Faleminderit
Lekë Mrijaj: Njëqind vjetori i lindjes së kryeplakut Prof. Dr. Anton Çetta
E shtune, 04.01.2020, 01:20 PM
Njëqind vjetori i lindjes së kryeplakut prof. dr. Anton Çeta, pajtues e mbledhës i thesarit të trashëgimisë folklorike
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Sot,
me 3 janar 2020, kujtojm me lavdi njëqind vjetorin e lindjes së prof. dr. Anton
Çettës, pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë
folklorike mbarëshqiptare. Gjithqka rreth pajtimit është nisur nga Lumbardhi me
2 shkurt 1990, nga kryeplaku i ynë i urtë i pajtimit të gjaqeve, prof. dr.
Anton Çetta, Kryetar i Levizjës i Këshillit Kombëtar pë Pajtim të Gjaqeve, i
cili gjatë jetës së tij kishte arritur të grumbullonte, ndermjetësonte, pajtonte
me mijëra familje të gjakosura, plagosura e të ngatërruara në mes veti.
Pikërisht ai, arriti ta ç'rrënjosë fenomenin e egër mesjetar gjakmarrjen, duke
i hapur rrugë shtigjeve të tjera të unitetit tonë mbarëkombëtar, e luftës për
liri, demokraci dhe pavarsi të Kosovës.
Në
atë kohë anembanë Kosovës e trojeve tona etnike në Rrafsh të Dukagjinit e
Kosovës, organizoheshin tubime të tilla të fuqishme pajtimi në ç'rrenjosje të
fenomenëve negative të gjakmarrjës e mosmarrveshjëve të përgjithshme në mes
shqiptarëve. Njëkohësisht një tubim i tillë pajtimi është organizuar edhe në
zonën time në Lugut të Drinit, e cila është mbajtur të dielën e Pashkëve me 15
prill të vitit 1990, kur Kisha Katolike shqiptare në Zllakuqan në krye me
ish/famullitarin e Zllakuqanit, don Mark Sopin (ish/ ipeshkëv i Dioçezës së
Kosovës) e bashkëpuntorët e tij të përafërt të famullive të dekanatit të Pejës
(Don Marjan Uka-Sheqeri, famullitar në kishë të Gllaviqicës, Don Franë Sopi,
famullitar në kishë të Klinës, Don Pashk Dani, famullitar në kishë të
Budisalcit, Don Lenc Sopi, famullitar në kishë të Pejës, Don Lush Sopi, kapelan
në Kishë të Zllakuqanit) e tërë kjo në kuadër të Këshillit Organizativ të
apajtimit të gjaqeve në krye me prof. Anton Çetta e bashkpuntorët e tij i të të
gjitha kategorive, intelektual të lart, profesor, student, krijues etj. Në këtë
veç tjerëve morën pjesë edhe (krye)klerik të bashkësisë katolike shqiptare si
dr. don Lush Gjergji e të bashkësisë islame shqiptare, imam Rexhep Boja
(ish/kryeimam i BIK-ut) e imami Xhevat Kryeziu etj., të cilët kanë organizuar
ndermjetësuar në pajtimin e gjaqeve në oborrin e Kishës së "Shen Gjon
Pagëzuesit" në Zllakuqan, ku nën ndermjetësimin e prof. dr. Anton Çettës,
u falën shumë e shumë gjaqe, plagë e ngatrresa të tjera nga Lugu i Drinit me
rrethinë e zona e Dukagjinit dhe e Drenicës në përgjithësi. Një veprim tjetër
pajtimi për së dyti herë është mbajtur edhe me 24 qershor 1990, ditën e
Pajtorit të famullisë "Shën Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan, pikërisht
në oborrin e Kishës përsëri u organizua një manifestim tjetër i fuqishëm i
pajtimeve të gjaqeve, ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra pjesmarrës të kategorive
të ndryshme nga të gjitha vëndet e Kosovës, në krye me plakun e urtë e
karizmatik, prof. dr. Anton Çeta e intelektual të tjerë nga të gjitha zonat
shqiptare e mergata. Vlen të potencohet se kryeplaku prof. dr. Anton Çetta, me
1 maj 1999 ka arritur ti mbledhë mbi gjysmë milioni njerëz në një tubim të
pajtimeve të gjaqeve në atë kohë në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, ku
janë falur me mijëra gjaqe, plagë e ngatrresa tjera të kategorive të ndryshme.
Prof.
dr. Anton Çetta dhe viti 1990 mbetën vit i faljeve e pajtimeve të cilat hynë në
historin tonë të lavdishme mbarëkombëtare si një vit faljeje, uniteti, paqjeje
dhe pajtimi të popullit shqiptar kudo që jeton, brenda trojeve të tyre etnike e
mërgatë.
Prof.
dr. Anton Çetta, e meriton një bust në qendër të Prishtinës, Tiranës, pse jo
edhe në Klinë dhe qytete të tjera të Kosovës, që do të thotë se kjo është gjëja
më vogël që ne si popull e shoqëri mund të bëjmë për këtë Kryetarin e Levizjës
së Këshillit Kombëtar për Pajtim të Gjaqeve e mbledhës i thesarëve tona të
vyeshme të trashegimisë folklorike mbarëkombëtare.