Faleminderit
Mehmet Musa: Sali Shatri trim, tribun i Shqiptarisë
E diele, 03.11.2019, 03:34 PM
Sali Shatri trim, tribun i Shqiptarisë (1927-1984)
Shkruan
Mehmet Musa
Sot me 4 nëntor mbushen plot 35
vjet që kur pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të paepur të çështjes
shqiptare,e luftëtarit të LDB-së e,organizatorit dhe arqitektit të
grupeve luftarake,e strategut me famë shqiptare,njeriut të aksioneve e të shumë
akteve heroike në mbarë trevat shqiptare të pushtuara nga serbosllavia.
Sypatrembur, luftëtar me zemër prush për ribashkimin e trojeve shqiptare,
atëhere kur iu desh me së tepermi shqiptarisë së coptuar,në ballë
të detyrës,si ushtar i Atdheut u nda prej nesh skifteri i Bjeshkëve të Namuna ,
stërnipi i Isa Boletinit, Sali Shatri.
Me 4 nëntor të viti 1984,në kullën e Zymer Dulës në Margegaj të Tropojës
heroike, ku kishte dalë me ekipin e caktuar për të vëzhguar
kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë e,që ishte në gjendje
gadishmërie,për çdo rast, për të ndërhyre në ndihmë të vëllezërve të tij
që vriteshin e priteshin nga junta e Nikolla Lubiçiqit,në moshën 57
vjeç,pesoi një infarkt biri i shqiponjes dykrenare ,djali i Dardanisë,Sali
Shatri, duke lënë shokët e armëve me deshiren dhe mallin e pashuar, për të
zhdukur njëhere e pergjithmonë kufirin që ndante Shqiperinë përgjysmë dhe
për ta shikuar Shqipërinë e të gjithë shqiptarve të bashkuar në një shtet
të vetëm.
Sali Shatri u lind në fshatin Tomoc të Istogut në vitin 1927.Origjina gjenetike
e familjes Shatri vjen nga Isniqi i Deçanit,Isniqi i Deçanit janë pasardhës të
Lekë Vukës e Vukë Stakës .Leka ka pasur tre djem;Nikën ,Prekën
,Canën, kështu që familja Shatri e Tomocit ,së bashku me shaljanët në
fshatin Zhazhë e Boletin i takojnë me gjak barkut të Nikë
Lekës të cilët janë shperngulur nga Isniqi rreth viteve 1800-1820.(shiko në
librin e Tafil Boletinit faq.22) Babai i Saliut,Ahmet Salihu kishte dy djem
Isën dhe Salihun dhe një vajzë Mihanen.
Sali Shatri shkollën fillore e kreu në Gurrakoc. Gjatë okupimit të
mbretërisë së Jugosllavisë ,me të filluar lufta e dytë botërore, si i ri
17 vjeçar mori pushkën në dorë,dhe mori pjesë aktive në Luftën e dytë
botërore,perkrah luftëtarit të lirisë Ahmet Salihut që e kishte baba,dhe
perkrah shume luftëtarëve të tjerë nga i terë Dukagjini dhe krahinat e tjera.
Ai mori pjese në luftimet që u bënë në Kolashin,Ribariq,Starqeviq,Pazarë të
Ri(Novi Pazar)Rozhajë,e deri në Polica te Beranit të Malit të Zi.
Në këto beteja ,krah për krah me shum luftëtare anë e kend
Dukagjinit,Saliu u kalit si luftëtar dhe u frymezua për ta vazhduar luftën kundër
çetave çetnike malazeze e serbe deri në frymen e fundit.
Me ardhjen e dy brigadave nga Shqipëria në ndihmë,me komandant kapiten Rudin
(Hysni Rudi )dhe kapiten Saten,Sali Shatrin e gjejmë në batalionin e Malë
Sadikut,ku emërohet komandant skuadre ,në kuadër të batalionit.
Ngjarjet që ndodhen më vonë sidomos pas 25 janarit të vitit 1945, kur filluan
operacionet në shkallë të gjërë për asgjesimin e brigadave të Shaban Polluzhës
nga, Divizioni i 46 serb ,dhe me ndihmën e Fadil Hoxhës(lexo librin Fadil
Hoxha në vetën e parë faqe 252)Sali Shatrin e gjejmë me pushke në
dorë në ndihmë te brigadave të Shaban Polluzhës.
Atje,ai u njoh edhe me trimin e luftëtarin ,Kamber Nimanin, i lindur edhe ai në
vitin 1927 si dhe me Ajet Haxhiun.
Pas shuarjes së kryengritjes së Drenicës me zjarr dhe hekur,dhe pasi e vranë
Shabanin dhe të birin (po aty në librin e Fadilit në faqe 252)Saliu që me sa
duket nuk kishte renë akoma në sy të OZN-ës të asaj kohe , filloi në vitin 1946
mësimet në gjimnazin e Pejës.
Edhe duke qenë në shkollë mendja e të riut 19 vjeçar , Sali Shatrit, i tretej
në luftën e dimërit të ftohët të shkurtit e marsit 1945 në Drenicë.Ai nuk
mund te harronte masakrat që kishte krye ushtria serbo-çetnike dhe disa
kolaboracionistë shqiptarë që iu ishin bashkangjitur atyre.
Në ate kohë u hap shkolla normale në Gjakovë dhe të gjithë nxënësit e
gjimnazit të Pejës u transferuan në normalen e Gjakovës.
Ishte viti 1948. Sali Shatrin e gjejmë me të formuar e të paisur me dijet që
kishte fituar në normale si nxënës i shkelqyer që ishte.Ai, si pjesa me e madhe
e shqiptareve,ishte kunder okupatorit të ri gjakatar sllavo-çetnik e ,sidomos,
pas prishjes së mardhënjeve Shqipëri-Jugosllavi në vitin 1949.
Në ate kohe,jo vetem që nuk bëhej fjalë fare për vendimet e Konferencës së
Bujanit që u mbajt me 31 dhjetor 43 dhe 1 e 2 janar 1944,ku u mor vendimi që
pas perfundimit të luftës kundër nazifashizmit trojet Shqiptare të jenë
të unifikuara në një shtet të perbashkët shqiptar,por kishin filluar dhe
perndjekjet e çdo shqiptari që shprehej per to ,ose kishte luftuar kunder
çetnikëve të Malit të zi. Istogu me rrethinë që njihej si "Lugu i
Shkieve" ku jetonin pasardhësit e Miliç Kerstiçit e Savë Llazareviçit
ishte krahina ku shqiptarët u persekutuan me shumë se kudo tjeter .Ne këto
rrethana, Sali Shatri si njeri vizionar që ishte mori vendimin që luftën për
çlirim e bashkim ta vazhdoj nga shteti amë ,Shqipëria.Në një natë vonë në
dhjetorin e vitit 1949,ai kaloi kufirin e hekurt me Shqipërinë
mëmë. Duke u përshendetur me malet,fushat e tokën e Kosovës ,ai u betua në
vijen e kufirit se nuk do t'ia kthente kurrë shpinën Kosovës .Ai u betua se
ditën e natën , sa here që do t'a e kërkoje nevoja "unë biri
yt Kosovë"do të jem pranë njerëzve , halleve dhe
vuajtjeve tuaja deri sa te më rrahë damari i gjakut të jetës s`ime.
Në Kosovën e ripushtuar ushtarakisht çetnikët e drazhistët, si Branko
Zhuvali,në postën e policisë në Kuqishtë ,Vujë Vujvodiçi e Vojo Slaviçi,Mirk
Iliçi komandant policie ne Gjakovë për 18 vjet,Lak Knizheviçi i cili amnestonte
luftëtarët të cilët gjunjëzoheshin para shantazheve të Serbisë,dhe i rekrutonte
në UDB-ë, kapetan Mujashi që në kokë mbante plisin e bardhë në shenjë
nënçmimi për shqiptarët,Jovë Bajati, inspektor sigurimi për kufirin, e shumë të
tjerë që tashti i kishin duart të lira,nuk i kursyen masakrat me çnjerzore
kundër shqiptarëve.
Ahmet Sali Shatrit,burrë me nam e nishan i kësaj ane,nam që
e kishte fituar në luftën kunder çetnikëve në vitin 1944.Në propaganden e kohes
e me vone ajo cilsohej si luftë kundër partizanëve,ndërsa në të vertetë ishte
luftë kundër çetnikëve serbo-malazeze që kishin vënë nga një yll
mbi ballë për të vrarë e prerë sa më shumë shqiptarë, Ahmet Salihit që mbante
me vete si një shok të pandarë, një kalë shale, qe i kishte hije kur me
atin e tij i binte trup e tërthor Istogut e,që shkije e shkina ia kishin zili,
kur u mor vesh që djali i tij Sali Shatri u arratis në Shqipëri, menjëhere i
bastisën shtepinë. E lidhën duar e këmbë dhe e torturuan në mënyrën më
çnjerzore, dhe e derguan në një kamp përqendrimi në Banatë.Me që nuk
mundën ta zinin të gjallë Sali Shatrin,në shenjë hakmarrje OZNA internoi
edhe djalin e tij Isë Ahmet Shatrin,nipin Selman Shatri nipi i Ahmet
Salihut,dhe dy gratë e Ahmetit Zepen dhe Zelfijen.Në Banatë ,në internim,ata
gjetën edhe një familje nga rrethi i Pejës, një familje nga Kaçaniku dhe, nga
Prizereni;Jakup Brahen me të shoqen Halimen,djemt Qemal,Dinë dhe Meriman Braha.
Keqtrajtimet qe iu bëne këtyre familjeve, për me shume se 4 vjet, ishin
edhe me të egra se në kohen e inkuizicionit. Ne ate kohe Sali Shatri ishte në
moshen 22 vjeç.
Në Shqipërinë e dy viteve pas luftës ishte krijuar një gjendje tejet e
rëndë dhe e vështirë. Tradhtarët e vendit pas vrasjeve në front
ballë-përballë,kishin organizuar edhe vrasje pas shpine, tinzare, kundër
pjesemarresve të luftës nacionalçlirimtare,siç ishte rasti me diellin dhe yllin
e Mirditës Bardhok Bibën.
Nga lufta çdo gjë ishte djegur e shkaterruar.Gjendja ekonomike ishte në
„0".
Nga të gjitha trevat shqiptare,të okupuara nga serbosllavija,kishin ardhur shum
familje.Kushtet për sistemimin e tyre ishin shume të veshtira.Mungonin edhe
gjërat më elementare.Procedurat që duheshin ndjekur ndaj të ikurve nga
trevat shqiptare e veshtiresonin gjendjen akoma më shum.
Jugosllavia nuk ishte e ngopur vetëm me aneksimin e Kosovës dhe trevat e
saja të okupuara,por,kishte oreks të gllabëronte tërë Shqipërinë dhe ta
bënte një republikë të shtatë të Jugosllavisë.
Qellimi i aneksimit të Shqipërisë si republikë e shtatë e Jugosllavisë
ishte djallezor e kriminal.Kjo do të ishte rruga me e sigurte për të boshatisur
Kosovën e krahinat e tjera shqiptare nga shqiptarët e për t'i kolonizuar ato me
sllav.
Duke ushtruar terror,dhunë,vrasje dhe burgosje, mëqe nuk do te kishte me kufi
administrativ në mes Judgosllavisë dhe Shqipërisë,të gjithë shqiptarët e
Kosovës dhe krahinave tjera nga, dhuna e terrori do te largoheshin per në
Shqipëri e, të tjerët , të ndikuar nga besimi fetar ,do të iknin për në
Turqi e disa në Kroaci.Për të realizuar këte qellim kriminal e djallezor
shteti jugosllav kishte mobilizuar e angazhuar të gjitha strukturat
sheterore,fetare qe shume shqiptarë të arratisur, që ishin rekrutuar nga OZNA
për interesat e serbosllavisë.
Në këte kontekst duhet shikuar edhe largimi e veshtersitë që hasi pasi la
Kosovën trimi e atdhetari Sali Shatri.
Ai jetoi për rreth 6 muaj ne një shtallë të një prej kooperativave
bujqesore, në rrethin e Durrësit. Në mesin e shume të arratisurve
ai gjeti edhe shokun e tij të idese e jetës së mëvonshme ,Shaban Brahën.
Qendrimi i Sali Shatrit dhe Shaban Brahës, rreth 6 muaj në mesin e qindra e
mijërave të arratisur nga të gjitha trevat shqiptare,ishte i vështirë dhe i
lodhshëm.Pavarersisht kësaj gjendjeje atij gjithnjë zemra i rrihte dhe mendja
i shkonte të Kosovë shkreta,të hallët dhe vuajtjet e saj. Pas
6 muajve duke u dalluar si njeri me kapacitet dhe aftësi të pakufizuara
atdhetare,si një burrë vigan e i kalitur në luftëra , Sali Shatrin dhe Shaban
Brahen i transferuan në Tiranë, ku për ta përkujdesej
atdhetari Halit Kaçanolli nga rrethi i Llapit si dhe qeveria e shteti shqiptar.
Pas kalimit të procedurave të natyrshme,ndaj disa të rinjëve nga trevat
shqiptare dhe duke u testuar në aftesitë psiko- fizike të tyre,saktësisht
në qershor të vitit 1950 me urdhër direkt të Enver Hoxhës formohet
"Sektori i Rëndësisë së Veçante për Kosovën dhe trevat shqiptare të
okupuara nga Jugosllavia" i cili u vu nën drejtimin e luanit të Dardanisë
, sypatremburit Sali Ahmet Shatri nga Tomoci i Istogut.Ndrekohe,veç punes së
perditeshme,ai vazhdoi studimet në fakultetin juridik ku u diplomua me notat me
të larta dhe para afatit të caktuar.
Detyrat dhe planet e sektorit ishin:
Të mbahen dhe të aktualizohen lidhjet
me elementë të vendosur atdhetarë,për realizimin e vendimeve të Bujanit
në një kohë sa më të përshtatshme,
Të shkonin me detyra të caktuara në
terren ,në të gjitha trevat shqiptare të okupuara nga Jugosllavia për të
paralizuar perpjekjet e propagandes serbe kunder Shqipërisë dhe për të
demaskuar tradhetaret qe ishin vene në sherbim të shtetit serb.
Te armatosnin shokët dhe të
terhiqnin në bashkepunim sa më shumë atdhetarë që e duan një Shqipëri të të
gjithë shqiptarëve.
Te eliminonin njerz të caktuar të
pushtuesit jugosllav pa marë parasyshë përkatsinë nacionale.
Të mos binin të gjallë në dorë të
armikut.
Udhëtimi në terren bëhej pa pasur me vehte as një lloj dokumenti identifikimi e
çdo here fisheku mbahej në tytën e armes.
Pas çdo hyrje e dalje nga
Kosova të raportohej,me saktësi dhe korrektësi,për sukseset në terren apo
humbjet eventuale.
Ekipi i këtij sektori ishte i perbërë kryesisht nga djem me përardhje nga
trevat e okupuara shqiptare, nga persona që shquheshin për trimëri
dhe guxim të pashoq,që kishin dhënë prova për
zgjuarsinë,guximin,trimërine e vendosmerinë e tyre.
Në ndihme të ekipit ,sipas kërkesave dhe nevojës ishin në dispozicion
oficerë të stërvitur ushtarak shqiptare.
Të mblidhnin informata të hollsishme
për elementet shqiptare të rekrutuar nga organet e OZNES e UDB-es.
Të takoheshin ata që kishin kryer
shërbimin ushtarak dhe të pyeteshin se çfarë flitej nga oficeret e sigurimit në
ushtri , për Shqipërinë.
Udhetimi duhet të ishte tepër sekret.
As familja e ngushtë nuk duhet te dinte për punen që benin.
(Keto jan disa nga shenimet të dhena autorit të ketij shkrimi nga Shaban
Braha, kur ai kishte qenë për një javë mysafir në shtëpinë e tij,në Gjermani,
në vitin 1995 ) .
Keshtu filloi një tjeter jetë për sokol djalin Sali Shatri,jetë entuziazmi e
aktiviteti atdhetar.Çdo ditë e natë në front, plot me rreziqe,çdo here me
pushkën e gateshme dhe me gishtin në kamëz i vendosur,i betuar e modest ,
i sinqertë që vështirë t'i gjendet sot shoku i tijë .
Shokët e idealit të tij, disa nga lufta e dytë, disa nga gjimnazi i
Pejës,disa nga normalja e Gjakovës kishin filluar të terhiqen nga veprimet
aktive, duke menduar se Sali Shatri ,i rehatuar në Shqipëri nuk do
vijë më në këto vise të robëruara,por ata shokë,ndryshuan mendjen kur,pa
pritur ,u vizituan nga shoku i tyre , siç quhej në atë kohë, diversanti Sali
Shatri.
Viziten e parë ai e beri të vëllezërit Brahim e Ahmet Salihi,pra në oxhakun ku
kishte lindur.Pastaj shkoi te dhendërri i tij Ramiz Buleshkaj nga Istogu i
poshtem të Nezir Rexhepi e Halit Rexhepi nga Llugat,Muzli e Rrustem Ali Visoqi
nga Llukavci i Begut,Bajram Keqa ,Zekë Halili e Idriz Sejdiu nga Shushica,të
Avdyl Asllan Shala e Mustafë Ademaj (Dr.Mustafë Loxha) nga Loxha,të Kadri
Bajraktari nga Raushiqi ,të Idriz Cani, nga Vokshi i Deçanit,Sadik Ramë
Tahirsylaj e Ali Mehmet Balaj nga Isniqi,Isuf Delia nga Rakoci,Isë
Zheli e Zhel Hasani nga Rakoci,Muharrem Haxhiu nga Vaganica e shumë e
shumë të tjerë.
Numëri i atyre që bashkevepruan dhe strehuan Sali Shatrin me shokë eshtë
i madh e anë e kend trojeve shqiptare.
Në një aksion ne fshatin Drenoc të Deçanit,UDB-ja mesoi për pranine e tij
atje dhe e rrethoi Sali Shatrin,por Sali trimi,me shokë e çanë
rrethimin me pushkë,duke vrarë tre polic serbë dhe duke plagosur rëndë dy
të tjerë .
Në Lug të Baranit ai sebashku me dy shokë , Avdullah Salihun dhe Shaban Zenelin
ishin të rrethuar perseri por, policet serb të stacionit të Qallapekut e
paguan keq rrethimin e tyre, duke lëne të plagosur dy prej tyre.Pastaj në
fshatin Zagermë afër Pejës,ku ishte një poligon ushtarak i kazermës Miladin
Popoviç të Pejës,në grup ku ishte Sali Shatri Ramadan Shala,Shaban Braha dhe
rapsodi i mirnjohur Dervish Shaqa,bien në një pritë me ushtarët serb, ku vritet
një kapetan i klasit te parë dhe dy ushtarë serb,revolën e kapitenit të vrarë
e,mbante si kujtim Ramadan Shala gjatë tërë jetës së tij.
Ne takimin e vitit 1995, kur Shaban
Braha ishte në shtëpinë time,në Gjermani me ka treguar edhe një ngjarje të
ndodhur në Preshevë.Ata ishin vetem të dy,me Saliun ,për zbatimin e një detyre
të rendesishme.Ata kishin hartuar një plan operativ preciz,pas zbatimit te të
cilit e kishin lënë të takohen në një vend të caktuar,në oren 2 pas mesnate.,në
afersi të fshatit Rahovicë.
Diku, nga mesnata ,u dëgjuan të shtëna armësh dhe mua më shkoi mendja për
keq se mos dikush kishte vrarë Saliun,Në ora 02 të natës arrita në vendin e
caktuar,ku ishte një situatë relativisht e qetë dhe degjoheshin vetëm të
lehurat e qenëve. Çdo minut që kalonte pas orës 02 ,mua më dukej një përjetësi.Rreth
orës 02 e 45 min.dyshimi mu shtua akoma më shume ,se, Saliun e kishin vrarë dhe
ne këte gjendje shpirtërore po mendonja me vete time se si da t'a percillnja
këte ngjarje të trishtuar.Në mendje formulova edhe permbajtjen e njoftimit qe
pak a shume do te ishte ky:”sot me datën 23 mars 1967,ra heroikisht në
krye të detyrës dhe në shërbim të Atdheut ushtari besnik i popullit dhe Atdheut
dragoi Sali Sali Shatri.U bëra gati të shtie dy here ne ajër në shenjë respekti
për te,por ,rreth orës 03, degjova një shusherimë të lehtë nga lëvizja e
dikujt dhe,për shkaqe sigurije ,e drejtova armën andej nga ndihej
zhurma.Përsoni që po vinte ishte vetë Saliu.
Pasi u perqafuam e me sqaroi për shkakun e vonesës,une i tregova përjetimin tim
në lidhje me situaten dhe i tregova për njoftimin që kisha menduar te bënja
nëse ai do të ishte vrarë me të vertetë.Pastaj, nisëm rrugën në drejtimin e
caktuar.
Saliu, me humorin që e karakterizonte, e tregonte këte ngjarje si barcoletë dhe
sa ishte gjallë i thoshte Shabanit:” sikur të kisha shkruar une për
“vrasjen” tënde , do të shkruaja më mirë për ty seç do të shkruaje ti për mua
.”
Një rast i tillë ndodhi edhe ne Shqiponje (ish Jabllanice) të Gjakovës.
Raste të tilla ka mjaft por fatkeqsisht materialet e arkivave shqiptare
që bejnë fjalë për veprimtarine atdhetare të asaj kohe janë zhdukur
dhe asgjësuar nga njerzit edhe më të zinj se nata,pas viteve të 90-ta, me
qëllim që të zhduket çdo gjurmë e aktivitetit atdhetar të asaj kohe.
Në vitin 1969 një zyrtari të lartë partiak të Kosovës , Ali Boletinit që
ishte biri i Tafil Boletinit i kanosej rreziku për tu mbyllur pa
afat në burgjet jugosllave.Në këto rrethana ai vendosi të arratisej në
Shqipëri.Për t'a ndihmuar ai gjeti Ali Zymer Balën nga Isniqi.Me të
kaluar kufirin ,në postën kufitare shqiptare erdhen nga Tirana zyrtare të
lartë për të bërë formalitetet e nevojshme.Në mesin e tyre ishin edhe
Sali Shatri e Ramadan Shala nga Loxha,
Ali Zymeri deklaroi se ai kishte ardhur për ta shoqeruar e shpëtuar
nga Serbia Ali Boletinin dhe se do të kethehej përseri në Kosovë.Për të
siguruar kethimin e tij pa rrezik u ngarkuan dy ushtarak shqiptarë dhe Sali
Shatri e Ramadan Shala të cilët e shoqeruan deri pranë shtëpisë së tij të vendi
i quajtur gështënja e vetme mbi Isniq,duke i thënë se do të rrinin atje
edhe 5 orë për të qenë të sigurtë se çdo gje ishte në rregull .
Njohja ime për herë të parë me
Sali Shatrin
Deshira e çdo shqiptari për të vizituar Shqipërinë, në ato kohë ,ishte e
madhe dhe një ëndërr ,ndërsa e atyre individëve, grupeve apo anetareve të
organizatave ilegale ishte ëndërr me tendencë të bëhej
realitet.Kështu , një grup shokësh dhe shoqesh u organizuam,
gjithsejt 14 veta,dhe rregulluam vizën në ambasaden shqiptare në
Beograd për të bërë një vizitë 10 ditore në Shqipëri . Me 1 mars te vitit 1981
u nisëm nga Prishtina me autobus deri në Strugë e ,nga Struga , me taksi
deri ne kufi në qafë thanë.
Ka qenë ora 13 e datës 1 mars 1981 kur,arritëm në Shqipëri.Atje na priste
një minibus që ishte angazhuar enkas për ne me shoqërues Vasil
Trojanin profesor në universitetin e Tiranës dhe një Dedë ,nga Shkodra (nuk
me kujtohet mbiemëri i tij)
Në grup,veç meje ishin edhe Xhemal Berisha nga Pozhari,si dhe Bardh Hamzaj e
Mursel Daja kondukter autobusi nga Gllogjani.
Çdo dite deri në ora 14 ishim të zënë me vizita në tërë Shqipërinë , në
shkolla,muzeume,dhe objekte me rëndësi të veçant historike,si në Butrint të
kalaja,apo në burgun ku kishte qëndruar në kohën e fashizmit Bule Naipi e
kështu me radhë.
Një ditë,shoqeruesi më tha se kisha një vizitë dhe une menjëhere u paraqita
në vendin e caktuar.Mendova se mund të ishte dikush nga fshati im e që
kishte ikur në Shqiperi me perpara,por pashe një mesoburrë të panjohur,
me mustaqe të zeza,me të cilin u perqafuam sikur ishim të njohur me gjysh
e babgjysh prej kohësh.
Hajde Isniq me tha,dhe une pa të keq i thashe tungjatjeta Shalë! Nga e di ti
fisin tim? -me pyeti dhe une iu pergjigja se në Isniq vetem shalë ka,dhe
ju jeni nga Isniqi,duke krijuar pershtypjen se une e njihja.Ne fakt ,une
mendoja se ai ishte Dervish Kukleci, nga Isniqi ,që kishte ikur në Shqipëri ne
vitin 1956,57.
Nga biseda me te m'u krijua pershtypja se ai ishte nga Isniqi,sepse ai me pyti
për të madh e të vogël në fshat,për pleq të fshatit,qe i njihte me emër e
mbiemër si ata që ishin në rrugë të drejt si për ata që ishin në rrugë të
shtrembër. Me pyeti, në veçanti, për Sadik Ramën e Tahirsylaj,se si eshtë
me shëndet pas daljes nga burgu.Me pyeti per Ali Mehmetin dhe Ali Zymerin e
Balajve të cilët që të dy kishin qenë të burgosur.Me pyeti për
bjeshkët e Isniqit, për Roshkodolin Pleqen e Bellenë që thua se i kishte
shkelur me këmbë para një jave. Me pyeti per isniqasit që jetonin në komunen
e Istogut. Me pyeti për mësuesin që mbante nofkën Popoviç, dhe ishte i ngarkuar
te survejonte Tomocin.
Gjate bisedes tepër shoqerore,korrekte e të sinqert ai fshinte shpesh
here me shami djersët dhe lotët që i rridhnin ga sytë. Pas kesaj biseda vazhdoi
ne një menyre me “zyrtare”. Une e luta të prezantohej kush ishte dhe mendja me
shkonte se nese nuk ishte Dervish Kukleci ky,duhet të ishte Sali Shatri sepse
nuk kishte burre mbi 18 vjeç,në Dukagjin ,që nuk kishte degjuar per emerin dhe
vepren heroike të Sali Shatrit,bile,bile ishte mitizuar emëri i tij se Sali
Shatri është shpend me krah,dhe s‘mund ta zë plumbi i shkaut.Me në fund me tha
se jam Sali Shatri, Pyetjet ishin nga me te ndryshmet.Ai donte te dinte
disponimin për një rrebelim të shqiptarëve për të kërkuar të drejta më
elementare, donte të dinte nëse radio dhe televizioni shqiptar degjoheshin
e ndiqeshin nga njerezit.
Ai donte te dinte edhe për kushtet e jetesës së studentëve,për leksionet që
merrnin e probleme të tjera që une as që i mendonja.
Duke u interesuar për rrjetin agjenturor të UDB-së dhe bashkpuntorëve të
saj,ai me pyeti për persona të veçant për të cilët une vetëm sa kisha
dëgjuar por nuk i njihnja ,ndërsa foli me një respekt të veçant për grupin e
hoxhëve dhe,aktet heroike të tyre të;hoxhë Zekë Berdynaj,Hysen Berisha dhe
Ramush Shatrit.
Në vijim te bisedes ai me foli për sektorin ku ai punonte,për qëllimin
dhe rendesinë që ka Sektori i Rëndësisë së Veçante për shqiptarët nën
okupimin jugosllav.
Ai ishte i mireinformuar, për problemet në terren,që krijohen ,në shume raste
,më tepër nga elementet shqiptarë në Kosovë se sa nga vetë serbet.
Ai ndihej i merakosur për faktin se shum nga shqiptarët janë të rekrutuar në
shërbim të UDB-s dhe shprehu keqardhje p?r personat që shteti serb iu ka
vrarë familjarët dhe ata prape i shërbejnë atij..Ai permendi rastin që
Blagotë Popi i ka vrarë xhaxhain, Osë Dautin nga Kali i Shalës dhe,nipi i tij i
shërben Serbisë..
Unë e pyeta a eshtë Osë Dauti ngai Isniqit?Ai më tha jo, eshtë nga
Llugat.
Duke folur për 4 mësuesit e Popullit që i njihte me mër e mbiemër,
Ramadan Shala,Ismail Bala,Metë Alaj dhe Tahir Dushi të cilët u vranë në
pritë në Shishman të Bokës në vitin 1953 nga UDB-a ,të tradhetuar
nga “miku” i shtëpisë, Sali Gashi, nga Muzhevinat e Istogut,ai me sqaroi se
Sali Gashi, me direktiva të OZNES ,kishte organizuar këte prite për t'i vrare.
Sipas porosive të tyre ai ju thoshte mesuesve të perzgjedhur se dinte me
siguri se do te arrestoheshin dhe “per t'i shpetuar” ju ofronte “ ndihmen” per
t'i kaluar ne Shqipëri me anën e miqve të tij .
Në këte mënyrë ai kishte planifikuar të nxirrte në pritë edhe 6 mësues të
tjerë për t'i vrarë. ,Në këte grup bënte pjesë edhe mësuesi Imer Binak
Balaj nga Llugat,që ishte djali i xhaxhait i njerit prej mesuesve të vrarë më
parë, Ismail Shaban Balaj por ky plan nuk funkskionoi . Gruaja e mësuesit
Imer Binak Balaj ,Eminja,qe ishte motra e Sali Gashit,i tha atij duke qenë
vetëm të dy, se po t'a gjente gjë burrin e saj,ajo do t'i priste kokën me sopatë
.
Nga frika se e motra do të hakmerrej kundër tij dhe do t'a dekonspironte
Sali Gashin si agjent të OZNA-s ai u detyrua të tërhiqej nga plani
makaber për një masakër të dytë, ndaj 6 mësuesve
të tjerë shqiptarë.
Duke vleresuar aktin e Eminës , Sali Shatri tha:” lavdi i qoftë Eminës sepse u
shpëtoi jetën edhe 6 mësuesve të tjerë”!.
Biseda zgjati deri në oren 2 pas mesnate kur Saliu me ketheu
perseri në hotel dhe në ndarje me tha: “ do të shihemi prapë dhe me
shpesh,bile edhe në Isniqin e Lekë Vukës !”.
U ndamë duke u ;pershendetur me grushtin lartë.
Takimi i dytë dhe i fundit!
Me 11 mars 1981 ,pasi e kryem vizitën në Shqipëri, diku rreth ores 12 të
ditës, arritem në Han të Hotit .Që nga aty, prape me taksi arritëm
në Podgoricë e nga Podgorica , në Prishtinë me autobus, ku arritem
rreth ores 04 të mëngjesit.
Kur arritem të konvikti i studentëve në mes barakës numër 1 dhe konviktit
numër 4 të studenteve pamë një zjarr të madh të ndezur dhe një grup prej
50-60 studentësh që këndonin këngë atdhetare...
Mësuam nga shokët se ,nga ora 19 e 11 marsit ishte zhvilluar një
demostratë me kerkesa të natyres sociale,,për permiresimin e kushteve
të jeteses së studenteve.
Duke parë këte ngjarje,mua me shkoi mendja të takimi me Sali Shatrin,në
Tiranë që ishte i sinqerte,korrekt e i paster tamam sikur të ishim
babë e bir.Ai me kishte pyetur per predispozicionin e njerezve për revolta apo
rrebelim dhe ngjarja që perjetova sapo u këthyem në Kosovë ishte
pergjigja me sakte per pyetjen e tij .
Me pas ndodhën ngjarjet e 26 marsit ( dita e stafetes së satrapit
Tito,)pastaj ngjarjet e 1,2 e 3 prillit e të tjera, që për njerzit e
interesuar janë të njohura ato ngjarje historike të cilat do të ishin pergjigja
me e sakte për pyetjen që ai me drejtoi mua për mundesinë e
rebelimit,demonstratave,dhe kryengritjës në Kosovë.
Pas ketyre ngjarjeve une isha plotesisht i pregatitur per t'i thënë me krenari
Saliut se Kosova eshtë zgjuar dhe e gateshme t'a çojë në fund idealin historik
shekullor për bashkimin e trojeve shqiptare qoftë edhe me luftë.Nga vetë thirrja;Republikë
kushtetutë ja, me hatër ja me luftë!!!
Ne takimin e marsit 1981 e kishim lënë me Saliun që të kontaktoheshim nepermjet
ambasades shqiptare në Wienë e jo në Beograd.Atje lidhjet do t'i mbaja
nepermjet punonjesit të asaj ambasade me mbiemër Bushati.
Në verë të vitit 1981 shkova në Gjermani,për disa detyra të
caktuara por edhe të punoj për të fituar ca para për studimet e mija., Punova
në fabriken e këpucëve në Salamander në Konwerstheim pa problem sepse lejën e
punës ma rregulloj Bardhoshi.
Ne këte udhetim,nuk munda të kontaktohem me ambasadën shqiptare në Wienë dhe
përsonin e caktuar dhe u ketheva përseri në Kosovë në fund të nëntorit 1981.
E pastaj në prill të vitit 1982 shkova në Zvicer për të punuar e për të takuar
me shokët e organizatës së atjeshme.
Fillova të punoj në fshatin Epany të qytetit Bulle në fabriken e sallamit.
Atje ,ne një nga ditët e punës , pa ndonjë paralajmrim ,erdhen dy zyrtare të
ambasades shqiptare në Vienë njeri quhej Klime Prifti dhe
tjetri e kishte mbiemerin Bushati..Ata më kerkuan që ,pasi te mbaroja
punën e sezonës ,të shkoja në Austri dhe nga Wiena të fluturoja për ne
Tiranë.
Gjatë qëndrimit në Zvicerr me përpjekjet e të pavdekshmit Enver Topalli
formuam në qytetin Bulle klubin shqiptar Shote Galica.
Në kuader të aktivkitetit të ketij klubi nuk do të harroj gjer sa të vdes ditën
e shtune të 1 mait 1982 kur shkuam me dy shokët e mij, qe nuk jetojnë më
,Hasan Kadriun nga Presheva dhe Xhemal Islamin nga Bujanovci në një demonstratë
në Gjeneve që ishte organizuar nga sindikata e punëtoreve me ndihmën e
aktivistit të çështjes së Atdheut Kadri Abdullahu dhe shokëve të tij që
militonin rreth klubit Ikballe Prishtina në Geneve,në mbështetje të kërkesave
gjithpopullore të Kosovës.
Me 26 qershor të vitit 1982,ne Berne u bë një nga demostratat me madheshtore të
organizuara ndonjë here në Europe.Kjo demostrate u be,pasi me 14 maj te vitit
1982 ishin bashkuar tre grupet ilegale dhe formuan LRSHJ(Levizja per Republiken
Shqiptare ne Jugosllavi)Po atë ditë kishte filluar punimet edhe Kongresi i XII
i LKJ në Beograd.
Duke u kthyer nga Geneva për në Bulle ,Hasani mori edhe një shok me vete.
Ai u prezantua ne fillim, si boshnjak nga Rozhaja. Të nesërmen, me 2 maj, të
dielen, Hasani erdhi perseri me ate shokun "boshnjak"por që tani
fliste shqip.,
Folem gjatë e gjërë për hallet e shqiptarisë në pergjithsi.Une nuk
e dija kush ishte personi me të cilin po bisedoja.por shokët më thane se eshtë
një kushëri i Adem Demaçit .Me vonë mora vesh se ky kishte qenë djali i
Demë Sadrisë..
Në fund të tetorit të vitit 1982 udhtova nga Wiena për në Tiranë. Në
aeroport kishte dalë per të më pritur personalisht,i pavdekshmi dhe burri më i
madh që ka nxjerrë Dukagjini gjer me sot Sali Ahmet Shatri.
Qëndrim im prej 7 ditësh do të ngelet të unë si një enderr që nuk mund ta përshkruaj
edhe sot e kësaj dite.
Këto shtatë dite që për mua nuk ishin as shtatë orë .Nuk e dinim ne ishte
dite apo natë.
Në fillim ngushëlluam njëri tjetrin për shokët e idealit që ranë më 17 janar
82, per t'u bëre të pavdehshem,Jusufin Kadriun e Bardhoshin. Dua te theksoj se
per mendimin tim tha Sali Shatri,Jusuf Gërvalla eshtë Hasan Prishtina i dytë i
Atdheut tonë!
Pas kësaj une i pershkruajta me hollesi ngjarjet e vitit 1981,ku nuk kishte
ditë pa pjesmarjen time,
Ai me tha,se perpjekjet tona kanë qenë që ato demonstrata të organizohen dhe
zhvillohen në nëntor të vitit 1978,sepse pas qershorit të vitit 1978 dhe
festimit të 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në qytetin e Prizerenit,kemi
menduar se nivestimi që u bë me këte rast për çështjen kombëtare do të arrihej
në nëntor të vitit 1978, qe ishte 10 vjetori i demonstratave të vitit 1968,dhe
që do t'a detyronin satrapin Tito të studionte më mirë kerkesat legjitime të
shqiptarëve nën Jugosllavi.Ne atë kohë edhe ndikimi i faktorit serbomadh ishte
shum më i vogël në federatë.Megjithate ,shtoi ai,luftra për çlirim nuk eshtë
kurrë vonë.
Një nga njoftimet me të rendesishme që i bera ishte komunikata e lëshuar
me 26 qershor të vitit 1982,nga Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në
Jugosllavi,të cilën Saliu,ne ;prezencen time e lexoi tre here, sidomos
pikën nr.3, ku thuhej” LRSHJ-a do të luftojë për formimin e Republikës
Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha
territoret etnike shqiptare dhe, për realizimin e këti qëllimi do të
shërbehet me të gjitha mjetet që lejon etika revolucionare;duke u
nisur nga bindja politike dhe gjer tek revolucioni i armatosur, po qese e
kërkon nevoja.
Pasi e lexoi ai tha:” kjo që shkruhet e thuhet në këte komunikatë eshtë një
bombë atomike për Jugosllavine!”Kjo komunikate duhet te shperndahet, në
të gjitha trojet shqiptare të okupuara dhe, të masat e gjera popullore.Duket se
lufta eshtë e pashmangeshme dhe ju duhet të llogarisni shumë në ndihmën e
shtetit shqiptar,se eshtë detyrë e jona morale e kombëtare sepse Kosova eshtë
Shqipëri.Ne fund të fundit, duhet të llogarisni edhe armatimin,
sepse qeveria shqiptare i kushton rëndësi të veçante mbrojtës së Atdheut
dhe,prodhon armatim jo vertem për Shqipërinë por për 6 milion shqiptare.
Në bisedë e sipër më pyeti se ke njihja une nga laxha Shatraj të Tomocit
dhe une i permenda Rexhep Sadrinë,që punonte në rrethin e Stuttgartit,Lush
Hasanin e Mustaf Lushin, Rexhep, Sadik e Xhafer Halilin, Hysen Kadrinë ,Shabanin,Hyrijen,Kadiren,
Mejremen,Naserin e Skenderin.Ai shprehu keqardhje shum të madhe për
vdekjën e dyshimte të Xhelalit,ku unë as që kisha ndëgjuar për atë vdekje
tragjike,por që ndëgjoja për herë të parë nga Sali Shatri.
Pastaj më pyeti për shokët ku mundë të mbështeteshim në
rast nevoje.
Folem edhe për punëtorët e sigurimit jugosllav që ishin pjellë bastarde
shqiptare.Saliu shprehu keqardhjen për faktin që më shumë se 10.000 (dhjetë
mijë )shqiptarë, në terë hapsirat shqiptare nën Jugosllavi ,punonin perë
interesat e UDB-ës dhe Serbisë e,nuk mundë të gjeshë vetëm një serb që
punon për iteresat shqiptare.
Një diçka që më ngelet pikë në zemër tërë jetën, më tha, eshtë akti injë djali
trim, nga Suhareka(nese nuk kam harruar) të cilit çetnikët serbe i kishin vrarë
babain,kur ai ishte akoma në barkun e nënës, sepse babait të trimit i kishin
munguar 3 kilogram misër,në kohën e (otkupit). Kur djali lindi e u rrit ,e ëma
i tregoi emërin e vrasesit të babait të tij që quhej Pera i cili, pas plenumit
të Brioneve,ishte graduar dhe ishte bërë drejtor i postës në Prishtinë.
Një ditë,i armatosur me nje revole ai shkoi në Prishtinë për të larë hesapet me
malazezin vrasës .Pasi mesoi se Pera drekonte çdo ditë në një gjelltore ( që
ishte pranë tre sheshirave)dhe e gjeti atje duke ngrenë drekë, trimi i
tha kamarierit se sot do t'ia paguante ai dreken Perës.sepse i kishte nje borxh
.Pera i thot falëmnderit trimit, por nuk po më kujtohet borxhi qe me ke. .Trimi
i tha: nëna me ka treguar se te kemi borxh 3 kilogram misër nga koha e
(otkupit)sepse babait tim i kishin munguar ; dhe une po t'i kethej sot e pasi
nxori revolen e qelloi duke e vrarë në vend.
Nje informator i yni nga Kosova na ka thënë se djalin e kanë vrarë
policia menjëhere dhe në vend të tij kanë rekrutuar një bashkpuntor
të UDB-ës dhe e kan nisur për në Shqipëri! Ne e kthyem mbrapsht të
dyshuarin dhe, se ende nuk kam mësuar të vërtetën rreth asajë se qfarë ka
ndodhur në të vërtetë .
Kane ndodhur edhe raste të tjerë kur shqiptarët nga Kosova jane derguar të
kamufluar nën petkun e atdhetarisë por kane qenë agjente të UDB-ës kur ne i
kemi ndihmuar i kemi çuar në Europë ata, janë kethyer perseri në
Jugosllavi.!Por ka të atillë që me ndihmën tonë kane dalë në Europë dhe kanë
mbajtur qëndrim burrëror të pa thyer!!!
Së fundi u sosën shtatë ditë që kaluan si 7 orë. U pershendeta me Saliun si
vëllai me vëllanë me premtimin se do të shiheshim perseri por vdekja u tregua e
pa mëshireshme dhe e pabesë ndaj Sali Shatrit duke na e rrëmbyer
pikërisht si sot,,ara 35 vjeteve dhe duke na ndarë nga një jetë e
bujshme, plot me mundime,sakrifica,e akte heroike anë e këndë trojeve të
okupuara shqiptare nga Jugosllavia. Pushoi së rrahuri zemra e birit të
Dardanisë Sali Shatrit,i cili na la si amanet vazhdimin e
luftës deri në fitore.Jeta e tij,me perkushtimin atdhetar ishte një frymezim
për të gjithë.Mundi,djersa e sakrificat e tija për me shumë se 40
vjet, janë një gur i palekundshem në themelet e Kosovës së diteve të sotëshme
dhe të Shqipërisë së nesërme.
Duke qëndruar besnik ndaj Atdheut, në këmbë dhe të gatshëm si ushtare të
Atdheut me nder e krenari këte amanet e kryen djemt dhe vajzat e Kosovës duke u
radhitur në radhët e UÇK-së të prirë nga legjenda e gjithë legjendave Adem
Jashari. E kryen djemt e Shatrajve,në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare,e kryen
nxenësit e Sali Shatrit,Xhaferi e Naseri,ndërsa në faqet e historisë do bejnë
dritë sot e mot Haki Rexhep Shatri,Izet Halit Shatri.
Ndërsa shoku u tij poeti i Tropojës kreshnike Zeqir Lushaj do të shkruaje;
Si uj bjeshke që del prej vrellet
Dera e Shatrit kurrë nuk shterret
Ka nxjerrë burra vakt mbas vakti
Lis me emen Sali Shatri
Jeta e tij si penda e korbit
Mbushë me t‘zi si jeta e kombit
Për me pa Dardaninë shtet
Që sot e gëzojnë vëllezërit e vet!
Këte këngë që derdhën në telat e çiftelisë rapsodët e mirenjohur
Dida,Çela,Kovaçi!
Deri tashti ,baca Sali ,fola për ty e,tashti bacë më lejo që të flas me ty
vetem dy fjalë .Ç‘u bëre deri me sot , një kohë goxha të gjatë, 35 vjet që nuk
erdhe një here në atë vend, që e deshe edhe më shum se Ahmet Salihun e nënën
Zepë, e deshe edhe më shum se fëmijet e tu Zhanetën, Iliren dhe Ibrahimin.Eja
bacë se po të pret me duar hapur nënlokja jote e madhe Kosovë shamizeza,që aq
shum bëre për te!Eja se ke dhënë betimin në dimërin e acartë të vitit 1949,duke
thënë se unë biri yt Kosovë kurrë nuk do ta kthej shpinën,ditën e natën . Nuk
ka njeri që te më ndalë të jemë pranë,dhe në mes halleve dhe vuajtjeve
tuaja!Eja pra bacë jo më me këmbët e tua që i ke rënë trup e tërthor Atdheut
e,as me atin e Ahmet Salihut por,eja bacë ashtu si erdhi i Teti në Bronz.Eja në
bronz
aty ku vendi yt ka ngelur i zbrazet pranë shtatorës së Isa
Boletinit në Isniq.Eja,Bacë eja,eja,eja.!..
Rroftë për jetë e mot kujtimi dhe,vepra e kryengritësit të panënshtruar,
Sali Ahmet Shatri
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Atdheut!
Rroftë shteti shqiptar shtatë milionësh!!!
Isniq me, 04 nëntor 2019
P.s.
Kamber Nimani pjesmarës i LDB-së u,dënua me 18 vite burg. Pas burgut punësohet
si cicëron në muzeun etnografik në Zagreb,sepse kishte kryrë fakultetin e
gjuhës angleze, ndërsa ne vitin 1983 bie në kontakt me antarët e organizatës
LRSHJ,dhe organizohet në LRSHJ, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të
çështjes se Atdheut deri në frymën e fundit të jetës së tij...