Faleminderit
Ilir Hajdari: Dëshmorët nuk po vdiskan
E merkure, 29.05.2019, 07:42 PM
Në 20-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës e dekreton dëshmorin Rexhep Tafa me urdhrin „Hero i Kosovës“
DËSHMORËT
NUK PO VDISKAN, VJEN NJË DITË DHE ATA KTHEHEN NË HERONJ
Sa
herë që i shoh publikimet për Rexhep Tafën, vetvetiu më vjen ndërmend ajo
përgjigja e famëshme e Fehmi Lladrovcit përpara gazetarit, në pyetjen se:
"A do të vdisnit për Kosovën?"
-
Me dëshirën mâ t'madhe!, - pergjigjet heroi, Fehmi Lladrovci.
Për
ata që e kanë njohur, në karakter, i tillë ishte Rexhepi. Ai e donte një vdekje
heroike për Kosovën.
Shkruan:
Ilir Hajdari
Në
fshatin Bec të Gjakovës, në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Rexhep Tafa,
Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi e ka dekretuar me urdhrin
“Hero i Kosovës”.
Për
ta nderuar këtë ditë, të pranishëm ishin strukturat më të larta të pushtetit
komunal, por edhe institucione të tjera vendore.
Sa
herë që i shoh publikimet për Rexhep Tafën, vetvetiu më vjen ndërmend ajo
përgjigja e famshme e Fehmi Lladrovcit përpara gazetarit, në pyetjen se:
"A do të vdisnit për Kosovën?"
-
Me dëshirën mâ t'madhe!, - përgjigjet heroi, Fehmi Lladrovci.
Për
ata që e kanë njohur, në karakter, i tillë ishte Rexhepi. Ai e donte një vdekje
heroike për Kosovën.
Por,
në fakt, kush është ky trim-dëshmor që nuk paska vdekur dhe pas 20-vjetësh na
kthehet në hero?
Atje
në Bec, në një kullë të vjetër, që e kishte ndërtuar gjyshi i Rexhepit, Metush
Rrusta, rrëze një kodre që quhet “M’i Vojsa”, u lind Rexhepi, më 1973, fëmiu i
pestë me radhë i Ali Metës dhe i nënës Shake (tre djem dhe dy vajza).
Tepër
i zgjuar dhe sypatrembur, Rexhepi, edukimin e filloi nga familja e tij, e cila
në këto anë njihet për traditat kombëtare dhe arsimdashëse.
Babai
i Rexhepit, Aliu, ishte nga të parët mësues në këto anë, i cili, tek i biri
mbolli dashurinë për shkollën, për dijen, e mbi të gjitha për atdheun. Zjarr të
madh atdhetarie kishte mbjellur tek Rexhepi edhe gjyshi i tij, Metush Rrusta, i
cili njihet si kaçak dhe truproje i patriotit Mehmet agë Rashkoci. Për këtë
shkak, OZNA e kishte burgosur dhe torturuar vite me radhë. Rrëfimet e gjyshit
për luftërat e tij, siç duket e kishin brumosur dhe i kishin dhënë krah të fortë
Rexhepit të vogël, që në një të ardhme të bëhej i madh për kombin.
Duke
qenë një nga nxënësit më të dalluar të shkollës fillore “Ahmet Rrustemi” në
Bec, po ashtu edhe në shkollën medicionale “Hysni Zajmi”, në Gjakovë, cilësi
këto që i vazhdoi edhe në frontet e luftës për Kosovën, nuk iu përgjigj
thirrjes për të kryer shërbimin ushtarak në Armatën e Jugosllavisë. Këtu edhe
nisë ilegaliteti i tij, apo thënë më mirë, nga këtu fillon përpjekja për t’u
përjetësuar në hero.
Rruga
e ilegales e dërgon atë në Tiranë, ku i vazhdon studimet. Por, me të filluar
lufta për liri, më 18 qershor të vitit 1998 i bashkohet zërit të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, ku caktohet zëvendës komandant për shëndetësi në
Brigadën 132 “Myrt Zeneli” me seli në Jabllanicë.
Më
25 maj 1999, një grup ushtarësh nga njësia e Rexhep Tafës kishin marrë urdhër
nga komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj që të
përcjellin të plagosurit për kurim në Shqipëri. Rruga ishte e vështirë dhe
përplot rreziqe. Duhej kaluar afër postblloqeve policore dhe ushtarake serbe.
Mjete për transport të shpejtë nuk kishte. Te plagosurit duhej bartur me vigj
prej druri, nga spitali ushtarak në fshatin Maznik, për ne Shqipëri. Teknik
mjekësor për dhënien e ndihmës gjatë rrugës ishte caktuar Rexhep Tafa. Në
mbrëmjen e 26 majit të vitit 1999, në vendin e quajtur Lajthishtë e Gllogjanit,
ku forcat serbe me kohë kishin zënë prita, shtinë në drejtim të kolonës nga një
afërsi rreth 150 metrash. Plumbat e parë që shtrinë për tokë ishin dy dëshmorët
dhe luftëtarët trima: Rexhep Tafa dhe Luan Qerimaj, duke u bërë kështu
gurëthemel i lirisë së Kosovës.
Ditët
si këto, kur nderohen e lartësohen veprat e të rënëve për liri, na kujtojnë se
dëshmorët sikurse Rexhep Tafa nuk vdesin, por vjen një ditë dhe ata na kthehen
ne heronj.
Prandaj,
mirë se na erdhe Rexhep Tafa, o Hero!