Faleminderit
Lekë Mrijaj: 72 vjetori i vdekjes së martirit Nue Jakaj
E enjte, 06.02.2020, 10:41 PM
Perkujtohet shtatëdhjetë e dy vjetori i vdekjes së martirit Nue Jakaj nga Ranoci i Lugut të Drinit
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Nga
burimet e hershme të kohës, dhe gojëdhënat e pleqëve ma me zë të njohur
lugdrinas, dhe të disa studiuesve të kohëpaskohëshëm të cilët nder vite kanë
reflektuar së shkruari për gjeneologjin e Jakajve nga Ranoci i Lugut të Drinit,
lirisht mund të konstatojm dhe japim opinion të qëndrueshëm se familja Jakaj,
gjeneologjikisht, ishte, është dhe mbetet një simbol me vlera për mbarë trevën:
Lugun e Drinit dhe Dukagjinin, perfshirë në rrafshin familjar, miqësor në atë
human kombëtar e njerëzor.
Kulla
e tyre, për kohën ka qenë gjithmonë një Asamble dhe derë mikrpitëse e bujare
për miqtë, farefisin dhe dashamirët si dhe të çetave tona çlirimtare, kombëtare
nacionaliste shqiptare duke vequar çetën e heroit Ndue Perlleshi, e cila kullë
dhe familje i’u dha mbeshtetje në ushqim, armë e logjistikë ushtarake e
gjithëperfshirëse.Kështu që kontributi i familjes Jakaj, përherë reflektoi me
një pozitivitet të shkelqyer e të jashtëzakonshëm, i frytshëm në t? gjitha
sferat e pergjithshme kombëtare, fetare e njerëzore.
Andaj
sot, më 6 shkurt , kujtojmë përvjetorin e shtadhjet e dy vjetorin e vdekjes së
martirit të kombit, Nue Jakajt (1896-1948) i cili ishte një nder figurat e
ndritura të patriotizmit, njëkohësisht ishte njeriu që u bë simbol dhe u
terrorizua barbarisht në kazamatet mesjetare famkeqe nga sllavo komunistet
serbo jugosllave – ZKZ-së, duke u vënë në mbrojtje të gjakut të shumë martirëve
e vëllaut të tij Pjetrit (i cili ishte mbështetës i njësive të “Ballit
Kombëtar” që drejtohej nga komandanti, Nue Përlleshi e bashkpuntorët e tij,
prof. Ymer Berisha Marie Shllaku,Shaban Dema, Nrecë Nikolla etj ) i vrarë nga
çetnikët serbo-sllavë, të cilët s'bashku me 400 të tjerë shqiptar i kishin
pushkatuar në Kullën e Popit në Istog pikërisht ekzekutim i bërë me urdhërin e
kryeqetnikut, Radosh Toshiq, Mirk Popi, Ruzha Raiçeviqin... aty me 6 janar të
vitit 1945.
Figurën
e ndritur emblematike të Lugut të Drinit-Klinës, martirin Nue Jakaj, sot, e
kujton, familja e ngushtë në Ranoc, biri i tij Toma me familje në SHBA,
farefisi dhe mbarë të dashurit e tij në Lugun e Drinit e kujtojnë si një
idealist pragmatik e mbeshtetës i kauzes për bashkim të kombit arbëror, që do
të thotë se vet akti sublim i flijimit të këtij martiri të kombit na bënë të
gjithëve të na largohet dhimbja dhe në zemrat e familjarëve dhe zemrat tona
martiri, Nue Jakaj të shkëlqej e rrezatoi me krenari kombëtare.Nue Jakaj u lind
me 7 gusht 1896, në fshatin Ranoc. Rrjedh nga një familje tipike aristokrate
atdhetare e fetare, më tradita të lashta kombëtare e njerëzore, i cili mësimët
e para i ndoqi në Mësonjtorën e Gjuhës Shqipe në Zllakuqan, e cila u hap me 15
shtator 1897, nga françeskani at’ Shtjefën Gjeçovi i cili veq kësaj mësonjtore
hapi edhe afro dyqind mësonjtore të tjera në mbarë trevat arbërore...
Nou
me vëllain e tij-Pjetrin ndihmuan çeten e Nue Perlleshit në trevën e Lugut të
Drinit e rreth saj si dhe u vunë nën mbrojtjen e fshatrave të Istogut duke
luftuar kundrejt çetnikëve të Kollashinit dhe të Serbisë.
Martiri
Nue Jakaj, u arrestua dhe me pas u keqtrajtua barbarisht nga UDB- Jugosllave, i
cili më vonë edhe nga torturat e marra ndërron jetë më datën 6 shkurt 1948,
duke i lënë pas vetës katër djemt- Tunën (i cili ka ndërruar jetë para disa
vitësh dhe është varrosur në Michigan të Amerikës), Gjergjin (ka ndërruar jetë
në vitin 1949, pikërisht në moshën 17 vjeçare në Ranoc), Martinin (i cili ka
ndërruar jetë me datën 7 janar 2020 dhe është varrosur në varrezat e fshatit
Ranoc të Klinës. Siq njofton “Our Lady of Shkodra në Bronx” veq të pamës së tij
të mbajtur në Ranoc, e pamja - hatri i është hapur nga vëllau i tij Toma në
Bronx të Amerikës me 26 janar 2020), me familjen e tij.Nou, vizionarve dhe
pasardhësve të tij u'a ka lënë “Dekalogun e Ballit Kombëtar” të ideuar nga
shërbestari i Shqipërisë Etnike, Mid’hat e Abdyl Frashëri....
Rivarrimi
i martirit të kombit, Nue Jakaj, është bërë ne varrezat e fshatit Ranoc, pas 39
vjetësh, pikërisht me 18 tetor 1987, me rite fetare e meshës së salikimit,
celebruar nga dom Mark Sopi.Guximin, atdhedashurin dhe trimërinë e maritirit të
kombit, Nue Jakajt e njeh treva-Lugu i Drinit dhe mbarë Dukagjini.
Veprat
e tij do të mbeten përjetësisht ne kujtesën e këtij populli, për punën dhe
sakrificën e tij për lirinë dhe atdhedashurin e tij të flaktë arbërore për
bashkimin kombëtar.Ndaj së fundi permes këtij përkujtimi shtatëdhjet e dy
vjeçar të vdekjës së Nout,po e themi me plotë pergjegjësi se të gjithë
dëshmorët e kombit pavarsisht epokave të ndryshme janë më meritorët për
ekzistencën dhe lirinë tonë. Ata janë themeli i së drejtës dhe lirisë sonë nder
shekuj.
Lavdi
jetës dhe veprës së martirit të kombit, Nue Jakaj. Lavdi të gjithë dëshmorëve e
patriotëve të kombit dhe pushofshin ne paqe.
Referencë: Libri monografik "Libri Nue Perlleshi, Trimi
i Dukagjinit" të autorit Jetish Kadishani