe të asaj të Ukë Sadikut e profesor Ymer Berishës u bë në malin e Gllarevës në fillim të marsit 1945. Aty strategu i luftës guerile të Kosovës profesor Ymer Berisha ishte ai i cili i bashkoi dy çetat kryengritëse me një ideal të përbashkët.

Me takimin e këtyre dy çetave i treguan njëra – tjetrës edhe parullën e njohjës me luftëtarët dhe bashkpuntorët e vetë gjatë ditës e natës. Parulla e çetës së Ukë Sadikut dhe e profesor Ymer Berishës ishte „Ulërima e Ujkut“ ndërsa çeta e Ndue Perlleshit e kishte parullën „Besa Kombëtare-Liria Shqiptare“, këto parulla i tregoi Pren Nikollë Kanxhi i cili ishte luftëtarë i çetës së Ndue Perlleshit.

Ndue Perlleshi pasi doli maleve dhe nuk kishte tashm kthim prapa atij ju bashkuen përveç dy vëllëzerve Zefi dhe Hili, iu bashkuan edhe Ndrecë e Pren Nikolla-Kangji nga Novosella e Dejollit, Zef Shllaku nga Videja, Gjoni i Marka Qunit-Mataj nga Dersniku, Zef Hamza nga Bokshiqi, Ukë Smajli nga Grabanica, Xhemë, Musli dhe Isa Hoti nga Resniku, Sadik Hysen dhe Zeqir Lutani nga Turiqevci i Drenicës, Bardhec, Sadik dhe Ukë Rogani nga Jashanica, Mark Dedë Prekaj nga Dobërdoli, tre vellezerit Pren, Mhill dhe Palush Pren Ademi nga Dollci, Zef Gjin Doda nga Plankqori me dy kusherinjët Ndoun dhe Preken me vendbanim në Videjë të Lugut të Drinit, Zef Sokoli me të birin Markun 18 vjeçar nga Jagoda, Zef Deda nga Meja e Gjakovës, Mark Avdyli Nreja me të vëllain Nikën me axhën Palush Nika dhe djali i axhës Prek Tahiri, Zef Mark Lulashi, Cubë Sadiku, Pjeter Bubi pastaj një Gjergj Ndou dhe Preni nga Ramoci i Gjakovës, Feriz Boja nga Kërrnica, Ukë Dava nga Grabanica dhe më vonë në vitin 1946 Ndout ju bashkua edhe Shaban Dema nga Stupa, Dedë Ahmet Rrustemi nga Rakoci i Gjakovës që ishte korrier i Ndue Perlleshit dhe profesor Ymer Berishes. Për disa muaj në çetën e Ndue Perlleshit ishte edhe luftëtari i shquar Nrec Lleshi me disa luftëtarë të tjerë nga Prizreni si edhe shumë luftëtarë të tjerë që qëndronin disa muaj dhe shkonin nëpër rajone tjera.

Bashkëpunimi i çetave dhe ideja e profesor Ymer Berishes sollën edhe themelimin e organizatës politike dhe ushtarake ‘‘Besa Kombëtare ‘‘që ishte trashëguese e Lidhjës së Dytë të Prizrenit.

Kjo qetë filloj luftërat dhe përleshjet e mëdha siç ishte përleshje me policinë komuniste në Dollc buzë Drinit të Bardhë por u nda pa humbje në luftëtarë, beteja në Novosellë të Dejollit. Por beteja më e madhe u zhvillua në Pyjet e Prronit të Zi (në mesë të Junikut dhe Plangqorit të komunës së Gjakovës. Me çrast nga çeta e Ndue Perlleshit u vra Zef Deda nga Meja profesor Ymer Berisha dhe mësuesi Fehmi Kura ndërsa u plagosën Mark Avdyli Nreja e Nikë Avdyli Nreja dhe Cub Sadiku nga Ramoci, Feriz Boja nga Kerrnica ndërsa nga radhët e armikut kishte shumë të vrarë e të plagosur ku vetëm nga armët e Mark Avdylit dhe Zef Dedës u vranë shtatëmbëdhjetë ushtarë të armikut shkruan në librin e tij studiuesi dhe biografi i parë i Ndue Perlleshit – Jetish Kadishani.)

Sulme të vrarë dhe të plagosur pati edhe në Mal të Bokshiqit në përleshje të drejtpërdrejtë në mes të tre luftëtarve Ndue Perlleshit,Ndrecë Nikollë Kangjit dhe Shaban Demës kundër ushtrisë OZNES dhe vullnetarve komunistë më 7 dhe 8 shkurt 1948 ku u vranë dhe u plagosën 28 policë e vullnetarë por edhe dy atdhetarë nacionalist Nrecë Nikollë Kangji e Shaban Dema ndërsa Ndou shpëtoi me dy plagë në trup.

Aktiviteti luftarak i çetës së Ndue Perlleshit shtrihej nga fshatrat e Lugut te Drinit, Podgurit, Llapushës dhe të rrethit të Gjakovës. Gjatë veprimtarisë së saj pati mjaftë aksione, ku armiku u demtua shumë por edhe nga ana e çetës se Ndue Perlleshit pati të vrarë dhe të plagosur.Aksionet e kësaj çete shpesheherë kordinoheshin me aksione të përbashkëta me çetat e Ukë Sadikut e profesor Ymer Berishës, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit, por edhe të Mustafë Ibishit nga Anadrini. Në gusht të vitit 1945 profesor Ymer Berisha kalon nga çeta e Ukë Sadikut në çetën e Ndue Perlleshit takimi u mbajt të kroni i hajnave në kodrën e Kastratit mbi fshatin Dollc ndërsa Zef Sokoli me të birin Markun kalon në çetën e Ukë Sadikut.

Në arat e fshatit Hereq nga një pritë komuniste e përgaditur më parë vritet profesor Ymer Berisha nga një plumb që e goditi në gjoks.Nga ai plumb Ymer Berisha vdiq në vend në prehër të Ndue Perlleshit i cili lau me lot trupin e tij. Momenti ishte tepër i vështirë ushtria po e ndiqte mrapa dhe nuk kishte kohë të prisnin ta varrosin strategun e madh por trupi i profesor Ymer Berishës u fut shpejtë në misër dhe u mbulua me loze kungulli që të mos e gjej ushtria. Çantën e tij se bashku me ditarin, Ndue Perlleshi ja dha mësuesit Fehmi Kura duke i thënë: “Merre çantën e profesorit, ti je mësues dhe mund ta deshifrosh ditarin i cili ndriçon luftën tonë. Pasi që i bën nderimet trupit të profesor Ymer Berishës, Ndou me shokë vazhduan rrugën drejtë fshatit Rakoc ku me pas dolën në Lugun e Drinit.

Vrasjën e Profesor Ymer Berishës, Ndue Perlleshi e përjetoi shumë rëndë për faktin se rezistenca kombëtare shqiptare humbi strategun e ideologun kryesorë të saj në Kosovë, strateg i cili njihte shumë mirë edhe anën politike, luftarake dhe strategjinë e veprimit në teren. Tek profesor Ymer Berisha bëheshin bashkë atdhetarizmi, arsimimi, dashuria për atdheun dhe lufta deri në fund për një Shqipëri Etnike.

Aktivitetin luftarak të heroit të kombit Ndue Perlleshi, studiuesi Tomë Mrijaj i cili e ka dhënë një kontribut të çmuar për ringjalljen e heroit të Shqipërisë Etnike në të gjitha aspektët e përshkruan në këtë mënyrë: Me ardhjen e brigadës së VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumë mirë aktivitetin e Ndue Përlleshit, Ndou me shumë shokë u takua në kullën e Ukë Bekës në Krushevë të Madhe me brigadën e Shaban Haxhiut. Me të hyrë brenda, parulla përshëndetëse e partizanëve ishte: – Vdekje fashizmit – Liri Popullit! Por Ndou, që e dinte se çfarë fshihej pas asaj parulle, nuk u përgjigj.Ai me shpejtësi nxori revolen dhe ia drejtoi komandantit.Të pranishmit ndërhynë me të shpejtë.Që nga ai moment Ndou filloi jetën e kaçakut.Çeta e tij u rrit shumë shpejtë. Në malet e Dollcit u takua me çetën e Ukë Sadikut. Me çetën e Ndout ishte edhe Marije Shllaku, dikur sekretare e Iliaz Agushit dhe Xhafer Devës. Ajo u bë shembull i rezistencës për bashkimin e trojeve.

Çeta e Ndue Përlleshit, së bashku me vëllezërit e tij Zefin, Hilin dhe bashkëluftëtarët Ndrec Nikollën, Zef Sokolin e shumë të tjerë bashkëpunoi me Ukë Sadikun, Shaban Polluzhën, Prof. Ymer Berishen, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin etj.

Shembull i rezistencës së forcave kaçake ishte lufta në Trestenik të Drenicës më ,21 shkurt 1945 dhe vrasja e dy kreshnikëve të Drenicës, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.Më datën 4 dhe 5 gusht 1945 u mbajt kuvendi i Dobërdolit, në Llugë të Dan Pjetrit, ku u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse të rajoneve të ndryshme të Kosovës, Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjindeshin krerët e lëvizjes për çlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet si: Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, prof. Ymer Berisha, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Dem Ali Pozhari, Prek Shyti nga Prizreni, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit – Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftëtarë, krerë nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorës, Ferizaj, Kaçaniku, Rugova, Podguri etj. Pranë Dardhës së Madhe valonte flamuri me shkabën dykrenare, tetë metra i gjatë, të cilën e kishte sjellë Alush Smajli i Llazicës. Kuvendin e ruenin luftëtarët e Ndue Përlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, të udhëhequr nga Smajl Hajdari Gjurgjevikut të Madh dhe vëllai i Ndue Përlleshit, Zef Përlleshi.

Pas kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës “Besa Kombëtare” Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Mehmet Aga i Rashkocit dhe prof. Ymer Berisha u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut diku në malin e Pashtrikut. Çeta e Ukë Sadikut mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadiku.Në Fushëgropë mes maleve të Çelisë së Jellovcit, brigada famëkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Gjatë luftimeve të ashpra aty mbetën të vrarë 23 luftëtarë dhe 9 të plagosur rëndë. Nga çeta e Ndue Përlleshit ishte plagosur rëndë heroina e vetme vajza shkodrane Marije Shllaku dhe u vranë në fushë të betejës deshmorët Zef Sokoli me djalin e tij, Markun 18-vjeçar.

Çeta e Ndue Përlleshit kishte mbetur të veprojë thuajse e vetme, me pak luftëtarë dhe shumë e ndjekur nga OZN – a. Më 8 shkurt të vitit 1948, së bashku me dy shokët e tij, Ndrec Nikollën e Shaban Demën u rrethuan nga OZN – a. Ata mbas disa orë luftimesh mbetën të vrarë dy shokët e tij Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema ndërsa Ndou i plagosur qëndroi në mesin e pyllit deri në orët e para të mëngjesit, ku me një breshëri plumbash çanë rrethimin duke lënë në fushë të betejës shumë të vrarë e të plagosur nga partizanët vullnetarë. Atë mëngjes komandanti i OZN – ës pushkatoi në vendin e ngjarjes të riun Pren Gojani nga fshati Dugajevë, i cili ishte nga fisi i Ndue Përlleshit, me pretekst se i kishte hapur rrugë këtij të fundit.

Ndou, me plagë të rënda arrin në shtëpinë e tij. Kur po i mjekonin plagët, aty arrin kryetari i komunës së Jagodës, Jank Boriçi, i cili hedh një bombë brenda në shtëpi. Ndou me shpejtësi e kap dhe ia kthen mbrapshtë. Bomba pëlcet dhe plagoset rëndë Janku. Që të mos kapej nga partizanët, Ndou largohet menjëherë dhe shkon të Ibish Sokoli, vëllai i Zef Sokolit, të vrarë në Çelinë e Jallovcit.Tek Ibishi qëndron, deri sa shërohet. Nga aty kalon në Llapçak, tek Pren Gjoka, që ishte një shok i tij. Ky fshat i takonte komunës së Istogut.

Qeveria Jugosllave kur merr vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Përlleshin, e dënon Ibishin me 8 vjet burg dhe gruan e tij me 6 vjet. Në fshatrat e Lugut të Drinit ushtria sllavo – komuniste e torturoi popullatën e kësaj ane në mënyrën më çnjerëzore dhe shumë vetë pësuan dënime me burgje të rënda.Pas një qëndrimi në familjen e Pren Gjokës, Ndou duke parë se Partia Komuniste kishte depërtuar thuajse në çdo krahinë të Kosovës, largohet me disa bashkëluftëtarë për në Shqipëri, ku bashkohet me çetën e Ndoc Mirakës në viset e Pukës, të cilët vepronin në atë territor.

Vrasja e Ndue Perlleshit

Vrasja e Ndue Perlleshit ka bërë një jehonë të madhe në të gjitha viset etnike shqiptare . Rreth vrasjes së Ndue Perlleshit janë dhënë disa shenime kontradiktore por varianti me i besuar është ai i studiuesit Tomë Mrijaj,që ka gjetur në revistën ’’Shejzat’’ të profesor Ernest Koliqit.

Sipas shënimeve të botuar në “Shejzat” e Ernest Koliqit në Romë dhe në “Albanien Liber”, shkruhej: “Ndue Përlleshi së bashku me Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën, u vra nga forcat partizane të Shqipërisë në Bjeshkët e Iballes, në vendin e quajtur Boset, me datën 29 gusht të vitit 1949. Ata një ditë më parë ishin nisur të largoheshin (arratiseshin) për në Greqi. Largimi pengohej pasi në urën e Bërdhetit në Pukë ishte plagosë rëndë bashkëluftëtari i Ndue Përlleshit, Elez Myrta nga Kosova”.

Komandanti trim Ndue Perlleshi, nuk pranoi në asnjë mënyrë të lejë vetëm në frontin e luftimit shokun e plagosur rëndë gjatë përleshjeve me forcat komuniste. Mbasi i lidhin plagët e rënda tre bashkëluftëtarët Ndue Perlleshi, Ndoc Mirakaj dhe Ndue Fusha e marrin në krahë të plagosurin dhe nisen drejtë kullës më të afërt.

Ata e lënë në besë të shqiptarit luftëtarin e plagosur i cili nuk mund të levizte. Dhe kjo familje fisnike shqiptare, me tradita nderi dhe burrërie i shpëtuan jetën një luftëtari të pamposhtur nacionalistit Elez Myrtës.

I plagosuri qëndroi në këtë kullë deri sa u shërua dhe u përcollë në besë nga meshkujt trima të familjes deri sa ai mbërriti në vendlindje e tij në fshatin Batushë të Kosovës.

Tre luftërët nën flakën e bastisjeve dhe shkatërrimit të shtëpive nacionaliste nga komunistët e diktatorit Enver Hoxha, u kthyen në Boset të Pukës për tu shlodhur. Por për fat të keq, dikush kishte treguar pranë forcave të Sigurimit, se Ndue Perlleshi, Ndoc Mirakaj dhe Ndue Fusha, janë të strehuar në bazën e mëparshme të nacionalistëve antikomunistë në Boset.

Por sa mbërrinë në bazën e tyre, forcat e ndjekjes së sigurimit pas një rezistence dhe lufte të madhe i vrasin të tre nacionalistët, ku tre të vrarët i marrin zvarrë deri tek kulla e Kolë Bibë Mirakës në Iballë të Pukës.

Të nesërmen me urdhër të Enver Hoxhës ,Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën i nisin për në Sh’Pal të Mirditës të lyer me vaj guri dhe i djegin para mirditasve, në shenjë hakmarrje për Bardhok Bibën i cili ishte vrarë më, 7 gusht 1949 në Qafë të Valmirit.

Për trupin e pajetë të deshmorit Ndue Perlleshit komunistët e Tiranës, kishin dhënë urdhërin që ta varrosin në qytezën e Pukës, ku ende nuk i dihet varri, por që në fakt ish puntorët e sigurimit komunist në Shqipëri mund të kenë informacione se ku pushojnë eshtrat e heroit të Shqipërisë Etnike, Ndue Perlleshi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora